Kadare, kandidat për çmimin britanik “The Independent”

Redaksia Online April 12, 2013 10:15

Kadare, kandidat për çmimin britanik “The Independent”

Gazeta britanike “The Independent”, boton sot listën prej 6 emrash të shkrimtarëve që janë në garë për çmimin “The Independent Foreign Fiction Prize 2013”. Në listë gjendet edhe emri i shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ismail Kadare, për një ndër librat e tij më të fundit, “Darka e gabuar”. Libri është përkthyer në anglisht nga John Hodgson, ndërsa titulli është përshtatur në “The fall of the stone city”. Lista e kandidatëve për çmimin përbëhet nga gjashtë shkrimtarë të përzgjedhur nga gjuhë dhe vende të ndryshme të botës. Reduktimi i numrit nga 16 në 6 shkrimtarë ka lënë jashtë edhe nobelistin turk, Orhan Pamuk.
The Independent Foreign Prize, është i vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe. Fituesi i çmimit pritet të shpallet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në 20 maj 2013. Vlera e çmimit është £10.000 dhe ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit të veprës.

 

Redaksia Online April 12, 2013 10:15
Komento

2 Komente

  1. Tirana April 12, 16:55

    Zoti Kadare thuket se ju keni urdheruar ne vitin 1986 vrasjen e Bilal Xhaferit në Çikago ne Amerike.

    Reply to this comment
  2. SKEPTIKU April 13, 00:18

    O TIRONA , KUSH NUK E KA HONG LUGEN E CORBES TE PRISHUR MER VLLA……PO ME DUKET SE KADAREJA KA HONG 3 KUGE JO 1 SIC KA HONG TE GJITHE,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*