Kadare mes 30 shkrimtarëve në një manifest: Europa është në rrezik! 

January 26, 2019 17:08

Kadare mes 30 shkrimtarëve në një manifest: Europa është në rrezik! 

Plot 30 shkrimtarë e intelektualë të njohur, mes tyre Ismail Kadare kanë publikuar sot një letër-manifest për të mbrojtur Europën, që sipas tyre është në rrezik. Letra është në botuar në “Liberation” dhe shpërndarë në gjithë mediat e rëndësishme. Letra merr shkas nga situata politike, ku Anglia po bëhet gati të dalë nga BE, ndërsa nacionalistët janë duke triumfuar në zgjedhje.

Europa po sulmohet nga profetë të rremë të cilët janë të dehur hidhësia dhe në deliri nga që iu jepet shansi të tërheqin mbi vete dritat e projektorëve. Ajo është braktisur nga dy aleatë të mëdhenj që në shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja; një përtej La Manshit dhe tjetri përtej Atlantikut. Kontinenti është i brishtë përballë ndërhyrjes përherë e më arrogante nga okupuesi i Kremlinit. Evropa si ide po shembet para syve tanë”, shkruhet në letër.

Më tej: “Kjo është klima e helmatisur në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj. Nëse nuk ndryshon diçka; nëse nuk shfaqet diçka për të zmbrapsur baticën këmbëngulëse në rritje; nëse nuk del ndonjë shpirt i ri rezistence, këto zgjedhje premtojnë të jenë më katastrofiket që kemi parë ndonjëherë.

Ato do t’u japin fitoren shkatërruesve.

Për ata që ende besojnë në trashëgiminë e Erasmusit, Dantes, Goethes e Comeniusit, do të ketë vetëm disfatë të turpshme.

Do të ketë triumfuar një politikë që nuk denjon inteligjencën e kulturën. Do të ketë shpërthime ksenofobie dhe antisemitizmi.

Katastrofa do të ketë rënë mbi ne.

Ne, të nënshkruarit, jemi midis atyre që refuzojnë t’i dorëzohen kësaj katastrofe që po vjen.

Ne e fusim vetëm midis patriotëve evropianë (një grup më i madh nga sa mund të mendohet, por që shpesh është tepër i heshtur e i tërhequr), të cilët e kuptojnë se çfarë është në lojë këtu. Tre çerekshekulli pas mposhtjes së fashizmit dhe 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit vjen një betejë e re për qytetërimin.

Besimi ynë qëndron në idenë e madhe që trashëguam, për të cilën besojmë se ka qenë forca unike mjaftueshëm e fuqishme për të ngritur popujt e Evropës mbi veten e tyre dhe të kaluarën plot luftëra.

Ne besojmë se ajo mbetet forca unike sot, mjaftueshëm virtuoze për të parandaluar shenjat e reja të totalitarizmit që tërheqin zvarrë pas vetes mizerjen e vjetër të epokave të errëta. Ajo çka është në rrezik nuk na lejon që të dorëzohemi.

Ndaj edhe ju ftojmë të bashkoheni në një lëvizje të re. Ndaj ju bëjmë thirrje për veprim në prag të zgjedhjeve të cilat ne refuzojmë t’ua lëmë në dorë varrmihësve të idesë evropiane.

Ndaj ju nxisim të mbani edhe njëherë pishtarin e një Evrope që, pavarësisht gabimeve të saj, lapsuseve dhe akteve të herëpashershme të dobësisë, mbetet një rreze drite për çdo burrë e grua të lirë në planet.

Brezi ynë gaboi. Ashtu si ndjekësit e Garibaldit në shekullin e 19-të, të cilët përsërisnin si motiv “Italia se farà da sè” (Italia do të bëhet vetë), ne besuam se kontintenti do të bashkohej vetë, pa qenë nevoja të luftonim për të, apo të punonim për të. Ky, i thoshim vetes, “është kursi i historisë”.

Ne duhet të ndahemi plotësisht nga kjo bindje e vjetër. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës ose ta shohim të vdesë nën valët e populizmit.

Në përgjigje të ofensivës nacionaliste dhe identitariane, ne duhet të rizbulojmë shpirtin e aktivizmit ose të pranojmë që hidhësia dhe urrejtja të na rrethojnë e mbytin.

Ne duhet të japim urgjentisht alarmin kundër këtyre zjarrvënësve të shpirtit, të cilët, nga Parisi në Romë, me ndalesa gjatë rrugës në Barcelonë, Budapest, Dresden, Vienë e Varshavë, do të ndezin zjarre me liritë tona.

Në këtë disfatë të çuditshme të “Evropës” që shfaqet në horizont; në këtë krizë të re të ndërgjegjes evropiane që premton të shembë gjithçka që i bëri shoqëritë tona të mëdha, të nderuara e të begata, ka një sfidë më të madhe se gjithçka tjetër që nga vitet ’30: Një sfidë kundër demokracisë liberale dhe vlerave të saj“.

Nënshkruesit:

Vassilis Alexakis; Svetlana Alexievitch; Anne Applebaum; Jens Christian Grøndahl; David Grossman; Ágnes Heller; Elfriede Jelinek; Ismaïl Kadaré; György Konrád; Milan Kundera; Bernard-Henri Lévy; António Lobo Antunes; Claudio Magris; Adam Michnik; Ian McEwan; Herta Müller; Ludmila Oulitskaïa; Orhan Pamuk; Rob Riemen; Salman Rushdie; Fernando Savater; Roberto Saviano; Eugenio Scalfari; Simon Schama; Peter Schneider; Abdulah Sidran; Leïla Slimani; Colm Tóibín; Mario Vargas Llosa; Adam Zagajeëski.

v.l/ Dita

January 26, 2019 17:08
Komento

21 Komente

  1. asd January 26, 17:08

    C’pune ka kadare me keta shkrimtare ? Ai eshte oportunisto-komunist i vjeter.

    Reply to this comment
  2. Hahahaha cer Kllufi cpum qi osht IK -u January 26, 17:40

    o i madhi kagare na trego nji prall te re

    Reply to this comment
  3. MH January 26, 17:42

    asd
    Mbaje mend me ta lexue Kadare vrejtjen tende teper domethanse do vije dhe te marrin mendimin tend teper objektive.
    Kam mungese shprehse se me emnin tend asd interresant zor se do te gjeje.Dhe nese do kerkoj te gjeje prindrit e krijeses tende nuk do kete fat mbasi dhe ato me kete asd do mohojne te kene te tille prodhimtarie te dalur nga koqet.

    Reply to this comment
  4. Sokol January 26, 17:59

    Kadareja hengri dhe peshtyu ne pjaten qe e ushqeu socializmi.Iku dhe nuk i plasi per Shqiperine kur u varferua.Tamam sjellje prej te pabesi.

    Reply to this comment
  5. Alban January 26, 18:12

    Bravo nje shkrimtar dhe shqiptar i madh!

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr January 26, 18:13

    Rreziku per Europen nuk eshte Rusia e rraskapitur nga dy luftra boterore dhe shkaterrimi i sistemit te pas viteve “90 , por Anglo-Amerikanet qe nuk kane pare luftra ne teritorin e tyre , por kane perdorur te tjeret ne luftrat e zhvilluara,sepse kane qene perandori,duke u pasuruar nga keto luftra! Sot te dyja keto fuqi nuk e shohin me sy te mire BEdhe perpiqen me cdo mjet ta percajne e dobesojne , ashtu sic bejne edhe
    ndaj Kines e Rusise!

    Reply to this comment
  7. Sazani January 26, 18:41

    Kadarea e rregulloi Shqipërinë dhe tani po merret me Evropën . Shqipëria është e vockël për kolosin !
    Gazeta liberation është gazeta e pedofilëve , ka mbrojtur hapur pedofilinë ; sa vetë nga këta nënshkruesit janë pedofilë ?
    Shqetësimi i tyre është i drejtë : në Kremlin nuk është më demokrati pijanec , Jelcini , që bombardoi me artileri parlamentin e vendit – këtë as Bonaparti s’e pat bërë , sot aty është okupuesi i Kremlinit ?!
    Okupuesin e Kremlinit , populli ijnorant rus ( ? ) e votoi për të katërtën herë dhe ka mbështetjen e 70% të popullsisë .
    Shqipëtarët e njohin se kush është Kadarea , por , këta të tjerët qenkan tamam shokët e tij , mbase edhe një çikë më poshtë !
    Të tillë intelegjencë Lenini e quante, jo truri i kombit , por , muti i kombit !
    Sa hipokritë që janë !

    Reply to this comment
  8. Buda January 26, 18:41

    Shkrimtare dhe intelektuale te nderuar: kerkoni nje Abraham Linkoln Europian, sepse Bashkimi i Shteteve te Europes rrezikon te shperbehet. Ariu rus eshte me i uritur dhe me i egersuar se kurre. Europianet duhet te shtojne radhet me shtetet antisllave dhe te fillojne stervitjet ushtarake per vetembrojtje.

    Reply to this comment
  9. demo January 26, 19:53

    Rreziku Evropes i vjen nga popujt primitive qe po e msyjne dita dites,,rreziku jane AFRIKANET,ARABIKET,AZIATIKET MUSLIMANE qe shfrytesojne si dobesi kulturen dhe tolerancen evropjane.Duhet mesuar nga Hungaria,per ti thene NDAL,agresionit te zi ne Evrope.

    Reply to this comment
    • Flaka.al January 26, 23:15

      Ja ku na foli edhe ky Demo-ua,

      Ky grekeqiri, pa edhe neonazisti i vockel,

      Qe po t’ja ulesh breket ne mexhlis,

      Do t’i shihni si tatu, ne mollaqet e tij,

      Kryqin e thyer nazist.

      Ndersa si kelluf per koqet e fishkura,

      Ka perdorur veladonin e zi te Janulles.

      Dhe ky nul pervers, do te shpetoje Evropen;

      Ashtu sic e shpetuan hordhite e Hitlerit 85-90 vjet me pare.

      Reply to this comment
  10. Europa per Europianet January 26, 19:58

    Kadare eshte shkrimtari me i madh shqiptar por kete rast i eshte bashkuar ca miopeve qe nuk shohin katastrofen qe u ka sjelle Europes kjo politike e qelbur e Brukselit qe shpejt do marre fund. Zgjedhjet e reja ne Parlamentin Europian do ti japin derrmen kesaj politike e ketyre politikaneve qe e kthyen Europen ne vater islamikesh, zezakesh, arabesh pa kurrfare lidhje me asgje europiane. Europianet do dijne te zgjedhin ato politikane qe synojne nje Europe per Europianet. Sa per keta pleq matufe, keta jane te molepsur ca nga skleroza, ca nga miopia e ca nga donacionet e sorosianeve. Europa i perket vetem europianeve. Eshte e turpshme qe zezake a arabe kane pasaporta europiane nga kjo politike e qelbur qe kerkon te mbroje Kadare me tjere pleq dhe legenet e Brukselit ja mohojne shqiptareve qenien pjese e Bashkimit Europian si pjese reale qe ata jane.

    Reply to this comment
  11. katarakti January 26, 20:18

    Po shkaterrohet nje Europe e vjeter per tu ndertuar nje Europe e re. Popujt e Europes jane zemeruar nga politikat liberale dhe globaliste te kapitalit te madh ne vendet e BE-se. Transfero nga Europa teknologjite dhe industrine dhe transferoje ne Azi, duke lene pa pune me qindra mijera njerez, ka qene njera nga pakenaqesite e popujve te Europes. Po ashtu hapja e kufijve dhe pranimi ne vendet e BE-se te afrikaneve, arabeve, myslimaneve i ka bere europianet te mos ndjehen mire ne vendin e tyre. Shtoju ketyre edhe borxhet marramendese ndaj bankave nderkombetare qe ka pothuajse çdo shtet i Europes, – kane shkaktuar zhgenjim dhe zemerim nder qytetaret europiane. Eshte e vertete se tani ka rrezik qe te fitojne partite dhe politikat nacionaliste, raciste dhe identitare, por kjo ngjan per faj te politikave antikombetare te kapitalit te madh. Po ngjan afersisht siç ngjau ne demokracine e shkaterruar te Vejmarit ne Gjermanine e viteve 1930. Gje qe solli ne pushtet regjimin e Hitlerit. Globalizmi, emigracioni, multikulturalizmi, sundimi i popujve nga elitat kozmopolite dhe bankieret ka sjelle zhgenjimin dhe zemerimin e popujve europiane. Me nje fjale nje demokraci qe nuk ka marre parasysh asnjehere kerkesat e popullit, por vetem ato te kastave sunduese. Prandaj perdoret sot me perçmim ne Europe edhe termi populist ndaj atyre liderve dhe partive qe degjojne popullin dhe nuk i binden kastave. Keta intelektualet qe kane shkruar kete leter merren me pasojat dhe jo me shkakun e ardhjes ne pushtet te partive populiste te ekstremit te djathte. Kete promemorie keta intelektuale duhet ta kishin shkruar para 5 vjetesh kunder kastave drejtuese qe nuk merrnin parasysh vullnetin e popujve te Europes. Tani eshte vone.

    Reply to this comment
  12. QYTETARI January 26, 20:27

    Po ta kini per nder o mjerane qe nje Kadare na nderon ne Europe. Nuk u ngopet me kurva, droge e vrasje ne Europe. Jemi nje nga kombet me te urryer per qytetaret e thjeshte europiane. Karakteristika jone eshte egersia.

    Reply to this comment
    • Katunar Melloksi from England January 26, 23:54

      shoku mjeran ,

      e dini ju cdo me then Sharlatan ?

      Te flasesh per ato gjera qe ti s’i di !

      Ti s’ja ke iden se si tingellon Europa se si tik’t:k ajo ,

      Kte nastradinin komunist s’e ka njeri ne refene ne ate Bote ,
      he na rruac .
      Prandaj shiko e ndro kullote .

      Reply to this comment
  13. Kris 1 January 26, 21:53

    Motori europian ka mangut nje vide.Kjo vide eshte shqiperia.

    Reply to this comment
  14. s.g. January 26, 22:32

    Europa po vuan nga gangrena e kapitalit vetanak ata kanë kriju sistem pune sa njerzit shfrytzohen pa mëshirë dhe ndërkoh varfëria dhe pasiguria u ritet çdo ditë dhe .të ndodhur në pa perspektivë popujt europian kanë zgjedhë vet vdekjen tu mos pranu miliona të krijojnë tutje familje

    Reply to this comment
  15. Lani January 27, 09:12

    Ore nuk me plasi per Evropen,ne pidhe te semes shkofte.Une kam hallin e Shqiperise.Shqiperia kur do te behet?Kjo me intereson mua.Kadareja eshte nhe skuth dhe i pavlere per kombin tone.Nje palaco i pabese qe sa ishte Shqiperia mire hengri piu e c’fare i deshi qejfi jetoi si mbret.Kur u varferua i ktheu shpinen dhe nuk u ndje me,kurse per Evropen i “ardhka keq”halese.

    Reply to this comment
  16. h January 27, 11:27

    Kadareja e ka humbur trenin e universializmit qe shendrron
    nje shkimtar te mire ne nje personazh boteror.
    Ai e humbi kur nuk pushoi ti thurte epope diktatures.
    Ai e humbi mbas regjimit ku u perp te shiteshe si desident.
    Desident ishte Solzheninci.Nobel eshte Solzheninci.
    Ne art nuk mund te genjesh.

    Reply to this comment
  17. DOKLEATI January 27, 13:04

    Eshte krenari te shifesh nje emer shqiptare ne mes te ketyre viganeve Europian !

    Me mire nje Kadsre me famw boterore sesa nje i vrare nga Enve4 Hoxha.

    Reply to this comment
  18. Adih January 27, 14:27

    Kadare ,na eshte bashkuar me shkrimtare te tjere , paska vene emrin , dhe qan hallin e Europes???!! Jam i shokuar ,paska dhimbje per Europen Kadareja ??!?-.Kemi tre dekada . qe shkon cdo gje per se mbrapshti ,, z Kadare , e nuk e ngrite as edhe nje here zerin ,per kete Shqiperi ,qe eshte bere si nje qen i ngordhur pa zot , dhe ska kush ta varrosi .!?!? Kemi , qe nga 45 e deri me sot z Kadare , ne populli qe nuk e njohim dinjitetin ,Besoj se me kuptoni drejte z Kadare ??
    Enverit i shkrove o mavri ,kurse tani as edhe nje here nuk u prononcove ,per hallet e popullit tend ,qe po iken nga syte kembet nga Shqiperia ,e pse ,se nuk shikon drite jeshile , fatkeqesisht sot e ne te ardhmen , nga pardesy bardhet e Katovices ,.qe e kane mberthyer prej gryke vatanin tend e tonin dhe nuk e leshojne per qamet .Bravo o njeri fallco e karjerist .

    Reply to this comment
  19. mushak palok perbiba January 27, 14:31

    npill tropve tuj ti edhe evropa e bythqimve,pleher.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*