Kadare, ç’fshihej pas kokës së prerë të Ali Pashës dhe Pastërnakut

November 21, 2018 22:11

Kadare, ç’fshihej pas  kokës së prerë të Ali Pashës dhe Pastërnakut

As vetë shkrimtarët nuk e dinin se çfarë ndodhte realisht në ato mbledhjet e mbyllura të redaktorëve e njerëzve të shtetit, në shtëpinë botuese. Zemërimi i shkrimtarëve derdhej mbi redaktorët, në një kohë që edhe ata ishin në një hall të madh: Përse nuk e kape helmin e autorit?

Apo përse e kape, si të shkoi në mendje një shpjegim i tillë?! Në veprën e tij më të fundit, “Kur sunduesit grinden: rreth misterit të telefonimit Stalin-Pasternak”, ndërsa përpiqet të zgjidhë misterin e bisedës së famshme mes diktatorit dhe shkrimtarit, Ismail Kadare fut edhe elemente shqiptare.

Pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një telefonatë, por për një raport të përbotshëm e që udhëton nga koha në kohë, ai i sunduesit me shkrimtarët. Nga Bashkimi i madh Sovjetik, te Shqipëria e vogël; nga Stalini tek Enveri; nga Pastërnaku te Kadareja. Duke hulumtuar në çështjen e “tradhtisë” së mundshme të Pasternakut karshi Mandelshtamit, Kadare sjell ndër mend situata dhe episode kur kjo mund të kishte ndodhur…

Ai kujton kohën kur kishte çuar për botim veprën “Ura me tri harqe” dhe redaktori “hetonte” simbolikat që përshkonin tri romanet: nga simboli i tri harqeve, te koka e prerë e Ali Pashait e deri te Moska e Pastërnaku. Dyshimet e redaktorit dhe nëntekstet e romanit, – shkruan Panorama.

ISMAIL KADARE

Një muaj më pas, kur hyra në zyrën e redaksisë së romanit për të marrë përgjigjen, gjëja e parë që u përpoqa të kap, ishte ajo mpirje e njohur që autorët e njihnin fare mirë, kur redaktori kishte rezerva për veprën.

Sytë e tij, ndryshe nga hera e fundit, po më shmangeshin. Kur vështrimi im zbriti te duart, m’u duk se ato po i dridheshin lehtë.

S’është e mundur, thashë me vete. Në qoftë se në këtë zyrë do të duhej që gjymtyrët e dikujt të dridheshin, ato s’mund të ishin veçse duart e autorit.

-Ky libër është i veçantë,-tha, duke vështruar nga e djathta e vet. Pastaj, si të bënte një zbulim, shtoi: “Tri vepra, si të thuash tri novela, ose romane, me një fill bashkues”.

-Po,-përsërita me zë të ulët.

Një fill bashkues. Madje, një herë më shkoi mendja ta quaja triptik, por..

-Ndoshta triptik do të ishte e tepërt… Po sidoqoftë, një lidhje e ka.

-E ka,-përsërita unë.

Ai tha diçka për pjesën e parë, “Ura me tri harqe”, sidomos për shifrën tri, që paralajmëronte, si të thuash, ngrehën e librit.

-Pikërisht, -iu përgjigja unë. Yti harqe, si të thuash, simbolikisht. Ç’banalitete që po them, mendova. Pas kësaj ishte ai që shqiptoi fjalët: treshe simbolike. Një copë herë u morëm prapë me fjalën “triptik” gjersa, me njëfarë mungese zelli, siç do të më pëlqente të besoja, kaluam te pjesa e dytë: novela për kokën e prerë të Ali Tepelenës, e vendosur në “kamaren e turpit”, për ta soditur turmat. (Tradhtar i shtetit, qafir, zhivago).

S’do ta besoja kurrë që në rast shqiptimi të “kamares së turpit”, në vend që të përpiqesha që biseda të kalonte sa më shpejt, do bëja çmos që ajo të zgjatej.

Koka e prerë e vezirit rebel, vendosur në qendër të Perandorisë Osmane, nën sytë kureshtarë të kryeqytetasve. Sytë e ngrirë të saj. Sytë e turmave. Terrori midis.

Kishte qenë profesor Çabej, që gjatë një udhëtimit tonë nëpër Stamboll, më kishte shpjeguar kuptimin e emërtimit të saj në osmanishte: “Ibret tash”, “mëso nga pësimi”. Ngjante aq shumë me gjithçka që ndodhte gjithkund.

Megjithatë, për çudi, nuk po i shmangesha bisedës. Koka e prerë e atij që kishte gabuar. Koka që Gabime Bën…KGB… Rënkimi, doktor, doktor…

Biseda sa vente e po bëhej e rrezikshme. Dhe befas më shkrepi në kokë pyetja: mirë unë, që doja të vonoja bisedën për pjesën e tretë, atë më të brishtën, fushatën e Pasternakut, po ai ç’kishte?

Ai kishte pas shpine shtetin dhe kjo mjaftonte që të më tregonte dhëmbët në çdo çast. Mik i dashur, këtu ka ca gjëra të bezdisshme. Ndaj, unë kam për detyrë t’i kthehem një herë, dy herë, dymbëdhjetë herë, po të jetë nevoja, këtij teksti.

Mirëpo, ai vazhdonte të sillej i ndrojtur, thua se atë zymti, për të mos thënë atë mynxyrë, nuk e kisha bërë unë, por të dy bashkë.

Dora e djathtë nisi prapë t’i dridhej lehtë. Dhe në sy kishte një si lutje, thua se ishte fjala për një hall të përbashkët. I largohej, njësoj si unë, Pasternakut, pa e vënë re se po binte nga shiu në breshër.

Më dukej se mezi përmbahesha t’i thosha: ç’hall ke, o njeri? Dhe, siç ndodhte shpesh, pikërisht midis trysnisë, s’di nga m’u kujtua një si enigmë, për të cilën flitej rrallë: tmerrimi i vetë atyre që neve, autorëve, na dukeshin të tmerrshëm: redaktorëve.

Diçka më kishte folur D.D. (DyherëDilaveri, siç e quanim me shaka), por larg e larg. “Ju, autorët, e keni zakon të na përgojoni, por hallet tona rrallëkush na i di”.

E kisha dëgjuar pa shumë vëmendje, ngaqë ishte fjala për mbledhje të mbyllura besnikësh të shtetit, një zonë e ndaluar për ne të tjerët. Ata ishin rojat që vigjilonin mbi ne, ndaj ankesat e tyre të kujtonin proverbin: i qan hallin kalorësit se po i varen këmbët.

Sipas DyherëDilaverit, s’ishte aspak ashtu. Pas çdo libri të ndaluar vinte shqyrtimi sfilitës. Pyetja: si nuk e kuptove ti redaktor, helmin e autorit? Sado e ftohtë të ngjante, ajo ishte më e thjeshta. Të tillë do ta kishte edhe përgjigjen: u tregova naiv, sylesh, rrjedhojë e cektësisë sime në kuptimin e marksizëmleninizmit. Jam fajtor, partia të më dënojë.

E papritura mund të ndodhte me versionin e kundërt, kur në vend të “pse nuk e kuptove?”, pyetja të ishte “pse e kuptove?”.

Pas çoroditjes së pashmangshme të fillimit, kur pyetja saktësohej “pse e kuptove ashtu?, gjithçka ndërlikohej. Heshtja bëhej më e thellë. Dyshimet gjithashtu. Përse të shkoi mendja në një kuptim kaq të mbrapshtë të tekstit? Ç’të tha mendja kur i kërkove autorit që të zhdukë çdo gjurmë të xhelozisë së sulltanit, e sidomos prirjeve të tij homoseksuale? A? Mos do të mbrojmë sulltanin e Turqisë tani? A?

Kujdesshëm po i largoheshim pjesës së dytë të librit, për t’iu afruar, donim apo s’donim, zonës së rrezikshme: Moskës. Gatigati nuk e fshihnim se hallin e kishim të përbashkët. Zëri i tij ishte çuditërisht i ulët, tek nisi të më thoshte se në këtë libër kishte ballë për ballë dy.. gjëra… ose, më saktë, dy forca, a prirje, apo s’donte si t’i quante… me një fjalë, shteti sovjetik nga një anë dhe përballë tij shkrimtari Pasternak. Ose, thënë ndryshe, shkrimtari Pasternak dhe kundër tij shteti sovjetik. E veçanta, në këtë rast, ishte se të dyja palët, shteti dhe shkrimtari, ishin njëlloj të këqij. Për të mos thënë njëri më i keq se tjetri. Kurse ti si autor, dhe ne bashkë me ty, nuk jemi me asnjërin. Ne jemi, si të thuash, as, as. shkurt, aq na bën se ata të dy po i nxirrnin sytë njëri-tjetrit.

As, as, përsërita me vete, disi i habitur për këtë stil të foluri. Në të vërtetë, ishte pak a shumë ajo që kisha menduar, kur me veten time kisha përfytyruar si mund ta përligjja veprën. Isha thjesht dëshmitar. Isha gjendur atje kur gjithçka kishte ndodhur dhe s’kishte qenë puna ime të përzihesha në asgjë, zakonisht, paanshmëria nuk ishte e këshillueshme dhe, veç kësaj, ngaqë emri im ishte menduar në atë pëshpërimë të nëmur, paanësia ime mund të mos ngjante fort bindëse.

As, as, mendova përsëri, me njëfarë qetësie. Ai më vështroi për herë të parë në sy, para se të vazhdonte shpjegimin. Me shtetin sovjetik, sigurisht që s’mund e s’mund të ishim, sikur toka e qielli të përmbyseshin. Ajo dihej tashmë. Por ama, as me shkrimtarin.

S’po e kapja nëse donte të dilte diku apo thjesht të më thoshte se, pa dashur (natyrisht pa dashur), kisha mbajtur anën e shkrimtarit.

-Me shtetin sovjetik, kurrsesi,-vazhdoi,-duke tundur kryet, si ata që thonë “u bu bu!”… Aq më tepër që kohët e fundit se ç’ishte pëshpëritur për ca nostalgjia të tipit: ah, ç’na mori malli për ato këngët ruse… etj., nga ato që hapeshin në prag të zbulimit të ndonjë komploti. Ndoshta kisha dëgjuar për një arrestim kohët e fundit, pikërisht në shtëpinë botuese.

Vështrimet tona kishin mbetur të mbërthyera te njeri-tjetri. Ja ç’na paskësh qenë shkaku i kujdesit të tij. Tani s’do të habitesha po të më thoshte: ku shkove e gjete këtë temë, pikërisht tani? Ose më keq: ku më gjete mua?

Në vend të kësaj, vazhdoi të fliste kundër Pasternakut.

Shteti sovjetik ishte për t’i vënë zjarrin, por ama as Pasternaku s’durohej. “Kurrsesi jo!”, përsëriti për herë të tretë, pa m’i hequr sytë.

-Sigurisht,-iu përgjigja. S’besoj se në librin tim ka ndonjë shenjë të atillë.

-S’desha të thosha atë,-ma preu fjalën. -Kurrsesi s’mund ta bënte askush. Një mijë herë Jo!

I thashë se ndoshta në një përballje të tillë krijohej vetvetiu njëfarë ndjeshmërie ose keqardhjeje për njeriun e vetmuar.

-Pikërisht,- gati sa s’thirri. -Ti gjendesh vetëm. Të shan një e gjashta e globit, siç e ke përshkruar. Madje më shumë, ndoshta gjysma, dhe ti hesht. Pikërisht… Ti hesht… Dhe kjo ngjan si një gjë e zezë, pa kurrfarë shprese. Dhe ti ndien sytë e turmës që s’të ndahen: një pjesë me urrejtje, të tjerët me përçmim, tek-tuk me dhimbsuri… Ndërkaq, askujt nuk mund t’i shkonte mendja se midis zisë, ti, domethënë Pasternaku… domethënë çdokush që mund t’i binte një fat i tillë… mund të provonte diçka tepër të rrallë, ku e zeza dhe e ndritshmja përziheshin si askund: dehjen e rrëzimit.

Ti shfryje me vete: shaj, popull i egër, pa tru, dhe aty për aty, për habinë tënde, si të kapje vetimin e një misteri që s’i lejohej kurrkujt, ti kapje nderimin e sëmurë ndaj tij.

E kishe parë brohoritës, të qeshur vdekshëm nëpër mitingje festive, dhe befas ai të shfaqej ndryshe, hijekeq e kërcënues dhe ti shfryje prapë: shaj, shkumëzo, një ditë do të më falënderosh, ndoshta, që ta dhashë këtë mundësi.

v.l/ Dita

November 21, 2018 22:11
Komento

10 Komente

  1. Aleksander Thana November 21, 23:09

    Meqe jemi pas viteve ’90 e kendej, a mund te shkruhet nje tjeter triptik me simboliken e kokave greke, qivureve dhe varreve, qe jau dhame me shume bujari ne token tone!? Ose simboliken e nje triptiku me teme te perafert : toka, deti dhe kryqet greke. Ose, Kisha, Fan Noli dhe Janulla!? Ose… (Triptiku eshte nje nder kryeveprat. Fjalet jane p….e me rigon, qe eshte thene se kur e ha te sheron, por duket tani qe shume gjera retushohen, efekti eshte I kundert.)

    Reply to this comment
  2. Faleminderit November 21, 23:26

    Shoku Enver dhe Partia ne vitin 1975 zbuluan veprimtarinë armiqësore të armikut Ismail Kadare. Ja sa bukur e demaskon shoku Enver agjentin e borgjezise në ditarin personal ne tetor 1975, në mënyrë marksiste-leniniste:

    “Është e qartë se Kadareja është kundërrevolucionar, është kundër diktaturës së proletariatit, kundër dhunës dhe shtypjes së armiqve të klasës, ai është kundër socializmit në përgjithësi dhe në vëndin tonë në veçanti.”

    Më pas Partia zbuloi edhe pjesëmarrjen e agjentit Kadare në kompllotin e poliagjentit Mehmet Shehu, i cili e kishte rekrutuar per te goditur vijen e partise ne letersi. Por veprimtaria sabotatore e tij nuk i shpëtoi vigjilencës revolucionare të shokut Enver.

    Reply to this comment
  3. demo November 21, 23:39

    Paskemi qene me te lire se keta.Keta kane vuajtur vertet ne Diktature.Kane qene si 300 skllave te Haremit te Sulltanit.Dridheshin nga redaktoret,dmth nga kamzhiku i kujdestareve,nga syte e eger te Valide sulltanes dhe prisnin kujt do tja vinte gishtin sulltani,ose kujt do t`i telefononte diktatori.Kush do te dilte jasht shtetit,dmth,kush do te flinte me sulltanin dhe kush do te masakrohej ne bodrumet e top kapise,dmth,kush do te denohej si armik i popullit dhe partise,si liberal borgjez,revizionist,tradhtar i vijes se partise.
    Ky i shkreti ka fjetur gjithe jeten me endrra te liga dhe ato enderra i ka hedhur ne vepra.I futi ethet e perndjekjes edhe Bashkim Shehut dhe ja ndolli:.E hengri sagllam.Gjeja me e sinqerte qe i thoshte shokeve ishte:-Mos rrini me mua se do ta pesoni!Kishte pasur te drejte.Jo vetem ka qene i perndjekur,por ka qene i terrorizuar nga regjimi.

    Reply to this comment
    • Besiana November 22, 18:06

      Demo,
      sa here kam dashur te them, por ti nuk pranoje vrejtje (ne karten e rregjistrimit te Partise) per Malon: eshte shpirt zi, perderisa merr neper goje Redaktorin e Triptikut te tri novelave ne fjale. Ishte dhe mbeti burre i mencur, se edhe mbiemrin ka te bukur, mbiemer qe e bente dhe e ben xheloz Kadarene….
      Redaktor zyrtar ishte, por dinte ta perdorte fjalen dhe kete qafirin e qytetit te tij, e ka ndihmuar…
      Por ky, Isa, ishte i pacipe. Gatigati i thote redaktorit: Nuk ta marre vesh ku e ke merakun ti?! Une e kam mire me ate atje lart, ti e di…c’a meraku ke ti?!

      Por redaktori e dinte ate qe thua ti Demo: ata qe rrinin rreth tij, Ises, ishte se ata e hanin, kurse ai vete…na del disident tani…kur tere ata kane nderruar jete dhe ky birbua eshte gjalle si per te genjyer kunder tyre…!

      Reply to this comment
  4. pjetri November 22, 03:01

    Eshte mire teshkruhen edhe kujtime per te shkuaren.
    Por ne kushtet e krizes morale, ekonomike, ingtelektuale dhe te identitetit qe kalon sot vendi yne do te kishte nevoje me te madhe per mendimet e intelektualeve shqiptare se si do te kapercehet kjo krize e te vihet Atdheu yne ne rrugen e perparimit e mbrothesise.

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit November 22, 10:32

    Kam lexuar ne nje gazete biseden mes Stalinit, Ezeshtejnit, Molotovit dhe aktorit kryesor per filmin “Ivani i tmerrshem”. Megjithese Stalini ishte diktator dhe dihet censura, me habiti kultura e Stalinit ne bisede, duke llogaritur se kishte perballe Ezeshtejnin e madh. Kadareja flet per kater fjale ne telwfon kur ka pasur rastin te dialogoje me Enverin ne shtepine e tij dhe tjeter pershtypje kishte atehere. Enveri ishte diktator dhe quaje si te duash, por jo ti thuash injorant. Ishte frankofon e mbeti frankofon gjersa vdiq, shikoni maredheniet e privilegjuara me Francen. Nje tjeter rast ka qene maredhenia Stalin – Mikhail Bulgakov, autori i “Mjeshtri dhe Margarita”, ku pas letres qe Bulgakov i ankohej se nuk i jepnin pune ne teater Stalini dora vete urdheron ti jepet vendi ne Balshoi teater Bulgakovit. Dua te them qe vertete eshte sic thote Kadare, qe ne cdo veper autori mund te goditej, se gjuha nuk ka kocke, por jo ta besh kalvar duke shtuar uje e shtuar miell se pastaj kthehet ne bumerang. Nje prej kryeveprave boterore, “100 vjet ne vetmi” Markez e dergoi nga Meksika ne Argjentine gjysem doreshkrimi se nuk kishte para te paguante posten, ketu IK ankohet se shteti botonte falas dhe i dridheshin duart redaktorit, botuesit, autorit, lexuesit, diktatorit, a thua se shtepia botuese “Naimi” ishte fabrika e dinamitit, prone e familjes Nobel. Kur shkon njeriu 80 vjec i le ne fund te sirtarit gjerat e vogla. Pashe ne fcb miq dhe femijte e tyre ne selfie me shkrimtarin e madh e rradha plot me liber ne dore per nje autograf. Erdh kjo kohe panairesh me plot foto delirantesh dhe pak libra per te lexuar.

    Reply to this comment
  6. katarakti November 22, 11:39

    Boll se na merzitet me kete Kadarene. Na e shpifi duke marre poza disidenti. Kur ne ate kohe ishte lajkatuesi me i madh i Enverit!

    Reply to this comment
  7. Sazani November 22, 16:05

    Një plak 80 apo 90 vjeçar , nga malsitë e jugut apo veriut të Shqipërisë , ruan një kthjelltësi mendore për t’u patur zili.
    Kjo s’ndodh me gjirokastritin i cili që 50 vjeç letohet nga trutë sepse kanë një trashëgimi të poshtër- s’e kanë për gjë të marrën grua kushërirën e parë . Veterinerët nuk lejojnë edhe për kafshët çiftime të tilla .
    Kujtoni Enverin si u katandis . Ose ky Ismaili që i nxjerr bojën vetes……!
    Me keqardhje I them këto se janë njerëzit tanë !

    Reply to this comment
  8. mirel November 22, 18:02

    Problemi i Kadarese eshte qe nuk u mgrit kurre ne madheshtine e te thjeshtit. Jo vetem ne konteksin e tematikes, por dhe menyres se te shkruarit. Marques psh eshte mjeshter i stilit te thjeshte dhe pa perpilime kaq te nderlikuara mendore, qe Kadareja perpiqet tja paraqese dualitetit te personalitetit te tij me nota filozofike.
    Puna eshte se asnje gjeniu te vertete nuk i dridhen duart nga vepra e vet. Zakonisht ata jane kokeforte dhe jo qaramane qe terhiqen nga realizimet e tyre me te arrira. Kadarene e pas socializmit e kam te veshtire ta lexoj. Nuk ben gje tjeter vec persiatet me veten rreth madheshtise se tij dhe perbuzjes qe ka per vetveten. Kadareja justifikohet se nuk ka qene mjaftueshem origjinal ne vepren e tij te komunizmit per te qene nje gjeni i madh per boten, dhe tere kohen qe jetoi ne France e vuri tere gjenine e tij ne sherbim te sharjes se vetvetes qe permbledh Kadarene e pare te socializmit. Te vazhdosh te lexosh me tej se si vazhdon persiatja e Kadarese me perbuzjen te behet leximi si gjeja me e zymte dhe me e merzitshme ne bote

    Reply to this comment
  9. te flasim si njerez November 22, 18:53

    Ca here Kadare na shkroi per Mao Ce dunin, tani per Stalinin, per Hitlerin nuk ka shkruar gje me sa di une. pas vdekjes do shkruaj per Sali Berishen qe kritiket mos ti shikoje e degjoje. Na plaset me kete turkun tuaj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*