Kakavijë, gjendet i vdekur shqiptari i arratisur nga burgu grek

Redaksia Online March 4, 2013 14:43

Kakavijë, gjendet i vdekur shqiptari i arratisur nga burgu grek

Një 40-vjeçar shqiptar i dënuar me burg në Greqi është gjetur i vdekur paraditen e sotme në afërsi të kufirit të Kakavijës. Policia greke tha se kufoma i përket një të dënuari në burgun e Nafplios, i cili ishte arratisur nga spitali i këtij qyteti.

40-vjeçari shqiptar kishte shkuar në spital për disa ekzaminime mjekësore më dt 20 gusht të 2012-s, por është arratisur që aty, me ndihmën e dy personave të armatosur. Ai rezultonte i kërkuar që prej asaj dite, por është gjetur i vdekur në 28 shkurt, ndërkohë që lajmi është bërë i ditur vetëm sot nga policia greke. Sipas policisë, autopsia nuk lë vend për dyshime se 40-vjeçari mund të jetë vrarë.

 

Redaksia Online March 4, 2013 14:43
Komento

1 Koment

  1. dritan lita March 4, 15:37

    nuk eshte hera e pare ..shqiptari gjendet i vdekur ne kufijt e greqise..ne maqedoni po masakrohen femijte neper shkolla ..kujdo shteti ne bote po ti ndodhte qfar po indodh shqiptareve . do ish ber nami ..kjo vetkupton se sa shtet i fort jemi ..Politikanet tane pa periashtim te maijt apo te diatht..nuk kan qene asnje here ne gjendje te kerkoin ose te mbroin qytetaret e tyre…duhet tu vij shum turp ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*