Kadri Veseli: Më 4 shtator, seanca e jashtëzakonshme për territoret

September 3, 2018 09:27

Kadri Veseli: Më 4 shtator, seanca e jashtëzakonshme për territoret

Kryetari  i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë me dije se të martën do të zhvillohet seanca ku do të debatohet “shkëmbimi i territoreve” mes vendit të tij dhe Serbisë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli u shpreh: “Kemi vepruar, do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër, komentet politike do i kemi nesër.”

Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për shkëmbim territoresh.

Partitë opozitare LDK, Vetëvendosja dhe PSD e kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme javën e kaluar.

Tri partitë opozitare e kanë iniciuar mbajtjen e saj, fill pas deklaratave të presidentit për korrigjim të kufijve.

Rezoluta, e cila pritet të prezantohet në këtë seancë, ka vetëm një pikë: “ Askush nuk ka të drejtë ta negociojë dhe cenojë territorin e Kosovës”.

s.a/dita

September 3, 2018 09:27
Komento

1 Koment

  1. Alban I September 3, 10:36

    Shume bukur, aty do te dalin ne shesh politikanet qe duan te jetojne me vete ne shtetin shqiptaro-serb te Kosoves dhe kush eshte per ndarjen e Kosoves me Serbine dhe bashkimit te saj me trungun ame-Shqiperine, Ne rast se fitojne politikanet miq te Serbise, atehere Shqiperia duhet te mos e hape kufirin me Kosoven dhe te shikoje hallet e veta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*