Kadiu “përkthen” shifrat e ofruara: Ja pse shqiptarët punojnë për majën e piramidës

May 2, 2018 09:48

Kadiu “përkthen” shifrat e ofruara: Ja pse shqiptarët punojnë për majën e piramidës

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, duke analizuar statistikat zyrtare të qeverisë, ka nxjerrë në pah një fakt domethënës që tregon shumë për situatën ekonomike të njerëzve të thjeshtë.

Nëpërmjet një statusi të postuar në Facebook, deputetja demokrate shprehet se Shqipëria ka raportin më të lartë të shpenzimeve për ushqime mbi GDP sipas statistikave, gjë që do të thotë se rritja e GDP-së i shkon vetëm një grupi të vogël individësh dhe se të gjithë në këtë vend po punojnë për majën e piramidës.

“Shqipëria për vitin 2016 kishte rritjen më të madhe të GDP-së (produkti i brendshëm bruto), sipas statistikave zyrtare. Por, po sipas këtyre statistikave Shqipëria ka raportin më të lartë të shpenzimeve për ushqime mbi GDP.

Çfarë është kjo?????? Rritja i shkon vetëm një grupi shumë të vogël individësh. Sistemet e rishpërndarjes së të ardhurave apo ‘të mirave’ përmes shërbimeve dhe të mirave publike nuk ekzistojnë më. Të gjithë në këtë vend punojnë vetëm për majën e ‘piramidës’ ”, shkruan Fatbardha Kadiu në statusin e saj.

s.a/dita

May 2, 2018 09:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim