Ka të drejtë Moikom Zeqo

Nga Gani Elezi November 24, 2013 15:53

Ka të drejtë  Moikom Zeqo

Tashmë  rreziku i ndotjes  kimike  është i tejkaluar. I`u tha ‘’Jo’’ kërkesës së  SHBA dhe OKB-së për të pranuar e demontuar armët kimike të Sirisë në Shqipëri. Lidhur me këtë vendim,sot ka vlerësime  të ndryshme. Një pjesë e opinionit  publik dhe  e analistëve  vendimin për të mos u bërë pjesë e aksionit për shkatërrimin e këtyre armëve, e konsiderojnë si fitore. E konsiderojnë si  fitore  të shoqerisë civile,e cila u ngrit mbi interesat e partive politike e të grupeve të ndryshme  dhe kundërshtoi një veprim që mund të ishte me pasoja të rënda për mjedisin e vendit tonë. E konsiderojnë edhe si një risi në sjelljen e qeverisë e personalisht të kryeministrit Edi Rama,që përkunder përvojes  së dhunimit të opinionit publik, e vlerësuan, e dëgjuan  zërin e qytetarëve. Edhe unë, pavarësisht nga reflektimet që bëhen pas ‘’furtunës’’, qe shtohen  me  prononcimin  e disa zyrtarëve të lartë amerikanë, jam pjesë e këtij opinioni. Një pjesë tjetër e opinionit publik  dhe e analistëve  e konsiderojnë  vendimin ‘’Jo’’ një shans të humbur  që Shqiperia  të zinte vend të rrespektuar në marrëdhëniet me   institucione të rëndësishme vendimarrëse në botë. E konsiderojnë si një shans të humbur edhe në aspektin ekonomik, ekologjik  përsa kohë që ishte premtuar se do të tërhiqeshin nga vendi ynë edhe mbetjet e herëshme kimike. Një përjetim i tillë  është i kuptueshem, secili  kërkon të rrisë   aksionet e veta politike e publike. Kjo tani nuk ka asnjë rëndësi,është një çështje e ‘’mbyllur’’. E rëndësishme është të bëhet analize pse jemi në këtë medyshje të madhe. Mëdyshje që, në se do të karakterizojë, edhe në të ardhmen, procesin e vendimmarrjes së shtetit tonë,do të jetë me pasoja të pallogaritëshme.

Në morinë e shkrimeve për  problemin e armëve kimike mua më ka tërheq vemendjen  një analizë e Moikom Zeqos. Në një shkrim  në gazetën ‘’Dita’’ ai   flet për një humbje më të madhe se sa përfitimet që do të kishim po të ishim bërë pjesë e operacionit  të shkatërrimit të tyre. Ai flet për mungesën, mosvlerësimin e kuadrove specialistë,të shkencëtarëve  të fushave të ndryshme, flet për mungesën e administratës ‘’veberiane’’, dmth të  administratës që, me dije e kopetence shkencore, u del përpara  dhe u jep rrugë  problemeve të zhvillimit të vendit.  Moikomi thotë se, në këto 20 e ca vite ‘”ka ndodhur një katrahurë: humbja a mospërfillja e kuadrove efektive të diturive politeknike, për artin, për kulturën,për bujqësinë, industrinë, transportin detar, hekurudhor, urbanistikën, gjeologjinë, mineralogjinë, naftën, etj’’. Madje thotë ai edhe ‘’profesorati  i univesiteteve private por edhe i atij publik është dyndur  nga njerëz që nuk janë profesionistë të vërtetë akademikë,të njohur brenda e jashtë vendit’’.(Dita dt.21.11.2013).

Ka mbi 20 e ca vite që për çdo gjë flasin e vendosin politikanët, flasin e vendosin deputetë e ministra, që, në të shumtën e rasteve, nuk janë specialistë as në sektorët që  drejtojnë. Madje disa flasin me një megallomani kaq të madhe sa  bëhen edhe të padurueshëm, por ata vetw nuk e kuptojnw. Duke folur politikanët kanë heshtur specialistët, kanë heshtur ata kuadro që janë të specializuar e mbartin  përvoja të suksesëshme në fusha e sektorë të ndryshëm. Gjithnjë në këtë vijë sjellje të politikës në raport me shkencën dhe dijetarët e saj kanë heshtur edhe institucionet,që  me ligj  kanë prerogativa e detyrime  shkencore. Ne edhe pse kemi Akademinë e Shkencave, kemi institute shkencore të shumta në fusha të ndryshme, kemi dhjetra universitete publike e private me qindra katedra të profileve nga më të ndryshmet, deri tani nuk kemi asnjë prononcim serioz,nuk kemi asnjë program a strategji zhvillimi që të ketë me të vërtetë kontributin, vulën e këtyre institucioneve shkencore.

Ne madje nuk arritëm të angazhojmë institucionet tona shkencore  as edhe në trajtimin e zgjidhjen bashkëkohore të çështjes sonë kombëtare,por e kemi lënë atë subjekt të disa  individëve  e organizatave  joqeveritare.

Mënyra se si u trajtua problem i armëve kimike e vërteton një situatë të tillë. ‘’Ngjarja që kaluam, thotë Zeqo, evidentoi faktin se personalitetet profesionistë, dijetarët e vërtetë, specialistët e sprovuar të fushave speciale nuk njihen dhe nuk merren në kosideratë’’. Nuk dëgjuam për këtë problem asnjë personalitet të ndonjë institucioni të shkencave të kësaj fushe. Disa folën vonë dhe  dhanë vetëm opinionin e tyre, jo të ndonjë  institucioni shkencor. Edhe disa specialistë të shërbimit të mbrojtjes kundër kimike  të ushtrisë (Qemal Poçi, toksikolog, Guri Shyti, Enver Osmani, kimistë e ndonjë tjetër) nuk qenë në një mendim, ofruan  konkluzione të ndryshme.Edhe këta nuk përfaqesonin ndonjë institucion të veçantë të mbrojtjes kundër kimike.Në ka një strukturë të tillë në Ministrinë e Mbrojtjes ajo as që u bë e gjallë gjatë këtyre diteve. Po të kishim analiza dhe përfundime shkencore  nga shkencëtarë e institucione shkencore përgjegjëse nuk do të kishim prononcime ‘’pro’’ dhe ‘’kundër’’ por do të kishim një  një vendim të argumentuar  të qeverisë. Kësisoj i`u la vend mëdyshjes së gjatë të kryeministrit, e cila në fund  rezultoi  me një ‘’Jo’’ drejtësinë e së cilës do t`a marrim vesh shumë më vonë.

Përjashtimi, nënvleftësimi i mendimit shkencor,i kontributit të shkencëtarëve e specialistëve është nga kontaminimet më të mëdha që i është bërë shoqerisë shqiptare, kontaminim që, për nga rreziku, i`a kalon me disa herë rrezikut të kontaminimit nga armët kimike që do silleshin e  asgjësoheshin në vendin tonë. Dhe ky rrezik nuk vjen, nuk është  vepër/deshirë e vetë specialistëve, shkencëtarëve. Pjesë e përgjegjësisë së tyre është ‘’terheqja’’  në rehatinë  e kabineteve dhe formalitetin e sallave ku bëhen konferenca ‘’shkencore’’  që nuk kanë  të bëjnë fare me problemet që kalon vendi ynë. Përgjegjëse kryesore për këtë ‘’tërheqje’’  është politika, është  qeveria, e cilit  do krah politik të jetë. Për  interesa  politike, partiake, për interesa të ngushta ekonomike e financiare, madje, shpesh, për interesa  të qarqeve antishqiptare,  është nenvleftesuar, madje përjashtuar puna dhe kontributi i elitës sonë shkencore.  Sot është e vështirë  të gjesh, në të gjithë dikasteret,  emra personalitetesh që kanë bërë zgjidhje shkencore, racionale në interes të zhvillimit të vendit tonë. Më shumë gjen emra me lidhje e kontribute politike,me lidhje e kontribute partiake, me lidhje klanore e familjare. Edhe pse jam lexues i rregullt i shtypit, ndjekës i mediave por edhe i situates së vendit tonë, deri tani në këto vite nuk më janë ngulitur në kujtesë  emra  personalitetesh, në të gjitha fushat, edhe në atë  të mbrojtjes, të cilës i perkas, që të kenë kontribute të veçanta në sektorët që punojnë e drejtojnë. Edhe pse në kushtet e një sistemi politik monopartiak,ku vija e partisë dominonte mbi mendimin profesional e shkencor, kontributi dhe puna e specialistëve e shkencetarëve,para viteve 90-të vlerësohej maksimalisht. Kur flitej për bujqësinë domosdo flitej edhe për emra shkencëtarësh me kontribut në këtë sektor. Kur flitej për hidroenergjitikën  flitej edhe për emra që konsideroheshin pionierë të  saj.Kur flitej për industrinë minerare flitej edhe për inxhinierë  e gjeologë të talentuar me kontribute të veçanta në zbulimin dhe shfrytëzimin e pasurive tona minerare,sidomos të kromit,bakrit,naftës e gazit,etj. Kur flitej për fushën e kulturës,të artit, letersisë, të filmit, baletit, flitej edhe për krijues, artistë, regjizorë e drejtues të përmasave edhe botërore të institucioneve tona të kulturës. (Nuk përmenda emra se do të bëhej një listë e gjatë,të cilën bashkëmoshatarët e mi por edhe më të rinj i njohim mirë). Sot ne dëgjojmë më shumë për kuadro që dallojnë;  nga protagonizmi në parti,në Kuvend dhe në emisionet televizive; nga kostumet ,florinjtë,parfumet dhe makinat e shtrejta që përdorin; nga pasurite, vilat, paketat  financiare që zotërojne;disa edhe për nga jeta private e ‘’lirë’’ që bëjnë. Edhe disa emra që i dëgjojmë si drejtues të institucioneve shkencore e universitare,si pjestarë të bordeve të shumta më shumë janë zënë në gojë  për shpërblimet e mëdha  që marrin se sa për ndonjë kontribut të veçantë në fushat përkatëse ku janë angazhuar.

Kjo situatë duhet të tejkalohet domosdo, në se duam zhvillimin e vendit, në se duam të kapërxejmë të gjitha vështirësite që n`a i la  tranzicioni e do të hasim në të ardhmen. E këtë duhet t`a bëjmë pa vonesë. Në se do të n`a mungojnë këta  kapacitete zhvillimi i vendit tonë do të jetë amatoresk, spontan, me çfar të n`a sjellë dita, ose do të jetë si  t`u interesojë grupeve të interesit politik, partiak dhe ekonomik. Në mungesë të kontributit  të elitës shkencore  zhvillimi i vendit tonë rrezikon  të kushtëzohet edhe nga interesat e qarqeve antishqiptare. Kjo do të ishte tragjedi. Dua t`a mbyll këtë shkrim me ç`ka thotë Moikomi. ’Kryeministrit dhe ministrave u duhen këshilltarë të niveleve shumë të larta,të sprovuar që përbëjnë thesarin e çmuar dhe më të pazevendesueshëm intelektual, kulturor e shkencor’’. Ishalla kanë veshë dhe e dëgjojnë.

 

Nga Gani Elezi November 24, 2013 15:53
Komento

10 Komente

  1. mustafa November 24, 22:31

    ky yni ka keshilltar endri fugen e kosovarin e gani bobit.

    Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB November 25, 14:49

      ore zotrinj Elezi dhe Zeqo,..qe harxhoni kohen dhe mendjen tuaj te mbushun plot me analiza qi si hyn ne pune askujt.
      Uroj me gjith zemer qi dikush tju paguaj per keto qe shkruani.
      Kur e pyeten analistin amerikan se perse e zgjodhet Shqiperine per demontimin e armve kimike??
      Pergjigja ishte kjo.
      “Dhe une jam i habitur se perse pikerisht Shqiperia””
      Ore Akademika qe lum ne qe ju kemi.
      Nje vend kaotik siç jemi ne dhe armet kimike kishim mangut.
      Gerdeci,zotni Gerdeci dhe plaget e tij jane akoma ne ndergjegjen e shqiptarve.
      Prandaj mos harxhoni kohen kot,por te ndjehemi krenar qe Kryeministri degjoi popullin qe e zgjodhi dhe i tha Jo Demontimit te atyre armve-lendeve te rrezikshme…,,e kunderta do te ishte nje katastrof per Edin dhe Shqiperine.
      Frika dhe paniku do te bente qe askush te mos vinte per pushime ne Shqiperi,as te emigruarit dhe as turistat e huaj.
      Mos qani me lot krokodili se nuk i intereson ma kujt ajo qe ndodhi.
      Shqiptaret nuk i donin as armet kimike as premtimet qe lidheshin me to.
      Jemi ngopun me çekun e bardhe amerikan dhe na ka dale prej hunde.
      Shqiptaret ta japin besen,por nuk e han sapunin per djath.
      Pike.Vule.

      Reply to this comment
  2. Agroni November 24, 23:50

    Lerini analizat boshe po reflektoni drejt dhe thoni troc te verteten.Shoqeria civile Berishiane qe asnjehere nuk ka care koken per 23 vjet per shkaterimin e gjithckaje qe nga prerja e pyjeve,ndotja e ambientit qe nga furat e gerqeles e deri tek shkaterimi i shtratit te lumenjve,u kujtua te mbroje ambientin nga helmet e Sirise.Lexoni me kujdes korin e qyqeve se si i frynin startimit te remujes qe nga Sali Berisha e deri zagari i fundit i tyre.Tashti qe ju plasi bomba ne dore e kthyen ndryshe.Nxirni shkaqet e verteta zoterinj qe populli sic u ngrit per armet heluse te ngrihet edhe per shkaktaret e shkaterimit te ketij kombi qe e kane helmuar e vrare kete popull per 23 vjet.

    Reply to this comment
    • Koco Belaja November 25, 11:51

      Meqe jemi ne diskutimin e raportit te pushtetit me aftesite profesionale e nivelin intelektual. Vertete eshte i bindur Moikomi, se sot niveli i pushtetareve eshte me i ulet se ai i kohes se komunizmit ?
      Nuk me duket se eshte keshtu. Nuk kemi drejtues shteti te niveleve te Muho Asllanit, Lenka Cukos apo Pali Miskes.
      Per te qene realist, duke u nisur nga fakti se z.Moikom qe vuri kandidaturen per shef te PS, ne perballje me piktorin medioker Edi Rama, e quaj fatkeqesi per kete parti, qe fitoi Rama e jo nje intelektual i formuar si Zeqo.
      Persa i takon ngjarjes qe ka lidhje me importin per te asgjesuar armet kimike te Asadit, mendoj se e gjitha kjo histori qe mori keto permasa, erdhi si pasoje e natyres arbitrare e fodulle te Edi Rames.
      Nese do te kishim nje kryeminister normal, qe per cdo vendim qe lidhet me interesat e publikut, perpara se te pranoje qofte edhe ne parim oferten e kujtdo, eshte e detyrueshme qe te mare mendimin se pari te specialisteve, mandej te pjeseve te tjera te shtetit si presidenca e kuvendi, e mandej ta jepte aprovimin.
      Por kur kete oferte e fsheh deri ne diten e fundit nga te gjithe, ishte e pashmangeshme qe ne opinionin e pergjithshem te pa informuar, te amplifikohej nje frike e tille sa te bente te mblidheshin dhjetra mijra njerez spontanisht e te protesttonin para kryeministrise.
      Pergjegjesine me te madhe per kete deshtim te politikes se jashteme te qeverise shqiptare, e ka pa dyshim se pari Edi Rama, por per mendimin tim, pa aftesi tregoi edhe ambasadori amerikan Arvizu, qe nuk e pati zgjuarsine e intuiten per ta informuar departamentin e shtetit te SHBA, se kjo forme e mareveshjeve te fshehta te karakterit individual, do te gjente domosdoshmerisht nje reagim gjithepopullor.
      Duke permendur ambasadorin amerikan, kursesi nuk kam parasysh politiken shteterore te SHBA. SHBA, ndonese jane shteti me i fuqishem demokratik i botes, kane pasur eksperienca te keqija nga ambasadore te pa afte e kjo eshte krejtesisht normale.

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi November 25, 14:20

      Agròni! Ju kini të drejtë në zëmërimin tuaj, por mos kërkoni qe gjérat ti ndryshoje ganiu. Ganiu i dashur “agron”është nje qytetar i zakonshem i këtij vendi qe ka shprehur thjesht opinionin e tij ashtu sic bejme dhe ju e unë? Nderime qytetar!

      Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi November 25, 02:45

    Më kot kërkon i dashur gani aktivizimin e shkencëtarëve nga te gjitha fushat. Pushteti eshte i papajtueshem me diturine sepse dituria e sfidon pushtetin,i hap telashe pushtetit,vjen në kundershtim me interesat e klikave e klaneve ne pushtet. E shoh ende te larget kohën e pushtetit të të diturve!? Në mos te pamundur? Mire bën që e trajton një problem te tillë. Çështë e vërteta e trajton me nje këndveshtrim te paster idealist e patriotik por pa me thuaj a ka te drejte hantingtoni kur thote: “nuk ka patriotizem ne tregeti. Tregetia nuk shkon pas frymes se kombit”? Unë mendoj se ka te drejte. Ne po ndertojme nje rend tregetar ku kudo sundon fryma e tij. Por kur sundon fryma e tregetisë a mund te sundoje fryma e shkences dhe e idealizmit? Ma do mendja se jo!? Kështuqë mos prit qe pushteti ti ktheje syte nga te diturit? Te diturit duhet te luftojne per “pushtetin e dijes” ne menyre te pamvarur sepse pushteti tregetar e ka misionin per para jo per dije. Dijet i shfrytezon ne ate mase që nuk i rrezikòn parate,ne masen sesi të shtoje parate dhe kurrë ne masen qe i rrezikon “pushtetin tregetar”. Kambanat tuaja z. Gani tingellojne bukur, jane joshese e dehëse në tinguj por tingujt kanë një të metë,një notë mangut!? Mungon “tingulli i biznesit”. Idete prodhojne vërtet pasuri por…me vonesë. Mandej me duhet t’ju bej nje pyetje që do t’i përgjigjem vetê: a ka ndodhur ndònjehere ne histori qe te jete ndertuar ndonje pushtet,ndónje qeveri a shtet me më të mençurit,me te diturit,me te aftet e nje kombi ? Ne dime emrat e sokratit,aristotelit, homerit,da vincit,kopernikut,galileut,shekspirit,njutonit,darvinit,edisonit,fermit,ajnshtajnit , te nobelisteve,te mijra e mijra dijetareve,te qindra shqiptareve të mençur, por nuk dime qe ata te kene pasur ndònjehere pushtet ose te jene thirrur te keshillojne pushtetin. Ketu te ne më së shumti i kanë përdorur si garniture e per nevoja te ditës por kurre ne drejtim!? Kështu do te ndodhë dhe në te ardhmen. Pse? Për te gjitha arsyet qe ju thashe. Megjithate ju mire bëni që apeloni për të mençurit! Unë do të mbaroj këtë koment me përshendetjen per ju dhe kaq! Koha e sundimit tê mencurisê nuk ka ardhur. Ka ardhur vetêm koha qe t’ju jap juve nje kafe pêr këte shkrim plot pathos e patriotizem…!

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi November 25, 02:47

    VR!!! Më kot kërkon i dashur gani aktivizimin e shkencëtarëve nga te gjitha fushat. Pushteti eshte i papajtueshem me diturine sepse dituria e sfidon pushtetin,i hap telashe pushtetit,vjen në kundershtim me interesat e klikave e klaneve ne pushtet. E shoh ende te larget kohën e pushtetit të të diturve!? Në mos te pamundur? Mire bën që e trajton një problem te tillë. Çështë e vërteta e trajton me nje këndveshtrim te paster idealist e patriotik por pa me thuaj a ka te drejte hantingtoni kur thote: “nuk ka patriotizem ne tregeti. Tregetia nuk shkon pas frymes se kombit”? Unë mendoj se ka te drejte. Ne po ndertojme nje rend tregetar ku kudo sundon fryma e tij. Por kur sundon fryma e tregetisë a mund te sundoje fryma e shkences dhe e idealizmit? Ma do mendja se jo!? Kështuqë mos prit qe pushteti ti ktheje syte nga te diturit? Te diturit duhet te luftojne per “pushtetin e dijes” ne menyre te pamvarur sepse pushteti tregetar e ka misionin per para jo per dije. Dijet i shfrytezon ne ate mase që nuk i rrezikòn parate,ne masen sesi të shtoje parate dhe kurrë ne masen qe i rrezikon “pushtetin tregetar”. Kambanat tuaja z. Gani tingellojne bukur, jane joshese e dehëse në tinguj por tingujt kanë një të metë,një notë mangut!? Mungon “tingulli i biznesit”. Idete prodhojne vërtet pasuri por…me vonesë. Mandej me duhet t’ju bej nje pyetje që do t’i përgjigjem vetê: a ka ndodhur ndònjehere ne histori qe te jete ndertuar ndonje pushtet,ndónje qeveri a shtet me më të mençurit,me te diturit,me te aftet e nje kombi ? Ne dime emrat e sokratit,aristotelit, homerit,da vincit,kopernikut,galileut,shekspirit,njutonit,darvinit,edisonit,fermit,ajnshtajnit , te nobelisteve,te mijra e mijra dijetareve,te qindra shqiptareve të mençur, por nuk dime qe ata te kene pasur ndònjehere pushtet ose te jene thirrur te keshillojne pushtetin. Ketu te ne më së shumti i kanë përdorur si garniture e per nevoja te ditës por kurre ne drejtim!? Kështu do te ndodhë dhe në te ardhmen. Pse? Për te gjitha arsyet qe ju thashe. Megjithate ju mire bëni që apeloni për të mençurit! Unë do të mbaroj këtë koment me përshendetjen per ju dhe kaq! Koha e sundimit tê mencurisê nuk ka ardhur. Ka ardhur vetêm koha qe t’ju jap juve nje kafe pêr këte shkrim plot pathos e patriotizem…!

    Reply to this comment
  5. Hile Lushaku November 25, 11:22

    Shkrim perfekt, keni plotesisht te drejte, por ketu nuk degjohet ky lloj zeri, degjohen ata qe ju i keni permendur sakte ne kete shkrim,ketu nuk duhet njeriu i dijeve, ndaj jemi keshtu si leshi i palare

    Reply to this comment
  6. rezart palluqi November 25, 13:50

    po interpretohet JO-ja e armeve kimike si nje shans i madh i humbur! Une them e keni shume gabim! Shanset qe kemi humbur jane me dhjetra. Kemi humbur 23 vjet duke mos ditur te shfrytezojme ne maksimum pasurite tona natyrore ne dobi te mbarevajtjes se vendit. Nuk shkohet ne Evrope duke kerkuar ndihmen e policit te botes, Amerikes, por duke bere nje shtet te drejte dhe zhvilluar qyteterim. Evropa jeton ketu e 70 vjet ne paqe ndersa ne 45 vjet i humbem ne diktature dhe 23 vjet ne demo-diktature.
    Ja, ky eshte shansi qe kemi humbur! Evropa ka 70 vjet qe jeton ne paqe dhe lulezon, ndersa ne kemi ngecur me çizme ne moçalin tone te thelle!
    Ne mbyllje, Ameriken e ben mike kur sillesh si nxenes i bindur, ndersa Evropen sot, e ben mike kur sillesh si nje nxenes qe ushqen vetebesim dhe merr nota te larta. Kuptojeni kete, dhe bejeni kete dallim midis miqesise shqiptaro-amerikane dhe asaj shqiptaro-evropiane!

    Reply to this comment
  7. Argita November 26, 09:20

    NJE JO KUNDER AMERIKES DO NA KUSHTOJE SHUME ! NE DACI PRANOENI OSE JO ESHTE HUMJE NE TE GJITHA DREJTIMET

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim