Ka zbuluar 60 mln $ kokainë, karteli kolumbian ofron para për vrasjen e qenit

August 4, 2018 21:59

Ka zbuluar 60 mln $ kokainë, karteli kolumbian ofron para për vrasjen e qenit

Një qen gjashtëvjeçar, i cili ka një sens nuhatje mbi mesataren, i ka shkaktuar shumë probleme karteleve të drogës në Kolumbi.

Pastori gjerman Sombra ka ndihmuar deri me tani policinë që të kapë deri në 2000 kilogramë kokainë.

Sasia që në SHBA do të kapte vlerën e 60 milionë dollarëve, është gjendur e fshehur në kuti bananesh, varka, varëse e këpucë.

Në qytetin portual Turbo, Sombra gjeti një ngarkesë të madhe të Klanit të Gjirit (kartel i fuqishëm në Kolumbi).

Ky kartel ka ofruar së fundmi shumën e majme prej 7000 dollarësh për kokën e Sombras.

Policia e mësoi për këtë përmes përgjimeve të trafikantëve dhe vendosi ta dërgonte qenin në Bogota, në mënyrë që të ishte më i sigurt.

Pastori gjerman tani punon gjashtë orë në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit kolumbian.

s.a/dita

August 4, 2018 21:59
Komento

2 Komente

  1. Vezhguesi August 4, 22:33

    Duhet me e marr ne Shqiperi, e te vendoset tek porti i durresit

    Reply to this comment
  2. A August 6, 09:19

    Po, te vendoset ky qen ne portin e Durresit, se jane mjeshtra per ta zhdukur keto lloj qenesh me keto te dhena. Sepse “vete” qeni do te hidhet nga ndonje lartesi dhe do te ngordhi. Jane metoda te avancuara, alla shqiptarçe qe nuk i dine policia kolumbiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*