Kadare rikthehet në shtëpi. Viziton banesën ku lindi 80 vite më parë

May 15, 2016 12:35

Kadare rikthehet në shtëpi. Viziton banesën ku lindi 80 vite më parë

Ismail Kadare u rikthye në Gjirokastër, në shtëpinë ku lindi 80 vite më parë. Tashmë e kthyer në shtëpi muze, Kadareja dhe bashkëshortja e tij Helena, pritën miqtë, akademikë, studiues dhe përkthyes të veprës së tij në botë. Ata shprehën mirënjohjen për autorin, duke vënë theksin në ndikimin që Gjirokastra pati në formimin e tij letrar.

Eric Faye, përkthyes i Kadaresë në gjuhën frënge, tha: “Përfitoj nga rasti të them se Gjirokastra ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin intelektual të Kadaresë. Mendoj se nëse shkrimtari do të kishte lindur në një qytet tjetër të Shqipërisë, vepra e tij do të ishte krejt ndryshe nga kjo që është. Ky qytet i ka dhënë shumë imagjinatës së shkrimtarit”.

Ndërsa Peter Morgan, profesor në Universitetin e Sidneit (Australi), u shpreh: “Librin “Pallati i ëndrrave” të Ismail Kadaresë nisa t’ua mësoja studentëve në vitet ’90 për t’i prezantuar me kulturën shqiptare dhe atë ballkanase.

Ajo që kuptova menjëherë ishte se tekstet e tij janë të mrekullueshme. Ato u flasin direkt studentëve edhe në anën tjetër të botës. Në kohën kur letërsia po luan rol të rëndësishëm, është thelbësore që Kadareja të vijojë të përkthehet e të shpërndahet në botë.”

May 15, 2016 12:35
Komento

1 Koment

  1. vija e ndaluar May 15, 14:40

    Populli terhiqet zvarre ne jeten e çfrenuar te “pashallareve” qeveria shqiptare harxhon miljona qe te ekspozoje “jashteqitjen e kombit”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim