Kadare: Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë

Shtypi Francez May 16, 2013 16:25

Kadare: Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë

Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë – thotë shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare në një intervistë dhënë revistës filozofike franceze “NOOR”.

Përgjigjen e mësipërme shkrimtari e jep në pyetjen: “Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane?” – ku ndër të tjera thotë:

“Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo. Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë…”

Duke folur më pas për emisarët e feve të mëdha që u u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare pas rënies së diktaturës, Kadare thotë:

“Ka tendenca radikalizimi dhe kjo s’është gjë e mirë. Prej mbi 20 vjetësh shoqëria shqiptare përpiqet të rindërtojë identitetin e saj kulturor, social e politik, që i përshtatet. Por pavarësisht mjaft rindërtimeve të xhamive apo kishave, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të rëndësishëm në zakonet e bashkëpatriotëve të mi. Nga ana tjetër, disa madje tentojnë të rishkruajnë historinë tonë duke minimizuar veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas meje duhej të ishte përfshirë në historinë europiane. Padyshim që politika kërkon të përfitojë nga gjithfarëlloj radikalizmash, fundja si kudo…”

Shtypi Francez May 16, 2013 16:25
Komento

20 Komente

  1. mesopotam May 16, 16:34

    Vdiqem o vlla.. Nga se te ruhemi me perpara…

    Reply to this comment
    • vuvuzela May 16, 16:42

      mesopotam, ruaju nga vetja. Gjej njehere bari, ani shko blij dhi – themi ne nga anet tona

      Reply to this comment
      • vlash lekaj May 26, 09:09

        ha ha ha ha ithu te madhit kadsare shko me dhi ,ai edhe po te shkoje me dhi frymezohet dhe shkruan perseri dhe me mire se natyra shqiptare eshte e vecante dhe nuk behet kurre natyre turke

        Reply to this comment
  2. shqiptari May 16, 16:41

    I madh Kadareja!

    Reply to this comment
  3. shpatar May 16, 17:24

    Kadareja di se cbluan me kete shkrim.Po a e kuptojme ne populli i konvertuar se ku do te dalesh !.Rreshqitem dhe po rreshqasim qe nuk dihet se ku do thyejme koken .Ato te Perandorise otmane ja bejme kabull .Po c’tu themi ketyre te kohes moderne!!!
    Pa dashur te hyje tek dilema e Kadares nje gje eshte alarmante.Politika e sotcme ka hequr dhe ate pak gjak te paster shqiptari. Politikanet mburren duke deklarur se ne Shqiperi fete bashkjetojne dhe jane ne te mire te popullit .Por nje gje nuk thone!.C’te mira ka sjell per te qe vec ndarjes fetare kemi dhe ate politike.Berisha falet ne Xhami ,Xhofi ne kishen Katolike ,Rama ne Kristjanizem e te mos i marre me radheshume figura te tjera politike .
    Ne pamje te pergjithshme nga te gjithe pranohet qe fete baskjetojen.Po politikat pse nuk po bashkjetojne!! .Ke duhet te pranojme!!! Mendoje se keto vite qe i quajme tranzicjon po sjellin ate qe kadareja cileson .Te mbetemi si dikur me ato cilesi socjale si komb, Faktikisht shqiptaret sot jane me shume ,se ne Perandorine otomane ,te percare e ne lufte me njeri tjetrin si asnjehere ne historine e tije. Dhe ajo qe me bene pershtypje eshte se ,pa dashur tja vare kemboren dyshes Berisha -Nano ,ky popull nuk po arrin te kaperxej cakun e te shkuares .
    Ne se ne diktature kjo u frenua ,gje qe u realizua e imponuar pa punuar qe shqiptari te ndryshonte konceptet e shoqerise per tu civilizuar , tani eshte e qellimshme per te sunduar. Kadareja, te me fali,jam i sigurt se i di defektet ,por mendon se fjalet e tije shkojne ne vesh te shurdher sic dhe kane shkuar qe ne hapat e para te demokracise Shqiptare.

    Reply to this comment
    • vlash lekaj May 26, 09:14

      pergjigje shpatarit:kombi shqiptar eshte i themeluar ne 4 pilastra ,feja muslimane,ortodokse,kaolicizmi,dhe tradita shqiptare .por jo ajo turke .ti leme turqit dhe turqizmat,respekt per te gjitha fete ,por respektin me te madh per shqiperine e shqiptareve

      Reply to this comment
  4. Alba May 16, 17:50

    Muxhahedine qe vijne ne Shqiperi, nje xhami e shemtuar sa nje gerdalle, rreth 100 altoporlante qe kendojne arabisht vetem ne Tirane (1 minare x 4 altoparlante ne nje kat, x 2 kate x 4 minare = 32 altoparlante vetem kjo shemtira e madhe) dhe nje Sali qe qeveris me metoda talebane. Te guxoje njeri te thote qe Shqiperia nuk eshte Evrope..

    Reply to this comment
    • Adelina May 24, 13:13

      Te lutem mos e shaj fene time. Se edhe ti katolicizmin e ke na Perandoria Bizantine. Paraardhesit shqiptare para se te ishin katolike kane qene diqka tjeter. Keshtu qe cdo fe ka ardh nga dikush, dhe feja Islame eshte me e fundit qe erdhi, e shyqyr Zotit qe erdhi dhe e gjetem qetesine shpirterore

      Reply to this comment
      • vlash lekaj May 26, 09:21

        shqiptaret jane katolike para romaneve ,sepse jane katolike qe ne vitin 50 pas krishtit me ardhjen e shen paulit ne iliri dhe romanet ishin te krishtererreth vitit100,rreth1960vjet dhe kjo eshte pak te pakten edhe per 1800 edhe feja jote.te rrespektojshume si muslimane sikur gruan time qe e tille eshte por jo si turke dhe me turqizma
        pse me thane xhuma,thuaj e premte.pse me thane allah arabisht ,thuj zot shqip,pra fol dhe prediko shqip

        Reply to this comment
        • Adelina May 31, 23:36

          Po pse pikerisht keto fjale turke apo arabe si xhuma apo Allah po te pengojne ty. Ne gjuhen shqipe tanime jane futur shume e shume fjale te tjera te huaja nga te gjitha gjuhet. Po t’i permendi vetem disa, edhe ato me te thjeshtat se ka edhe shume me rende 🙁
          p.sh. monster, bravo, selektoj, konkluzion, vakant, barriere, spiker, eksperience, improvizuar, preferoj, shou (show), evitoj, fans, luk, katarakt, shokuese, etj. etj. etj. Beso keto nuk jane asgje krahasuar me ato çfare une degjoj shpesh. Por ketu duhet bere shume pune e kujdes ne çfaredo libri qe perkthehet nga autore te ndryshem shqiptare ne gjuhen shqipe, qofte romane, apo libra te shenjte si Kurani apo Bibla.

          Reply to this comment
  5. Vasil May 16, 18:43

    Ka nje arsye me te forte pse nje pjese e shqiptareve u shnderrun ne myslimane. Shqiptaret nuk kane qene nje komb fetar, feja nuk perbente nje aspekt te rendesishem te jetes se tyre.

    Reply to this comment
  6. super May 16, 18:46

    PD eshte parti e talebaneve europiane – ata snjin ligj, fe, respekt dinjtet – kulture. A ju kujtohet si festuan 100 vjetorin e pavarsise si talebane te vertete – asnje udheheqes europian nuk erdhi – ky eshte sali talabani – politikani me famekeq i kombit – tradhtar, hajdut, kriminel, i pabese, rrugac, spiun, servil, mashtrues, a doni me shtoni te gjitha veset e robit dhe nuk do te gaboni.

    Reply to this comment
  7. Mark.uk May 16, 19:05

    Jo I nderuari Kadare nuk eshte puna se po vijn ,po kan qen te pranishem tash 600vjet.Tani vijn e shofin faren qe ka lene ne albanistan.

    Reply to this comment
  8. adriatik May 16, 19:08

    si gjithnje KADAREJA, mundohet te maksimalizoje vemendjen e mediave mbi vehten e tij duke u hequr ekspert edhene ato fusha ku njohurite e tij jane me pak se zero…….duke pare fiaskot e nje pas njeshme me çmimet ne fushen e letersise ka menduar mire te merret me nje materie tjeter qe nuk ndan çmime historine….lende kjo qe kadareja e plazmon sipas deshires neper veprat letrare te tij…….

    Reply to this comment
  9. myftari May 16, 20:11

    O shoku ismail ngele gjithe jeten duke servilosur,dje hoxhes sot francesve tani na qahesh se po hyjne turqit ,sipas teje me mire gerqia e serbia qe po na shkombtarizojn ,e po na marin teritoret sesa turqia qe po na mbron e na ndimon ,sipas mendjes tende me mire kishat e gerqise sesa ndima e turqise mike ,

    Reply to this comment
  10. Luani. May 17, 08:06

    Kadareja eshte nje shkrimtar i madh qe bota e ka zili.Fjala e tij duhet degjuar.

    Reply to this comment
  11. arben May 23, 13:14

    kadare ti je i vetmi ze qe percjell te verteten e dhimshme te popullit shqiptare,,u jam shum mirenjohes ,,jeni me te vertete realist dhe trim ..une e kuptoj se disa zvarranike taleban e kan te veshtire ta pertypin tashme helmin qe kan nxjerr ne shekuj ,,por te betohem koha e ketyre morracakeve te pa shprese u ka ikur ,,jane vetem deshtim asgje me teper

    Reply to this comment
  12. Hasan May 23, 14:33

    Janë shumë qesharak, dhe pa mend disa si kyfar Adriatiku e Myftari, kur thonë se Kadareja ka qêllim tê tërhjek vêmndjen dikuj, shumë naive dhe qêllim keqe ështê kjo qê thua. Kadareja fare pa fol ka vêmendjen e tanë botës me veprat e tij. Kadareja ka sukses nê tanê botën e jo vetëm ne mêhallë të vet. Nuk ka shkrimtar më tê mirê shqiptar e tê sukseshëm.
    Ky Myftari, mozamakeq, faja e zezë, flet pêr servilizëm a vet ështê servil i okupatorit, dhe e ka ndrua identitetin dhe mendon pse vet ndihet turk edhe tê tjeret duhet te ndihen si ai. Ai mendon se na mbron Turqia, shihet se ështê turkofil, Turqia nëpër mes kêtyre Myftarëve dëshiron prap okupimin. Greqia, e edhe Serbia na moren teritore por asnjëherë nuk munden te nai ndrrojnê identitetin si turqia qê bêri. Rrnoft, humanisti, shkrimtari me permas boterore dhe patripti Ismail Kadare !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*