Kafshata e bukës apo vaska e floririt?

Nga Luan Shahollari June 14, 2013 11:00

Kafshata e bukës apo vaska e floririt?

Në literaturën financiare botërore njihen tre sisteme tatimi mbi të ardhurat personale: progresiv, përpjestimor (ndryshe-“taksa e sheshtë) dhe regresiv.

Në sistemin progresiv, tatimpaguesit, paguajnë më shumë tatime kur fitojnë më shumë të ardhura, kurse në sistemin përpjestimor i nënshtrohen të njëjtës përqindje tatimi. Në sistemin regresiv tatimi ulet, kur të ardhurat rriten, psh tatimi mbi vlerën e shtuar.

Propaganda e PD vazhdon ta etiketojë tatimin progresiv me ngjyra ideologjike, si marksiste, kur mbi 84 për qind e vendeve të botës, me mbi 95 për qind të popullsisë dhe ekonomisë globale, përdorin këtë sistem. Në të njëjtën kohë ajo glorifikon “taksën e sheshtë” si një levë që zgjidh gjithçka. Këtë e bën me fjalë, se në fakt, pak javë më parë, qeveria Berisha përjashtoi nga tatimi të ardhurat deri në 30 mijë lekë në muaj. Duke i vënë kësaj takse një “gungë”, kjo qeveri ka hedhur një hap drejt sistemit progresiv, përndryshe marksist.

 

Kafshata e bukës dhe vaska e floririt

Po si shpjegohet që z.Berisha e quan tatimin progresiv marksist kur atë e përdorin vendet e BE, ShBA, Japonia, Australia etj, etj, dhe e hymnizon “taksën e sheshtë” që e zbatojnë Rusia, Serbia, Shqipëria, disa vende të tjera ish-komuniste, etj?

Kjo pyetje është retorike, që do të thotë se e ka “përgjigjen brenda”. Fakti që, Marksi dhe Engelsi e kanë përmendur tatimin progresiv, në një kuadër të caktuar historik (1848), nuk do të thotë se janë edhe autorët e këtij sistemi. Më 1776, pra 72 vjet para tyre, Adam Smith, “babai” i ekonomisë moderne, në veprën e tij madhore Pasuria e kombeve i ka kushtuar analizës dhe parimeve të taksave një kapitull të veçantë me 73 faqe (676-749).

Madje Smith është i pari që ka mbështetur tatimin progresiv. Pasi ve në dukje se të varfërit harxhojnë më shumë për ushqimin, kurse të pasurit për komoditet e luks, sugjeron që “nuk është shumë e paarsyeshme që të pasurit të kontribuojnë për shpenzimet publike, jo vetëm në përpjestim të ardhurave të tyre, por diçka më shumë se ky përpjestim” (f 691).

Pra, të pasurit duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat jo thjesht në përpjestim të drejtë, me të njëjtën përqindje si dhe ata që fitojnë më pak, siç ndodh me “taksën e sheshtë”, por në përqindje më të lartë, në raport me rritjen e të ardhurave. Kjo duhet bërë pasi, nëse përdoret metoda e rrafshimit, atij që fiton pak të ardhura, i preket “kafshata e bukës”, kurse të pasurit, i ngushtohet pak “vaska e floririt”. Këtu qëndron edhe pandershmëria e “taksës së sheshtë”.

Veç kësaj, shteti bën më shumë shpenzime publike për shtimin dhe ruajtjen e të ardhurave të pasurive, prandaj do të ishte e ndershme që ata të mbanin një barrë më të madhe tatimore. Kjo është arsyeja pse miliarderët më të mëdhenj të botës si B.Gates dhe Ë.Buffet përkrahin tatimin mbi të ardhurat personale në ShBA. Sigurisht këta nuk janë marksistë!

 

Kush është marksist?! Zogu është?

Duket se z. Berisha shpreh më shumë frikë nga fantazma marksiste e liderëve të vendeve të mëdha e të konsoliduara kapitaliste në BE apo ShBA e gjetkë. Në fakt frika është e stisur pasi ai është presidenti i parë që dekretoi tatimin progresiv në vitin 1993, të cilin e vazhdoi deri më 1997. Në vitet 1997-2005 qeveria e PS zbatoi një variant të tatimit progresiv, të cilin z.Berisha, kryeministër e çoi deri më 2007. Pra, po të nisemi nga etiketa ideologjike, paskemi qënë të gjithë marksistë! Ndryshimi dhe ecja “përpara” filloi nga viti 2008.

Nëse i futemi trashëgimisë historike del se edhe Naltmadhnia e Tij, Zogu i Parë paska qënë një marksist i thekur, pasi ka dekretuar një sistem tatimi progresiv mbi të ardhurat personale. Këtë e vërteton Haxhi Shkoza, inspektor i përgjithshëm i pallatit mbretëror, në librin prej 907 faqe “Financat e Shqipnís (1839-1934), botuar më 1935.

Në faqet 252-255 të librit, ekonomisti i njohur i kohës, ndalet posaçërisht në analizën e politikave tatimore të deri atëhershme. Nga viti 1921 deri më 1928 sistemi tatimor mbi të ardhurat personale ka qënë progresiv me 9 shkallë, nga 2 % deri në 6 %. Tatimit progresiv i nënshtroheshin të gjithë shtetasit dhe të huajt me të ardhura neto mbi 100 napolona në vit.

Të ardhurat personale nga 101-500 napolona në vit tatoheshin me 2 %, të ardhurat nga 501-1,000 me 2.5 %, të ardhurat nga 1,001 – 1,500 me 3%, nga 1,501 -2,000 me 3.50 %, nga 2,001 – 2,500 me 4 %, nga 2,501 – 3,000 me 4.5 %, nga 3,001 -3,500 me 5 %, nga 3,501 – 4,000 me 5.5 %, dhe mbi 4000 me 6 %.

Me ligjin nr. 3990, datë, 26 maj 1928 u miratua një tabelë e re për tatimin mbi të ardhurat personale, përsëri me 9 shkallë, por të llogaritura me njësinë monetare, franga ari, si dhe me shkallë tarifore që shkonin nga 2 % në 10 %. Objekt i këtij tatimi ishin të gjitha të ardhurat neto të gjithë subjekteve, persona fizikë dhe juridikë.

Kështu, të ardhurat deri në 2,000 franga ari tatoheshin me 2 %, të ardhurat nga 2,001 – 4,000 me 3 %, të ardhurat nga 4,001 – 7,000 me 4 %, të ardhurat nga 7,001 – 10,000 me 5 %, të ardhurat nga 10,001 – 13,000 me 6 %, të ardhurat nga 13,001 – 16,000 me 7 %, të ardhurat nga 16,001 – 20,000 me 8 %, të ardhurat nga 20,001 – 24,000 me 9% dhe mbi 24,000 me 10 %.

 

Tatimi progresiv dhe ideologjia

Të gjitha këto tregojnë se tatimi progresiv nuk ka baza ideologjike, edhe pse çështjet që lidhen me zbutjen e pabarazive horizontale dhe vertikale dhe krijimin e shoqërive sa më harmonike i kanë më për zemër partitë e krahut të majtë. Kurse “taksën e sheshtë” e kanë më për zemër partitë e krahut të djathtë.

Zbatimi i “taksës së sheshtë” nga qeveria Berisha nga viti 2008 e këtej ka thelluar hendekun e pabarazisë në të ardhurat, duke e hedhur barrën e tatimit në personat dhe bizneset që kanë më pak të ardhura, që janë nëpunës me paga të ulëta dhe të mesme apo të vetëpunësuar.

Sipas tatimit progresiv të zbatuar deri në vitin 2007, të grupuar sipas nivelit të të ardhurave mujore në 5 shkallë, grupi i parë tatohej me vetëm 1 %, grupi i dytë me 3.6 %, grupi i tretë me 7.1 % , grupi i katërt me 5.6 % dhe grupi i pestë me 13.2 %.

Kurse me “taksën e sheshtë”, këto grupe, që zenë mbi 95 % të ardhurave gjithsej, prej vitit 2008 paguajnë një tatim prej 10 %. Pra, të ardhurat mujore të katër grupeve janë ulur përkatësisht me 9 %, 6.4 %, 2.9 %, 4.6 %. Në të njëjtën kohë kanë rritur të ardhurat e grupit të pestëqë siguron mbi 200 mijë lekë në muaj me 3.2 %.

Pra, nuk ka pikë dyshimi se “taksa e sheshtë” shton të ardhurat e atyre që kanë më shumë dhe merr nga të ardhurat e atyre që kanë më pak! Prandaj është momenti për të zgjedhur alternativën më të mirë dhe më të ndershme.

 

 

 

 

Nga Luan Shahollari June 14, 2013 11:00
Komento

11 Komente

  1. shqipfolësi June 14, 09:16

    Programi që Edi Rama shpalosi dje në Opinion, ishte një program i vërtetë, që prekte të gjitha fushat e jetës shoqërore, që nga ekonomia e deri tek kultura e sportet.
    Por zhurmuesit Made-in FANTOMAS, Made-in Cili-gilivili, Made-in Shul-laku, e treguan edhe njëherë INJORANCËN, NIVELIN DASHAKEQËS, CINIZMIN, IRONINË për njerëzit që në fund të fundit po bëjnë një prezantim parazgjedhor mbi IDETË dhe IDEALET e një partie që aspiron të RILINDË shqiptarët e zhytur në dekurajim dhe zhgënjim.
    Por këta pd-ista demon-kratikë treguan me qëndrimin tyre se,
    1-Nuk u pëlqen që populli të përfitojë nga pasuria kombëtare. Ata duan që pasurinë ta kenë vetëm ata!
    2-Ata nuk duan që populli të marrë kujdes shëndetsor profilaktik apo kurativ falas, sepse ata duan që ti rrjepin shqiptarët e ti lënë me gisht në gojë, ndërsa paratë shkojnë në xhepat e tritan-preshit me shokë, sepse sipas tij “MJEKSIA na qenka… Mall tregu”!!!
    3-Ata nuk duan që populli të rrëzojë DIKTATURËN sepse jetojnë rehat me milionat që iu shpërblen ky rregjim i kalbur!
    4-Ata nuk i duan njerëzit IDEALISTË, që aspirojnë një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët, bazuar jo në fjalë ere por në pasurinë FAKTIKE NATYRORE KOMBËTARE që ka Shqipëria, sepse ata e kanë shkruar këtë pasuri në emër të tyre dhe i kanë vënë vulën e korrupsionit dhe hajdutëve!
    5-Këta gili-vilët, janë shërbëtorë të pusht-etit dhe e tregojnë këtë në mënyrën më të urryer e më të ulët të mundshme, duke ofenduar pa asnjë përgjegjësi teleshikuesit dhe të gjithë të pranishmit.
    6-Ata nuk duan dhe nuk dinë të dëgjojnë ZËRIN e Popullit, që po u thërret prej kaq vitesh me të madhe për gjendjen ku është katandisur. Kjo tregon se prej kaq vitesh janë shkëputur PLOTËSISHT NGA REALITETI ku jeton sot 95% e popullsisë.
    Ose kanë bërë sikur nuk e shohin këtë realitet. Sepse pa dashur, “PADIJA” e tyre i tradhton në këto ditë të fushatës së tyre të mjerë, ku po shohim se JO vetëm e DINË fare mirë gjendjen e popullit, por shkojnë më tej se kaq, TALLEN ME DINJITETIN E TYRE NJERËZOR, duke u dhënë qese me ushqime në këmbim të VOTËS SË FITORES SË TYRE!
    Nuk e di për ju por për mua nuk ka batak më të tmerrshëm se ky! Të kërkosh votën me thasë me miell e sheqer e vaj, makarona e ku di unë se çfarë, këtë e bën vetëm pd-ja e ndryshimit për- PARA!
    7- Të demostrosh forcën me mitingje, çamçakiza, flamuj e tullumbace, thasë me miell e listë të parapregatitur votuesish, DO ISHTE SLLOGANI MË I PËRSHTATSHËM për pd-në e sotme!
    8-Partia Socialiste duhet ta realizojë atë program që ka me çdo kusht, që tu tregojë këtyre gili-vilëve, se ky popull ka ZOT dhe se ka njerëz që e duan dhe mendojnë për të mirën e këtij vendi, ka nejrëz që duan të mirën e të gjithëve dhe jo të bajraktarëve të rinj!
    9-Shqipëria dhe asnjë komb tjetër nuk vdes nga njerëzit IDEALISTË, por nga njerëzit SHARLATANË që e hanë dhe i gërryejnë nga brenda VLERAT NJERËZORE dhe DINJITETIN NJERËZOR!
    Këtë duam ne si popull nga Partia Socialiste, që ti KTHEJË POPULLIT DINJITETIN DHE PASURINË KOMBËTARE! PËR KËTË DO VOTOJMË MË 23 QERSHOR!

    Reply to this comment
    • marjana June 14, 11:26

      Padyshim taksa progresive qe favorizon 95% te shqiptareve.
      Aplikimi i kesaj takse do te sillte me shume te ardhura per 95% te shqiptareve, me shume mundesi per te blere produktet e nevojshme te shportes ushqimore baze ne familje, me pak borxhe ne listat e ushqimeve dhe te ilaceve, do rritej deri diku mireqenia, do te ishte si te pesonin rritje rrogat.

      Reply to this comment
  2. DANJA June 14, 11:25

    Shqiptaret vuajne per kafshaten e bukes, ndersa pushtetaret mafjoze e te korruptuar duan te lahen ne vaska floriri..Ti japim fund ketij hendeku te madh mes te pasurve dhe te varferve, si dhe tendences se shtreses se mesme per tu ulur poshte dhe jo per tu ngritur, kjo si pasoje e tases se sheshte Berishjane qe ja mori frymen biznesit te mesem e te vogel.

    Reply to this comment
  3. kreshniku i partise June 14, 11:34

    Nuk kam se cfare ti shtoj ketij shqipfolesit.Ai i ka permbledhur te gjitha brenda.Ok shqipfoles.

    Reply to this comment
  4. arbenita June 14, 12:42

    Ekonomia shqiptare eshte sot me e rrenuar se kurre ka 22 vite qe jo vetem nuk ju ndane ushqimet me liste hqiptareve, por madje keto 8 vitet e fundit edhe furrat e bukes kane filuar te mbajen lista…Eshte mekat qe ne 2013 te mos i keshe siguruar popullit tend as buken.

    Reply to this comment
  5. Horri i Bulevardit June 14, 15:21

    Dialog ndermjet nje vajze maturante me nje gazetari investigativ:

    Si votuese per here te pare si ke ndermend ta hedhesh voten?
    Voten do tja jap PD-se, se me kane premtuar qe do me japin 10,000 leke te vjetra, ose 100 leke te reja.

    Vetem per kaq do tja japesh voten?

    Do tja jap se me kane premtuar se do te me japin provimet e matures dhe me nota shume te mira.

    Une si qytetar dua ti them kesaj vajze:

    Voten eshte e shenjte e hedh atje ku gjen lirine tende, por kur ato para te mbarohen, qe per nje te ri jane thjesht nje mbasdite, si do tja besh me vone, se babai jot apo nena jote, do te jene perseri pa pune, se ti ja dhe voten per ato pak para, pikerisht atij qe te la prinderit pa pune per vite te tera rrjesht.
    E more dhe maturen duke shkuar ne mitingje dhe duke ja dhene voten, pikerisht atij qe neser mbas mbarimit te nje universiteti piramidal, do te coje ne armaten e te papuneve me diploma piramidale, si do tja besh, kur ta shofesh vehten e lene mbas dore, e papune, duke ju lutur ndonje pronari kafeneje, per te siguruar nje pune si kamariere me e mira, por dhe ka ndodhur, qe ligjerisht quhesh kamariere, por faktikisht je nje konobarice sic i thone kosovaret qe ne shqip i bie qe te kenaqesh me shalet e tua klientet e shumte.

    Kete moj vajze dhe shume te rinjve e te rejave, qe nxitohen ne menyren se si i konceptojhne gjerat, ja u them si prind, qe perpara se te vendosni per te ardhmen tuaj, pyesni prinderit tuaj, keshillohuni me ta, se ata e dine mire se cdo te thote nje vote me shume per ate njeri qe i ka lene pa pune me kercenimin e bukes.

    Nje tjeter lajm qe degjova keto dite, ishte dhe ajo qe nje grup te paafte fizikisht, nga harresa qe qeverite i kane bere pjesetareve te paraplegjikeve, duke mos u ofruar asnje kusht jetese dhe duke i lene ne meshire te fatit, kishin marre si vendim, qe kete rradhe mos ta hedhin voten ne kutite e votimit, duke kontribuar realisht qe gjendja e tyre e mjeruar te vazhdoje te jete e njejte, pa asnje zgjidhje.

    Perseri si qytetar une ju them se nuk eshte kjo rruga e zgjidhjes se problemeve tuaja, kjo eshte rruga e nenshtrimit dhe e kapitullimit, ndaj se keqes, e keqja tek ju keshtu si arsyetoni, po ju mposht, por a duhet ju te nderuar shqipetare qe fati ju penalizoi ne jeten tuaj, te mposhteni nga e keqja?.
    Une mendoj se jeta eshte lufte dhe ju jeni pikerisht ata qe luftoni perdite me fatin tuaj dhe sjeni mposhtur, pse pikerisht tani kur erdhi ora e denimit te politikes qe juve ju shkaktoi shume dhimbje, juve kerkoni te terhiqeni, mos mendoni se kjo do tju shpetoje nga fatkeqsia juaj, jo kete sduhet ta pranoni, se fatkeqsia juaj eshte edhe fatkeqsia jone, eshte fatkeqsia e nje kombi dhe prandaj ne duhet qe kete rradhe, te jemi me te bindur, te jemi me te shumte ne numer, ta japim voten per RILINDJEN, per Rilindjen e Edi Rames dhe grupit te tij, qe me projekte konkrete, jo vetem juve qe ju jep nje zgjidhje afatgjate, por na ka dhene gjithe popullit nje rruge qe do te na coje ne fitore mbi te keqen dhe kjo fitore me voten e te gjitheve ne qe jemi shumice, do ta shembe te keqen qe na ka zene ne keto 23-vjet te ashtuajtur demokraci, por qe ne fakt ka qene nje HAJDUTOKRACI, ku i keqi ka mbetur ne maje, fale neglizhences sone, qe me miopine tone dhe me percarjen tone, na kane cuar ne fundin e vendeve jo vetem europiane e ballkanike, por na kane barazuar me te ashtuquajturat fiset Zulu, qe na i ka pershkruar Konica yne shume bukur ne publicistiken e tij brilante.

    Ne fund, si nje qytetar, si nje shqiptar, dua ti bej thirrjen popullit tim, qe kete rradhe kemi shancin e fundit, te ndalojme diktaturen qe eshte instaluar, nuk e bene prinderit tane mbas luftes se dyte boterore, te ndalojne diktaturen enveriane, se besuan se komunizmi do tju sjelle lirine, por e pesuan ata e pesuam edhe ne.
    Por kete rradhe te mos bejme gabimin e baballareve tane, te ndalojme me voten tone masive, Sali Berishen dhe familjen e tij te konsolidoje diktaturen.

    Vota jone kete rradhe duhet te jete vote per nje Shqiperi me te mire, ku me pune te krijojme te mirat tona materiale, ku femijet tane te mesojne ne shkolle diturine dhe te jene te afte ti bejne balle sfidave te kohes, jo te jene militante partish, per mitingje partiake.

    Vota jone kete rradhe duhet te jete per nje dinjitet, ku cdo shqiptar te ndjehet i sigurte ne atdheun e tij, ku polici te jete mbrojtesi i ligjit dhe jo xhandari i pushtetit.

    Vota jone kete rradhe duhe te na japi ne shqiptareve nje arsye me shume, qe te kerkojme nga bota demokratike, te na beje pjese te saj me te gjitha te drejtat, qe na takon, se jemi nje nga popujt me te vjeter, ne ishim ne Europe qysh ne kohet kur Europa skishte as emrin e vet, prandaj na takon te jemi pjese e saj, por ne duhet te hyjme atje ne ate Europe, me dinjitet, ku neper doganat europiane, mos te na shikojne si delja e zeze.

    Shqipetare, votoni Rilindjen.
    Shqipetare, votoni te djathten e vertete, jo te djathten e Ballinjve dhe berishianeve, se ata kurre nuk kane qene te djathte, ata kane qene armiqte e se djathtes, qe diktatuar e masakroi.
    LIGJ DHE DREJTESI dhe FRD, jane e djathta e vertete.

    Vota e shqiptareve duhet te jete per PS-ne, qe do RILINDE SHQIPERINE
    Si dhe per Ligj e Drejtesi dhe FRD, qe do ta ringrejne te djathten ne dinjitetin qe i takon.

    URIME EDI RAMA, TI DO TE JESH KRYEMINISTRI I SHQIPERISE, do te jesh kryeministri me jetegjate ne historine e Shqiperise.
    Zoti te dhente force, Zoti i ndihmofte shqiptaret.

    Reply to this comment
  6. ardian June 14, 19:06

    Obobo po erdhen keta hajdutet e tjere pas 23 qershorit, do keputet fare Shqiperia. Tani eshte me paterica, por pastaj : NE KOMA ose e vdekur. Kirurgu Rama me Mjeshtrin META do ti vjedhin edhe pikat e fundit te gjakut, do ta shtrydhin fare ore.

    Reply to this comment
    • e verteta June 15, 10:05

      Ardian nderroje pseudonimin,je bere boze me keto komente te dhjera.Shiko se pas dt 23 sdo te jape me njeri leke per te hyre ne fb,ndaj ktheje bythen sa seshte vone

      Reply to this comment
  7. ardian June 14, 22:28

    Enveri jo vetem qe i mori lirine popullit dhe vrau, burgosi e internoi patriotet, por edhe i grabiti pasurine qe e kishin vene me gjak baballareve tane !Krimineli me i madh i shqiptareve ndertoi 700000 bunkere me parat e popullit vetem per te mbrojtur bythen e vet,izoloi me tela me gjemba anekand kufirin e vendit ! Monstra eshte gjithashtu edhe percaresi me i madh i shqiptareve qe edhe sot e kesaj dite vazhdojne te urrejne njeri tjetrin,ai beri pronen e tij gjithe Shqiperine dhe skllaveroi gjithe popullin !Sot pasardhesit e tij kerkojne ta ngrene ne piedestal per krimet dhe padrejtesite e bera per gjysem shekulli qe lau me gjak token e Shqiperise!Ai gjithashtu mashtronte popullin kur thoshte se ishte populli me i llumtur i pllanetit dhe gjthe bota na kishte zili,kerkonin te na rrembenin fitorjet ! Etj, etj etj !Popull mendohu mire kur te votosh ato qe kerkojne te kethejne mbrapsh te kaluaren me te erret te historise Shqiptare !

    Reply to this comment
  8. e verteta June 15, 10:07

    Mer beri per te qare ky Ardiani,do votoj per pd-n se zben pasi ate e drejtojne komuniste te thekur e bashkepuntoret e sigurimit.Kastriot Islami dogjani e bytheci tjetyer komunistet e shokut Enver i ka marre pd-ja ne gjirin e saj.Lum si ne kush na drejton e lum si Ardiani qe lufton komunizmin.

    Reply to this comment
  9. eugeni June 15, 14:32

    Z Shahollari!
    Eshte me se e drejte se vendosja e takses progresive ne vende ekonomike te cilat kane nje rritje domethenese eshte dicka qe realisht mund te zbatohet .
    Por si mund te zbatohet vendosja e kesaj takse ne Shqiperi kur pjesa me e madhe e bisneseve ,jane te huaja dhe funksionojne me nje lloj morfie off shore ,duke paguar vetem nje takse te sheshte !!
    E them kete se dhe ju e dini qe sot kompanite investuese te huaja ahtu dhe ato fashiion me e kane shume te lehte te levizin nga nje vend ne nje vend tjeter , pikerisht per te shmangur kete takse progresive.
    Kurse kompanite e tjera te ashtequajtura te shendetshme ketu ne vend , bashke me rrishikimin e takses do bejne dhe rrishikime ne fuqine punonjese .
    E them kete sepse duke vendosur taksen progresive tek nje kompani te madhe , automatikisht ai qe e paguan eshte krahu i thjeshte i punes , sepse duke paguar me shume takse detyrimisht cdo bisnes do kerkoje te ule koston e punes , pra nuk do punesoje punetore te tjere dhe per arsye kostoje por edhe per arsye siguracioni !
    Me lejoni tju kujtoj se edhe vendet perindimore qe sote jane perfshire ne nje krize utopike pas nje revuluconi piramidal dhe orgazmik ekonomik sote po mundohen me trike te ndryshme taksore te mbledhin te pa mbledhurat dhe si perfundim kane dale prape tek konkluzioni se vetem ulja e taksave mund ti japi nje frymemarrje sado atonike ekomise dhe bisneseve ne keto shtete
    Greqia nga 9% TVSH e beri 13 dhe sot 23& . Vendimi i fundit eshte rishikimi i kesaj per ta cuar ne 13% pikerisht per te marre sadopak fryme bisneset
    Italia vendosi te ule taksen , Franca , Portugalia etj etj..
    Te krahasosh mendimet e Smithit me gjendjen mjerore qe sote eshte ne Shqiperi , pra ku 65% e bisneseve jane atomike pra vetiake eshte nje gje anomiotike pra krej te kunderta ,
    Vertet qe te varferit shpenzojne me shume per gjerat me prioritale sic ushqimi , veshmbathja etj etj , por mos te harrojme se
    1. Keta te varfer diku duhen punesuar per te patur te ardhura shpenzimi .
    Kur vendoset taksa progresive per te fuqishmit sic mendoni ju , ata te paren gje qe do bejne eshte moshapja e vendeve te punes dhe me e keqja largimi nga Shqiperia
    2 . Thame qe 65% e bisnesit eshte atomik ose famijar , pra ke do rendoni me taksen progresive ata qe sote defteret i kane te mbushura me borxhet e fuqise blerese qe sote nuk punon dhe eshte ne kerkim te nje vendi pune ?
    Ne mbyllje te ketij dialeksi me morfi dialogu do doja tju falenderoja per sqarimin e ketij problemi taksor dhe koherent qe ne nuk e njohim mire, por edhe nje auto replike tuajen se mund te jete pragmatatiste vendosja e kesaj takse ne Shqiper!
    Me rrespekt
    Eugeni
    Pire – Greece

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*