Kabul, 40 viktima nga një sulm kamikaz

December 28, 2017 11:13

Kabul, 40 viktima nga një sulm kamikaz

Nuk ka qetësi për Afganistanin. Dhjetëra vetë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës në perëndim të kryeqytetit Kabul.

Shënjestra e kamikazit ishte qendra shiite Tabayan, e cila strehon organizata kulturore e fetare. 40 të vdekur e 30 të plagosur është bilanci i viktimave të shpërthimit, i pari i tre të tillëve në zonë.

Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë e ngjarjes, por këto muajt e fundit, militantët e Shtetit Islamik kanë qenë mjaft aktivë duke shënjestruar shiitët në mbarë vendin.

Talebanët nxituan të nxirrnin një deklaratë ku mohonin përfshirjen në këtë ngjarje.

Vetëm 3 ditë më parë, një tjetër sulm kamikaz la të paktën 10 të vdekur në Kabul dhe në muajin tetor 39 vetë gjetën vdekjen nga goditja e një xhamie të minoritetit shiit.

Myslimanët shiitë, të konsideruar nga Shteti Islamik si politeistë dhe heretikë, kanë qenë dhe mbeten grupi më i shënjestruar prej ekstremistëve të dhunshëm që u përfshinë në një fushatë të mirëfilltë shkatërrimi të faltoreve, xhamive dhe vendeve të tyre të adhurimit.

December 28, 2017 11:13
Komento

1 Koment

  1. nje antiturk i betuar December 28, 16:39

    Koken hengershi ! Kur vriti me njeri tjetrin , eshte gjysma e se keqes , po kur vrisni njerez ne Evrope , qe iu kane hapur shtepine e ju kane pritur . Race e felliqur , fe e qelbur ! Vazhdoni e vrituni shiite me sunite , ndoshta paksoi ndopak , se e mbushet boten me faren tuaj te shemtuar .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*