Kajro, 35 policë të vrarë nga një sulm islamik

October 21, 2017 13:20

Kajro, 35 policë të vrarë nga një sulm islamik

Të paktën 35 policë kanë mbetur të vrarë pas një sulmi islamik në shkretëtirën perëndimore në  jugperëndim të Kajros.

Kjo ngjarje është një prej bilanceve më të rënda  që prej vitit 2013 që ka tronditur këtë rajon të Kajros, që kishte si objektiv forcat e sigurisë.

Sipas njoftimeve të policisë dhe stafit  mjekësor, ky numër për fat të keq pritet të rritet.

Sulmi islamik ka ndodhur  në një kohë kur presidenti Abdel Fattah al-Sissi po përgatitet të marrë pjesë në ceremoninë  e 75 vjetorit të betejës së El Alamein që shënoi një fitore vendimtare për Aleatët kundër forcave fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministria njofton se “ Disa terroristë janë vrarë gjatë përleshjes teksa përpiqeshin për t’u larguar nga vendi i sulmit, por nuk dihet sa të tillë janë vrarë ngë kundërpërgjigjja e policisë”.

October 21, 2017 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim