Amoraliteti në PD si aset që (nuk) mund ta përdorë vetëm Berisha

Nga Erjon Habilaj October 31, 2013 09:35

Amoraliteti në PD si aset që (nuk) mund ta përdorë vetëm Berisha

“Në fushatë kam qenë mbështetës i LSI-së pavarësisht se nuk dilja dot publikisht”. Kjo është shprehja që e dëgjon shpesh në ambientet e ministrive, apo dhe në zyra të tjera të shtetit. Shumë drejtorë të rëndësishëm që kanë qenë edhe me poste partiake në PD kanë nisur braktisjen e ‘varkës’ së mbytur PD dhe “çiftit 2B” (sic kanë nisur ta quajnë dyshen Berisha-Basha) për të kaluar te partia e Ilir Metës. Ky është një fenomen që ka nisur që në fushatë, (që pasditen e votimeve të 23 qershorit – këmbëngulin disa) por ditët e fundit është bërë më i shpeshtë.

Kjo rrjedhje e pandalshme, shtrydhja në maksimum e strukturave të PD dhe rivaliteti me FRD, forca e mazhorancës së re, përbëjnë rrezik edhe për daljen e Partisë Demokratike në një parti të tretë apo të katërt në përballjen e ardhshme elektorale.

Sjellja arrogante e opozitës së re, me deklarata pa bosht, sulme të paargumentuara që nuk po ngjisin në publik janë një nga arsyet e ftohjes, por motori lëvizës sigurisht është interesi imediat, veçanërisht mos-humbja e vendeve të punës. Një pjesë e tyre e bënë gjatë fushatës dhe të tjerët në muajt e verës e në vazhdim. Madje ka prej tyre që po bashkëpunojnë edhe me hetim dokumentacioni për administratën e vjetër, apo zyrtarët e korruptuar, me qëllim mbajtjen e vendit të punës.

Ndërrimi i krahut: Bindje, interes apo diversion?

Shumë prej drejtorëve në dikastere, po kërkojnë në vijimësi kontakte me LSI por edhe me PS për të ndërruar krah. Drejtorët nëpër ministri gjejnë lidhjet e mundshme të gjakut apo krushqitë, me njerëz që janë në postet drejtuese në LSI. Një pjesë e madhe e administratës bëri marrëveshje parazgjedhore me struktura të ish-opozitës që të ndihmonin me vota më 23 qershor dhe më pas të shpërbleheshin me vende pune. Ajo që bie në sy është fakti se këto lëvizje nuk po bëhen aspak si diversion politik i maxhorancës ndaj opozitës që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në këto lëvizje mund të ketë bindje, interes për të mbajtur vendin e punës, humbje të besimit tek lidershipi i Partisë Demokratike, por në asnjë rast presion apo diversion, sikurse ka bërë në jo pak raste në të kaluarën PD-ja kur ishte në pushtet.

Lëvizja drejt LSI, si mundësi për të mbajtur postin

Kryetari i bashkisë së Kukësit pak javë më parë la PD për LSI, të njëjtën gjë bëri dhe deputeti i Elbasanit, i zgjedhur nga radhët e PR-së, Luan Duzha. Aleatët e PD në Korçë, por dhe FRD, bashkohen me koalicionin e majtë. Edhe Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës, sipas shtypit ka tentuar të afrohet me Ilir Metën. Visho Ajazi ka nisur të dërgojë mesazhe dashurie ndaj mazhorancës, duke hequr Nishanin dhe vënë në zyrë foton e Ismail Qemalit. Janë fakte më se të mjaftueshme për të besuar, se hemorragjia në trupin e kalbur të Partisë Demokratike do vazhdojë dhe do konkretizohet me figura të tjera të identifikuara… Mjafton të kujtojmë këtu shprehjen e kreut të republikanëve, Fatmir Mediut, i cili kur u pyet lidhur me lëvizjen e deputetit Duzha drejt LSI-së, tha se “Kur shikojmë Kastriot Islamin në radhët e demokratëve, të gjithë tundohemi nga pak për të ndërruar krah…”.

Pra, pritet të ketë edhe lëvizje të tjera, madje më spektakolare se ato të deritanishmet. I fundit mes të larguarve nga PD ishte deputeti i Lezhës Gjovalin Kadeli i cili iu bashkua dje partisë së Metës.

 

*******

Kadeli braktis PD-në, bashkohet me LSI. Meta: Është i mirëpritur

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në mandatin e kaluar, Gjovalin Kadeli tashmë bëhet ish edhe për Partinë Demokratike, pasi nga dje ka shpallur lëvizjen për të kaluar në Grupin Parlamentar të LSI-së. Lajmin e konfirmoi vetë deputeti i Lezhës në  “Ora News”  duke bërë me dije se s’ka pasur një marrëveshje me PD-në por me ish-kryetarin e saj, Berisha.

“Kam patur ngacmime të herëpashershme për shkak të gjenezës dhe mënyrës si u katapultova për të qenë deputet i PD. Mbase kjo kohë shërbeu për të qartësuar mendimet mes nesh por dhe me veten time. Unë së bashku me njerëzit që më mbështesin kemi vendosur që unë të largohem nga PD, për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI”, deklaroi Kadeli. Kadeli tregoi se ka pasur kontakte me kreun e LSI që në fillimet parazgjedhore për t’iu bashkangjitur ekipit të tij, por që për arsye objektive zoti Meta kishte vonuar në kthimin e një përgjigje.

Përkundrejt vendimit, Kadeli e cilëson të përmbushur misionin e tij në lidhje me PD, duke deklaruar se ka një mandat që vjen nga një marrëveshje me ish-liderin demokrat Berisha, e për të cilin shton jo vetëm së bashku me 2 kolegët socialistë mbajti në këmbë qeverinë, por dhe punoi fort në qarkun e Lezhës për të mbajtur katër mandate për të djathtën.

“Edhe në fillimet parazgjedhore unë kam pas kontaktuar me zotin Meta që të jem pjesë e ekipit të tij, por zoti Meta u vonua në përgjigje pasi kalkulonte numerikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë dhe në atë kohë u paraqit nevoja e votës në parlament lidhur me anëtarin e Kolegjit Zgjedhor dhe me mbajtjen e qeverisë në mënyrë që të përmbushte detyrimin për zgjedhje të lira. Ato zgjedhje u realizuan mrekullisht mirë falë një njeriu që quhet Sali Berisha. Ato zgjedhje u realizuan në përpikmëri të lartë, të lira dhe të ndershme. Ato u organizuan si rezultat i votës sime dhe 2 kolegëve të mi që mbajtën në këmbë këtë qeveri. Pasi llogaritë e opozitës së atëhershme dhe mazhorancës së sotme ishte që ajo qeveri të binte. Do të thotë që të hynte me qeveri teknike në zgjedhje, që do të thotë që zgjedhjet nuk ishin të sigurta të lira, të nesërmen cilado të ishte në opozitë do ngrinte versionin ashtu siç ka ndodhur rëndom në Shqipëri. Por kjo nuk ndodhi falë vendosmërisë së zotit Berisha, falë marrëveshjes së realizuar me ne. Shqipëria u rendit në radhët e atyre shteteve të Europës që di të bëjë zgjedhje nëse do. Unë nuk them se marrëdhënia ime me PD filloi dhe u mbyll aty. Marrëdhënia ime ka qenë me zotin Berisha. Unë s’kam qenë asnjëherë anëtar i PD. E kam marrë mandatin për shkak të marrëveshjes, për shkak të burrërisë së zotit Berisha, burrëri e cila bëri që ne në fushatën e 2013 mos të jemi parazitë me një mandat të dhuruar, por të jemi si kandidatët e tjerë për të marrë një numër sa më të madh votash e cila u konfirmua përmes pranisë së madhe të militantëve socialistë që përkrahnin pa rezerva PD, megjithëse PD ishte në pikët e saj më të ulëta,” tha Kadeli.

META: KADELI I PERKET SE MAJTES I MIREPRITUR TEK LSI
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka reaguar paraditen e sotme mbi largimin e Gjovalin Kadelit nga Partia Demokratike. Sipas Metës, Kadeli është i mirëpritur në gjirin e së majtës sepse i përket së majtës. “Gjovalin Kadeli integrohet natyrshëm tek LSI sepse i përket së majtës”.

 

************

Përse po dështon Lulzim Basha?

 

Ditët e fundit ka një presion në rritje nga ish- zyrtarë të PD-së në poste publike, por dhe anëtarë të thjeshtë të saj të punësuar në administratë, për t’u shkëputur nga Partia Demokratike. Rruga më e shkurtër është LSI.

Platforma politike e Lulzim Bashës kur u zgjodh kryetar i PD-së, që lë të hapur urat e bashkëpunimit me LSI, dhe mbi të gjitha shpresa e vetme që i jep elektoratit opozitar ende në pushtet se ata do rikthehen përmes LSI në pushtet, ka krijuar tek baza e opozitës një mekanizëm të thjeshtë mbijetese, që është qarku i shkurtër me LSI. Në logjikën e tyre të thjeshtë, amoraliteti i dëshmuar nga Berisha në fushatën elektorale, për të futur në listë Islamin, Dogjanin, Kadelin, Idrizin, Mediun etj, vetëm për të mbetur në pushtet, ua ka hequr turpin atyre ta bëjnë vetë këtë pazar me strukturat lokale të LSI po për të mbetur në pushtet. Opozita e re që ka ndërtuar Basha pas 23 qershorit e forcon këtë bindje për demokratët, të cilët nuk shikojnë më shpresë tek partia e  tyre, që mund të kthehet në pushtet e vetme. I vetmi që ka pasur një përmbajtje politike në opozitë dikur, Sali Berisha, sot është kthyer në një simbol diarreje politike, me broçkullat e përditshme që lëshon dhe i bën demokratët me pesimistë seç janë për të ardhmen e tyre. Pasuesi i emëruar prej tij, i qartë që nuk ia del dot vetëm, e ka instaluar si strategji të tij faktin që në pushtet do rikthehet me LSI dhe aleanca të tjera fluide. Në këto rrethana, kur imoraliteti është instaluar nga ekipi drejtues i opozitës dhe rrugëzgjidhja kalon përmes një aleancë në kohë me LSI, epidemia e vërshimit drejt LSI-së nga anëtarët e PD-së është kthyer në një lumë që nuk ndalet.

Gabimi i dytë i madh i Lulzim Bashës ishte qëndrimi ndaj kundërshtarëve të djathtë të Berishës. Ardhja e një lideri të ri në krye të PD-së, nënkupton një erë të re, e cila i ka të nevojshme ripozicionimet ndaj historisë së PD-së. Me pushtetin e tij autoritar dhe të korruptuar, Sali Berisha krijoi kundërshtarë politikë, por dhe personalë brenda së djathtës, që kanë pasur kontribute të mëdha në historinë e asaj partie dhe janë flakur prej tij për shkak të interesave që lidhen kryesisht me Familjen e tij në pushtet. Dikush i ka prishur punë djalit, dikush vajzës, dikush gruas, dikush vetë Berishës dhe për këtë arsye ata janë sot kundërshtarë të tij të vendosur.

Lulëzim Basha duhej ta thyente këtë handikap të së djathtës. Ai duhej t’i shtrinte dorën e bashkëpunimit gjithkujt që ka një histori në të djathtën shqiptare, para se të ëndërrojë kthimin në pushtet përmes Ilir Metës. Ilir Meta ka planet e tij për të mbijetuar në politikën shqiptare dhe në to nuk përfshihet ndoshta fare Lulzim Basha. Ky i fundit duhet të kishte një plan për Bamir Topin, shkaktarin kryesor që dërrmoi të djathtën e Berishës në zgjedhjet e fundit, për individë si Mustafaj apo Ngjela, për frymën konservatore të ish- pronarëve të dërrmuar nga kleptokracia e Familjes Berisha, etj. Lulzim Basha as ka guxuar ta mendojë këtë. Ai në këtë pikë është njësoj si ish- komunistët shqiptarë, bile dhe ata të ndershmit, që për hir të Enver Hoxhës, gjithë kundërshtarët e  tij i quajnë armiq ende dhe nuk i rehabilitojnë as në mendjen e tyre, edhe pse Enveri ka vdekur.

Ndërsa Sali Berisha u mundua ta kompleksojë Bamir Topin gjatë fushatës se po bashkëpunon me ish- opozitën dhe ia arriti ta lërë jashtë koalicionit për këtë shkak, sot kur amoraliteti i PD-së ka arritur kulmin dhe gjithçka sillet rrotull mbrojtjes së Familjes, Basha nuk ka fuqi dhe as tagër të shikojë në sy Bamir Topin. Ai u bë palë me Sali Berishën duke ia përjashtuar kandidaten nga zgjedhjet në Korçë, në vend që ta ftonte të ishin aleatë. Kjo bëri që vetë Topi të bëjë një gjest të duhur për t’i treguar vendin një lideri frikacak dhe pa vizion, që mendon se është zgjedhur në krye të PD-së, t’i ruajë nderin Familjes Berisha dhe të plotësojë tekat e Zenit dhe Gitës.

Lulzim Basha mendon se demokratët e thjeshtë janë gati të pranojnë se amoraliteti është një aset që mund ta përdorë vetëm Familja Berisha për të qëndruar në pushtet, apo për të ardhur në pushtet, dhe u ndalohet të tjerëve. Këtu është treguar miop. Duke e orientuar PD-në në rrugën e amoralitetit, dhe duke mos guxuar të bëjë opozitë parimore dhe morale, ai po shikon sot se si PD po kthehet në një masë amorfe pa formë, që po rrjedh drejt pushtetit të ri për të mbijetuar personalisht. Vdekja klinike e saj është e qartë. Në atë parti nuk mendon më askush politikisht. Të gjithë mendojnë si të kapin ndonjë vend pune dhe si të përdorin aleancat e partitë e pushtetit për të mbijetuar. Vizioni politik i Lulzim Bashës në këtë pikë është shkatërrues. Ai reflekton mungesën e thellë të përmbajtjes politike dhe servilizmin e padenjë ndaj Berishës, duke shpartalluar të djathtën shqiptare, e cila ka vetëm një ofertë, sipas Bashës, rigjunjëzimin para Berishës.

Me këtë strategji ajo parti nuk ringrihet kurrë. Lulzim Basha ka humbur shansin të bashkojë kundërshtarët e djathtë të Berishës në PD ose rrotull saj, dhe t’i hapë rrugë legalisht antiberishizmit në të djathtën shqiptare, dhe po ashtu ka gabuar strategjikisht duke mbajtur shpresat e ndezura tek PD vetëm nëse bën aleancë me Ilir Metën. Me këtë të fundit e bëjnë vetë aleancën demokratët, duke e lënë Lulin me gisht në gojë.

Nga Erjon Habilaj October 31, 2013 09:35
Komento

42 Komente

  1. open your minde October 30, 09:04

    jo vetem arratisje ne surrealizem, por keta te dy e kane kthyer absurdin njerezor ne norme shoqerore ne Shqiperi

    Reply to this comment
    • ish shoqe Rulit te zyra October 31, 19:31

      Anetaret e OpoziKes, dmth OpoziKaret, nuk duhet te pranohen nga mazhoranca e majte sepse do ishte fyerje per voten e sovranit. Ai ka deshmuar kush duhet te rrije ne opozite dhe kush ne qeveri

      Reply to this comment
  2. Naftetari October 30, 21:10

    Hashahahahahahah ca tallje me Salen dhe PD ky eshte kulmi

    Reply to this comment
  3. DREAM October 30, 21:16

    Ndyresira po te HALEati do shkoje .
    Kokepalar …ju ngeli dhe Kaqi …merreni dhe ate dhe rrnofte ripjellja e Ilirit .

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. October 30, 22:43

      Mbaje veten enderushe! Pune qejfi eshte. Iku, kur duhej te qendronte pedeja ne pushtet dhe u kthye se nuk qendron dot ne opozite. Pastaj, ai Kaqi, hahahaha, Kaçi moj dhe jo Kaqi, eshte gjysem opinge dhe ka vendosur te dale ne pension i menderosur se nuk ka kohe me te laje mutesirat qe beri.

      Reply to this comment
      • DREAM October 30, 23:10

        ahahahahahhahahahaahhaha ,mos vdeksh kurre .
        Budallalleku me shkrin se qeshuri [ajo qe s’te vret ,te ben me te forte}
        Nqs kjo ju duket pune qejfi ,…ndjese po ju kokepalaret jeni prezervativi
        Vota juaj i sjell ne …{qejf} pushtet keta .
        Sikur partia mos te kishte lene te lexoje vetem Leninin …do kishe kurajen te ngriheshe mbi kto …ngjala …qe do penalizojne dhe brezin e trete …do kishe mundesi te …enderroje !
        eshte gjysma e opinges se Mehmut Shehut ..eshte Kaqi i riformimit te njeriut te ri …eshte klasa jote !

        Reply to this comment
    • Arturi October 30, 23:41

      Kaqi – sic e shkruan ti – do te beje “mire” llogarite per fitoret e PeDe-s ne zgjedhjet e ardhshme. Mbajeni me shendet, se me te ne krah, e keni te sigurte qe do e hani sa krahu!
      Gjithsesi vazhdo dhe enderro!

      Reply to this comment
  4. Shefqet Cela October 30, 21:22

    Nuk e ka patur dhe aq veshtire kaperximin. Kjo nuk ishte hera e pare.
    Sali (Lulush)! Veri gishtin kokes. Po te lene nje nga nje, perveç rrenegati IIIssssllllamn pa din e pa iman. Ate do ta kesh me vete se nuk ka ku perplaset.

    Reply to this comment
  5. Erion October 30, 21:25

    Me falni po ku eshte ndryshimi me Berishen? Kjo po kthehet ne mazhorance plehrash! Turp per keta qe po e pranojne. Po’ pse per kete votuam ne 23 qershor?

    Reply to this comment
  6. Lirua October 30, 21:27

    Unk eshte ndonje cudi qe nuk pritej nga ” Delli” kjo mrekulli, por fatkeqesia eshte te ata qe e moren per te vertet…….

    Reply to this comment
  7. Naftetari October 30, 21:39

    Jo Kaqi o DREAM se ai eshte komuniste me i keqe se Sala hahahahahaha

    Reply to this comment
  8. Edi le October 30, 21:43

    A burre i keq paske kene mor gjovalin leshi,

    Reply to this comment
  9. miri October 30, 22:09

    beqir….lulishtesh.

    Reply to this comment
    • DREAM October 30, 23:13

      Te lutem leri lulishtet te gjelbra
      Ky eshte nga selia Pink !
      hahahahahaaaaaahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhahahah
      Donit te mundnit Berishen me cdo kusht ,me cdo mjet ,politika s’ka moral ?!
      RRnofte HALEanca …e Beqirit …ops Ilirit ..hahaahahahahha…

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. October 31, 13:05

        Edhe qeshja ka nje kufi, por…..per njerzit normal.
        Ti enderushe e Kaqit, qenke merzit kaq shume sa qarjen me denese po na e prezanton si qeshje.
        Kujdes, ruaj mendjen se sa nje koqe gruri eshte e shkreta.
        Ate Berishen tend, babane e hajduteve, vellane e krimineleve dhe mikun e te marreve, e mundi populli me vote, apo nuk te peqen ta thuash keshtu?
        Shko e meso alfabetin shqip, para se te me tregosh se çfare kam lexuar une, kungulleshke pa fare e Sali palloshit.

        Reply to this comment
        • DREAM October 31, 16:34

          Shoku Vezhgues ,ku e pate qe une jam me Berishen ??
          Sigurisht te shkolla e Leninit …vetem ate ke mesuar .
          Shiko …problemi i juaj i vetem ngelet qe do merrni Berishen Bashen …per te rrezuar Ilirin ..hahaaahhahhahahahhahahahahahahahahhahahah
          ‘fajin e ka Saliu uuuuu”””
          Fajin e ka Iliri iiiiiiiiiii”

          Komplimenta ,jeni me mire se Portokallia !

          Reply to this comment
  10. iliri permet October 30, 22:23

    Kjo eshte loja me e ndyre e politikes.
    Tjetersohet votuesi. Prishen ekuilibrat.
    Keta tipa jane ushtare qe dalin nga rreshti per interesa te poshtra.
    Duhet te ndryshoje ligji i zgjedhjeve qe ky fenomen te mos perseritet.
    Mua me duken lojra te tipit mafjoz.
    Meta ngelet strumbullari i te keqes ne kete pisllek

    Reply to this comment
  11. Pëllumb zaimi October 31, 01:02

    Këta lloj deputetësh me duken me të vertetë monstra. Béjnë lojen e interesave te tyre pa i përfillur fare ata që i votuan. Ne votojme kot sepse une votoj p.sh majtas ndersa deputetit i ecën interesi djathtas ose anasjelltas. Atehere përse me duhet mua ky lloj deputeti qe tradheton bindjet e mija dhe te shume votuesve te tjere? Kjo ceshtje duhet rregulluar me ligj sepse keta tregetare flamujsh perdhosin besimin dhe filozofine e formimit e te bindjeve te votuesve! Une si votues zgjedh nje ngjyre nuk zgjedh dhe nuk me lejohet te zgjedh te gjitha ngjyrat politike!? Po deputetit përse duhet ti lejohet!? Apo sepse ai paska te drejta jo te barabarta me mua por te drejta plus qe e vendosin mbi mua!?

    Reply to this comment
  12. endri October 31, 02:41

    Per mendimin tim shtoni edhe nje kuti tjeter “ndjesie”: “I PESHTIROSUR”

    Reply to this comment
  13. gozhda October 31, 05:42

    o kadello ke njel pa lek dhe nuk shkon dot ne angli ca kujtove ti mor loqe se do te fitonte saliu dhe do te merrje noj pozicion ministri qe te vidhje ky paska qene morali i politikes tende turp shume turp mjer politika shqiptare car politikanesh kane me keto lloj politikanesh asnjehere nuk behet shqiperia.

    Reply to this comment
  14. lisdushku October 31, 05:59

    Ai ka meriten qe e renditi veten me fitimtaret.Mos u terbo Xhozi,eshte bote me rrota.E beri Nano Dushkun ne 2001,ja futi Berisha me superdushkun ne 2005.I bleu Kacerat e Kadelet Berisha ne merkaton e pranveres,per te konfirmuar maxhorancen,te njejten gje po ben menazheri Ilir Meta ne merkaton e vjeshtes.Blerja me spektakolare e Ilir Metes kete sezon do te jete blerja e Jozefines,hapi i pare eshte hedhur,Meta i ka falur nje zyre ne parlament,ky veprim strategjik i Metes shihet si bicim kapari.Kete zanat e nisi maloku Tropojes,po e zhvillon ne menyre krijuese maloku Skraparit.Po ci duhen Metes kaq shume deputete?Tani i meshon ca me shume hapit,ka 1/4 e deputeteve te maxhorances dhe ka hapur portat per vershimin e pritshem te rezervuarit PD pas shperberjes.Te gjithe peshqit do te kalojne tek Meta.

    Reply to this comment
  15. Bora October 31, 06:57

    Bravo Metes!Te pakten di te vleresoje njerezit dhe ti mbaje ata!Avash avash ai do I marri te gjithe.Nuk le njeri pa rregulluar LSI-ja.Ce do kte PS-ne qe vetem me njerez anonime u mor.

    Reply to this comment
  16. ben October 31, 07:33

    Keta jane njerez pa pike dinjiteti e te pa fytyre, nga keta njerez eshte udhehequr Shqiperia gjithmone prandaj nuk eshte bere. Te tille burra jemi ne Shqipetaret dhe flasim per BESEN. TURP; TURP, TURP

    Reply to this comment
  17. lali October 31, 08:02

    je i pa ftyre je legen

    Reply to this comment
  18. Pedro October 31, 08:09

    Ai,Gjovalin nuk ka nivel.Atij e sh tjerve u kontrolloni ata bicim diplomash te blera.Ata, bejn levizje per te ruajtur bizneset e te palarat.Duhet te ndjehen keq idealistet e mlitantet, sepse ka ende.Por keto nuk kane sh para, e biznese, jane njerez te zakonshem e te paster, te cilet akoma shpresojne. keto jane njerez hije.Qeveria duhet te ushtroje kontrollet e veta.Shkoni ne objetet historike ne Lezhe, ne Tyrbe, afer Kalase e kontrolloni cfare ka shkatruar ky Gjovalin e si ka perfituar, ne dem te kultures e historise se atij qyteti antik, etj etj
    Keq.Shume keq edhe per grupin politik qe e pranon.

    Reply to this comment
  19. shqiptari October 31, 08:29

    bravo serbi e bere lsi me te forte se kure vetem ate minoritetin serb nuk po e shikon me po ja ke 19 deputet te lsi se mos i nxori populli shqiptare vete ti i votove o serbi dhe fitove hahahaahah ka shqiperi dhe shqiptare per ty o serbi jo skllever po

    Reply to this comment
  20. geno October 31, 09:12

    Iken edhe 200 vende pune te militranteve te majte ne qarkun Lezhe, i perlau Gjovalin Kadeli, se me kaq vende pune e ka bere pazarin me Ilir Meten dhe Edi Ramen, llogaria eshte e thjeshte nje vend pune i thejste 3 milion leke, nje vend i rendesishme 5 mije – 10 mije euro, beni llogarine dhe del vet fitimi i Gjovalin Pazar Zuzarit

    Reply to this comment
  21. Besiana Gushi October 31, 13:05

    RIFRESKOHET PLANI AMERIKAN “PODGORICA”

    Ditet e kaluara u fol e sterfol per “Katowicen” e Ramiz Alise, platforma e sajuar qe nuk ka ekzistuar asnjehere dhe qu na u servir nga shkodrani podgoriçan Ramiz Alia, per te mbuluar me gjethe fiku deshtimin e tij para eres se re te levizjeve popullore anti komuniste ne Europen Lindore, te nxitura nga “Perestrojka” dhe “Glasnost-i” i Gorbaçovit.
    Shqiperia u la e pa prekur nga platformat gorbaçiane, per t’ju nenshtruar nje plani krejt tjeter, te menduar e planifikuar ne dhomat e erreta te “American Freedom Society” ne 300, Indipendence ave. SE Washington D.C.
    U batezua “Podgorica” per vete numurin e madh te serbo-malazezeve qe u perfshine ne kete plan, sa agresiv aq edhe i mire detajuar deri ne kleçkat me te parendeshme te tij.
    Emrin “Podgorica” natyrisht e sygjeroi serbo-malazezi antishqiptar i tere koheve Elez Biberaj dhe Kryetari i Lidhjes se Prizrenit Ismet Berisha, nje tjeter serbo-kosovar.
    Mos t’ju duket e çuditeshme ekziston edhe sot “Lidhja e Prizrenit” e mbajtur ne kembe nga UDB-ja e Tito-Millosheviçeve te turnit, per te pasur nen kontroll, nen nje emer kaq domethenes, shqiptaret kudo ne bote, per ti bashkuar e drejtuar ata nen kete obrelle shoviniste antishqiptare, per ti shtypur, shfrytezuar, perdhosur, per ti skllavi-sllavizuar.
    Karta Sali Ram Shiqere Berisha tashme e djegur dhe e percelluar edhe nga nje milion shuplakat e 23 Qershorit te kaluar, nuk mund ti sherbeje me endrrave revanshiste te serbo-malazezeve per nihilimin e shqiptareve, asimilimin e tyre ne daren sllavo jug-lindore.
    Ja disa nga faktet qe lene te kuptohet ne vija shume te trasha ne se konsiston ky plan i vjeter tashme i rifreskuar amerikano-serbo-malazez “Podgorica”:
    – forcimi i LSI-se se Ilir Metes me qellimin e asorbimit ne nje te ardhme te shpejte te tere mbeturinave PD-iste te viçidolasve berishiane, duke krijuar ne kete menyre forcen kundra balancuese te PS-se se ediramisteve te Rilindjes.
    – kalimi i Kodelit ne radhet e LSI-se dhe antaresimet e ish PD-isteve ne rradhet e LSI-se.
    – rizgjimi i Nikoll Lesit me gazeten “Koha e Joone” te bashkefinancuar nga serbo-malazezet e antishqiptaret e “Vatres” dhe “Diellit” si dhe te amerikaneve te “American Freedom Society-se”
    – lufta e “kastravecave” e ketyre diteve
    – akuzat per origjinen malazeze te tere dispozitiveve shperthyes kriminale dhe armeve te sofistikuara te perdorura nga kriminelet ne shume qytete shqiptare
    – deklarata e Doshit “do t’ju kthej ne nje organizate bamiresie” drejtuar PD-se se Bashes berishiano-serbo-malazez.
    – vizita e Edi Rames ne Podgorice ditet e fundit dhe marreveshja e premtuar per te ndertuar autostraden e “kaltert”.
    – Me heret, katapultimi i Dalip Greces ne New York per ti sherbyer planifikuesve te “Podgorices”, duke njohur karakterin e tij antishqiptar, rrjedhoje e vete origines se tij si nje nga te shperngulurit me force nga Mali i Zi e te dhjetra familjeve si shperblim i Zogut per rikthimin e tij ne Shqiperine e pas Nolit me parate, ustashet kosovare te rekrutuar ne Prizren, Wrangelit e dhjetera mijera serbo-malazezeve.
    – shfrytezimi i burimeve naftembajtese te derdhjes se Bunes, te afruara nga serbo-malazezet a korporatave anglo-amerikane sot.
    – emerimi i podgoricanit Gezim Podgorica ne krye te ATSH-se etj.

    Humbja me e vogel e vigjilences, mungesa e nje plani shqiptar-dashes nga ana e Edi Kristaq Anife Rames dhe e rilindasve te tij, baletet turke, greke, maqedonase, pe leshimi ndaj vllaheve te Niko Peleshit e te “tere rrugeve te çojne ne Korçe” aq shume te ndjekur nga Zyra e Shtypit e Ambasades Greke ne Tirane, emerimet idioto-masakruese te shume drejtuesve nen diktatin e romit Endri Fuga, mund te na çojne ne nje zgjidhje te dhimeshme te deshires tone te aq vuajtur e enderruar per mireqenje, zhvillim, begati brenda ketyre trojeve, si shqiptare.

    Reply to this comment
    • zhani October 31, 13:05

      Besiana, aftesine e Ilir Metes dhe paaftesine e Berishes dhe Lul Bashes kerkon ti justifikosh me keto teori konspiracioni maniakale dhe depresive te gatuara para laptopit. Ke nevoje te kapesh me fort me realitetin.

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. October 31, 13:14

        zhani! Lere kete B…G…, alias br…gr… te prehet ne budallallekun e saj imagjinar, me fantazi konspirative idiotesh te lindur dhe te ritur si idiote.
        Kjo kerkon te duket se po thote ndonje gje kur kerkon te beje sallate me kilikoze derrash te grire dhe shurre mace ne vend te vajit.
        Nje rcete e denje per te semure skizofrenike te shkalles siperore deri ne degradim total.

        Reply to this comment
      • BESIANA GUSHI October 31, 14:43

        KODOSHI I NICES PELLIT PERSERI

        Zhani, lufta malazeze kastraveceve shkodrane u shndrua ne incident diplomatik nga refuzimi i Kodosheve te Nices per eksportimin e kastraveceve mbasi jane ne vete perdorim shpinfundor nga Vezhguesi F. e farefisi i tij.
        Nuk di, nese e ke pare ndonjehere Vezhguesin F.: ka edhe ky si tere frekuentuesit e poshte-urave te Senes, ate jashteqitje parazitore rreth e poshte qeskave te syve qe italiket e quajne thjesht “la rogna” apo ne gjuhen e Shkelzen Maliqit te Hudhres se Danit “zgjebe”.

        Reply to this comment
  22. shqiptari October 31, 13:06

    me shume se e sakte o besiana kete e verteton lsi nje hic me shum deputet dhe kontratra qe kishte kadselli me serbin tani kalon me urdher te serbit te ata pa elekrtorat dhe me shume deputet te dhen jo te vtuae shqiperia mori funde me ket gjoja rilindje

    Reply to this comment
  23. shqipfolësi October 31, 14:12

    Epo kot nuk thotë populli …”Politika është si kur..t.”.
    Çfarë presim ne, që politikanët të bëhen idealistë si ne qytetarët? Gabim! Politikanët janë njerëz të kalkulimeve matematike dhe të pazareve politike…apo politikës së pazareve?
    Fakti që deputetë, drejtorë, zyrtarë të ish-maxhorancës, po braktisin “anijen e mbytur”, nuk mendoj se ka të bëjë me bindjet e këtyre njerëzve.
    Ky fakt flet qartë dhe thjesht për interesa. Interesa vetjake mbijetese. Po a mund ti gjykojmë këta njerëz? Mendoj se shoqëria ku jetojmë, ka ushqyer prej 23 vitesh pikërisht këtë lloj politike. Njerëzit janë zhveshur nga idealizmat, altruizmi dhe solidariteti dhe janë shndërruar në “KALKULATORË INTERESASH”.
    Një statistikë e thjeshtë do të mjaftonte për të dalë në dritë, se sa njerëz idealistë janë të papunë dhe sa njerëz “kalkulatorë” mbajnë akoma postet që kishin edhe dje. Ata ishin administrata e djeshme, që ushqente dhe mbante në këmbë politikën berishiane.
    Ndërsa idealistët ishin po ata që janë akoma dhe sot.
    Ndërkohë pushteti, qëndron në mes të tyre dhe sigurisht që do të zgjedhë kalkulatorët. Sepse janë ata që dinë të manipulojnë, që dinë të manovrojnë, që nuk lënë gur pa lëvizur, krushq e miq, për të siguruar qëndrimin në postet e punës, që shiten e blihen, kundrejt shërbimeve të caktuara që ofrojnë.
    Natyrisht, askush nuk mund të ankohet për një fenomen të tillë. Sepse e para, nuk ke ku të ankohesh dhe e dyta, për çfarë të ankohesh? Që një njeri nuk paska të drejtë të mbijetojë?!
    Unë e rreshtoj veten tek idealistët, por ama do bëja një pyetje…” edhe për sa kohë akoma do mbijetojmë ne idealistët”?
    Rrjedha llogjike sipas fakteve reale, tregon se “njerëzit kalkulatorë” do kenë përparësi mbi njerëzit idealistë. Me një fjalë, ata që mbijetuan dje në pushtetin berishian, po ata do mbijetojnë edhe sot. “Idealistët” janë specie drejt zhdukjes me pahir. Sepse është vetë shoqëria që po i nxjerr jashtë loje si të papërshtatshëm në xhunglën moderne të mbijetesës sipas parimit të “shit-blerjes”.
    Për ta mbyllur, ne që votuam si idealistë, do marrim si shpërblim jetesën dhe harresën si idealistë…Kush na e ka fajin?!

    Reply to this comment
  24. MARKO October 31, 15:43

    Bo-bo, Kaqi i shkrete mbeti ne uje qelbur.

    Reply to this comment
  25. Tomorri October 31, 19:31

    Bravo Kadeli. Po i mbledh gjithe plehrat LSI.
    Sala besoj po e shijon supen politike qe gatoi me njerez pa moral.
    Ne parlament duhet te zgjidhen me te miret perfaqesues nga populli thuhet!
    Ja ku e keni , brohoritni popull. Ky po na e sqaron dhe pse ndrroj krahun, cfare kenaqesie. Tani do behet Shqiperija.
    Pse duhet te zvetnohemi deri ne kete grade e te perfaqesohemi nga keta mostra karrige dashes.
    Drejt Europes jemi nisur, ja ku e kemi nje nga timonieret.

    Reply to this comment
  26. Bocari October 31, 23:34

    PD-LSI eshte si rokada e shahut. Kete e tregojne te gjithe elementet qe largohen nga PD dhe zgjedhin ke? LSI motra e vogel e PD. Kadeli do kete marre ndonje dash peshqesh nga LSI, si edhe elektorati fshatar qe e votoi. Meta dhe LSI nuk duhej sot te ishin ne qeverisje sepse ata ishin ne krahun e Saliut me 21. Janar dhe nuk e hapen gojen kundra ketij krimi, nuk u distancuan dhe vazhduan qeverisjen. Por me kete popull idiot qe te voton per nje dash apo per 200 leke cmund te presesh akoma. Nqs. ky popull nuk hap syte mos prisni rilindje por rivdekje.
    Si rruge kalimi per ne Lindje duhet te jemi shker…. nga shume raca, ndaj me kete Sovran bastard e veshtire per te dale ne drite.

    Reply to this comment
  27. MUCI_MUCI November 2, 06:20

    EUROPA duhet te mos na marre na kosiderate ne nuk jemi gati per ne europe dhe europa nuk ka cna duhet ne.perderisa eskziston nje parti e vetme e zotit dajti e cila nuk prosperon europen do te thote qe filo europianet ne te ardhmen do te persekutohen me egersisht prandaj shqiptaret e dine mire kete dhe mos ta harrojne kurre.ererat nuk fryjne per keta qe kemi sot ne krye por per zotin dajti.lenini e ka patur ne qender te nje kritike teper te ashper EU dhe kjo do te thote se ne nuk jemi pjese e europes por e lindjes.cdo vendim qe mund te marrin europianet per shqiperine eshte i njejte me veprimet e bashkevrasesit qe i nxjer ne prite viktimen vrasesit.populli duhet te kundershtoje vendimet e te marreve te skraparit e himares per ta futur pa deshiren e tij vendin ne EU.

    Reply to this comment
  28. MUCI_MUCI November 2, 06:23

    RROFTE SHOKU MARKO DAJTI!

    Reply to this comment
  29. MUCI_MUCI November 2, 06:29

    NE skemi pse te behemi viktima te deshirave te pallogaritura mire te europianeve te cilet kane nje mungese te theksuar uniteti me njeri tjetrin dhe nje sere paragjykimesh per ne dhe mbi te gjitha mungese serioziteti ne trajtimin e te gjitha problemeve qe kane shqiptaret e shqiperise.ata po te duan te cojne ne EU eliten politike te tiranes ta marrin e ta mbajne se ndoshta u duhet ta dergojne per te bere ndermjetesuesin me annanaket ose grejt.
    europianet qe bejne bosin sot ne shqiperi mbeshtesin eliten e tiranes por nuk mbeshtesin popullin.prandaj te shporren nga shqiperia bejne mire.

    Reply to this comment
  30. MUCI_MUCI November 2, 06:39

    EUROPIANET nuk kane ndikuar gjate 23 vjeteve ne asnje qeveri shqiptare per te zgjidhur problemet e trasheguara e te lindura rishtas te popullsise shqiptare.ata i kane imponuar qeverive te shqiperise shume vendimmmarrje qe i kane shkaktuar mjaft viktima shqiptareve dhe mbi te gjitha i kane bere fresk qeverise duke e imunizuar qeverine shqiptare dhe shpuren e saj kriminale nga llogari dhenja per krimet e bera.keshtu nuk mund te kete integrim pa u ndeshkuar kriminele trafikante terrorista qofshin keta qeveritare.si mund te thone EU po integrimit kur ne na kane mbytur kriminelet.po te doje EU le te integroje kriminelet trafikantet etj si kjo kategori.por kurre neve.cjane keto principe integrimi ku varrezat mbushen plot me te pafajshem nga politika vrastare e tiranes dhe europa thote une te integro ju jeni okey per ne.ikni shkoni gjetiu nuk na duheni.

    Reply to this comment
  31. ripjellje November 2, 07:40

    Kur degjoj keto “intelektualet” e LSI si Zhani e tutje, me krijohet nje perzierje e forte ne stomak.
    LSI, partia e krijuar nga te tjere dhe e stisur nga te mjere.
    Nje parti teper injorante dhe me shume ligesi brenda vetes (origjina e justikon).
    Nje parti me makine llogaritese ne xhep, ku te rruajne e ke te kompromentojne.
    Por, megjithate. Blerjet i ka shume te dobeta, LLUM.
    Sepse vetem llumi ka mbetur ne ate parti. Por llumi te terheq dhe te mbyt.
    Nuk shoh ardhmeri per kete lloj organizate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*