Kadare: E pafalshme vonesa e përgjigjes për krimet komuniste!

May 18, 2016 10:15

Kadare: E pafalshme vonesa e përgjigjes për krimet komuniste!

“Dënimi i krimeve të Komunizmit” lidhet më fatin e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane!”

Shkrimtari Ismail Kadare, për herë të parë i drejtohet një prej institucioneve jo qeveritare që përfaqëson zërin e ish-të burgosurve e të përndjekurve politikë, në një letër ekskluzive në rastin e 25-vjetorit të themelimit, duke u bashkuar me shqetësimin për krimet e pazbardhura të komunizmit dhe zvarritjen e rehabilitimit të ish-të dënuarve që lidhen me to.

Përshëndetja e Kadaresë i drejtohet Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë dhe Presidentit të Unionit, Besim Ndregjoni:

Ja letra e plotë e Ismail Kadaresë: “Të nderuar miq të Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Zoti President i Unionit, Besim Ndregjoni!

Me një tronditje të thellë lexova letrën tuaj. Ku ju parashtroni shqetësimin tuaj të drejtë për mosdënimin e mjaftueshëm të krimeve të komunizmit në Shqipëri, për zvarritjen e rehabilitimit të të dënuarve dhe të gjithë personave që lidhen me to. Fakti se, nuk është hera e parë që ju ngrini probleme të tilla, shton edhe më shumë dramacitetin e tyre dhe e bën edhe më të pafalshme vonesën e përgjigjes. Ju përmendni shifra ngjethëse për terrorin e regjimit komunist, për të dënuarit më burgje e tortura, për të internuarit, të pushkatuarit me gjyq e pa gjyq, për gra e klerikë të gjithë besimeve, që nuk u gjendën ende varret, për kampe të shfarosjes e gjithfarë tmerreve që mendja njerëzore e ka të vështirë t’i përfytyrojë. Ndërsa hezitimi për zbulimin e këtyre krimeve bëhet përherë e më i dukshëm, zelli për rikthimin e pamjeve të tiranisë së përmbysur, e të personazheve të saj të egër, në një ngjyrim të zbutur e gati-gati normal, sa vete e bie në sy më fort. Kjo shoqërohet me kujtime të ditëve nostalgjike, me shprehje tinëzare në trajtë maksimash: “Kështu ka qenë ajo kohë”. Ka pasur edhe gjëra të mira” etj. etj. Koha normale e një populli përfshin faza të ndryshme, herë më të mbara e herë më të vështira. Por një periudhë terrori si ajo që u përmend më lart, është e padurueshme. Një kohë e tillë dhe një histori e tillë, nuk janë kohë dhe histori e ekzistencës së një populli, por ato të shuarjes së tij. Ndaj mohimi i tyre është i domosdoshëm, një orë e më parë. Unë ju kuptoj dhe ju mbështes plotësisht në aksionin tuaj, i cili nuk ju përket vetëm juve, por drejtpërdrejt lidhet me fatin e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Me nderime, Ismail Kadare”

May 18, 2016 10:15
Komento

7 Komente

  1. Nje anetar May 18, 10:21

    Por një periudhë terrori si ajo që u përmend më lart, është e padurueshme. Një kohë e tillë dhe një histori e tillë, nuk janë kohë dhe histori e ekzistencës së një populli, por ato të shuarjes së tij. Ndaj mohimi i tyre është i domosdoshëm, një orë e më parë. Unë ju kuptoj dhe ju mbështes plotësisht në aksionin tuaj, i cili nuk ju përket vetëm juve, por drejtpërdrejt lidhet me fatin e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

    Me nderime, Ismail Kadare
    Nen Kryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise

    Reply to this comment
  2. intelektuali May 18, 10:37

    SHQYPNIA ENVERISTE ESHTE I VETMI VEND ISH KOMUNIST NGA EVROPA LINDORE QE NUK KA DENUAR ZYRTARISHT KRIMET E KOMUNIZMIT

    Te gjitha vendet ish satelite te Bashkimit Sovjetik i kane kerkuar falje popujve te tyre per krimet kunder njerezimit qe kryen regjimet komuniste ne keto vende, vetem ne Shqypnine enveriste te Mafies se Kuqe me pushtet, pinjollet e Partise se Punes dhe te Sigurimit te Shtetit jo vetem qe nuk kane ndermend te kerkojne falje per krimet e baballareve te tyre, por perkundrazi i dekorojne kriminelet qe kane mbetur gjalle si Nexhmije Hoxha, Vito Kapo, Arianit Cela e me radhe me medalje trimerie dhe u japin pensione shtese si veterane dhe ministra e deputete te qeverise shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore si ne ASNJE vend tjeter demokratik te Evropes dhe si nje REZIL i Shqypnise qe kerkon te antarsohet ne BE. Si mund te shkoje vendi yne ne BE me figura kriminele gjakatare Spartak Braho, prokuror i Enverit, Gramoz Ruci Minister i Enverit me nje ushtri spiunesh dhe hetuesisht-avokate te Partise se Punes qe kane kapur shtetin tone si kulcedra te verteta dhe po e drejtojne Vatanin si nje Mafie e Kuqe kokaine me pushtet?

    Mbase Mol Kadareja mund t’i jape pergjigje kesaj pyetje qe bejne sot familjet e intelektualeve properendimore shqyptare qe Enveri i vrau dhe i masakroi me nje pabesi te papare dhe qe sot akoma pas afro 70 vjetesh nuk kane gjetur pergjigje per masakrimin e tyre te padtrejte nga politika jone kombetare.

    Reply to this comment
  3. naku May 18, 11:05

    Ismail Kadare po i bene iso Bujar Nishanit meqene se ky e dekoroje. U bene 26 vjet qe vuajme nga dhuna.denigrimi,krimi,mashtrimi,grabitja e berishianeve e spo gjejme derman keta na tregojne perrallen e komunizmit. Ne vuajm sot dhe duam zgjidhje.

    Reply to this comment
  4. sallakja May 18, 12:32

    Eshte interesante fakti,
    qe te gjithe ish komunistet “kerkojne” te denohet komunizmi apo te “hapen” dosjet.
    E dine fare mire qe nuk do te kete asnje denim, per arsyet qe shpjegon intelektuali ketu siper.
    Ky, Kadare ( komunisti i pa gjume ) e ngriti ne piedestal
    komunizmin me serial killeret e saje, tani kerkon ta denoje ?
    Kur fitohen para ne rruge jo ligjore, keto para quhen te
    pista. Ekzistojne rruge per ti pastruar ato,natyrishte rruge jo ligjore.
    Ndergjegjia, jo. Po e nxive ? Nuk ka zot qe ta zbardh.

    Reply to this comment
  5. thenie ne gjirokaster May 18, 14:32

    12 libohovitie nuk ngrinin dot nje thes me kashte,
    erdhi dhe nje gjirokastrit:,,, hajdni zbrazeni e ta ngrejme bashke…..
    merru me te sotmen, se aty i ke edhe ata qe nuk kane dhene llogari.per bemat e atehershme dhe me keq te sotmet…..ku populli vuan dhe ti ben sehir e mbyll site…
    e punon per ambasadoren

    Reply to this comment
  6. vjola May 18, 15:52

    Kadare mund te jesh ivetmi shkrumtar qe mohon shkimet e tua.Mbase pas disa vite mohon edhe keto qe shkruan tani

    Reply to this comment
  7. mesapliku May 21, 03:17

    Ketij burrit ketu me lart jepini nje dekorate apo lavderojeni dhe do te shihni se do te thote gjithcka ju pelqen juve apo kohes kur ai lavderohet. Nuk ka fare gajle per te verteten dhe as per te drejten. Eshte nje njeri pa karakter dhe pa integritet moral. Si shume te tjere si ai.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*