“Kadare si Enver Hoxha, një gjeneral i ushtrisë së vdekur”

Redaksia Online June 12, 2013 16:17

“Kadare si Enver Hoxha, një gjeneral i ushtrisë së vdekur”

Publicisti i njohur amerikan, Stephen Schwartz, thotë se po të mos ishin shqiptarët, ai sot do të ishte një gazetar i lajmeve triviale, me një boshllëk të madh në shpirt. Në një intervistë për Telegrafin, ai rrëfen për jetën e tij, për shqiptarët dhe planin për t’u shpërngulur nga Kalifornia në Kosovë.  Ai tregon se si u njoh me besimin mysliman dhe e përqafoi atë menjëherë.
“Jam bërë mysliman në Bosnjë në vitin 1997, kur vrojtova betimin e boshnjakëve myslimanë të cilët betoheshin se kurrë nuk do t’ua bënin serbëve atë që ata ua kishin bërë myslimanëve. Duke e lexuar Kuranin në mënyrën përkatëse, në rrethana islamike, thash: ‘Ky është religjioni im’”, thotë ai.

Schwartz, i cili është njohës i mirë i historisë dhe i letërsisë shqiptare si dhe një kritik ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, thotë se ky i fundit kurrë nuk do ta fitojë çmimin Nobel.

Fillimisht, është i pasaktë pohimi se unë shkruaj artikuj të pafavorshëm në lidhje me Kadarenë në shtypin botëror, sa herë që ai propozohet për çmimin Nobel. Ai është nominuar për çmimin Nobel për çdo vit, për fat të keq nga admiruesit e tij dhe nga njerëzit tjerë injorantë të cilët nuk e kuptojnë se lobimi për Çmimin Nobel është një përpjekje e kotë dhe se kurrë çmimet Nobel nuk u janë dhënë marrësve të mundshëm nga “listat e shumta basteve”. Ato janë gjithmonë befasi. Dhe, nëse ka ndonjë gjë në botën e letërsisë që nuk është novelë apo befasi, atëherë është tentimi i Ismail Kadaresë dhe i bandës së tij për ta marrë çmimin Nobel për të.

“Unë nuk kam shkruar për të për disa vite, sepse e kam kuptuar se ai kurrë nuk do ta marrë Çmimin Nobel. Puna e tij është shumë e dobët. Megjithatë, unë e kuptoj se shumë shqiptarë e konsiderojnë atë si figurën e tyre të vetme të rëndësishme në skenën botërore, dhe se janë të poshtëruar nga kritikat e mia ndaj tij. Kjo është një prej arsyeve se pse kam pushuar të shkruaj për të.

Sidoqoftë, e konsideroj si një formë të fyerjes, për shqiptarët, që të besojnë se Çmimi Nobel dhurohet si një medalje kolonialiste për shkrimtarët e panjohur nga vendet e varfra, dhe se Kadareja do ta marrë atë në mënyrë të pashmangshme sepse gjuha dhe letërsia shqipe janë të panjohura dhe se shqiptarët janë të varfër! Teoria se Çmimet Nobel për letërsi u jepen autorëve për të cilët “shumë njerëz nuk kanë dëgjuar”, reflekton analfabetizmin e përgjithshëm të opinionit botëror. Por, ajo gjithashtu shpreh një pikëpamje raciste që sugjeron se një shkrimtar afrikan, apo të tjerët jashtë rrjedhave euro-amerikane, meritojnë një çmim të tillë duke qenë të çuditshëm: majmunë që mësojnë të shtypin në makinë shkrimi! Por, ne e dimë nga Timbuktu (qytet në Mali – v.j.) se afrikanët kanë qenë shkrimtarë që një kohë të gjatë dhe, siç kam mësuar unë, gjuha shqipe ka prodhuar personalitete të shquara – për shekuj me radhë.

Shumë çmime Nobel kanë qenë të denja për kritikë, mbi të gjitha ato të dhëna pornografes hiper-moderniste Elfriede Jelinej më 2004 dhe shumë antiamerikanë të pavlerë si Harold Pinteri më 2005. Por, pothuaj të gjithë fituesit e Nobelit, e kanë merituar vërtet atë, siç është rasti i mikut dhe mentorit tim Octavio Paz në vitin 1990, që ka një volum serioz të veprave.

Për dallim nga këta, Kadare ka shkarravitur kryesisht noveleçka që vlejnë vetëm për lexime pushimi. I pajisur me një thesar të peizazhit shqiptar, të kulturës dhe historisë, ai është i paaftë të zhvillojë karaktere apo të ndërtojë narracione imponuese.

Ai ishte dhe është një ferrë e ngritur në pozitë të lartë nga ana e Enver Hoxhës. Hoxha ka vepruar sikur të thoshte se “Shqipëria fillon me mua”, dhe Kadare ngjashëm e paraqet veten sikur thotë se “letërsia shqiptare fillon me mua”. Shqipëria nuk nisi me Enver Hoxhën dhe letërsia shqiptare nuk nisi me Kadarenë. Unë di njëjtë për Skënderbeun dhe Pjetër Bogdanin, aq sa di edhe për Hoxhën dhe Kadarenë.

Jam mësuar nga Gjon Sinishta që ta përbuzi Kadarenë, jo vetëm për gënjeshtrat që ai i tha për veten e tij – duke e paraqitur veten si një “disident” nën regjimin komunist, derisa ai ishte një prej funksionarëve të saj – por, edhe për sulmet e tij të shumta dhe të çmendura ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare . Ai i dënoi autorët katolikë si Gjergj Fishta, poetët shqiptarë myslimanë të cilët i hedh poshtë si “homoseksualë”, ndërsa kishte arrogancë të pabesueshme për të sulmuar Faik Konicën për shoqërinë e tij me Guillaume Apollinairen. Edhe pse Apollinaire ishte një nga poetët më të mëdhenj të shekullit XX, Kadare lehte si qen nga zinxhiri që tërhiqte Hoxha, duke e etiketuar Apollinairen si një modernist dekadent.

Kadareja është një njeri i cili pasi është i vdekur dhe i paaftë për të çuar më shumë pluhur, do të harrohet shpejt dhe me meritë. Unë kam zgjedhur kohët e fundit që ta trajtoj sikur të ishte i vdekur dhe ta harroj. Ai është bërë personi që një herë e kishte përshkruar: një gjeneral i ushtrisë së vdekur, të adhuruesve të pavlefshëm. Ata janë të mirëpritur për të”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova frenohet nga “mafia ndërkombëtare imperialiste humanitare”. Megjithatë, mendon se Kosova është një shoqëri me zhvillim të shpejt dhe interesant.

“Institucionet shtetërore të Kosovës do të forcohen dhe kjo gjë do të përmirësojë profilin e investimeve në vend”, thotë ai.

Ndërsa në lidhje me kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Schwartz shprehet se hebrenjtë ua kanë kthyer të mirat shqiptarëve, sidomos në rastin e pavarësisë së Kosovës.

“Politikanët amerikanë hebrenj, si TomLantos – mbijetues i holokaustit – Benjamin Gilman, Eliot Engel dhe të tjerët (Madeleine Albright, James Rubin, Richard Holbrooke…) – së bashku me Robert Dolen – ishin në rreshtin e parë të atyre që kërkuan intervenim për të ndalur gjenocidin ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit fetarë dhe liderët e komuniteteve izraelito-amerikanë po ashtu kanë avokuar për ndihmë për kosovarët. Zëri i tyre u dëgjua”, thotë ai.

Schwartz jeton në Kaliforni, në qytetin që paraqet një ëndërr për shumë amerikanë. Mirëpo, ai ka vendosur që shumë shpejtë të shpërngulët nga atje dhe të jetojë në Kosovë.

“Kalifornia është shumë e shtrenjtë, siç janë vendet tjera ku amerikanët duan të jetojnë. Ndërsa, jeta e mirë është më pak e shtrenjtë në Kosovë. Po ashtu, e dua ushqimin dhe muzikën lokale. Një tas me tarator të freskët dhe një performancë e këngëve tradicionale janë të mjaftueshme për të më mbajtur mua të lumtur, së bashku me miqësinë e shqiptarëve të Kosovës që unë e njoh e për të cilën kam respekt të thellë. Unë preferoj shoqërinë e heronjve, të cilët janë të shumtë në Kosovë, e jo të qyqarëve që sundojnë sot botën”, thotë ai.

Redaksia Online June 12, 2013 16:17
Komento

26 Komente

  1. SHQIPTAR CAM June 12, 16:45

    Shkrim i pa denje. KADAREJA ESHTE GJENERALI ME I MADH I KULTURES SHQIPTARE QE NJEH BOTA E KULTURUAR SOT!!

    Reply to this comment
  2. vlora June 12, 17:22

    eshte fyerje e madhe te lexosh kete kafshe, bile dhe ta botosh…nje urrejtje e pa kuptimte

    Reply to this comment
  3. myftari itali June 12, 17:35

    shkrim me vend,kadareja ka qen nje servil i regimit te kaluar,dhe na hiqet se ka qene disident,un tubo

    Reply to this comment
  4. endri June 12, 17:42

    Nje i semure. Pse duhet te vije ne faqet e gazetes nje njeri kaq i rendomte? Shkrimi i tij eshte ne nivelin e nje raporti te nje spiuni amator policie.

    Reply to this comment
  5. letrari June 12, 17:59

    Shkrim pa vlere, mbi komentet e neveritshme te nje talebani amerikan, qe paska perqafuar islamin ne Bosnje. Ka ndonje klinike psikiatrike te mire ne Kosove, se do ti duhet shume shpejt.

    Reply to this comment
  6. Bato Mokra June 12, 17:59

    @endri Kini te drejte.
    Mqs tani per tani (ne cast) kam nje angazhim urgjent e do t’i pergjigjem mire si nje prej “bandes se Ismailit”, qe ky racist na quan ne admiruesit e vepres se shkrimtarit tone te shquar, dua te them se ky eshte nje puro “Podestin”, qe duhet te marre nje pergjigje te merituar.

    Reply to this comment
  7. shqipfolësi June 12, 18:11

    Publicisti i njohur amerikan, Stephen Schwartz, është i njohur për amerikanët dhe jo për shqiptarët. Është e mira që si i huaj të mos vjellë vrer për të huaj të tjerë që i takojnë një populli tjetër. Nuk mendoj se sado publicist i njohur që është, kjo i jep të drejtën të na mësojë ne shqiptarëve se kush na e meritoka çmimin Nobel nga shqiptarët e kush jo. Për më tepër s’ka pse të flasë me këtë urrejtje për një shkrimtar, që në fund të fundit nuk është bashkëkombas i tij dhe s’ka se si ta njohë më mirë se ne që jemi bashkëkombasit e tij. Dhe më tej akoma, nuk mund të na imponojë ne shqiptarëve se çfarë të mendojmë e çfarë të ndjejmë për figurat tona të njohura të letërsisë. Ismail Kadare është ai që është, për ne shqiptarët një shkrimtar i njohur, që si shumë prej nesh ka jetuar edhe kohën e diktaturës me të mirat dhe të metat e saj. Ashtu siç po jetojmë edhe sot demokracinë me të mirat dhe të metat kaq të mëdha të saj. Më tepër respekt për njerëzit që punojnë e krijojnë.

    Reply to this comment
  8. Albanian June 12, 18:41

    “… ai është i paaftë të zhvillojë karaktere apo të ndërtojë narracione imponuese.”

    Sado ta duam dhe ta pranojme Kadarene si shkrimtar te madh, ne shqiptaret, te vertetat duhen thene edhe kur bien ndesh me mendimin mbizoterues te njerezve.

    Ka kohe qe duhej thene e verteta, qe per mendimin tim autori e shpreh qarte ne pasazhin e mesiperm. Sidomos gjate dy dhjetevjecarve te fundit vepra letrare e Kadares ka deshtuar teresisht te ngjalle interesin e lexuesit, shqiptare dhe te huaj, nga komentet e ketyre te fundit ne faqe interneti, sidomos ne perberesit kryesore te nje krijimi letrar; karakteret dhe histori qe te ngjall interes.

    Kurse per sulmet qe ka bere ndaj figurave si Fishta, nuk ka fjale te tjera pervec se ‘Turp te kete’.

    Reply to this comment
  9. Vëzhguesi F June 12, 19:41

    Kjo eshte nje ndyresi qe del nga gishtrinjte e nje te semuri psiqik, i cili me gjithe emrin qe perfaqson, nuk eshte gje tjeter vetem se nje inatçor qe kerkon te bind njerzit me argumente idioteske. Stephen Schvarts, mud te jete publicist i nohur ne amerike, por qofte publicistika dhe qofte letersia nuk kane filluar me te. Ky, pavarsisht hipokrizise qe manifeston, (edhe per shkak te fobise te ndonje stuhie te tipit Kadare), eshte nder lobistet kryesor deri ne armiqesi patologjike kunder dhenies se çmimit Nobel per shkrimtari e madh Shqiptar dhe jo vetem, Ismail Kadare. Natyrisht qe jam nje dashamires dhe kritik, jo aq i vepres se sa i sjelljes qyttare te Kadarese, veçanerisht ndaj akademikut kosovar, Rexhep Qosja. Por si shqiptar, lexues dhe dashamires i letersise jo vetem shqipe, nuk mund te pranoj qe te baltoset nje shkrimtar, veprat e te cilit, nuk jane te nivelit qe kerkon te na i prezantoje ky fare publicisti sa fodull dhe aq armiqsor me shqiptaret, i cili kerkon te na heq paralele dhe te na barazoje me afrikanet, por jane vepra qe jo vetem jane perkthyer ne te gjitha gjuhet e botes por dhe jane vlersuar nga personalitetete letersise ne te gjithe boten. Funderina si ky fare publicisti i konvertuar ne islamik i mire, jane nje turp per shtetin qe perfaqsojne dhe jo me per letersine, publistiken dhe kulturen boterore.

    Reply to this comment
  10. lleshi June 12, 21:43

    O dita , perse po na e prezantoni kete qen ? Si fjalori , si sjellja ashtu edhe pamja jane sinkron me portretin e nje qeni nga ata te kazaneve ! Ose kete te pakten ka bere perpjekje vete i zoti te na tregoje !

    Reply to this comment
  11. artur June 12, 22:52

    E quajne Iismail Kadare apo Kastriot Islami apo Arben Imami apo Lufter Xhuveli,per mua jane njelloj,te hane buken dhe te permbysi kupen.Autori amerikan ka shume te drejte.Ne,shqiptaret,duhet te mesohemi qe te heqim dore nga adhurimi per idhuj te rreme.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F June 13, 11:54

      Pershendetje “artur”! E keqja me e madhe nder ne shqiptaret ku shpesh kane perfituar jo pak te huajt antishqiptar, historikisht dhe jo vetem sot eshte se ne ne shume raste kerkojme qe t’i fusim te gjithe ne nje thes. Por jo mor miku im, se sado mangesi apo si i thone dritehije te kete shkrimtari yne dhe njeriu i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare, nuk mundet kurrsesi te vendoset ne nje kandar me plehra politike si Kaçi i Islameve me Ben deshtakun e Imameve dhe Lufteri e Xhuvecerve.

      Reply to this comment
  12. analisti June 13, 00:45

    Kadareja eshte vleresuar nga te huajt me shume dhe jo nga shqiptaret. Ky duhet te kete dicka mangut ne tru – ndofta eshte perzier me grupet radikale islamike ne Kosove e Bosnje.

    Reply to this comment
  13. gegetoske June 13, 01:27

    O DITA! Kam respekt per gazeten tuaj, dhe jane me mijera si puna ime! Mjekroshe te qelbur si puna e ketij M…. le ta mbaje Amerika, ama sa per moralin e tij…. e hedh ne kanalin e ujerave te zeza, por edhe atje nuk e pranojne, jane me paster kanalet e ujerave te zeza se sa morali i tij! Nje tip i tille nuk duhet te kete vend ne faqet e gazetes suaj, perndryshe do tju quaj se hidhni nje fare jo te mire ne kete klime te renduar, kur na duhet vetem nje gje-DASHURI dhe jo urrejtje!

    Reply to this comment
  14. Helena me shishe qumeshti.... June 13, 02:30

    Te huajt nuk e njohin mire natyren e shqiptareve, dhe gazetari shqiptar do duhej t’i qartesonte shinat e bisedes. Por as mos vrisni mendjen se ç’thote nje amerikan per nje europian, aq me pak per nje ballkanas!
    Ajo qe vlen si kujtese per ne, eshte se duhet te ruhemi nga vetja…dmth nga “Idhujt e Rreme”.

    Libri “Koha e Pamjaftueshme” e Kadareve, eshte fyerja me e madhe ndaj shqiptareve. Pervec ca dyshimeve apo intrigave grarishte (me qellim berjen interesante per Parisienet) te Jelena Mihaillovnes, tere qindra faqet e tjera rreken te sajojne disidencen e Is Kadarese! Turp i Zotit!
    Tjeterkush vente ne burg e tjeterkush denohej per nje fjale goje dhe tjeterkush merrej si fis me qafe, po te kthente koken nga kufiri, kurse keta birbot, qe e ben Parisin si femijet e Byrose politike, shkonin e harbonin tek bodrumi i Pashkove, ku sic shkruan vete autorja “çiftet kercenin ngjitur me njeri tjetrin, se ishte hapesira e ngushte”, dhe pasi vinin ne qejf prej alkoleve, benin gallate mbase me krimet e Josif Pashkos dhe…kete tani e rrefejne si disidence!
    Madje, si per ironi te pafshehshme dot, helena shkruan se kur dilnin prej ketyre ahengjeve, merrnin ndonje shishe ne dore, qe ata qe do t’i shikonin ne rruge, t’i mendonin si njerez qe do zinin radhen e qumeshtit…!

    Turp tu vij qe tallen me shqiptaret, qe asokohe vertete duhet te zinin radhen e qumeshtit…
    Keto jane fyerje per shqiptaret, jo se foli dikush prej Amerike…

    Reply to this comment
  15. deniel June 13, 07:41

    nuk duhet te marim mendimin e autorit .ne shqiptaret e dime mire se kush jane komunistet si kane jetuar ne ate kohe dhe si jetojne sot.ismail kadare ka qene eshte dhe do mbetet komunist dhe komunist do vdese.ky basdart qe pretendon dhe per nobel qe nuk imagjinohet ta marre sepse nuk i jep njeri komunisteve nobel ka shkruar per enverin per partine dhe ska vuajtur asnji dite ne jeten e tij po ashtu dhe familja e tij.ka denuar ka masakruar ka interrnuar njerez te thjeshte ky basdard ne ate kohe si rasti i te dashurit te goces se tij qe sot jeton ne amerike me nenen e tij e la me pasoja .e ka dhene top chanal kur ka fol e jema e tij per ismail komunistin se cfare i beri dajlit te saj. zgjohuni o njerez nga komunizmi mos shkruani jo shkrimtar i madh jo shkrimtari i shqptareve ky eshte gjeja me e ulet e kombit tone sepse eshte komunist eshte diktator,si enveri si saliu si nano keta jane ata qe populli shqiptar nuk eshte i lire edhe tani ne 2013.shkrimtari i kombit tone i gjithe shqiptareve eshte naimi i pa arritshem dhe do ngelet me i madhi sa te jete jeta .ismailin shikoje nga emri cfare pret me ,shikoji surratin jepi rezultatin ketij komunisti te ndyre nuk tallet njeri me shqiptaret por na thone te verteten qe ne e dime shum mire por kemi frike ta themi dhe sot kemi frike te flasim dhe sot .zgjohuni njerez ti qerojme nga historia keta komuniste te ndyre keta krimile keta basdarde.

    Reply to this comment
  16. deniel June 13, 08:04

    nji piktor shqiptar me fame boterore dhe qe ka i dale i pari ne bote ne shkolle pikture dhe eshte cilesuar koloristi me i madh i kohes ne kohen e xhaxhit i ka thene ketij ismailit komunist ,librat e tu njerzit i lexojne dhe i varin ne gozhde per te fshire menderen , pikturen time njerzit e shikojn , e rishikojne dhe ty ismail te bej te vrasesh veten me pikturen time..per fat te keq ky piktor nuk jeton me ne kohen e xhaxhit ky piktor ishte i detyruar te punonte mesues vizatimi ne nji fshat te lushnjes kurse ky basdardi bridhte boten e hante ,pinte e pirdhte me nji poce me komunistet,zgjohuni njerez mjaft me komunistet

    Reply to this comment
  17. Studenti June 13, 08:11

    Asnje qen bastard nuk te jep kenaqesi.Kur eshte i vetmuar nuk kafshon as nje femije, por kur bashkohen disa, veçanerisht ne valen e epshit, kafshojne cilindo dhe ndjellin frike e neveri.Turma formohet me lehte prej fjaleve dhe gjesteve, prej imitimt te udheheqjeve se sa prej kerkimnit dhe gjetjeve.Gjithkush eshte nje individualitet qe ka vlerat dhe peshen e jetes se vet midis njerezve,por ka dhe nga ata qe nuk kane as vlere, as peshe dhe jetojne vetem nen hijen e te tjereve.Ketyre u duket se jane te medhenj kur rendin pas te medhenjeve dhe turren te mbledhin ç’del nga prapanica e tyre ne pritje te te gjitha hedhjeve,.Keto jane turmat e yryshit qe u sherbejne si hije, si streheze dhe si sugjestion kastave te fronit qe majmen si kepushat mbi trupin e bizonit.Nuk do te kishte turma te perçudnuara njerezish po ta dinin se ne vetevete jane nje realitet nevojash biologjike te trasheguara e te zhvilluara ne kohe e ne hapsire, menderisht e shpirterisht, qe don te ndriçohet nga e verteta ashtu si çdo gjallese e tokes don te ndriçohet nga dielli.Ata qe kane frike te verteten jane kastat qe jetojne me mashtrimin dhe turmat qe jane mesuar me nenshtrimin. E verteta gjendet duke e kerkuar, vetem duke e perdorur e provuar. E verteta nuk eshte kurdohere ashtu sikurse kastat e kane etiketuar, sepse perbrenda saj kane abuzuar per te ndjelle pas vetes turmen e shushatur, te iluzionuar.Para se t’i pargjykojme ata qe flasin e shkruajne duhen degjuar, duhen lexuar, pastaj duhen vleresuar.Disa nga kultet i kemi ngritur kur kemi qene te rrezuar. veterrezuar

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F June 13, 12:06

      “Student”! I gjithe komenti yt, ku ti pretendon se ke tjerrur filozofi, te me falsh por eshte nje lloj sofizmi apo mjerim i filozofise. Nese nuk gaboj, ne esence, ju kerkoni te mbeshtesni kete publicist sa vulgar po aq dhe inatçor, meskin dhe dashakeq. Ne, te pakten une, nuk paragjykoj asnje, por mendimin tim e kam dhene duke lexuar te zezen mbi te bardhe. Nuk kam pse fantazoj dhe nuk di se ka dashur me teper se çka thene ky autor xheloz dhe mjeran. Tek vepra e Kadarese ne çdo kohe qe mund te jete shkruar, e verteta per ate qe shikon dhe kupton, nuk ka nevoje per asnje lloj spjegimi. Ne opinionin tend ka diçka qe afrohet me esete ne letersi por jo me artikullin.

      Reply to this comment
  18. Vrana Konti June 13, 09:16

    @ Helena me shishe qumeshti….
    Mijra here Faleminderit;Asgje nuk mund ti shtohet asaj qe ju keni Shkruar.
    Fatkeqesisht Shqiptaret vazhdojne te jetojne me Simbolet Kadareja sipas tyre eshte perfaqesuesi i Shqiptareve dhe nuk duhet prekur.
    Personazhi ne fakt eshte kompleks eshte tjeter te gyykosh shkrimet ( veprat e personit) dhe tjeter te gjykosh personin qe i ka shkruajtur.
    Ai dhe familja e tij kane jetuar mire, te mbuluar me nje shtrese te mbajteshme ‘dhijami” ne periudhen e komunizmit.Mjafton te lexosh kujtimet e Helena Kadares.
    Dhe nje here mille merci.

    Reply to this comment
  19. Albi June 13, 09:19

    Ata qe flasin ketu per Kadarene me shume mundesi nuk kane lexuar nje rresht nga librat e tij. 99% e atyre qe e shajne, e bejne per shkak te lidhjeve te tij me komunizmin. Problemi eshte se duhet ndare Kadareja politik nga ai shkrimtar. Nuk mund te hidhet poshte vepra e nje njeriu sepse paska qene komunist. Urrejeni si komunist por lexoni vepren perpara se ta gjykoni. Kadare mbetet dhe besoj do jete per shume kohe prozatori me i madh shqiptar, na pelqen apo jo. Une nuk pretendoj te marr mendime nga ky bastardi qe s’di asgje per kulturen dhe historine shqiptare. Nese ka nje shkrimtar qe e ka pershkruar deri ne detaj shqiptarin e ka vizatuar figura te paperseritshme ne letersine tone ai eshte Kadare. Pa dashur te mohoj se letersia e tij se fundmi e ka ulur nivelin. Por kjo eshte dicka normale. Cdo shkrimtar ka kohen e tij. Tani po i jap te drejt Aurel Plasarit qe tha se nese ka dicka qe i karakterizon shqiptaret ajo eshte mosmirenjohja. Jemi populli me mosmirenjohes sepse nuk i meritojme shkrimtare te tille.

    Reply to this comment
    • Helena me shishe qumeshti.... June 13, 16:15

      Po, Albi, ke te drejte…

      Mirenjohja eshte prova e njeriut ndaj njeriut; mirenjohesi shtyhet ta kthej te miren me te mire, jo vetem ndaj mireberesit te vete, por edhe ndaj te tjereve: qe pastaj te shijoj mirenjohjen e tyre, dhe te gjithe bashke: mirenjohjen ndaj Zotit.

      Nuk ka nevoje te themi me shume se ç’ishte per shqiptaret Enver Hoxha dhe as te pershkruajme diktaturen e tij. Por a s’do ishte mire qe (edhe) ligesine e tij ta luftojme me humanizem dhe me mirenjohje?

      psh, Ismail Kadare, tashme e pohon vete se Ai, Diktatori, “me ka ndihmuar me shume se dy-tri here, shume here me ka ndihmuar, me ka shpetuar…”
      Por ne fillimvitet ’90, as-se-si nuk e pranonte kete gje, madje e quante ligesi, zili, xhelozi te atyre qe njerezisht ia kerkonin kete gjest lehtesimi te shpirtit. Nese kadarea do ta bente kete gje, dhe ky shembull mund te ndiqej edhe prej sa me shume te tjereve, e Shqiperia do lehtesohej prej se shkuares nen dhune.
      Por Kadare jo vetem s’e beri kete gjest, por edhe pasi pranoi se Ai, Diktatori e ka shpetuar, shtoi edhe me tej mosmirenjohes: “…por nga kush me ka shpetuar? Nga vetja e tij, nga Enver Hoxha me ka shpetuar!”
      Deri ne ’90 shkroi Pro tij, pas ’90-es vetem kunder tij!

      Tere ambasadoret e Enverit ne Paris kane qene figura te plota intelektuale dhe vlera te qarta te kultures, e, te tere kane trokitur e ndihmuar e paguar per t’i hapur udhen Kadarese: Keni degjuar ju, Albi, ndonje gjest mirenjiohje ndaj tyre prej Kadarese?!

      E njoh pak Parisin dhe mjediset ku pergatiten Lavdia e Fama, ndaj nuk ndejta dot pa iu bashkuar vemdnejes tende per mirenjohjen…

      Reply to this comment
  20. kelcyrjoti June 13, 09:27

    ikomunizmi dhe berishizmi jan nje ideologji te dyja e urejn demokracin e vertet.

    Reply to this comment
  21. MALO June 13, 12:12

    I mire i keq ne nje Ismail kemi. Ai eshte i yni dhe skane pse na e prezantojne te huajt. Sido qe te jete ai eshte nje gjeneral i lertave shqipe, ndersa ky qe shkruan eshte nje anonim per te gjithe ne. Do ishte mire qe ta injoronim se duke ju pergjigjur ne mase duket sikur e vleresojme.

    Reply to this comment
  22. teuta June 16, 11:38

    Ismail Kadare ,nuk fiton cmim Nobel,perputhem me kete mendim,per deri sa Kadare i perket rrymes se realizmit socialist,dhe dhenesit e cemimit nuk perjashtojne politiken(pamvarsisht se kejo mohohet)
    Kritikat tuaja ndaj Kadares jo te gjitha jane te drejta ashtu si edhe te Kadares ndaj te tjereve.Fishta nuk kritikohet si katolik por si antar i qeverise kuislinge dhe ky eshte turp per secilin qe e mbeshtet.

    Reply to this comment
  23. agimi May 27, 15:37

    TI Teuta je komplet injorante dhe njeh vetem historine si e shkroi Enver Hoxha me klyshet e vet,te cilet prashisin akoma.Se pari kur u formua e ashtuquajtura Qeveri Kuislinge Fishta kishte vdekur.Se dyti grupimi qe me nderhyrjen e Qeverise Gjermane,krijoi Qeverine qene Shqiptaret me kualitative dhe me patriote qe ka paturndonjihere ky vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*