Kabllogrami: Berisha po flirton me Shqipërinë e madhe

Redaksia Online February 23, 2013 10:31

Kabllogrami: Berisha po flirton me Shqipërinë e madhe

“Berisha po flirton me Shqipërinë e madhe”. Kështu shkruante ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, në një dokument të datës 15 tetor 2009. Një kabllogram i Ëikileaks zbardh shqetësimin që ndante ish-ambasadori Uidhers për deklaratat e kryeministrit Berisha.

Shqiptarja.com boton sot një pjesë të kabllogramit të Uidhers drejtuar eprorëve të tij në SHBA. “Në fillim të gushtit, Berisha bëri testin e  parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të partive kosovare e nënshkroi me ta një memorandum mirëkuptimi. Disa kritikë u tërbuan dhe fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës”, shkruan Uidhers.

“Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si tip këshilltari, si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni”, thuhet në kabllogram. Qeveria serbe reagoi menjëherë pas deklaratës së Berishës, duke e cilësuar si dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, tha se komentet ishin bërë në kuadrin e bashkimit të dy vendeve në BE.

Tensionet vazhduan, madje ambasada u shqetësua akoma më shumë pas publikimit të shkrimit të “një analisti shumë pranë qeverisë” (Blendi Fevziu), i cili shkroi se askush nuk ka pse të ketë frikë nga bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo e detyroi Uidhersin të thërriste kryeministrin Berisha në zyrën e tij, për ta kritikuar për deklaratat që mund të cenon stabilitetin në rajon. Kjo “tërheqje veshi” bëri që Berisha të deklaronte se komentet e tij ishin keqkuptuar  dhe deklarata e tij nënkuptonte bashkimin e dy shteteve në një.

 

Redaksia Online February 23, 2013 10:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*