Kajmaku pranon se është Toto: U njoha me faktet pas 30 qershorit

October 28, 2019 19:31

Kajmaku pranon se është Toto: U njoha me faktet pas 30 qershorit

Agim Kajmaku ka pranuar sot se është i njëjti person që në Greqi ka përdorur emrin Jorgo Toto dhe ndaj të cilit ka patur një proces gjyqësor.

Pohimi erdhi vetëm pasi u publikuan verifikimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme.

Organi i akuzës bën të ditur se përgjigjja e gjurmëve të gishtave të ardhura nga Greqia për Kajmakun, përputhen me ato të Jorgo Totos, duke theksuar se kryebashkiaku i Vorës ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me ushtrimin e mandatit në funksione publike

Por kryebashkiaku i Vorës, sot thotë se është vënë në dijeni për këtë çështje pasi është zgjedhur kryebashkiak në votimet e 30 qershorit.

I pyetur pse nuk e ka pasqyruar këtë sipas ligjit në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku thekson se nuk ka patur dijeni për procesin.

“Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në formularin e vetëdeklarimit të fakteve lidhur me ndonje masë sigurimi ose urdhër kërkimi ndaj presonit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë në dijeninë time lidhur me fakte të tilla, sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit duke qenë se i gjithë procesi i hetimor është zhvilluar në mungesën time”, shprehet Kajmaku në letrën që i ka dërguar së fundmi Prokurorisë së Përgjithshme.

Kajmaku thekson se më 12 shtator të këtij viti, Gjykata e Apelit në Janinë e ka shpallur të pafajshëm.

 

 

j.l./ dita

October 28, 2019 19:31
Komento

4 Komente

  1. na mbyten injorantet turcelinj October 28, 20:06

    Futi more prangat ketyre plehrave qe tallen me kete popull

    Reply to this comment
  2. A&B October 29, 06:07

    Ropte ku ti kesh ti, Rama,Luli, Mona dhe gjithe soj e sorrollopi yt. A nuk ishe ti qe e mohove kategorikisht se kishe perdorur emrin Jorgo Leshi ne Greqi? Tashi del dhe thua se ti ke qene por nuk i njihje keto “faktet”. Mire te na i beje piktori ne, qe na i fut me njerez si ty ne qeverisje. Dhe me e keqja eshte se nuk ka as opozite qe te kemi shprese per nje rotacion.

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA October 29, 11:57

    TI DUHET TE SHKODH NE BURG PER MASHTRIM DHE FAKSIFIKIM NE KUSHTE RENDUESE !

    Perfiton ulje denimi !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim