Kahata: Nuk varemi nga asnjë, fitojmë çdo ndeshje dhe marrim titullin

April 17, 2015 09:53

Kahata: Nuk varemi nga asnjë, fitojmë çdo ndeshje dhe marrim titullin

Francis Kahata ishte një nga protagonistët e Tiranës në fitoren 2-1 me Vllazninë në “Qemal Stafa”. Gugash Magani preferoi ta aktivizonte kenianin titullar, pas qëndrimit për një periudhë të gjatë në stolin e rezervave. 23-vjeçari, në konferencën për shtyp të radhës theksoi se do të japë më të mirën në ndeshjet e mbetura që Tirana të fitojë titullin kampion: “Pas shumë ndeshjes në stolin e rezervave luajta titullar me Vllazninë, sfidë të cilën fatmirësisht e fituam. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në ndeshjet e mbetura të sezonit, për ta ndihmuar Tiranën që të arrijë objektivat sezonale. Unë mundohem të jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje, pastaj mbetet në dorë të trajnerit aktivizimi im’.

Tirana mbetet një nga pretendentet për titullin kampion dhe nuk varet nga rezultatet e rivalëve, pasi nëse i fiton të gjitha sfidat deri në përfundim të kampionatit matematika i jep trofeun. “E rëndësishme është që në takimet e mbetura nuk varemi nga të tjerët. Mjafton t’i fitojmë të gjitha takimet tona për t’u shpallur kampion. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet ta provojmë që të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Rivali më i fortë? Nuk dua të ndaj asnjë skuadër, sepse të gjitha ekipet që janë në krye luftojnë për titullin” thotë Kahata.

Sezonin e kaluar keniani arriti të realizonte 3 gola me fanellën bardheblu, ndërsa në kampionatin e aktual nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës, por nëse Tirana i arrin objektivat, sipas Kahatës, edhe ai do të ketë dhënë kontributin e tij: “Është e vërtetë që sezonin e kaluar kam shënuar disa gola që i vlejtën shumë Tiranës, ndërsa tani e kam të vështirë ta gjej rrugën e rrjetës. Por kjo pak rëndësi ka, mjafton që skuadra të fitojë dhe të arrijë objektivat”.

 

April 17, 2015 09:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*