Kakavijë, kërkohej në Belgjikë për drogë, arrestohet

April 19, 2014 12:30

Kakavijë, kërkohej në Belgjikë për drogë, arrestohet

Kthehej për Pashkë nga Greqia, por arrestohet në pikën kufitare të Kakavijës i kërkuari ndërkombëtar për trafik droge. Burime zyrtare të policisë thanë se ndaluan mbrëmë një person të kërkuar për trafik droge. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk u publikua, por që u ndalua nga doganierët grekë dhe oficerët e policisë teksa hynte për në Shqipëri. Shqiptari ishte i kërkuar nga policia Belgjikë për trafik droge, për periudhën 1 janar-13 prill. Ndërkohë, nuk bëhet i ditur identiteti i personit të arrestuar.

April 19, 2014 12:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*