Kaka njofton për vendimin e dhimbshëm që ka marrë

December 17, 2017 18:29

Kaka njofton për vendimin e dhimbshëm që ka marrë

Ish-mesfushori brazilian i Milanit, Real Madridit dhe shumë klubeve tjera, Ricardo Kaka, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka ardhur koha për t’i “varur këpucët në gozhdë”.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007, tha se ka pasur një karrierë më të mirë se sa e ka imagjinuar ndonjëherë, teksa ka shkruar se është gati për aventurën e re, që sipas mediave braziliane, 35-vjeçari synon të bëhet trajner.

Kaka ka fituar tituj të shumë gjatë karrierës, si me Milanin, ashtu edhe me Realin.

Në 654 ndeshje për klube, ai ka shënuar 208 gola ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e Brazilit kur fituan Kupën e Botës në vitin 2002.

Ai ka bërë 92 paraqitje për Brazilin duke shënuar 29 gola.

December 17, 2017 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*