Kabllogrami amerikan për Metën: Mendjemprehtë dhe takticien politik i paepur

February 12, 2016 22:56

Kabllogrami amerikan për Metën: Mendjemprehtë dhe takticien politik i paepur

Pikat kryesore

  • KABLLOGRAMI: Meta është mendjemprehtë dhe takticien politik i paepur. Ai do të ndjekë axhendën e tij aq, ose më shumë se sa axhendën e kryeministrit Berisha. Ai do ta përdorë kohën e tij në MPJ që të rindërtojë fatin politik personal dhe të LSI-së me shpresën se një ditë do të bëhet sërish kryeministër.

Janë të shumtë ata që  pyesin çfarë mendojnë realisht amerikanët për Ilir Metën.

Në një kabllogram të Ambasadës Amerikane në Tiranë zbuluar nga Wikileaks dhe botuar në DITA, bëhet një portret i kreut të LSI-së, ku ai përshkruhet si “mendjemprehtë dhe takticien politik i paepur”.

Ambasada thekson gjithashtu se megjithë koalicionin me Berishën, Meta do ketë një axhendë krejt të vetën.

Më poshtë kabllogrami i plotë i klasifikuar si material konfidencial që deklasifikohet më 09/04/2019:

 

 

Datë 24 nëntor 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Material konfidencial, deklasifikohet më 09/04/2019

 

 “Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, kryetari i LSI-së Ilir Meta, do të bëjë kontrast të fortë si në stil ashtu edhe në përmbajtje me paraardhësin e tij Lulzim Basha, i cili tashmë shërben si ministër i Brendshëm. Meta ka shërbyer më parë si kryeministër dhe ministër i Jashtëm, ka një të kaluar të gjerë në punët e jashtme. Ai mund të jetë luftarak në disa raste – një herë sulmoi fizikisht një deputet në parlament gjatë një fjalimi – dhe mënyrat e tij janë të papritura dhe në kontrast të fortë me djaloshin e sofistikuar me stil djaloshi që ka treguar ish-ministri Basha.

Meta është mendjemprehtë dhe takticien politik i paepur. Ai do të ndjekë axhendën e tij aq, ose më shumë se sa axhendën e kryeministrit Berisha. Ai do ta përdorë kohën e tij në MPJ që të rindërtojë fatin politik personal dhe të LSI-së me shpresën se një ditë do të bëhet sërish kryeministër. Prioritet e para të Metës pritet të jenë integrimi evropian, liberalizimi i vizave dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal. Në përmbledhje, drejtimi i MPJ-së pritet të ndryshojë pak dhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA pritet që të vazhdojnë të lulëzojnë dhe të thellohen.

Çfarë mund të presim nga Meta si ministër i Jashtëm:

Gjatë periudhës së parë që ai ishte në krye të MPJ-së (Korrik 2002- Korrik 2003), Meta është parë si pragmatist në termat e politikave dhe një menaxher i mirë i ministrisë. Një nga vendimet e fundit të Metës ishte reforma për statusin e nëpunësit civil, e cila rriti pagat dhe e bëri MPJ-në një ministri më profesionale. Pjesa më e madhe e kontakteve të ambasadave në MPJ preferojnë Metën pasi ai shihet si një ministër mbi normalen në MPJ dhe sepse ministri në largim, Basha, është parë gjerësisht si një menaxher i dobët.

Edhe pse janë dhënë garanci në mënyrë të përsëritur nga Meta dhe Berisha që ata do të punojnë bashkë si një ekip, tensionet dhe konfliktet janë të pashmangshme. Teksa Lulzim Basha ishte një shërbëtor besnik i PD-së, Meta vjen në MPJ me axhendën e tij politike. Sipas të gjitha gjasave, Meta do të ushtrojë shumë më shumë pavarësi se sa ministri Basha dhe nuk do të hezitojë që ti tregojë partnerëve ndërkombëtarë kur, ku dhe si ai nuk bie dakord me kryeministrin. Lulzim Basha cilësohej si fytyra e bukur e Berishës në MPJ, Meta do të ketë një rol tjetër. Gjithsesi, në termat e politikës së jashtme, synimet e Shqipërisë do të mbeten të njëjta: Integrimi në BE, marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe marrëdhënie më të forta me fqinjët.

Tradicionalisht marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në kanë qenë kompetencë ekskluzive e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Si do të shkojë kjo mes Metës dhe Berishës, mbetet për t’u parë.

Ish- kryeministri Pandeli Majko i ka thënë Ambasadës se Berisha ka shumë mundësi që të kërkojë rrugë përreth Metës që të ketë kontaktet e tij me Uashingtonin duke përdorur emisarët e kryeministrisë dhe jo ata të ministrive. Shumë vëzhgues sugjerojnë se Berisha mund të përpiqet të vendosë një besnik në Ambasadën Shqiptare në Uashington në mënyrë që të dërgojë mesazhet e tij në rrugë të drejtpërdrejtë.

Rishfaqja e Metës nga shkretëtira politike në postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm në një qeveri të drejtuar nga Berisha ishte një përfundim që shumë pak e kishin menduar në zgjedhjet e qershorit. Rikthimi dramatik i Metës vjen pas vitesh përpjekje dhe pune për të kaluar pengesat e pushtetit pasi u bë kryeministër në vitin 1999 kur ishte vetëm 30 vjeç.

Rikthimi i Metës ka qenë mbresëlënës, veçanërisht pasi greva fatkeqe e urisë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dështoi dhe partia e tij mundi që të marrë vetëm katër vende në parlament. Teksa Meta doli më i dobët nga greva e urisë e planifikuar keq, ai u rigrupua menjëherë dhe u bë strumbullari për zgjedhjet e qershorit. Me katër vendet në parlament, LSI fitoi zgjedhjet. Ai ishte i aftë të mbante PD-në e Berishës në pushtet duke formuar një koalicion që i jepte dyshes PD-LSI mazhorancën qeverisëse.

Meta u nda nga PS-ja dhe formoi LSI-në në 2004 pas grindjes me kryetarin e asaj kohe, fatos Nano. Që nga 2004 deri më tani ai vuajti për të gjetur një vend në të majtën shqiptare. Edhe pse Meta dhe Nano janë pajtuar tashmë, Meta dhe Rama mbeten rivalë të hidhur. Meta ka shërbyer si kryeministër nga 1999 në janar 2002 kur u detyrua të dorëhiqet pas një lufte për pushtet me kryetarin e asaj kohe, Fatos Nano…

Meta nuk është një i huaj në marrëdhëniet me jashtë, siç e tregon edhe biografia e tij, dhe do ti duhet pak kohë që të mësohet. Qëndrimi i mëparshëm në MPJ është shënuar me përpjekje të forta për integrimin në BE… Burimet thonë se ndryshimet në stafin e MPJ-së do të jenë minimale, por Meta do të sjellë disa nga besnikët e tij që ti shërbejnë si ndihmësa…

Dita

February 12, 2016 22:56
Komento

26 Komente

  1. gani USA February 12, 23:03

    HAJDE MERRI VESH KETA AMERIKANET
    TE TJERA THONE, TE TJERA BEJNE
    KOMPLET CUDI!!

    Reply to this comment
    • Naim Frasheri February 13, 02:44

      Po pse O Amerik i Mbron Kurvat Politike te Shqiperise,
      Populli Shqiptar e do Ameriken mos e- Zhgenjeni

      Reply to this comment
      • Une... ti... ne te gjithe... February 13, 04:48

        Hahahaha…. shqiptaret kane 25 vjet qe po I bien kembes per te bere pak dashuri me ameriken…

        Po ca bene keshtu moj amerike!? Po ne te duam me gjithe zemer!?
        Po ca bene keshtu ne te duam ty e ti do keta te ligjte!?

        Aman amerike vetem me thoj nje here “te dua” pa le te vdes!!!

        Yti deri ne fund!
        Psikopati Shqiptar!!

        Reply to this comment
      • Vlora1912 February 13, 14:06

        Ehhh o Naim!!!

        Na thoshje “Lum kush te rroj, e ta shoh Zonje”,

        Ja rrojtem, dhe e pam qe nuk u be dot Zonje Shqiperia.

        E pam qe, Shqiperine, na e ben Grua te Perdale, ca Horra si Ilir Meta me Familjen e Vet, Saleh Bastardi, Dhe ky Edvini qe nuk po Qullos gje.

        Per ata qe shajne Ameriken,
        Per ata qe e quajne te shplare Liken me kete kabllogram,
        Dhe per Diten e Lesh e Lise,

        – Ju kujtoj se rrodhen shum ujra nga 24. 11. 2009 deri me 21 Janar 2011….

        Dhe po doni te dini vertet Qendrimin e Amerikes per Ilir Meten, Shikoni vendimin e FBI-se per Videon Prifti-Meta..

        Ky qendrim i FBI nuk eshte sekret, ajo konfirmon plotesisht origjinalitetin e videos, dhe faktin qe Ilir Meta Floriri, eshte nje Hajdut dhe Krye i Korruptuar..

        Ndaj edhe kur vizitoi Seline e OKB( ne New York), Departamenti i Shtetit e nxorri te Zeri i Amerikes dhe e bastardoi ne sy te te gjth Shqiptarve..

        Ju te Dita-s, keni te drejten tuaj te botoni lajme per Ilir Meten edhe kur ishte femij i Mbar Kopeshti…….
        ….
        …Pooooor nuk na hidhni dot Hi syve per ate cka perfaqson Sot ky njeri….

        Ai eshte Litari Brane qe na la Saleh Berisha,
        Ai eshte pengesa kryesore e Reformes se drejtesise,

        Ai eshte pengesa kryesore e kthimit te Shpreses ne kete Vend te Mallkuar…

        Ai, bashk me familjen e tij, u tall hapur me Shqiptaret kur emeroi nje femij 18 vjeche ne Parlament,…….kur promovon ne karriere dadot familjare..

        Ju vazhdoni ti beni reklame…….se vendi i Gazetes 55 ne treg ka ngelur Bosh.

        Reply to this comment
  2. liker permeti February 12, 23:06

    Meta do behet serish kryeminister???
    Cilin ambasador te besojme Uidhersin apo Lun???

    Reply to this comment
  3. osman lala February 12, 23:21

    Problemi me amerikanet eshte qe vitet e fundit Obama e ka humbur busullen e politikes se jashtme.
    Dhe jane lobet me ndikim ne Uashington qe vendosin per vendet e vogla si Shqiperia pa ndonje filter te posacem.
    Ne kohen e Withers vemendja ishte me emadhe ndaj dhe raportet e tij per politikanet shqiptare jane shume me serioze.
    Ne kohen e Luse ligjin e ben Podesta.
    Dhe Podesta dihet cfare axhende ka: Sjelljen e Bashes ne karrigen e kryeministrit.
    E vetmja rruge per kete eshte carja Rama Meta.
    Qe Luja e arriti duke perdorur kalin e reformes ne drejtesi.
    Ne kemi përjetuar tetë vjet të një historie të vështirë, në krahun e majtë për shkak të një ndasie të vitit 2003. Saliu nuk ka qenë shumicë asnjëherë, as më 2005, e as më 2009, kur edhe fatkeqësisht i vodhi zgjedhjet, por megjithatë ai ka qëndruar në pushtet dhe shkaku ka qenë kjo ndasi. Dhe sot duhet t jemi bashkë për t’i dhënë shumicës mundësinë që të vazhdoj te ketë qeverinë e vet.
    Kush nderhyn ne kete vullnet te popullit shqiptar nuk eshte “amerikan” ne kuptimin e lirise dhe demokracise qe nenkupton ky term.

    Reply to this comment
    • Meta February 12, 23:54

      Te qendroni bashke qe ti nxirni ujin e zi shqiperise? Ate po beni por nuk do ta keni te gjate.

      Reply to this comment
  4. ARBEN February 12, 23:22

    KISHA RESPEKT PER KETA TE RRUGES SE ELBASANIT, POR TANI E DHJENE FARE PUNEN

    Reply to this comment
  5. Andi February 12, 23:23

    Ca eshte kjo elegji per nje hajdut?

    Reply to this comment
  6. aladin February 12, 23:24

    Ta ketë ngrënë dhe ky ambasadori Withers “ngjalën” vallë?

    Reply to this comment
  7. skraparlliu February 12, 23:27

    mos more se i ra te fiket atij shalegjatit te rilindjes
    per te ne labllograma shkruhet vetem qe pi kokaine dhe ben sherre

    Reply to this comment
  8. po kjo ishte loja February 12, 23:30

    ta marin vesh budallenjte se qfare loje luhet ketu.
    se mendojne te gjithe se damerikanet duan denimin e korrupsionit.
    e jo mer jo
    duan PD-ne serish aty ku ishte.
    per ate qe nuk e dine në “Ballon Presidenciale” të mbajtur ne fund te dhjetorit te shkuar në tavolinën kryesore ra në sy prezenca e Presidentit në krah të Ilir Metas. Në këtë tavolinë ishte edhe ai që ka trazuar jo pak politikën ditët e fundit me deklaratat e forta, ambasadori i SHBA, Donlad Lu.

    Reply to this comment
  9. Arbi February 12, 23:54

    Ore dini te lexoni ,nuk shihni daten e raportit? Behet fjale per Meten minister i jashtem dhe video u shfaq ne janarin kur u vrane 4 protestues qe kryeministri sotem Edi Rama ,ne opozite ateher,i nxorri njerezit kundra vjedhjes te qeverise Berisha Meta. Pra, kabllogrami flet per Meten para videos. Ah po, do isha kurioz se cfare u tha per ngjarjen ne Bulevard per Sali Berishen,Ilit Metn,Lulzim Bashen,Ina Ramen si lavore dhe Bamir Topin . Edhe per pucistet

    Reply to this comment
    • vorraxhija e Kavajes February 13, 00:18

      Po car lidhje ka 21 janari me Meten more shok??
      Meten mund ta akuzosh per te korruptuar po jo per vrasjet e 21 janarit.
      Dhe 21 janari jane VRASJET, jo korrupsioni.
      Korrupsion ka patur dje, sot dhe do vazhdoje te kete ne te ardhmen per kete flijeni mendjen.
      Dhe te paret ne korrupsion jane amerikanet

      Reply to this comment
  10. Sapa February 13, 07:55

    Keta amerikanet jane te afte te zbulojne aftesite intelektuale dhe kete e treguan me Sadam Hyseinin qe e akuzonin per arme kimike.Ska nevoje te jesh i mprehte ne vendin kriminel me emrin shqiperi mjafon te krijosh grupin tend kriminal dhe te dish ke te paguash dhe arrin cdo gje qe deshiron.Tani Meta ka shprehe deshiren per president sigurisht qe behet.Ky eshte populli shqiptar.

    Reply to this comment
  11. pika February 13, 08:40

    Vemendje,
    kur te lavderojne amerikanet.

    Reply to this comment
  12. intelektuali February 13, 08:40

    KABLLOGRAMI I AMBASADORIT WITHERS ESHTE SHKRUAR NE BODRUMET E LSI-SE MAFIOZE KU NDAHEJ RYSHFETI I LIKE FLORIRIT

    Po more te paudhe te gazetes DITA a nuk ishte Like Floriri ai qe i ngjiti ambasadorit Withers ne kurriz DACIBAON e turpit dhe te rezilit ne ikje nga Tirana pasi foli per MOLLEN e krimbur qe kishte ngrene politika kombetare Berisha-Meta?

    Po more te paudhe te gazetes DITA a nuk ishte Like Floriri ai qe e pa gjithe Shqypnia dhe Bota me ze dhe figure sic u shpreh atehere edhe Aleati i tij i tanishem Edi Rama kur Mbreti i korrupsionit ne vendin tone Ilir Meta i quajtur nga mileti si Like Floriri per vjedhjen makaber te floririt te Krrabes, pra kur ky HAJDUT enverist morri RYSHFETIN qe e regjistroi ministri i tij Dritan Prifti me video famoze te tij?

    Po more te paudhe te gazetes DITA a nuk ishte Like Floriri ai me ryshfetin e tij qe u be sebep i vrasjeve te 21 janarit nga Sali Komunisti njesoj sic vriste njerezit e pafajshem Enver Hoxha vetem nga frika dhe paniku i lincimit nga populli i tij?

    prandaj:

    O gazeta DITA degjoni dhe lexoni kabllogramin e Wikileaks-it qe eshte shkruar jo ne bodrumet e LSI-se mafioze te Like Floririt dhe Luan Rames, pinjollit te gjeneralit te Enverit qe kryesonte kontrabanden e cigareve dhe droges nga Shqypnia ne Itali, por kabllogrami qe eshte shkruar nga populli shqyptar perpara ambasades amerikane tek rruga e Elbansanit:

    ILIR META DHE LSI-JA E TIJ MAFIOZE JANE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE.

    Reply to this comment
    • beni February 13, 09:10

      Ilir meta esht nje gur shahu qe nga do ta levizesh kerkon qe gjithnje te jet ne qeveri ska rendesi me saliun apo me ramen dhe jan mbledhur ne ket parti me emer lsi te gjith ata qe luftojn te kapin sa me shum prona koncesjone per te cvatur e grabitur popullin ne emer te integrimit gjoja!
      Hajdutria nga kta bashibozuke intrigante qe luftojn per pushtet e hesap te xhepave te tyre duhet qe revolta popullore ti zhduk njeher e pergjithmon jo vetem nga shqypnia por ti denoj si kontabandistet e hajdutrise ne emer gjoja te integrimit ku sulltan sheik meta ta shohim ne burgun famkeq te burrelit bashke me banden e tij sali berìsha!
      Po a ka bythe edush rama un them se jo e njojtem shum her me mir ne koh qe duhet se kush esht edushi qe lufton per pushtet e jo per te ber shtet e ligj!

      Reply to this comment
  13. loni prej betoni February 13, 11:16

    Mos u cudisni per kete kabllogram. Mjafton te shikoni daten dhe vitin! Ate kohe amerikonet dhe gjithe shqiptaret e njifnin vetem si Ilir Meta, vetem nje vit me vone e njohem te gjithe mire me emrin e ri Like-Mona Floriri.

    Reply to this comment
  14. E po kjo pune! February 13, 11:38

    amerikani thote cfare i thone… vemjet e politikes shqiptare si kurva qe jane, ia bejne tabllone roze amerikanit dhe cfare faji ka amerika pastaj!!! Te jesh i zoti nuk do thote se je automatikisht zoteri. Ne shqiperi jemi keq jo per te zot por per zoterinj, politikane fisnike dhe me bese dhe te perkushtuar. Keta nuk i kemi akoma dhe akoma do vuajme dhe ndoshta nje ligj i ri zgjedhor mund te permiresoje disi situaten sepse deri tani politikani nuk ia ka nevojen zgjedhesit. Duhet nje levizje qe te apeloje edhe politiken amerikane per ndjeshmeri dhe te mbeshtetet nga qytetaret ne shesh.

    Reply to this comment
  15. perkthyesi February 13, 12:29

    Me zullumet dhe paudhesite qe ka bere ky Meta, amerikanet duhej te ishin te paret miq qe te na mbeshtesnin ne izolimin dhe venien e tij para drejtesise, e jo te na i krehin bishtin! Kam mendimin se dicka luhet apo fshihet ne kete ceshtje! Qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
  16. MH February 13, 16:50

    Beni!
    Forca e tret politike do jete pjese perberse e cdo qeverie qe fiton mazhoritarin.Keto fitues mazhoritarit jane te detyruar te bejen aleance me fituesin.Ne te kunderten behen me humbesin duke plotesuar numrin per te bere qeverine.
    LSI asht ne pozicionin ma sublim te arritjeve per te qene e gezuar ne cdo qeverisje.
    Meta ka humbur rrespektin me videon e Priftit.Kur kjo Video do e kollofisin se s’ben ne te ardhmen.Problemi strategjik i vendit te behet shteti shtet.

    Reply to this comment
  17. malko durmishi February 20, 18:39

    Amerika,ose hiqet sikur nuk e di,ose ( me keq akoma0 nuk e kupton dot )
    se kush e do me shpirt e me zemer dhe kush e do vetem se i perkrah per te qene ne pushtet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*