Kadare,  i oborrit apo i lirisë?

August 10, 2017 13:33

Kadare,  i oborrit apo i lirisë?

Nga Bedri Islami 

Dilema se kujt i ka shërbyer Ismail Kadare, oborrit të pushtetit të shkuar apo ka qenë një dishepull i lirisë, zgjohet herë pas here. Ditët e fundit ajo u rishfaq pas publikimit të një letre aë shkrimtari i njohur i kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin e prapshtë 1980. Është e vetmja letër e autorit dërguar liderët politik të kohës dhe, edhe nëse do të kishte qenë ndryshe, pra, nëse do të kishim pasur më shumë se një letër dërguar atij, kjo nuk e ndryshon thelbin e problemit. Ai nuk qëndron tek sasia e letrave, as tek përmbajtja e ndonjërës prej tyre, është shumë më e gjerë se kaq dhe përmbledh një korpus të madh veprash, përmes të cilave është krijuar perandoria kaderiane. Të gardhosh një arë, një parcelë, një copë tokë është gjë e lehtë, mundësisht e arritshme, por të gardhodh një perandori, aq më tepër një perandori të letrave, është krejt e pamundur. Nuk mund ta bëjë as kush këtë, e nuk mund ta hedhë poshtë as edhe njëqind letra, e jo më vetëm një. Deri në fundin e vitit 1990 nuk ka ekzistuar një dilemë e tillë. Deri aso kohe dihej se Kadare i perkiste elitës së lirisë,megjithëse këmbët dukej se i kishte në oborrin e pushtetit, ku, në vitet e fundit do të bënin çmos edhe ta mbanin. Deri atëherë, edhe të burgosurit politikë, në të gjitha kampet e burgjet e dinin më mirë se “të lirët”,  se Kadare u përkiste atyre më shumë se sa anës tjetër. Ishte diçka që dihej nga të gjithë dhe duhet thënë, të paktë ishin ata që pas çdo vepre të re të Kadaresë nuk prisnin një arrestim dhe burgosje të tij. Militantët e kohës thonin se e kishte tepruar dhe se me këtë vepër ta zëmë, Pallati i Nënpunësit të Ëndrrave ose Piramida, ai e kishte mbushur kupën; të tjerë  pas çdo libri shihnin rebelimin e shkrimtarit dhe kishin një fillim shprese se koha mund të ndryshonte,  por asnjëherë, në asnjë rast nuk vihej në dyshim se arti i madh i Kadaresë i përkiste të lirëve,  qoftë edhe në një të ardhme të largët. Në fakt ai ishte njëra nga shpresat që mbante shpresën, ndërkohë që pushteti mprihte thikat.

Letra e Kadaresë dërguar Enver Hoxhës është njëra nga dëshmitë,  jo e dobësimit të autorit dhe kompromisit të tij me regjimin, më shumë është dëshmi se pushteti, duke e ditur kërcënimin, mbyllte të gjitha rrugët e taposte shtigjet që edhe një autor i njohur tepër i njohur, ndoshta më i njohuri i kohës së tij, të rrinte brenda gardhit. Nëse Kadare i dërgon letër Enver Hoxhës duke pasur si synim lejimin e daljes së tij jashtë Shqipërisë, qoftë edhe për një krijim artistik  pyetja e parë që të bie ndër mend është se kush ia kishte ndaluar; cila strukturë, cili shtet, cili funksionar? Në cilën kohë, në cilin vit, pas cilave ngjarje, disa nga të cilat ishin makabër? Askush nuk mund ta bënte këtë pa vënë në dijeni më parë Enver Hoxhën, as nuk guxonte ta mendonte ta bënte këtë  nëse ai nuk do e kishte thënë vendimin e tij. Kadare i shkruan pikërisht atij që ia kishte ndaluar atë ëndërr që ishte e të gjithëve dhe që duke ia ndaluar atij ia ndalonte të gjithëve. Është një letër e zakonshme, të duket se atë nuk e ka shkruar mjeshtri i fjalës  por një qytetar  i cili edhe pse e di vlerën e tij, e di njëkohsisht edhe forcën e pushtetit ujrat e të cilit rrjedhin sipas dëshirës së atij që mban në duar të fshehtën e rubinetit jetësor. Askush nuk e di se kur do të jetë mbyllur e kur do të mund të hapet.

A ka pasur raste kur Kadare është shfaqur si një njeri i oborrit ose pranë tij? Sigurisht që ka pasur. Do të ishte naive të mendohej ndryshe. Kompromiset e cekta kanë qenë jetike aq më tepër kur vetë pushteti e kërkonte këtë si një garanci për vetë autorin. Të mendosh ndryshe, të kërkosh të gjesh një kryengritës në oborr do të thotë të mos e dish se cili ishte oborri. Kadare do bënte lëshimet e tij të përkohshme, asnjëherë themelore dhe kurrë tronditëse. Ata do të ishin si ato fuqitë boshe që lëshojnë marinarët në det kur sulmohen nga peshkaqenët dhe, edhe pse mendohet se koha tashmë ka ndryshuar ajo që ishte e vërtetë aso kohe është edhe tani e tillë.

Nëse ka patur njerëz që e dinin më mirë se gjithë të tjerët këtë të vërtetë ato ishin pikërisht të burgosurit politikë, kundërshtarët e regjimit, që më shumë se të tjerët e ndjenin Kadarenë pranë vetes, ishte si të  thuash, më shumë i tyre se sa i pushtetit. Një Kadare ndryshe nuk mund të perceptohet veçse me një lëshim të parëndësishëm dhe me një vepër të madhe që si është përceptuar atëherë, ishte një vepër “kundër”.

Shumë vetë, tani kur është rishfaqur ajo që mund të quhet “Desidenca e vonuar dhe bjerrakeqe” do të kishin dashur që Kadare të ishte një Havel, pra një i burgosur politik  vepra e të cilit të ishte e ndaluar dhe e drejta e botimit të ishte një ëndërr. Kujt do i duhej një Kadare i tillë?  Para tij shkrimtarë të shquar, shkencëtarë të fuqishëm kishin qenë të dënuar politikë dhe veç heshtjes , asgjë tjetër nuk mund të bëhej për to. Ishte ndaluar Fishta, vepra e tij, megjithëse tradicionalisht popullore, ishte mbyllur hermetikisht, dhe nëse kjo do të ndodhte rishtas humbja do të kishte qenë edhe më e madhe.

Në të vërtetë do të ishte më mirë një Havel – Kadare, se sa e kundërta. Në shtetin çek ishte më e lehtë të ishe Havel se sa Kadare.

A ka qenë Ismail Kadare përçues i idesë së lirisë? Pa asnjë dyshim, po. Ndoshta nga të paktët e herë herë edhe i vetmi. Ai do të krijonte universin e tij të pashoq, të stërmadh, por kurrë të lodhshëm. Ai, shpesh herë, do e merrte për dore idenë tonë dhe e do e formëzonte si mund ta bënte vetëm ai. Tronditja që tejshkonin veprat e tij ishin të një madhësie të pashoqe, padurimi për librin e ardhshëm ishte mizor dhe përpmija ishte e zakonshme.

Një shtet i tërë pjesë e një perandorie në rënie, po binte më parë në veprën e Kadaresë se sa në realitet. Diagnoza ishte e saktë, rrugët ishin tej vetes ajo që do të vinte do të dukej e pabesueshme, por në fakt ishte ëndërr dhe përjetohej si e tillë. Këtë ndjesi mund të ta sillte vetëm liria, e cila  duke qenë e shkruar aty, e zezë mbi të bardhën, të dukej e pabesueshme se si ishte lejuar të shfaqej, bile kaq haptas dhe se si shteti nuk kishte vënë ende kujën. Nuk ishte vetëm mjeshtëria, sjellja e gjuhës shqipe si nuk kishte qenë më parë, ishte shumë më tepër se kaq: ishin nënujrat që rridhnin përmes tyre, dhe, edhe pse dukeshin rrëkeza të pakta ishin jetëdhënëse, si gjithçka që ka të bëjë me lirinë.

Ka 27 vite që një tabor shumë nga të cilët ishin pjesë e oborrit ku duan të kenë edhe Kadarenë, që gjithësesi, herë bashkarisht e herë veçmas përpiqen të sjellin pikërisht këtë nocion  dhe këtë përjetim: ai ishte njeriu i oborrit dhe për këtë duhet mënjanuar. Është një përballje e hershme që nuk ka të bëjë me qëndrimin politik të shkrimtarëve në një periudhë të caktuar. Më shumë se gjithçka tjetër është pjesë e vrerit  dhe e ankthit, e një fakti mizor , pasi edhe duke qenë pjesë e pushtetit përsëri nuk u bënë  dot njerëz që kishin në veten e tyre farëzën e së  ardhmes.

Nuk është faji i Kadaresë që ndërsa të tjerët nuk e kishin dot këtë farëz, ai vetë mjeshtërisht, herë pas here edhe me lëshimet e domosdoshme po sillte një pyll të pamatë, ku Shqipëria e të gjitha kohrave lëvizte sipas ligjeve të poetit e jo sipas ligjeve të shtetit. Ai krijoi brenda një shteti vetanak botën e tij që nuk ishte vetëm e tija, ishte edhe e jona e gjithsecilit që priste fjalën e tij, dhe kur ajo vonohej merakosej se çfarë mund të kishte ndodhur.

Një gjeni mund të krijojë një botë edhe përmes një libri të vetëm, si ndodhi me Migjenin. Mund ta krijojë atë edhe përmes një korpusi të pashoq, si ndodh me Kadarenë. Ai vetë që në fillim u shfaq si një shkrimtar i madh evropian pa u shkëputur nga kultura e tij për të nxjerrë pa vuajtur nga paragjykimet, prej gjithë veprave të tjera një korpus që përshkohet nga kujtimi i atyre veprave, që kanë qenë secila në epokën e vet historia e planetit ose e një vendi dhe që janë floriri i kujtesës njerëzore.

Shkrimtari i përmasave të mëdha, si Kadare në kohën më të zymtë e luftoi të keqen me forcat që ndodheshin vrenda tij, që janë më thellë se sa opinionet politike, të pa gardhueshme brenda një oborri edhe nëse ky oborr duket i pathyeshëm.

Në fakt letra e “zbuluar” nuk ka të bëjë thjeshtë me Kadarenë: ai është maja dhe duke e sulmuar atë në një akt që faktikisht ishte demaskues për regjimin sepse vetë letra e tij është thellësisht demaskuese, pasi zbulon se si funksiononte shteti e kanë më shumë me letërsinë që është zhvilluar jashtë tyre dhe ku ata nuk e kanë emërin e tyre. Nuk e kanë as sot pasi nuk mund të bësh emër përmes emërit të të tjerëve. Vetëm një herë ka ndodhur kjo: me përndjekësin e Mozartit, por edhe ai ka mbetur në histori si përndjekës mizor.

Kadare ka edhe shumë vite para vetes. Jam i bindur se nuk trandet nga kjo “hungërimë”. Kur mendoj për baltën që desh hodhën mbi Dritëroin, të njëjtët më shumë të paemër se sa njerëzorë, them se Kadare është fatmadh, pasi koha e tij është e pakohë.

Pra, do të jetë e gjithmonshme.

Edhe kur ata si është e zakonshme, nuk do të jenë askund.

August 10, 2017 13:33
Komento

42 Komente

  1. Nero August 10, 13:41

    Ismail Kadareja iku nga Shqiperia kur Shqiperia kishte nevoje shume per te-mbeshtetje shpirterore nga ata qe ajo i adhuronte! ( asgje nuk do ti ndodhte atij-ai ishte nje nga te perkedhelurit e atij pushteti=pretendimet e tij jane plotesisht fallco- thjesht nje justifikim per te mbuluar mutin me shurre))

    Per te mos permendur te tjera, kjo i thote te gjitha!

    Reply to this comment
    • korçari August 10, 15:33

      Nuk munden dot liliputet apo zuzaret t’a ulin TE MADHIN KADARE .Vepra e tij eshte e pavdeksheme dhe e vleresuar ne te gjithe boten dhe kjo per çdo bashkekombas duket t’a bente krenar por jo ne te kunderten e shajne ,e nxijne,e ofendojne apo i dergojne dhe letra anonime prer te mos i dhene çmimin e madh ne letersi Nobel.Franca e ben anetar te akademise me prestigjoze ne bote ,po keshtu e nderon Spanja por ne “shqiptaret ” vetem kritikojme :A ka me shume ABSURDITET.Shahet dhe nxihet nje shqiptar qe i ben nder kombit ,qe krijon respekt ne gjithe boten dhe dekorohen kriminelet , balerinet,tradhetaret apo zuzaret ,sa poshte kemi rene.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 August 16, 14:56

        korçari
        “Nuk munden dot liliputet apo zuzaret t’a ulin TE MADHIN KADARE”,thënje e bukur,por më duket me drejtim të kundërt!!
        nuk munden liliputët ta bëjnë liliputin gjigant!!
        ti je një liliput që kujton se se njeriu me shpirtin liliput me emrin ismail,është gjigant!!
        nuk pati guximin të kërkonte asnjëherë falje për indoktrinimin që i bëri lexuesve të tij!!nuk pati guximin asnjëherë të kërkonte falje për të qënit pjesë e propagandës indoktrinuese të diktaturës hoxhiane!!nuk pati asnjëherë guximin të thoshte një fjalë kundër një qeverie,të paktën,në kohën e “27 viteve të demokracisë shqiptare”!nuk ka guximin të shprehë mendimin e tij qytetar(nuk e ka një të tillë)!

        Reply to this comment
    • shvejku August 11, 01:00

      Nje shkrim sa skandaloz aq edhe i sajuar me sofizma mashtruese!
      Kadarea para 90-tes ka qene shkrimtari i oborrit socialist,njeri i privilegjuar,qe dilte neper Europe sa here te donte,gjithmone me valuten e shtetit,ju botuan dhe perkthyen librat e tij nga shteti,ndersa vete Kadarea u be deputet,zv,kryetar i Frontit Demokratik,pra zevendesi i Nexhmije Hoxhes!
      Ne cdo kongres partie,Kadarea ishte ne tribune pas Enver Hoxhes!
      Veprast kryesore te Kadarese qe i dhane reklame neper bote ishin ato per PPSH-ne dhe Enver Hoxhen e jo ato qe shkruante ai per pashallaret apo guret e Gjirokastres!
      Ne se do pranonim si te verteta keto qe tenton te mbrohet Kadarea,atehere si spjegohet qe ky shkrimtar i madh pas 90-tes NUK KA SHKRUAR ASNJE LIBER TE NIVELIT TE PERAFERT me “Dimrin e MADH”?
      Te gjithe shkrimtaret me te medhenj boterore si Breht,Twen,Heminguej,etj,artistet famoze si Carli Caplin etj kane mbajtuar anen e popujve dhe jo te regjimeve te djathta qe gjithmone kane shtypur popujt!
      Kadareja pas 90-tes ka mbeshtetur,qofte edhe me heshtjen e tij krimert monstruoze te Sali Berishes dhe ka ndenjur ne Paris per te kaluar jeten se per shqiptaret as eshte kujtuar!
      Fakti qe ka 27 vjet qe vetem ankohet e shpif se paska qene i perndjekur nga SIGURIMI tregon se ai eshte nje njeri i mbaruar totalisht,se nuk ka se me cfare ta mbroje veten sot se nuk ka shkruar asnje liber me vlere!
      Kadarea i pas 90-tes ka tradhetuar plotesisht Kadarene e SOCIALIZMIT ne menyren me te keqe te mundeshme!

      Reply to this comment
  2. Nero August 10, 13:53

    Dhe do te shtoja:

    Eshte Kadareja kunder Kadarese! Eshte ai qe e demton veten me shume se kushdo nga kritiket e tij, kur mundohet te hiqet desident- kur ne asnje cast nuk ka qene i tille.

    Eshte ai vete me idiotizmat qe thote se do ta vrisnin dhe se sihte i persekutuar qe i jep oksigjen zjarrit dhe material pr t”u sulmuar nga kushdo qe e adhuron apo nuk e adhuron.

    Nqs do te rrinte i qete dhe te vazhdonte te shkruante, askush nuk do ta sulmonte figuren e tij.

    Por, eshte subkoshienca e tij, sic e thashe me lart, qe mundohet te laje mutin me shurre, dhe ketu ai behet i keqi i vetvetes.

    Jepi Qezarit ate qe i takon, me te mira e te keqija.

    Kadareja e ka hequr veten nga piedestali vete, pa ndihmen e te tjereve!

    Reply to this comment
  3. We People. August 10, 14:21

    I Nderuar Bedri !

    Eshte vete Ismaili i pas 90-tes qe ka perdhunuar Kadarene e madh te para 1990 duke u bere nga nje bashkohes i enverit ne nje kapterr te elezbiberit.
    .
    Publikisht te bej vetem nje pyetje Bedri :
    .
    Mund te me thuash qofte dhe nje fjale te vetme te Ismailit kunder ketyre krimeve satanike te Sali Perbindeshit.
    .
    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997.
    ….
    Per sqarim:
    E mbroj dhe me jeten time nqs duhet vepren e KADARESE MADH para 90….nga armiqte e kombit qofte dhe nga ky Ismali i Salise
    .

    .

    Reply to this comment
  4. Pallatet Agimi August 10, 14:29

    Sa e shemtuar e gjithe kejo farse mbi letren e Kadarese drejtuar Enver Hoxhes.
    Ende edhe sot servil te Kadarese dhe “luftetare” te lirise pas berihait, perpiqen krejt kotesisht te na mbushin mendjen se sa i madh ka qene e eshte Kadareja. E kush e ka kundershtuar kete? Pa me tregoni nje emer qe te kete mohuar vepren madhore te Kadarese, pervecese ndonje legeni?
    Po! Pa dyshim qe Kadareja ka qene e mbetet krenarija e letersise shqiptare ne bote. Por sa turp! Letra eshte thjesht nje leter ne te cilen Kadareja perpiqet te paqesoje situaten nga nje lajthitje e motres te vet, qe me sa duket do te kete qene ndonje llapaqene e pariparueshme dhe mbi te gjitha nje mendjemadhe e perkedhelur nga pozita e te vellait. Sepse, ndryshe nuk ka se si spjegohet nje lloj “disidence” sic ajo ka treguar, qe nuk eshte asgje tjeter vecse nje idjotesi.
    Kadareja, pa sulmuar askend, ne mbrojtje edhe te ideve e pikpamjeve te veta te asaj kohe, ne akord te plote me simpatine e padyshimte te Enverit ndaj tij, shkruan nje leter per te korigjuar idjotesite e motres te vet, duke i bere nul mendimet si dhe vet qenjen e saj. Thjesht pra nje leter, te cilen ai kishte mundesi ta bente. Thjesht nje leter… sic do bente cilido vella per motren e vet, sidomos te lehte, idjote. E lexuam, u njohem me kete “kuriozitet”. E tani ju lutem na shpetoni nga servilet e Don Kishotet e kohes te sotme. Boll me, se na u hap barku.

    Reply to this comment
  5. Sidoqofte August 10, 14:52

    Mund te dalesh ne mbrojtje te vepres letrare te Ismajl Kadares, edhe kjo e diskutueshme. Si njeri nuk ka vend, nuk mund t’i behesh apologjet, qofte Bedrija, Salija, Edvija, Shtangija, Luleja.

    Reply to this comment
  6. kthimi i prones "ish pronareve", eshte krim kunder njerezimit . August 10, 15:07

    tani qe po i vjen ngordhja, te mare nje mesazh real : eshshte thjesht “MESKIN” s’mund te kete dashuri, ky shpirt vogel per njeriun e thjeshte, siç e ka dashe gorki, joan baez…..heminguei etj .

    Reply to this comment
  7. Claus August 10, 15:41

    Nuk e di se cilet kane qene ata qe kane qene me te vertete komuniste ne Shqiperi?
    Mor po nuk po gjej nje te vetem qe te kete thene: Po kam qene komunist dhe i kam sherbyer atij sistemi per vete idealet dhe per besimin qe kam patur, per ndertimin e nje jete te re!
    Nuk gjej njeri!
    Po mire more Islam, kujt po ja lini kusuret e sistemit te atehershem? Njerezve te thjeshte? Pensionisteve qe ne ate kohe merrnin 4 dollare ne muaj? Apo njerezve me ideal ne ate kohe qe jo vetem qe nuk moren nga ai pushtet, por vetem i dhane atij?
    Sot po na dalin aq „disidente“, aq „te persekutuar“ sa me te drejte mund te thuhet, po mire vetem Enver Hoxha e ka mbajtur ate pushtet per 45 vjet?
    Po kush mund te jete ai naiv qe e beson kete?
    Sot te dalin ish-punonjesit e ambasadave, sot te dalin ish-shkrimtaret, sot e dalin ish-zyrtare te larte te asaj kohe, ish-qeveritare qe ne maje te gjuhes kane: Une, une kam qene kundershtar i thekur i regjimit se kam thene njehere kete dhe ate.
    Vetem ish-fshesare nuk kane dale deri me sot dhe te kene thene, qe edhe ne kemi qene kunder regjimit, ne kemi qene kundershtare te regjimit dhe me punen tone jemi munduar te japim „mesazhin e lirise“, „mesazhin e demokracise“ duke fshire keq dhe me keq rruget e Tiranes per ta treguar kryeqytetin komunist sa me te ndyre!
    Po kush mund ta haje sapunin per djathe o Bedri nga Esslingeni qe te ka mbetur sahati tek 12-ta?
    Po mire more autor i kesaj brockulle, ndaj kujt u drejtua Enver Hoxha me shprehjen:
    „Shkrimtaret dhe artistet jane ndihmesit e Partise ne edukimin komunist te masave“.
    Ndaj Cen furrxhiut, apo Hyse bicikletaxhiut? Natyrisht ju drejtua Ismailit, Driteroit, Kristaqit a ku ta di une. Keta ishin ndihmesit e Partise nuk ishte Hysa dhe Ceni.
    I pari hynte dhe dilte ne shtepine e Enverit dhe jo vetem kaq po ne ate kohe zoteronte dhe nje „Fiat“ qe ishte per ate kohe luks dhe shkuar luksit, po na shkruante dhe letra per te xhiruar filma ne Paris a ne Stokholm a thua se i kerkonte te shkonte ne Shijak a ne Peqin, po na hynte dhe ne arkivat sekrete te KQ per te marre materiale dhe dokumenta teresisht sekrete per kohen, kur Driteroi na ishte kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe anetar i KQ, se bashku me Kristaq Ramen qe ishte dhe deputet ne disa legjislatura.
    Ja pra kete kane qene. Po a nuk kane qene keta ne „oborr“? Natyrisht, ku tjeter.

    E di si po behet kjo pune?
    Po sjell ketu nje shembull, shembullin e arkitektit dhe ministritt e industrise se luftes ne kohen e Führerit dhe njeriut me te respektuar per te, Albert Speer.
    Gjate kohes se regjimit te Führerit, Albert Speer ishte projektuesi i ndertimeve te medha dhe plot simbolike per regjimin, bile ai projektoi dhe kryeqytetin e Botes me emrin Germania, po jo vetem, industria e luftes mori permasa te jashtezakonshme dhe bashke me to ai u be projektuesi i kampeve te shfarosjes ne mase. Nje vargmal i tere krimesh binte mbi kurrizin e atij intelektuali qe vetem per nje fije floku i shpetoi trekembeshit.
    Po a e di se cfare tha ne gjyqin e Nürnbergut?
    „Une kisha planifikuar te vrisja Hitlerin mea ne te gazeve helmuese qe do te depertonin me ane te tubave te ajrimit“!
    E tha kete duke krijuar ilaritet ne salle, por dhe terbim dhe inat tek tere ajo aradhe e udheheqjes se larte naziste qe shkuan ne trekembesha.
    Me ate qeshjen ironike Göring dukej sikur i tha: „Po mire, ne po na i le tere ato kusure qe ke bere dhe tere ato qe thuhen ketu kundra nesh?
    Ja hodhi litarit me ate fakt qe nuk u provua asnjehere. Dhe jo vetem kaq, po fundin e jetes e kaloi ne Britani tek ish-armiku i asaj kohe, si Kadareja ne France.
    Mund te nxirrnin dhe ata ndonje dokument a urdher te thyer nga ndonje sirtar, po ja qe nuk e bene.
    E pra keshtu dhe kjo puna e Kadarese. Te jesh „ndihmes i Partise“, te hysh dhe te dalesh ne bllok, te te mbaje Nexhmija Hoxha zevendes te saj ne frontin demokratik, por ne fund, ne nje dite Tetori te viti 1989 te lesh hijen dhe te largohesh me avion per ne Paris dhe te kerkosh azil politik, eshte me te vertete per te qeshur.
    E kush mund ta arrestonte ate ne ate kohe kur sistemi mezi po mbahej ne kembe?
    Eshte problem karakteri asgje tjeter. Ate ky as nuk e ka patur dhe as nuk e ka.
    Sa per Bedriun, Kadareja si fiksim psikologjik nga mednja e tij zor se shkulet. Me Kadarene dhe ditirambet Bedri Islami mbushte dikur gazeten „Zeri i Kosoves“ per te ushqyer me te paverteta turmat amorfe te kosovareve qe e kalonin diten neper stacione trenash.

    Reply to this comment
    • Nero August 10, 17:27

      100% me ty Claus ne cfare shkruan. me mire nuk thuhet!

      se pikerisht me keto brockulla, duke shtremberuar faktet dhe te verteten i hedhin hi syve brezit aktual dhe atyre që do vinë.
      bedriu ben nje justifikim për ate letër si të luaje “avokatin e djallit” , leter qe ngjan me letren e nje servili jargavitës qe eshte gati të shese kedo( edhe motren) qe te dale nje cike jasht shtetit kur njerëzit e thjeshte në shqiperi nuk kishin as luksin me te vogel. (Por a gejn ndonjë personazh të njeriut te thjeshte ne veprat e I.K. Edhe nje here qe shkruajti( Damsmen) e qosi e i doli nje veper shume e dobet letrare, qe rezultoi ne perndjekjen e Bilal Xhaferrit. Po ju prish gjiza Ismailit?

      Reply to this comment
  8. orzoway August 10, 15:45

    lexoje atikullin, mire vepren qe se keni prek me dore, mos flisni me zhargonin e rruges, ne cilen veper e bente kete; Ai u bente “leshime” atyre duke i siguruar se ishte i tyre; Nuk kish ndryshuar gje ne ligjin e gjithesise / ne ligjin e mbivleres ndryshim s’kish / piramidat ishin bere po prej sklleverish / dhe une prpae isha komunist.. ndersa ironine me idene komuniste te status-quo-se qysh nga WW2 e ka therese; Bota kishte mbetur po ajo / po ata ishin te pushkatuarit e Komunes / dhe kufijte shteterore po ato..

    Reply to this comment
  9. Koba August 10, 15:46

    Ti Sidoqofte fut nje qofte ne goje dhe mbllacitu.Brezi yne e priste me padurim cdo shkrim te Kadarese.Z.islami e ka thene shume bukur e permbledhtaz Opinionin e shendoshe mbare popullor per Ismail Kadarene.Se po del ndonje trazavac apo delenxhi te pergojoje Vepren dhe veprimtarine e Ismail Kadarese ,nuk na prish pune .Gjithmone Pema Plot me Fruta gjuhet me Gure. nga banditet e pagdhendur..Doni apo nuk doni Ju o Zagare gjysem Injorante Ismail Kadare eshte Aset Kombetar .

    Reply to this comment
  10. We People.-2 August 10, 16:13

    koment nr-2
    .
    i nderuar Bedri te respektoj ty dhe Kadarene..por me kete artikull e ke dhjere fare (mos me fal per shprehjen)
    .
    LEXO KOMENTET E LEXUESVE ME SIPER QE TREGOJNE SE SA POSHTE KE RENE…
    .
    po kjo letra ME SPEC & HELM me poshte pse nuk “diskutohet”

    REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT (sekuenca)
    .
    Ismail KADARE
    Zeri i Popullit, 13 janar 1974
    .
    Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent. Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës
    .

    . (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).
    .
    Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës.
    ‘Njeriu pa cilësi’,
    është titulli i romanit voluminoz të Myzilit
    , një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
    .
    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë?
    .
    Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë
    Gjergj Fishta.
    Fanatik i tërbuar,
    idealizues i çdo gjëje patriarkale,
    apologjet i fesë,
    i institucioneve mesjetare
    , hymnizues i primitivizmit,
    armik i egër i çdo përparimi –
    ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    .
    Të njëjtin shembull na e jep figura e
    letrarit fashist Ernest Koliqi.
    Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë
    Fadil Paçrami
    i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia.
    .
    Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
    .
    konkluzion
    nuk mund te mbijetojne kadareja dhe agolli nqs ne akoma vazhdojme te hame kockat e enverit te tyre.
    ..ne nje kohe qe sot nuk ka shtet dhe komb shqiptar qe jane kthyer ne fantazme ne plantacjon droge dhe nevojtore ambasdoresh

    Reply to this comment
    • andromeda August 10, 22:17

      Kadare do të kishte mbetur një shkrimtar i nderuar i letërsisë shqipe sikur të kishte pranuar me sy kritik gjithshka ka bërë dhe ka thënë në kohën e diktaturës dhe jo të sajojë gjithfarësoj historish për të treguar disidencën e tij në atë kohë.

      Reply to this comment
  11. gjermani i fundit August 10, 16:17

    thone qe Enver Hoxhes i shkruante kushdo, e po ashtu thone se ai e niste diten duke lexuar letrat nga populli. Me intrigon kjo procedure rutine, e nje diktatori qe lexon se çfare i shkruan populli i thjeshte. Ose ka qene nje takem diktator qe nuk ia gjej dot te ngjashmin. Me kujtohet se kur plaku im shikonte ndonje padrejtesi e nuk gjente zgjidhje shprehej pa frike se do tidergonte leter Enver Hoxhes. Ne fakt nuk i dergoi asnjehere, por ishte i bindur se po ti shkruante Enveri do ta lexonte dora vete Mesa kam lexuar neper gazeta, nga “kujtimtaret” profesioniste dhe te tjere brigadiere arkivash, del qe “letra per shkoun Enver” kthehej automatikisht ne autoritet postal. Hamendjet alarmonin punetoren e postes qe e pranonte letren dhe i vinte vulen, e sakaq fjala shkonte ne veshin e Sigurimit lokal dhe Deges se Puneve te Brendshme. Paralel me Zisin qe çonte letren ne Tirane viheshin ne levizje vullnetare e fuksa qe donin te dinin ne menyre preçize arsyet se perse i shkruhej Enver Hoxhes e ndoshta do ngrihej nje dosje me akuza, gati per çdo variant te pergjigjes qe do kthente Enveri. Se, thone qe Enveri i pergjigjej me korrektese çdo letershkruesi. Jam kurioz se perse Kadare nuk shkroi nje roman te posaçem per kete pune, se do ishte teme interesante. Apo nuk do i leverdiste? Une them se nuk do i leverdiste, sepse po ta lexosh kete leter, çeshtja e motres eshte anesore. Primar eshte shqetesimi se nuk po dilte jashte. Ve bast qe kjo do jete letra e vetme ne te cilen dikush i kerkon Enver Hoxhes mos ta pengonin te shkonte jashte shtetit. Po te isha une do me vinin hekurat, do me thoshin; “u be bytha jote te shqetesoje Komandantin per çeshtje qejfi”! Por e kuptoj, Kadareja boten jashte e ka njohur me kohe, qe student, dhe ashtu siç bota ka nevoje per shkrimtarin e mire, edhe ai ka nevoje per boten pertej botes se njohur. Nga brendia e letres çdokush mund te mbjelle dhe korre te gjtiha akuzat dhe apologjite e mundshme. Mundet qe rasti i se motres te jete perdorur ndaj Kadarese per ta trembur, mundet qe edhe motren ta kene trembur duke i marre deklarate bashkepunimi. Ose mundet qe vete Enver Hoxha nuk ishte aq kaqol sa te privonte letersine e vyer shqiptare per qyfyre grash llafazane. Vete Kadareja ne intervisten e para ca diteve nuk e ndan shqeto shapin nga sheqeri, se po te thote se Enveri nuk merrej me thashetheme grash llafazane, por shikonte e vleresonte talentin, atehere do krijonte probleme. Do krijonte probleme Kadareja, ne rradhe te pare me vete Kadarene, qe per dy dekada e ca e ka stigmatizuar Enverin personalisht si pervers dhe sadist dhe gjakata e injorant e plot epitete te tjera.Ne fund fare, nuk do habitesha te dilte diku e dikur se edhe vete Kadareja ka qene fuks i francezeve, se edhe ngjan njeçike si fuks nga natyra. Ndofta edhe fuks i me shume se nje agjencie, se kur akuzohet Hemingway qe ka qene ne librin e rroges se KGB, te tjeret jane qime b..the. Kohet e fundit kam lexuar se Doktor Zhivago i Boris Pasternak filimisht u botua ne Holande nga nje shtepi botuese, nen financimin e Cia-s, sipas nje programi qe synonte dobesimin e sistemit sovjetik. Doktor Zhivago eshte nje roman i shkelqyer, ka fituar Nobel ne letersi, por publikimi i ketij romani ne Perendim u udhehoq nga te tjera synime dhe financuesi eshte sherbimi inteligjent amerikan. Nga kjo s’dua te nxjerr patjeter ndonje zbulim te madh, ne fund te fundit letersia mbetet ne kujtese per ate qe ajo eshte dhe jo per ate se kujt i sherbeu. Prandaj mjaft me korin e inatçinjve, se kujt i sherbeu letersia e Kadarese. Mjaft qe ajo eshte, dhe sa nder per ate qe e ka shkruar!

    Reply to this comment
    • Lili August 11, 00:32

      Pyetni kadarene se ne cfare baze ushtarake franceze ka zbarkuar kur ka kerkuar azil politik…po t’ju tregoje do lexoni vete se per cka sherben ajo base ne Cercottes.,oh va tregova…edhe shikoni a eshte hadet qe refugjati te strehohet ne bazen e Sigurimsave Franceze.

      Reply to this comment
    • Kali Parisit August 11, 19:29

      Me sa mbaj mend, gjatë nje bashkebisedimi me gazetaren rumune Magda Gradinru, “Kurizoja i Parisit” nder te tjera eshte shprehur se…

      # Hitleri ishte mediokër,
      # Musolini ishte deri diku i aftë,
      # Stalini ishte po ashtu mediokër.
      # Lenini ka shkruar një libër të vogël mbi letërsinë, plot me budallallëqe, duke shfaqur një injorancë totale dhe një naivitet kërcitës.
      # Këtu në Perëndim Karl Marksin e konsiderojnë si një gjeni. Po ku është gjenialiteti i tij? Ku është gjenia, nëse nuk ka asgjë të re në mendimin e tij ekonomik, asgjë kreative?”.
      # Enver Hoxha ishte një imazh i krijuar për njerëz të zakonshëm dhe naivë. Për mua ishte një mediokër”.

      Nga sa rezulton me lart, per “Kurrizon e Parisit”, gjithe te lartpermendurit paskan te gjithe medioker, dikush prej tyre bile budalle, injorant, naiv. etj.

      Bo boo sa qesharak! Te tere keta krye-shtetare, koka me fame boterore, (kush e njeh ne bote Kadarene, pervec njerezve te librit?), kane shkrojtur vepra letrare nga me te lexuarat dhe nga me te perkthyerat ne dhjetra gjuhe te huaja, e megjithate per multi-deshtakun s’paskan patur aspak vlera.

      Vertet cudi e mesme! Edhe nje te rrjedhur po ta pyesesh se c’mendimi ka per keto figura boterore, ai do te mendohej mire para se te jepte te tilla pergjigje delirantesh.

      Kur tere ato koka boterore iu paskan dukur gjysem bosh a gjysem plot, imagjinoni pastaj se cfare funderinash mund t’i jene dukur fuksat e dikurshem te Zerit te Popullit.

      Bedriu i Partise se Punes e ke shkrire talentin… Gjate kesaj manovre per te shperqendruar vemendjen nga ceshtjet e aktualitetit (boshatisja e kuvendit, mungesa e shtetit, zbatimi i vetting-ut, transfertat e milionave jashte vendit. zjarret, droga, etj.). gazetari ISLAMI s’mund te rrinte dot pa i thurrur ca elozhe trushplarese shkrimtarit ISMAIL, njerit prej kandidateve te panumurt multi-deshtake per cmimin nobel.

      Elozhe boshe keto, te cilat ashtu sic rezulton dhe nga komentet e shumta, ne vend qe te jepnin efektet e pritshme per vete autorin (dhe sigurisht dhe ata qe qendrojne ne prapaskene), ato e kane nxjerre fare cullak sherbetorin dhe sahanlepiresin numer nje te regjimit diktatorial.

      Citat: Kadare ka edhe shumë vite para vetes. Jam i bindur se nuk trandet nga kjo “hungërimë”. Kur mendoj për baltën që desh hodhën mbi Dritëroin, të njëjtët më shumë të paemër se sa njerëzorë, them se Kadare është fatmadh, pasi koha e tij është e pakohë..

      Duke marre parasysh se shoku ISMAIL s’ka lene figura me fame boterore pa denigruar, kur ka lexuar keto “rahje te forte shpatullash” (ne fakt llustra bajate), ai mesiguri do kete pershperitur dicka te ngjashme neper dhembe.

      Pak rendesi ka nese e urdheruan Bedriun te shkruante dhe ai dicka pozitive per “komunistin desident”, apo ishte thjeshte angazhimi i tij per t’u bere pjese e ketij debati varfanjak. Ajo qe bie ne sy eshte se dikush eshte i interesuar qe “Kurizoja i Parisit” te etiketohet ne sy te botes gjoja si “shkrimtar desident”, per t’i mundesuar atij vleresime dhe marrje cmimesh te pamerituara.

      Dikur, deri pak para viteve ’90-te, rufjanet e artit dhe te letersise i thurrnin elozhe pa fund Enverit. Ishin rufjane si Kadareja, pa mundi Enveri te mbante te patundur pushtetin per 45 vjet rresht. Me “shembjen e idhujve”, komunizmit i rane breket, dhe bashke me te edhe “kadaretisteve” sahanlepires. Per te shpetuar koken, disa prej tyre, perfshi dhe “Kurizon e Parisit”, u munduan t’ia mbathnin me te katra pertej kufijve. Dyert ua hapen “miqte”, pa qene nevoja te kryejne gjithe procedurat normale, se ciles eshte i detyruar t’i nenshtrohet cdo azilkerkues pa mbeshtetje te forte. Nje pasazh nga komenti i “plakut” eshte mjaft pikant. Akoma me domethenes eshte shtesa qe i beri “Lili, ku sipas te dhenave shoku ISMAIL ka zbritur ne France ne Bazen e Sigurimit Francez te Cercottes.

      Ujku (GR), ujku (SR), por cakalli (FR) ben kerdine!

      Reply to this comment
      • Ta taaaaaaaaa August 12, 07:41

        ISMAIL KADARE SPIUN I SIGURIMIT

        Nga: LEON MOLLA

        “Shkruajti kundër Gjergj Fishtës,
        Po ashtu doli dëshmitar në gjyqë për dënimin e Petrit Karazit”
        Ismail Kadare i shërbeu me besnikëri Regjimit të Diktaturës Komuniste, ai ishte i ftuari më i përzemërt në festat që bënte Diktatori Enver Hoxha,poashtu spiun direkt i tij.

        Të gjitha shpenzimet e qefeve të tij që bënte nëpër Shqipëri dhe Moskë u mbuloheshin nga Lekët e popullit të stërvuajtur.

        Me pa turpësinë më të madhe në shtypin e kohës shkruajti kundër shkrimtarit më të madh të Ballkanit Gjergj Fishtës dhe doli dëshmitarë në gjyqë duke shpifur dhe kërkuar dënimin e Petrit Karazit.

        Me pak fjalë Ismail Kadare ishte një Spiun dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që sa e sa përsona janë dënuar dhe presekutuar nga Ai.

        SHKRIMI: ISMAIL KADARES KUNDËR GJERGJ FISHTËS;

        -Fanatik i tërbuar, humnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi, … filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i Pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit, kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal.

        Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar.
        Gazeta “Zëri i Popullit”, 13 janar 1974, f.3

        Mare nga faqa: Press Independent

        Postuar nga shqiperia jone

        Reply to this comment
  12. ash August 10, 17:03

    I nderuar Klaus, pasi te te uroj shendet, po te them me plot gojen qe une kam qene komunist. Por po te shtoj menjehere se nuk kam vrare asnje mize ne jeten time, ne kuptimin qe t’i keme bere keq ndokujt thjeshte me kete fakt, qe kam pase si shume te tjere teseren e partise se punes. Pyetja shtohet: a me ka ardhur keq per varferine, per dhunen, per njerez qe jane denuar pa prova, per plot bema tronditese te kohes se diktatures? Te jesh i bindur qe “Po”, e duhet te me besosh. Ne kete hulli, si plot te tjere, edhe Kadareja, edhe Bedriu, te cilit edhe sot e kesaj dite besohet se ai rregjim komunist, ose interesa te panjohura te segmenteve te atij rregjimi, i vrane babain, mbijetuan ne ate kohe. Kadareja na dha e po na le ne dore e ne mendje vepren e tij te pashoqe, qe ben krenar cdo shqiptar, pavareisht bindjeve te vjetra e te reja politike, Bedriu shkruan per tema te aktualitetit dhe godet mire ne shenje. Cfare ka keru per te vazhduar te derdhesh helm mbi cdo gje pozitive? Cfare ka ketu per te futur nje skulptor te nderuar ne rreshta e tua kunder, vetem sepse ai ka qene babai i atij qe sot eshte ne krye te poltikes shqiptare, dhe te cilin ti nuk e do. I nderuar Klaus, kemi lene pas nje “lufte klasash”, jo per te thelluar grindjet, percarjet, mosmarreveshjet. Ti shqiptar, une shqiptar. Le ta duam e ta respektojme njeri tjetrin, kjo eshte ceshtja. A mundesh?

    Reply to this comment
    • Besniku August 10, 21:42

      I nderuar ash, me vjen mire qe e pohoni,por kam nje vrejtje te vogel, ju nuk keni qene komunist, por Antar i PPSh. Ka diference sh te madhe ndermjet ketyre dy nocioneve. Komunistet nuk tradhetuan idealet pas 90-tes kurse shumica e antareve te PPunes po.
      Kjo duket ne vleresimin jo objektiv te Ismail Kadarese.
      Ai eshte njeri shume i vogel, cinik dhe egoist ,deri tek ai e ktheu prapa. Dhe mendoj, pavaresisht nga talenti I spikatur letrar, ai nuk perfaqson figuren e Shqiptarit,( flas per shqiptar te vertete) me veti e moral te larte, ashtu si na ka njohur, Bajroni etj.
      Gjithsesi, temat pikante, por qe hidhen sa tek nena e Skenderbeut, Enveri, Socializmi, Kadare etj, te kesaj vere te nxehte, sikur duan te masin pulsin apo dhe te mos i shkepusin lexuesit nga gazeta.
      Po me mire keshtu se te mbushesh gazeten me lakuriqsira.

      Reply to this comment
  13. Altin August 10, 17:12

    Ismaili ka qene oborrtar i plote se ndryshe do ishte ne varr ose tek 7 penxheret.
    Nuk ka patur hapsira ne ate sistem qe te dilje nga vija ideogjike e parties ashtu sic kane qene te gjithe shkrimtaret aktoret apo artistet e tjere. Nuk kishim rruge tjeter

    Reply to this comment
  14. Niko Shpiragu August 10, 17:49

    Mund te kete shtesa dhe ekzagjerime ne te dyja drejtimet si nga ata qe e kritikojne por edhe nga ata qe e ngrene ne qiell. Sigurisht gjate jetes cdo njeri, kushdo qofte mund te kete bere edhe gabime, por kur ato jane te riparueshme dhe jo te karakterit te tij, jane te kuptueshme. Ne rastin e letres ne fjale mund te komentohet si nje reast i vecante nisur nga dashuria per motren, por edhe mund te gjykohet si tregues i bindjeve te Kadarese deri ne ate kohe ndaj pushtetit dhe vecanerisht udheheqesit. Une mendoj se kjo e dyta ka me shume mundesi te kete qene arsyeja e letres. Asnje nga shkrimtaret e asaj kohe nuk ishte aq afer udheheqesit dhe kjo dihet nga te gjithe tashme. Asnje nga shkrimtaret e asaj kohe nuk kishte bere libra qe i dedikoheshi udheheqesit si Kadareja dhe kjo tashme dihet. Asnje nga shkrimtaret nuk kishte arritur te merrte poste aq te rendesishme dhe te kishte aq autoritet pushteti si Kadareja si zv.i Zonje Nexhmije dhe te bente gjemen sic ka ndodhur ne disa raste qe njihen mire.Pra te konsiderosh Kadarene si” lufteter I lirise” dhe disident duhet te mos i marresh ne konsiderate keto me siper dhe shume e shume te tjera qe nuk jane permendur. Ne nje shkrim tendin mund ta besh kete , por po te mendosh se je para nje trupi gjykues ku ne kete rast eshte opinioni i qytetareve shqiptar, nuk mund ta anashkalosh se pala tjeter degjon dhe shikon dhe nuk ta miraton. Ne mendimin tim Kadare ka qene shkrimtari i oborrit tipik me te tera karakteristikat e duhura. Asnje tjeter nuk ka qene si ai dhe nuk i eshte afruar atij per kete sherbim. Aq i devotshem ka qene ai per Partine dhe udheheqesin sa arriti te shprehet me ndjenjen e tij te vertete kunder njerezve qe u larguan nga vendi duke i quajtur” jashteqitja e kombit”. Vetem kjo shprehje mjafton plotesisht per te trguar se kujt i ka sherbyer ai dhe sa disident ka qene ai. Kjo shprehje nuk mund te thuhej nga askushi ne udheheqjen e asaj kohe dhe marr guximin ta them se nuk do te ishte perdorur edhe nga vete Enveri po te ishte gjalle. Kjo shpreh personalitetin e Kadarese si shkrimtar jo per njerezit por per oborrin ne qofte se do ta mendonim Enverin mbret nga fuqia qe kishte. Si nuk i merr ne analize keto ane artikullshkruesi por flet ne ajer per lirine qe na paska aspiruar Kadareja dhe s’e paska pasqyruar ne ate kohe. Ne qofte se nje avokat ne gjyq do ta mbroje klientin e tij me fjale ne ere dhe te anashkaloje realitetin konkret, ai e ka te humbur gjyqin. Keshtu edhe ju z. Islami qe nuk patet mundesine te na e tregoni me argumenta madheshtine the disidencen reale te Kadarese e keni humbur kete debat. Mendoj se edhe veprat e Kadarese jo vetem qe jane komplet ne favor te Regjimit Komunist te kohes, por nuk mendoj se jane vepra aq te arrira sa te quhen gjeniale si po mundohen te na i paraqisin disa edhe pse shumica e tyre nuk ka lexuar asgje nga ato. Veprat e Kadarese anashkalojne problemet themelore te nje shoqerie si ato ekonomike e sociale se aty autori ose se ndien vehten te sigurte ose ka frike nga interpretimet. Shumica e shkrimeve te tij jane per probleme te ezaurura per kohen si per historine e pranueshme nga regjimi dhe udheheqjen e regjimit. Ne keto drejtime eshte e thjeshte te ndjekesh vijen dhe mendimin e udheheqjes dhe je rehat, s’te hyn gjembi ne kembe dhe mun te besh edhe kariere ashtu sic beri. MIrepo ata qe marrin vesh me shume nga letersia e dine se shkrimtaret e medhenj te botes jane vetem ata qe kane shkruar per probleme te medha sociale, prandaj dhe i kane rezistuar kohes dhe do te jetojne gjate. Shkrimet e Kadarese kush i lexoi ne ate kohe i lexoi dhe nuk i lexon per here te dyte, ndersa per ato qe shkruan tani per hir te zakonit nuk i lexon njeri. Ne mendimin tim ai eshte nje shkrimtar i vdekur se shkrimeve te para 90-s qe ishin me te mirat u ka ikur koha kurse, keto te fundit nuk kane asnje vlere. Intevistat e herepashereshme te tij tregojne edhe nivelin e tij si qytetar i klasit te dyte ose te trete. Asnje intelektual nuk mund te flasin si ai qe kerkon me cdo kusht te marrin statusin e disidentit me te ashtuquajturen perndjekje te tij nga regjimi ose duke u marr me kritika per idhuj te njohur si Marksi etj per te treguar madheshtine e tij. Kadare ishte nje shkrimtar i realizmit socialist me detyre per te shkruar per oborrin e saj dhe nje njeri me mjaft te meta dhe nuk meriton vemendjen me shume se te tjeret me te cilet ka qene shok ideali.

    Reply to this comment
    • E.S.I.A August 10, 20:30

      o niko spurdhjaku

      ne nje fare menyre ke te drejte por gabon qe vepren e kadarese para 90-tes e nxin dhe nuk thua nje fjale per ndyresine e tij qe iku nga preheri nexhmijes dhe u ul te preheri antishqiptarit me te madh per te gjithe kohrat Elez Serbiberaj
      ..
      Sali Bisha ne qershor të vitit 1991, 4 muaj pasi ai ishte zgjedhur me puc kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë përkrah me Ismail Kadarenë, gazetarin Elez Biberaj si dhe Azem Hajdari në Komisionin e Helsinkit në Kongresin amerikan.

      – në seancë dëgjimi në Komisionin e Helsinkit të Kongresit të SHBA.
      PRA CFARE DONTE ISMAIL KADAREJA NE WASHINGTON
      NE QERSHOR 1991 NE MES TROPJANEVE AZEM HAJDARI-SALI BIRISHA DHE ELEZ SERBIBERAJ KU KETO DY TE FUNDIT DIHET QE JANE TE NENTOKES SERBE SI I QUAN DHEBEDRISLAMI
      .
      sI I PESHKONTE ELEZ SERBIBIBERAJ KETO INTELEKTUHALETE E ASAJ KOHE….MEDEMEK PER TE RREZUAR KAMUNIZMIN QE ISHTE NE VETVETE NJE AKT MAKABER PASI AI SISTEM KISHTE VDEKUR ME KOHE DHE DUHESH:
      -PAJTIM KOMBETAR & INVESTIME ME NDONJE MINI PLAN MARSHALL..DHE JO VAMPIRIZIMI ME DEKOMUNISTIFIKIM
      LEXONI SI PESHKOHEJ KADAREJ ADHE I NDJERI PUTO
      –……Duke shfletuar librat me kujtime të Prof. Arben Putos, “Jetë me kujtime” dhe “Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë”, të botuara ditët e fundit, tërhoq vëmendjen një letër që Profesori i ka dërguar më 27 gusht 1990 Elez Biberajt, ish-shefit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe në atë kohë.

      Në Tiranë kishte ndodhur eksodi i ambasadave më 2 korrik, ishte bërë një takim i Ramiz Alisë me intelektualët më të shquar të vendit dhe dukej se kish filluar era e ndryshimeve të mëdha. Por sa reale ishin ato?

      Profesor Puto ndihet skeptik në këto gjoja ndryshime që po ndodhnin dhe kërkon përshpejtim të reformave.

      Ai kritikon zgjedhjen e Xhelil Gjonit si numri dy në parti dhe në shtet, ndërsa jep dhe një gjykim të tijin për Ismail Kadarenë… Në vjim po botojmë letrën e plotë të Prof. Putos.

      Letër për z. Elez Biberaj

      Voice of America

      Albanian Service

      Uashington D.C. USA

      I nderuari Z. Elez Biberaj,

      Vendosa t’ju shkruaj juve, sepse, midis mjaft gjërave që na kanë ndarë, ka diçka që shpresoj na bashkon. Është fati i kombit, e ardhmja e Shqipërisë. Por siç e shihni, po jua dërgoj këtë letër me rruge……
      vijon diarreja

      Këtë letër po jua dërgoj juve në rrugë personale e konfidenciale. Ju lutem që ajo të mbetet midis nesh; unë nuk e quaj situatën të tillë që të më lejojë të dal hapur në këtë moment. Unë shpresoj se me ndihmën tuaj, me një vëmendje më të madhe nga ana juaj, jo vetëm unë, por edhe mjaft intelektualë të tjerë do të mund të “zbrisnin në arenë”. Megjithatë, besoj se ju mund të nxirrni nga kjo letër mjaft tema e argumente për komente mbi gjendjen e këtushme. Atëherë unë do të kuptoj se materiali ju ka shërbyer. Do t’ju sugjeroja t’iu referoheni “letrave nga Shqipëria”.
      Kërkoj ndjesë që një letër kaq të gjatë nuk pata mundësi t’jua dërgoj të daktilografuar, por shpresoj se leximi nuk do t’ju mundojë shumë.

      Ju dërgoj përshëndetjet e mia dhe mbetem me shpresën se do të takohemi një ditë. dhe do të bisedojmë…

      Arben Puto

      27 gusht 1990

      P.S. Në qoftë se do ta quani të mundshëm një takim apo edhe një bisedë telefonike kur të jem në Paris, po ju shkruaj adresën, mund të informoheni pranë “Institut Charles de Gaulle”, 5 Rue de Solférino, 75007 Paris, tel. 45.55.12.60, telex: ICG. CENT 270 823. Pyesni paraprakisht në kanë ardhur apo jo përfaqësuesit nga Shqipëria.
      ……………….

      NQS DO DREJTOJA NJE GJYQ PER SHKATERRIMIN ME THEMEL TE SHQIPERISE DENIMIN ME TE MADH DO JA JEPJA SERBISHTFOLESIT ELEZ BIBERAJ QE :

      KURRE NUK KRITIKOI BERISHEN
      KURRE NUK FOLI PER PAJTIM KOMBETAR
      KURRE NUK FOLI PER INEVESTIME…POR VETEM USHQEHEJ SI HIJENE ME KUFOMEN E KOMUNIZMIT.

      EDHE KETO LETRA SEKRETE QE KANE 22 VJET QE JANE BOTUAR JANE SI NJE TERROR MEDIATIK PER TE NA TREMBUR ME ENVERIN…PER TE SHPETUAR ZAGARIN E TIJ

      SALISERBIN

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

      KU ISHTE ELEZI DHE KADAREJA KU NA PUSHTOI JANULATOSI

      KU ISHTE ELEZI DHA KADAREJA KUR I FALI BERISHA UJRAT GREKUT

      KU ISHTE ELEZ KADAREJA KUR QENI I TIJ VRAU 4 VETE NE BULEVARD…

      KU ISHTE ISMAIL BIBERAJ KUR U ZHDUK REMZI HOXHA

      …KU ISHTE ELEZ KADAREJA KUR SHQIPERIA KA SHKUAR NE TESEMES…

      Reply to this comment
    • vasili August 10, 21:42

      Prape ky hajvan!
      Nuk paska asnje te afert,ky gjytyrym,per ti vene pasqyren para surratit.

      Reply to this comment
    • Lili August 11, 00:23

      Vepra e kadarese u perkthye se pari ne france ne kuader te nje liber anthologik per poezine shqiptare .
      U be sepse shoket e isuf vrionit kishin marr vesh se ai perkthente frangjisht veprat e tyre edhe se publikimi ne France te shkrimtareve shqiptare do t’i lehtesonte isuf Vrionit jeten e perditshme e pse jo do t’i shpetonte jeten.
      Artistja franceze Micheline Presles,mikesh e Isufit para luftes, i kerkoj mikut te saj C. Durand si favor publikimin e nje autori nga shqiperia per te ndihmuar Isufin.
      Ke te zgedhim: ne veprat e publikuara pak ishin ne nivel te tregut evropian me ato libra plot pathos komunist ,karikaturale e groteske bile per publikun franceze. Pra ne veprat e publikuara kishte vetem Agolli apo kadareja qe munden me gjet treg. Cilin te zgedhim? Agollin kur jo,se ishte nje gje ´inacceptable ´ ne Francen post 68,si n1 i lidjes se shkrimtareve e si shtylle ´intelektualé e regjimit enverist. Pra u zgodh Kadareja …qe isuf Vrioni te mbetet gjalle. Edhe vertete perkthimi i tij vetem i ka shtuar stil e bukuri librave te Kadares. Aq sa e zgodhem perthyes te vitit n’Arles ma vone,kur u kuptuar kush ishte vertete meritant per’stilin’ e kadarese ne frengjisht…
      Si studente shqiptare i bleum mbi 1000 copa liber kur doli libri i pare,vetem e vetem qe te jete nje ´boom’ ne renditjen e shtijeve te javes e te kemi ma shume artikele neper shtypin franceze ,qe funksionon sipas shitjeve. Plus mbledhje neper bibliotekat e debate per Shqiperi me pretext literaturen shqiptare fale rrjetit te bibliotekareve qe kishte ne boardin e tij, direktoreshen e bibliotekes sone…
      Pra krejt rastesisht e fale Isuf Vrionit u publiku kadareja jone. Sepse nuk deshtem me perkrah Agollin e zgodhen te keqen ma te vogel kishe…
      Sa per Kadarene njeri besoj se nuk ka shqiptar e francez te perkushtuar per Shqiperine qe nuk eshte zhgenyer me te.
      Thot se nuk i ka thane ato fjale per njerezet e ambasadave. Po n’ate kohe harron te tregon se regjimi i kishte kerkuar te takoje nje grup gazetare franceze nder ta zotni Bideault i cili eshte gazetar i rrethit t’Orleanit,me baba hero te luftes se dyte, ku kishte takuar ato te ambasadave edhe Marc Semo, nga liberation plus gerard Pinson,nga France 3 , qe e kane takuar e ka dale edhe ma te zhgenyr se ne me te…
      thot se nuk i sherbente regjimit,po harron te tregoj se ku ishte e pse ishte ne Pariz kur u vra Caucesku..
      Siç e shkruan aq mire komentuesit siper,vete Kadareja e ka demtuar kadarene
      Edhe po. Publikimi kishte si qellim çarjen e perdes se hekurit,e perçarjen e Lidhjes si fillim edhe pse pos nje hatermbetje ndermjet kadarese e agollit nuk pati susses… po francezet vazhduan pastaj me publikimin e romanit’thikat’ ku po ashtu miqtet tone kane qene shume aktiv…
      Pyetja per adhuruesit e Kadarese eshte sa romane ka publikuar ky duke rishkruar romanet e te tjereve,romane qe i gjeti ne arkive,e autoret e te cileve u pushkatuan u zduken pa nishan..?
      ndoshta fakti qe nuk ka akses ne arkivat me shpegon pse nuk shkruan me po vetem rishruan veprat ndoshta te tija…

      Gjeja ma e mire per adhuruesit e tij eshte ta lexojne,te kenaqen me te,po sigurisht jo te na imponojne ate si Shkrimtar ma te madhe etj etj … Sa here mundoni ta lartesoni ne fakt e fundosni ma shume se detyroni njerezet me ju treguar shume gjera jo bashe te hijshme per te….

      Reply to this comment
  15. Vlora 9 August 10, 19:28

    Na zhgenjerve Bedri Islami. Te rekomandoj qe te konspektosh ne kushtet e nje qetesie absolute komentin plot vertetesi te Claus-it. Dhe te reflektosh, per te pare te ty Bediun e vertete ,sepse nuk diskuton njeri vlerat letrare te Kadarese para viteve 90 por vlerat njerezore te tij qe jane cinizmi, hipokrizia, uni dhe mosmirenjohja. Sa per letren nuk mbulohet dielli me shoshe . Ajo shpreh besnikeri ,besnikeri dhe vetem besnikeri. Kuptohet jo ndaj familjes por ndaj Enverit

    Reply to this comment
  16. Mary Tereza August 10, 20:52

    Klaus, dhe te kthjelluar te tjere,

    eshte e veshtire te flitet me logjike e me fakte, kur vjen hera tek Njeshat ne krye te shqiptareve!

    Se pari, mire qe nuk e verejne vete, por kur ua thote tjetri: letra s’ke lidhje me “shpetimin e Kadries” por me dekalrimin e Kadarese se Jam i Juaji, kam sherbyer e do sherbej ndaj jush, Partise dhe Popullit, qe dihej ishin sinonime/peudonime te shokut Enver!

    Shikoni: vitet 1981, 1983, qe perdor Isa dhe avokatet e tij (Dashi Kaloci etj) per ta mbrojtur nuk perkojne me ate qe shenohet ne fund te letresse nenshkruar nga Isa, 1980.

    Shajeni sa te doni Ilir Demaline, por ai ju kujton: lexoni korespodencen ne lidhje me filmin Gjenerali i Ushtrise -qe si duket sdo te vdes kurre: A ka pasur tjeter njeri ne Shqiperine kolektive, zoti Bedri, qe te merrte te drejten te firmoste per anen ekonomike, shpenzimet per zhirimet e filmit, sic ia mundesoi Envere Hoxha Ismail Kadarese?!
    Nese nuk i keni lexuar, lexoni librin e Helena Kadarese, dhe do ta gjeni aty kete realitet.
    Aty do te gjeni faktin se per te pershkruar Sallen Gjeorgjevskaja, ku shoku enver ia perplasi ne fytyre Hrushovit, meqe nuk e dergonin dot ne Moske -se ishte shtet revizionist- Partia e nisi Isen per Nev York, te perdorte sallen e madhe te OKB si motrake!
    A mund te themi dot se romani jo vetem ishte disident por edhe qe u shkrua ne heshtje, mos dije te KQ dhe Institutit ML?!

    Reply to this comment
  17. Melesini August 10, 21:23

    Ky diskutim per Ismailin me sjell nder mend ceshtjen e karakterit te njeriut.
    Edhe ne ate kohe te terrorit psikologjik e politik ishte i madhi Eqrem Cabej.qe shkelqeu me karakterin e tij tw paperkulur, edhe pse, sic dihet, ishte “me probleme t e RENDA ne biografi”.
    Ne vepren e tij per gjuhen shqipeai i injoroi direktivat. Ndonese i ktheu shqipes disa qindra fjale te mohuara me pare, nuk pati frike te ktheje mbrapsht si te huaja disa fjale qe gjuhetare te huaj i quanin fjale te trasheguara te shqipes.
    Ne artikuj qe shkroi ne shtypin masiv te kohes nuk permendi kurre as Partine e as Enverin.
    Ai ngjalli zemerim te madh ne udheheqje kur edhe ne fjalen e perurimit me rastin e themelimit te Akademise se Shkencave nuk i zuri fare ne goje Partine , Enverin ose socializmin.
    Cabej ishte modeli i njeriut dhe intelektualit me karakter te pathyeshem.

    Reply to this comment
  18. vasili August 10, 21:37

    E quaj fat historik,qe Ismaili si qenie njerzore u prezantua grusht bashkuar reth partise,dhe me kete beri shpetimin e letrararit te madh Kadare,kur dikur ngazelleheshim,kur lexonim pasazhe,me nje gjuhe te vecante artistike,e cila ekspozonte boterisht,ate qe ti ndjeje per regjjimin,por qe guxoje ta thoshje,brenda nje rrethi te ngushte.
    Eh,cfare ta zgjasesh,me zvaranike kundermues,qe kane per te vdekur pa folur,por pa pushuar asnjehere se lehuri.
    Ka dhe ndonje ´´intelektuale´´,qe i duket te gjorit,qe bota vertitet rreth atij dhe mediokriteti i lindur, e pengon ta preke dhe te shijoje madheshtine e Kadarese.
    Nje komponent kryesor,qe me ben mua,te ndjehem dhe te them kudo ku jam,qe jam shqiptar eshte dhe emri Kadare,qe me germat shqip,ka arritur te prezantoje ndjenjen dhe mendimin njerezor,ne graden superiore boterore.

    Reply to this comment
  19. nje popull August 10, 22:28

    Me keto qe po ben sh Ismail , po i ul vlerat vehtes . Shkroi bukur se shkroi per partine e sh Enver . Per kete u be i famshem . Disident , dhe nen kryetar i FDSH ? Sikur nuk shkojne bashke .I kercenuar , nga kush ?

    Reply to this comment
  20. demo August 10, 23:29

    Nuk eshte i pari Kadare,qe ka bere arratisje spektakolare!
    Arratisja e Kadare me ngjan me arratisjen e Rudolf Hess ne Angli.Nga ndryshon cfaqja teatrale,prej veteflijimit njarezor,?,cka ishte arratisja ne ate periudhe.Bedri Islami,merru me Berishen,sepse ate e kupton shume mire!

    Reply to this comment
  21. demo August 10, 23:29

    Nuk eshte i pari Kadare,qe ka bere arratisje spektakolare!
    Arratisja e Kadare me ngjan me arratisjen e Rudolf Hess ne Angli.Nga ndryshon cfaqja teatrale,prej veteflijimit njarezor,?,cka ishte arratisja ne ate periudhe.Bedri Islami,merru me Berishen,sepse ate e kupton shume mire!.

    Reply to this comment
  22. Crusader August 11, 01:31

    Hipolrizia e Kadarese nuk ka asgje per tu levduar. Ai ka qene pjese dhe shtylle propagandistike e diktatures. Do te ishte me burrerore ta pranonte kete fakt, se sa te llustrohet me bojen e desidentit. Ai do te mbetet ne histori, si nje shkrimtar qe u mbeshtet nga diktatura, sepse i sherbeu assj. Ata qe e mbeshtesin te kaluaren politike te Kadarese, kane qene bashkefajtore ne krimet e diktatures. Shqiperia nuk do ta gjeje kurre veten me genjeshtra e hipokrizi. E kaiuara eshte histori, dhe ajo duhet te tregohet ashtu si ka qene me te mirat e te keqijat e saja. Merrni shembullin e Gjermanise. Kadareja nuk ka asgje per tu mburur nga e kaluara e tij si nje pene e diktatures.

    Reply to this comment
  23. Arben August 11, 02:34

    ME KETE AS NUK JA VLEN TE MERRESH ME.

    KY E SHITI SHQIPETARINE E TIJ TEK CIFUTET.

    JU LEPIHET ATYRE PER NJE CMIM NOBEL.

    TE TJERAT SECILI GJYKON VETE.

    Reply to this comment
  24. Skender August 11, 04:00

    Z. Bedri, nuk habitem nga shumica e komenteve me permbajtje tipike per njerez mosmirenjohes. keq me vjen po jane shume shqiptare qe nuk e kane lexuar Kadarene, ka nga ata qe e kane lexuar dhe nuk e kane kuptuar ashtu si duhet, dhe jane nje pjese shume e helmet komentuesish. keta jane letraret dhe artistet qe kane deshtuar ne profesionet e tyre. Jeni nje nga gazetaret qe e presim ta lexojme me shume interes sepse jeni shume i qarte dhe realist ne vleresimet tuaja ne kete rast te Kadares. Ju faleminderit per kontributin tuaj kulturor. S. Gjoni

    Reply to this comment
  25. Arber Iliri August 11, 06:25

    O idote qe nuk doni te ndryshoni, se pari Kadare u largua ne tetor 1990 si simbol dhe kundershti e regjimit qe nuk donte te ndryshonte.E ka thene ne ate kohe e ka thene vazhdimisht e ka treguar dhe me jeten e tij se kurre nuk i eshte ndarre vendit.
    Sa per vepren e tij ajo ka qene eshte dhe do te jete nje veprat letrare qe i ben nder jo vetem Shqiperise por gjithe races njerezore.Problemi eshte se si nje figure shume e madhe e ketij kombi te rropatur, ka shume anti shqiptare nga jashte qe gjejne zagare brenda dhe nje tufe idiotesh qe kerkojne te ulin vlerat e I>Kadarese.Kadare eshte i madh si shkrimtar, si antikomunist dhe gjeni.Po vjen koha e Nobelit dhe antishqiptaret do bejne cmos qe ai te mos marre kete cmim, por me shume se Kadareja, Nobeli ka nevoje per te .Turpi eshte i atyre qe nuk kane turp e dinjitet dhe kerkojne te ndosin nje artist te madh te penes, por kjo s’ka per te ndodhur se per fat te mire vepra e shkruar mbetet.Ne Shqiperi kane mbetur ne hije figura njerezore te jashtezakonshme per arsyen e vetme se aktiviteti i tyre nuk eshte i dokumentuar por Kadarese ashtu si Kastriotit dhe Nene Terezes nuk keni c’i beni.

    Reply to this comment
  26. Musa August 11, 14:38

    E kam te pamundur ta kuptoi se çfare interesi kishin shqiptaret nese do te burgosej Ismail Kadareja ?

    Reply to this comment
  27. Paul Tedeschini August 11, 18:26

    ç’ka jane keto shkrime te marra!!!!!!

    Reply to this comment
  28. Kali Parisit August 11, 19:33

    Me sa mbaj mend, gjatë nje bashkebisedimi me gazetaren rumune Magda Gradinru, “Kurizoja i Parisit” nder te tjera eshte shprehur se…

    # Hitleri ishte mediokër,
    # Musolini ishte deri diku i aftë,
    # Stalini ishte po ashtu mediokër.
    # Lenini ka shkruar një libër të vogël mbi letërsinë, plot me budallallëqe, duke shfaqur një injorancë totale dhe një naivitet kërcitës.
    # Këtu në Perëndim Karl Marksin e konsiderojnë si një gjeni. Po ku është gjenialiteti i tij? Ku është gjenia, nëse nuk ka asgjë të re në mendimin e tij ekonomik, asgjë kreative?”.
    # Enver Hoxha ishte një imazh i krijuar për njerëz të zakonshëm dhe naivë. Për mua ishte një mediokër”.

    Nga sa rezulton me lart, per “Kurrizon e Parisit”, gjithe te lartpermendurit paskan te gjithe medioker, dikush prej tyre bile budalle, injorant, naiv. etj.

    Bo boo sa qesharak! Te tere keta krye-shtetare, koka me fame boterore, (kush e njeh ne bote Kadarene, pervec njerezve te librit?), kane shkrojtur vepra letrare nga me te lexuarat dhe nga me te perkthyerat ne dhjetra gjuhe te huaja, e megjithate per multi-deshtakun s’paskan patur aspak vlera.

    Vertet cudi e mesme! Edhe nje te rrjedhur po ta pyesesh se c’mendimi ka per keto figura boterore, ai do te mendohej mire para se te jepte te tilla pergjigje delirantesh.

    Kur tere ato koka boterore iu paskan dukur gjysem bosh a gjysem plot, imagjinoni pastaj se cfare funderinash mund t’i jene dukur fuksat e dikurshem te Zerit te Popullit.

    Bedriu i Partise se Punes e ke shkrire talentin… Gjate kesaj manovre per te shperqendruar vemendjen nga ceshtjet e aktualitetit (boshatisja e kuvendit, mungesa e shtetit, zbatimi i vetting-ut, transfertat e milionave jashte vendit. zjarret, droga, etj.). gazetari ISLAMI s’mund te rrinte dot pa i thurrur ca elozhe trushplarese shkrimtarit ISMAIL, njerit prej kandidateve te panumurt multi-deshtake per cmimin nobel.

    Elozhe boshe keto, te cilat ashtu sic rezulton dhe nga komentet e shumta, ne vend qe te jepnin efektet e pritshme per vete autorin (dhe sigurisht dhe ata qe qendrojne ne prapaskene), ato e kane nxjerre fare cullak sherbetorin dhe sahanlepiresin numer nje te regjimit diktatorial.

    Citat: Kadare ka edhe shumë vite para vetes. Jam i bindur se nuk trandet nga kjo “hungërimë”. Kur mendoj për baltën që desh hodhën mbi Dritëroin, të njëjtët më shumë të paemër se sa njerëzorë, them se Kadare është fatmadh, pasi koha e tij është e pakohë..

    Duke marre parasysh se shoku ISMAIL s’ka lene figura me fame boterore pa denigruar, kur ka lexuar keto “rahje te forte shpatullash” (ne fakt llustra bajate), ai mesiguri do kete pershperitur dicka te ngjashme neper dhembe.

    Pak rendesi ka nese e urdheruan Bedriun te shkruante dhe ai dicka pozitive per “komunistin desident”, apo ishte thjeshte angazhimi i tij per t’u bere pjese e ketij debati varfanjak. Ajo qe bie ne sy eshte se dikush eshte i interesuar qe “Kurizoja i Parisit” te etiketohet ne sy te botes gjoja si “shkrimtar desident”, per t’i mundesuar atij vleresime dhe marrje cmimesh te pamerituara.

    Dikur, deri pak para viteve ’90-te, rufjanet e artit dhe te letersise i thurrnin elozhe pa fund Enverit. Ishin rufjane si Kadareja, pa mundi Enveri te mbante te patundur pushtetin per 45 vjet rresht. Me “shembjen e idhujve”, komunizmit i rane breket, dhe bashke me te edhe “kadaretisteve” sahanlepires. Per te shpetuar koken, disa prej tyre, perfshi dhe “Kurizon e Parisit”, u munduan t’ia mbathnin me te katra pertej kufijve. Dyert ua hapen “miqte”, pa qene nevoja te kryejne gjithe procedurat normale, se ciles eshte i detyruar t’i nenshtrohet cdo azilkerkues pa mbeshtetje te forte. Nje pasazh nga komenti i “plakut” eshte mjaft pikant. Akoma me domethenes eshte shtesa qe i beri “Lili, ku sipas te dhenave shoku ISMAIL ka zbritur ne France ne Bazen e Sigurimit Francez te Cercottes.

    Ujku (GR), ujku (SR), por cakalli (FR) ben kerdine!

    Reply to this comment
  29. Psssssssst... August 12, 08:38

    MEHMETi? Nje mut muti… – tha diktatori gjirokastrit HOXHA, pasi kishte bashkepunuar per dekada me radhe me kryeministrin me jetegjate te vendit. Nuk e tha se kishte rrjedhur komplet nga matufepsja, jo, se fundja ajo i erdhi kater vite me pas. Kujtoni pak gallaten me “dollarot” ne mbledhjen e fundit te partise.

    Gjirokastriti tjeter, ISMAILi, pasi ja kishte bere bore te bardhe allatet diktatorit, menjehere pas vdekjes se tij, nga shkrimtar oborri u shnderrua ne kockeblojtes te pameshirshem eproresh.

    Tradhetia, intrigat, spiunlleku, dhe gjunjezimi i turpshem para “te medhenjve” (rasti i fundit ishte kur KADAVRE iu ul ne gjunje diploates se BE-se pas shkrimit te DERVISH arkivarit) edhe ke nuk vijne si pasoje e rrjedhjes apo matufepsjes. Shkrimtari i preferuar i disa prej shqipfolesve, antivlerat ai i ka ne gen. Eshte gen zaberhonesh.

    Reply to this comment
  30. Mori i Oborit August 12, 20:31

    Kaq ta beni dhembin s’ka me komente…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*