Kur amerikanët krahasonin Ramën me Berishën dhe Metën me Bashën

September 10, 2018 14:58

Kur amerikanët krahasonin Ramën me Berishën dhe Metën me Bashën

Më 8 korrik 2009, në një material konfidencial dërguar DASH, i cili deklasifikohet me 07/08/2019, Ambasada Amerikane në Tiranë krahason stilet e drejtimit të Ramës dhe Berishës.

Aty përmendet pa emër një informator i Ambasadë që raportohet si “gazetari”.

“Në takime të ndara në Ambasadë nga njëri tjetri Gazetari dhe më pas ish-kryeministri Pandeli Majko e përshkruajnë stilin e drejtimit të Ramës të ngjashëm me Berishën me disa ndryshime të vogla. Rama ashtu si Berisha merr vendime politike pa u konsultuar me lidershipin e PS-së, por ndryshimi mes tyre është se Rama as nuk i informon kryesinë e partisë për vendimet që ka marrë duke i lënë edhe aleatëve të tij të ngushtë të vetmen alternativë të shohin TV për të marrë vesh çfarë po ndodh.

Rama është i ngjashëm me Berishën në ndikimin që kanë mbi të njerëzit jashtë PS-së siç janë pronarët e mediave, biznesmenët dhe drejtuesit e OJF-ve. Sigurisht ngjashmëria më shqetësuese në mes të stileve të Ramës dhe Berishës është lidershipi i veçantë autoritar që kanë në dellin e tyre dy burrat. Rama dhe Berisha kanë rënë dakord një vit e gjysmë më parë për të zvogëluar kompetencat e presidentit përmes amendimeve të Kushtetutës më 2008.

Rama dhe Berisha njihen në partitë e tyre si kontrollues të çmendur të cilët i dërgojnë mesazhe në celular kandidatëve gjatë debateve televizive duke i thënë për çfarë të flasin. Gogoli i Ramës thuhet se është media” – shkruan kabllogrami i botuar nga DITA.

Në një kabllogram tjetër të titulluar “Përshtypje nga Tirana” dërguar: nga Ambasada e Tiranës më 24 dhjetor 2009 në Departamentin Amerikan të Shtetit, zv. Ambasadorja Debora Xhons shkruan se është e shokuar nga fjalori parlamentar i Berishës dhe Ramës.

Ja çfarë shkruhet në kabllogramin e botuar nga DITA:

“Shoku i pësuar nga çdo shqiptar, përfshirë këtu edhe stafin e ambasadës, i dha jetë idesë për të mbledhur disa fjalë kyçe nga terminologjia e pafund që është përdorur.  Shprehjet e përdorura nga kryeministri Berisha drejt kreut të PS-së, Edi Rama: “Ne do përdorim pincat e ligjit për të shkulur çdo dhëmb opozitës… Mafiozë… Krerët e kupolës së mafias shqiptare… Kokëdhia… I paaftë mendërisht… Ke rrahur gruan”.

Shprehje të përdorura nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të PS-së drejtuar kryeministrit Berisha dhe anëtarëve të PD-së: “Ne do përdorim grushtin tonë për ti thyer dhëmbët një nga një qeverisë…. Makut dhe injorant… Gjel që qëndron në krye të pirgut të plehut… Duçja shqiptar… Stalin… Kloun… Kryeministër pervers… Qeni më i shquar i gjuetisë i Enver Hoxhës…”

Në 24 nëntor 2009 Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit një kabllogram të klasifikuar “konfidencial” me datë deklasifikimi 09/04/2019.

Kabllogrami analizonte Ilir Metën, që asokohe sapo kishte marrë postin e ministrit të jashtëm dhe e krahasonte me ish-ministrin Basha, të cilin e quan ndër të tjera  “djalosh” dhe “menaxher të dobët”.

“Ai mund të jetë luftarak në disa raste – një herë sulmoi fizikisht një deputet në parlament gjatë një fjalimi – dhe mënyrat e tij janë të papritura dhe në kontrast të fortë me djaloshin…  Ai do ta përdorë kohën e tij në MPJ që të rindërtojë fatin politik personal dhe të LSI-së me shpresën se një ditë do të bëhet sërish kryeministër. .. Pjesa më e madhe e kontakteve të ambasadave në MPJ preferojnë Metën pasi ai shihet si një ministër mbi normalen në MPJ dhe sepse ministri në largim, Basha, është parë gjerësisht si një menaxher i dobët…” – shkruhet në kabllogram, ku shtohet se “Meta dhe Nano janë pajtuar tashmë, kurse Meta dhe Rama mbeten rivalë të hidhur”.

b.m. / dita

 

September 10, 2018 14:58
Komento

10 Komente

  1. mirel September 10, 15:37

    Amerikonet ta blejne mendjen qe me te pare.
    Nuk kane gabuar ne asnje pike.
    Shqiptaret jane katandisur ne viktima per horrat.

    Reply to this comment
  2. Prisni se nuk keni pare akoma gje.... September 10, 16:14

    Ne kabllogramet sekrete te CIA-s, me falni te Ambasades Amerikane ne Tirane nuk ka “sajesa” por duhet te cilesoheshin se Edi nuk eshte vrases (anarshist jo socialist) ndersa Saliu pervec se eshte vrases eshte edhe agjent serb.
    Ne vitet e mepasme besoj se ka kabllograme te tjera por te na thone qe a i kane shpallur Liken dhe Lulushin VRASES qe per te mbrojtur bllkun e hajdut pushkatuan ne bulevard 4 qytetare dhe plagosen mbi 300 te tjere.
    Keta te katert kane bere kerdine ne grabitjen e parave te taksapaguesve, por rekordin e mbajne Sali-Lulushi qe me nje dore ne Rrugen e Kombit bene vjedhjen e Kombit me 230 milion euro te pasuara me grabitje te tjera pa fund……

    Reply to this comment
  3. Kris 1 September 10, 16:53

    Amerikanet jane te sakte.Derri nga derri ndryshojne vec nga ngjyra

    Reply to this comment
  4. Babalja September 10, 16:57

    Luli administrator i dobet. Percaktimi me i sakte. Mendoni Lulin te drejtoje Shqiperine!

    Reply to this comment
  5. AM September 10, 18:42

    Nuk osh Rama njilloj me salen. Kjo ska dyshim. Vetem se ai qe ka bere telegramin duket qe nuk i njeh shqiptaret.

    Reply to this comment
  6. MH September 10, 20:22

    Ju te gazetes kethejeni mbrapsht Ambasades Amerikane.Te mos nguten tanisin drejt departamentit Amerikan te shtetit:

    “”Në 24 nëntor 2009 Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit një kabllogram të klasifikuar “konfidencial” me datë deklasifikimi 09/04/2019.

    Mbasi deri ne 2019 pret koha e mund te dalin probleme te tjera ma interesante e te rendesishme.Mandej teper heret.Apo Ambasada asht si stacioni orbital NASA dhe jep perashikimet qe do ndodhin.Po sikur te dalin hyq si parashikimet Maya.

    Se fundi nuk dihet se kush e vendosi ta dergoje informacionin ambasada apo fresku i gazetarise.

    Reply to this comment
  7. une kaq di, po ti? September 11, 09:49

    E di si qenkan bere keto raporimet e ambasadave? Si pordhet e fasules. Kush ka qene ambasador ne 2009-en , mos ka qe ne ai qe perveshi menget dhe falnderoi policet shqiptare per vrasjen e qytetareve ne bulevard? E, dhe ja merrni per te vertete? Poshtersi amerikane qe dergon njerez te tille neper ambasda:

    Reply to this comment
  8. Adih September 11, 15:59

    KY material , nga te thenat e AMERKANEVE ,jane me se te sakta ,per te kater keta poitikane ,per karakteret ,si veprojne , jane tamam e njelloj si shpia femiise ,me pardesy te bardhe .Keta jane te mbivendosurit e R Alise ,prej kohesh ,por nuk e dime sa jane mbas ketyre te tjere si ne numer ,po ashtu edhe ne vite nga ana e Ramizit ?? . Pardesy bardhet jane shume te lexueshem dhe fatkeqesisht te njejte ne te gjitha pikat e punes e veprimit te tyre . 1… KORRUPSION ; 2.. MOS HAPJEN E DOSJEVE TE SIGURIMIT FAMEKAQ TE DIKTATURES ..3 .. VJEDHJE PRONASH ;SI PRIVATIT DHE NE TROJE SHTETERORE,pronareve i kane vene nga nje ish perpara ,se monompolet keta i kane ndare mes vetit ,dhe eshte nga me brutalet ne bote ,te fluturon koka ,po ti hysh ketyre ne riskun e monopoleve.Se mos funksionimi i tregut te lire ,ka ,dhe rendon mbi popullin ,si ne cmime te shtrenjta ,por edhe cilesisi te dobet te mallit . Ohsa ka per te shkruar per keta baftjare ,qe sot spo i ze gjumi ,prej vettingut ,qe do ta drejtoje ,meAmerika dhe BE. me byrone e hetimit me gjygjtare e prokurore te tyre gjithe te huaj . Ketu do jemi ,optimiste vellezer shqiptare te ndershem .I erdhi dita ketyre tiraneve ,te papergjegjshem anti shqiptare ..Faleminderit AMERIKES dhe BE ,se pa ndihmen e tyre ,nuk do benim as edhe nje GJe ne populli dele ,qe fle gjum letargjik. .

    PS .Po ti marim e te krahasjme BERISHEN me RAMEN ,ky i pari eshte si individ me i zgjuar ,kurse ky Rama eshte i trashe ,e tregon shume mire fakti i legalizimeve ,qe po ben ,jashte ligjeve te kushtetutes ,me ate Lame Lamashin e vet . Kurse Berisha ,u ruajt ,nuk i beri legalizimet dhe nuk kishte frike nga Edi Rama , ,e me i zgjuar se Rama , nuk i beri ,qe te mos linte litarin ciper varrit te vet ,dhe neser mos i thonte njeri ,hej Sali ti ke shkel kushtetuten ,per kete teme….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*