Varkarët e rinj të PD-së

Nga Xhevdet Shehu July 15, 2013 15:20

Varkarët e rinj të PD-së

Ndërsa gara për kreun e ri të Partisë Demokratike, ka hyrë në javën e fundit të saj, pasardhësi i Berishës nuk ka dyshim se është i përzgjedhuri i tij, Lulzim Basha. Më 22 korrik nuk do të kemi surpriza në kreun e partisë që humbi në mënyrë aq të turpshme më 23 qershor, pavarësisht se gara midis Bashës dhe Olldashit do të trumbetohet në kampin blu si më e bukura e zhvilluar ndonjëherë dhe se ajo do të jetë fillimi i ringritjes.

Por shumë pak mendojnë se do të kemi një ringritje të PD-së, përderisa të gjitha punët e partisë dhe frymëzimet do të vijnë nga Sali Berisha. Basha është kanakari i Berishës dhe fati i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me Berishën. Dje Basha deklaroi me krenari se PD-ja është partia e Sali Berishës… Më shkoqur nuk mund të thuhej.

Pra asgjë nuk ka për të ndryshuar. Do të ecim në gjurmët dhe sipas mësimeve të Udhëheqësit të Madh, la të nënkuptohej kandidati numër një për kreun e PD-së. Pra, fillimi i ri duket tepër i largët në atë parti. Sepse fillim, do të thotë në radhë të parë shkëputje nga shkaktarët e disfatës. Berisha e mori të gjithë përsipër përgjegjësinë e disfatës. Por, jo, nuk është vetëm ai, thanë kandidatët për kryetarë në PD. Dhe këtu mendoj se ata kanë të drejtë. Basha, për shembull është një nga shkaktarët e humbjes, mbase menjëherë pas Berishës. Pavarësisht se shkakun e humbjes ata e kërkojnë kundërshtari, humbja e PD-së më 23 qershor është formësuar te figura të tilla si Berisha, Basha, Topalli, Olldashi e të tjerë. Pse është Basha ndër bashkëpërgjegjësit kryesorë? Për vrasjet e 21 janarit, pasi ai ishte ministër i Brendshëm. Për shitjen e hapësirës  detare, pasi ai firmosi si ministër i Jashtëm marrëveshjen me Greqinë. Për korrupsionin gjigant me Rrugën e Kombit, kur ai ishte Ministër i dikasterit që udhëhiqte punimet. Këto janë tre nga shumë arsye që shqiptarët votuan kundër PD-së në 23 qershor, pavarësisht se ata, pra Berisha dhe kanakari i tij mbyllin veshët kur i përmend këto. Shumëkujt i është kujtuar këto ditë Flora Hanelli, ajo pedagogia e Universitetit të Tiranës që, kur Basha bënte fushatën për kryetar bashkie dy vjet më parë, ia tha publikisht: Vrasës! Ajo u ngritur në këmbë nga salla dhe i thirri Bashës, “Ti je një vrasës, maskara”. A e shqetëson thirrja e asaj pedagogeje Lulzim Bashën tani që po kërkon të bëhet kryetar i PD-së? Ndoshta. Ose bën sikur e ka harruar, përderisa brenda kampit të tij nuk ngrihet ndonjë dhe t’i përmendë mëkatet. Sepse në PD nuk ka Flora!

 

********

Debati me spiunë e kunata mes Balliut dhe njeriut të Bodes

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes botuesit të gazetës “55”, Fahri Balliu, që është mbështetësi kryesor i Lulëzim Bashës dhe Elvi Fundos, këshilltarit të shtypit të Ministrit të Financave, Ridvan Bode, që disa ditë më parë dhe dorëheqje.

I pari që ka sulmuar është Fahri Balliu, i cili ka akuzuar Fundon se po punon pro Olldashit, pasi do të vendosë kunatin e tij kryetar të PD-së në Korçë. Reagimi i Fundos ka qenë i menjëhershëm. Në postimin e tij në Facebook, Fundo e akuzon Balliun, si “gjobëvënës të lidhur me drejtoritë arsimore të rretheve për të shitur librat e tij plehra për nxënësit e shkollave”. Fundo po ashtu i kujton Balliut se “jo të gjithë njerëzit ia përkushtojnë jetën kunatit apo kunatës siç mund ta ketë zakon Balliu”.

 

***********

Arsyeja që ka gjetur dy manekinë

Ka dy qasje në fushatën formale të kandidatëve brenda PD-së. E para është qasja e dy kandidatëve ndaj besimit që duhet të ngjallin për të rikthyer PD në pushtet pas katër vitesh. Dhe e dyta, qasja që kanë mbështetësit e tyre për garën.

Të dy kandidatët janë tmerrësisht të kufizuar në të drejtën për të bërë fushatë, pasi nuk u lejohet të kenë mbështetës publik, nuk u lejohet të debatojnë, nuk u lejohet të kenë staf publik, nuk u lejohet të propozojnë ekipin në hije të PD-së, nuk u lejohet të kenë akses në listat e votimit, nuk u lejohet të flasin për qeverisjen e PD-së apo problemet e saj etj. Ata kanë leje vetëm të thonë që Sali Berisha është i pazëvendësueshëm dhe që kundërshtari i tyre tashmë në pushtet është një figurë e zezë.

Por kufizimi më i madh në fjalorin e tyre është pamundësia që kanë të vizatohen si lider, qoftë dhe të PD-së. Aq të kompleksuar janë nga historia e qeverisjes kriminale të Partisë Demokratike, sa jo vetëm që nuk distancohen prej saj, por përpiqen t’i kthejmë në sistem vlerash gjëra të rënda, për të cilat një njeri duhet të ikë jo nga politika, por dhe nga sytë e qytetarëve të lirë.

E kam fjalën për 21 janarin. Dëgjova Sokol Olldashin të përgjigjej për qëndrimin e tij ndaj kësaj vepre kriminale të kryeministrit dhe ish- Ministrit të Brendshëm dhe nxitoi të paraqitej si një alternativë më kriminale se ajo e Berishës dhe Bashës. Është fjala për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm, të pambrojtur, të paarmatosur dhe të parrezikshëm, që po rrinin me duar në xhepa para kryeministrisë në një protestë normale politike. Është fjala për tetë fëmijë jetimë të lënë nga Sali Berisha dhe Lulëzim Basha. Është fjala për një precedent të rëndë të një regjimi që u rrëzua mes të tjerash se vrau. Është fjala për një qëndrim, i cili ndan në mënyrë të prerë lirinë nga diktatura dhe demokracinë nga regjimet autokrate të korruptuara.

Nuk presim ndonjë qëndrim nga Lulëzim Basha për këtë çështje se ai është autor i krimit dhe një ditë dikush do t’ia tregojë vendin për atë që ka bërë, edhe sikur drejtësia të dështojë. Qëndrimi i Sokol Olldashit në këtë pikë mund të bënte diferencën në faktin se Partia Demokratike nuk do ta konsideronte si sistem të vlerave të saj vrasjen politike. I kompleksuar ngaqë nuk është i përzgjedhur i Familjes, i qartë se do të dalë nga kjo garë me 30 përqind të votave, i frikësuar se kjo garë mund t’i kushtojë dhe karrierën e mëtejshme në PD, ai ka bërë një gabim fatal, duke tentuar të kthejë në vlerë faktin që paraardhësi i tij, bashkë me rivalin e tij, kanë vrarë.

Është pak a shumë ajo që vizaton Spartak Ngjela për gjyshin e tij në burgun komunist të Spaçit, që edhe pse i burgosur nga Enver Hoxha dhe viktimë e luftës së klasave, donte që në burg të vazhdonte lufta e klasave. Donte doemos që Ai lart, Enveri, ta merrte vesh që ky nuk ia kishte pasur me hile.

Edhe Sokoli, me sa duket si i gjyshi, edhe pse po zbohet nga partia, kërkon t’i thotë Atij se nuk ia ka me hile dhe nuk ka për t’i dalë kundër as për vrasjet. Është si një betim mafioz për padronin nga ushtarët e tij të dëshpëruar. Por është mbi të gjitha një shenjë reale, që nga kjo garë nuk do të lindë asnjë vizion për PD-në e re, por do jetë një repart bodigardësh për krimet e Familjes.

Mora shembullin e 21 Janarit, dhe më keq akoma qëndrimin ndaj vrasjeve të katër qytetarëve, pasi kjo është një çështje që bën diferencën mes një njeriu të lirë dhe një njeriu peng tek krimet. Nuk përmenda Gërdecin, rrugën e vjedhur të Kombit, vjedhjen e votave në Tiranë dhe fenomene të tjera që rrënuan praktikisht pushtetin e PD dhe nxitën urrejtje popullore kundër saj.

Është fyese për shqiptarët të dëgjojnë tani figura të PD-së të thonë se humbi nga arroganca me elektoratin apo nga parfumet e ministrave. Edhe pse është shumë fshatare si parti, nuk besoj se njerëzit mërziten nga parfumet dhe as bëjnë revolucion pse janë ministrat mendjemëdhenj.

Shqiptarët dolën masivisht në zgjedhje kundër tyre se vodhën dhe nuk u dënuan, vranë dhe nuk u dënuan, prishën zgjedhjet dhe nuk u dënuan, dhe deshën të na e shisnin këtë si vlerë. Kush nuk kupton atë që ka ndodhur, nuk do të ngrejë kurrë më kokën në politikën shqiptare.

Por në kundërshtim me qasjen koreano-veriore të dy kandidatëve, mbështetësit e tyre poshtë janë më seriozë në mbrojtjen dhe kundërshtitë e tyre. Edhe pse dukej vulgare paksa, ndoqa replikat e Fahri Balliut dhe Elvi Fundos me njëri- tjetrin. Fariu është një mbështetës i Lulëzim Bashës. Ka marrë prej tij 130 milion euro punë publike për ndërtimin e mbikalimit të Tiranës, rrugës Levan- Vlorë dhe Fratar- Tepelenë, pa pasur asnjë traktor sovjetik në pronësi dhe pa asnjë lidhje me këtë biznes. Ndoshta drejtësia do të merret me abuzimin e tij dhe do ta ndajë ndoshta ca kohë nga kunata që përdori në këtë histori, por kjo është çështje tjetër.

Elvi Fundo është këshilltari për shtyp i Ridvan Bodes, militant i thekur i PD-së, nga ata që rrinë në oborr të PD-së dhe kur PD i zë me gurë.

Në debatin mes tyre, Balliu e akuzonte Fundon se duke mbështetur Olldashin, ata donin të ndryshonin Partinë Demokratike dhe të vinin në krye të saj njerëz të tyre. Fundo nga ana e vet bënte akuza shumë më serioze. Guxonte dhe thoshte se Balliu ka bërë korrupsion me tekstet shkollore apo tenderët e rrugëve, dhe që ka qenë lidhje e vjetër e Sigurimit. Ky debat është ku e ku më i vërtetë, se gjuha e hekurosur e Olldashit dhe Bashës, që përpiqen t’i japin garanci Sali Berishës për krimin që i ka bërë Shqipërisë dhe vetë Partisë Demokratike.

Njerëzit poshtë në PD janë më realistë dhe të përgjegjshëm se ata që tentojnë t’i përfaqësojnë. Është kjo arsyeja që Sali Berisha u tërbua dhe e shkarkoi menjëherë këtë militant të PD-së nga detyra. Është kjo arsyeja pse Sali Berisha edhe pse bën sikur është dorëhequr, nuk i lejon kandidatët të debatojnë për njëri- tjetrin, të kenë mbështetësit e tyre, të kenë stafet e tyre dhe qëndrimet e tyre kritike për qeverisjen e PD-së. Është kjo arsyeja që ka gjetur dy manekinë, njërin që e ka përdorur për të vjedhur dhe për të vrarë, dhe tjetrin për të mbuluar vjedhjet dhe vrasjet. Ky i dyti në fakt ta shpif më shumë pikërisht për rolin që ka marrë. –  Mero Baze

 

 

 

 

Nga Xhevdet Shehu July 15, 2013 15:20
Komento

20 Komente

  1. sh.veshaj vlore July 3, 09:32

    Maskarenj te dy. Bejne gare kush te tregohet me kriminel se tjetri qe ti hyjn ne sy Saliut. Parti krimineleh. Jane tamam varkar dhe te neveritshem

    Reply to this comment
    • bato mokra July 3, 09:55

      Teksa po lexoja komentet , po dhe te tjera qe kane te bejne me interesimin e madh te njerezve per te riperterire demokratisht te ashtuquajturen PD me 100 mije anetare (??!), – rrena me bisht, 6 vjet pa ngritur minimalisht strukturat e saj paskuvendore etj, etj, – iu them ju komunetuesve (a thua quhemi kolege?): te ndodhe kjo, pra analiza, qe vjen pas nje dsifate te tille homerike, a thua e perballon SRB-i (lexohet Sali Rame berisha) edhe nje tjeter 23 Qershor? Se te behet kjo analize sic e perfytyrojme, do te thote t’i behet NJE GJYQ MODEL, brenda llojit. Pra, nga shkalla e theqafjes se pare, te bjere ne shkallen e dyte te theqafjes. Ai do te rrezohet, po do te ringrihet si Sfinksi PD, kjo pasuri kombetare.
      Nqs s’ndodh kjo, qe s’ka asnje shans te ndodhe ne keneten e lejfenisteve, s’ka sherim, s’ka doktor qe e sheron dhe do te kemi theqafjen e trete, rrezimin perfundimtar.

      Reply to this comment
    • gramos July 3, 11:26

      jan te verteta keto historit e ketij fariut me kunaten??

      Reply to this comment
  2. pkaplan July 3, 09:37

    E papame kopertina. Jeni njesha !! Por ajo me elefantin qe mbulon me bajge kete vrases te shqiptareve, kete skizofren qe nuk don ta lexoj voten e popullit ne 23 qershor, m ka zbukuru diten, Perhendetje nga nje ish koleg Perparimi nga Toronto

    Reply to this comment
  3. gramos July 3, 09:49

    keta nuk jane njeres qe vrasin mendjen pse humbem .. Keta vrasin mendjen se c do bejne tani e tutje ku do vjdhin si ti futin shkop ne rote edi rames ..
    A shikoni ndonje person ne ate ngrehine te kalbur qe quhet PD qe te kete te pakten nje fije karakte ose te mos jete i pa perfolur ata jane nje tufe alabakesh qe te vjen turp tu thuash miremengjes ,,,,
    sharlatani tha ;;fain e kam une ,sikur kete parti ja kishte lene i jati ,,,Nuk ka kryeministerr ne bote qe te mbetet me gershere ne dore si ky pervers ..

    Reply to this comment
    • tani July 3, 09:52

      Vaterlo ,shpartallim, nokaut, deskrititim, perdhosje katastrofe,kapitullim pa kushte. Kjo eshte perspektiva e partise te CUBAVE.Keto do te shkrihen si parti.

      Reply to this comment
      • horri bulevardit July 3, 09:54

        Saliu dhe PD duhet te shkoje atje ku kane shkuar femijet e Gerdecit dhe fukarenjt e 21 janarit. Populli e rrezoi nga kali i pushtetit, tani eshte radha e PD ta hedh nga kali i vet. por me sa duken bathet kane dnermend te ngordhin bashk me Saliun

        Reply to this comment
  4. Euro Maloku July 3, 10:15

    PERSE FYENI KAFSHET JU TE “DITES” ?

    Reply to this comment
  5. shqipfolësi July 3, 11:27

    Shikoni si flet në mbledhjet e qeverisë së gremisur. Na flet për planet që paska patur qeveria në këtë mandat dhe për ato të mandatit të ardhshëm. Dhe shpresoka gomari, që qeveria e ardhshme të mos ketë frikë nga vota e shqiptarëve jashtë. Akoma vazhdon gomari ngordhur të na japë leksione. Sikur po na thotë se ne si paskemi kuptuar qëllimet e tij të mira e atdhedashëse, sidomos për shqiptarët që jetokan jashtë. Mjaft më me këto shfaqe se na preke në sedër! Sa më pak të na shfaqesh në ekrane aq më mirë do jetë për ty. Sa më pak ta shfaqin televizionet, aq më tepër nder do na bëjnë ne qytetarëve.
    Rruga e së djathtës sapo ka filluar! Ndërroni njëherë gomarin me kalin, pastaj hajde flasim për reflektimin ose jo të të djathtëve!

    Reply to this comment
    • gazetar July 3, 13:11

      Sokol olldashi ehte fytyra e duhur e re per PD=ne. Basha eshte vrases i 21 janarit bahk me Saliun dhe hajdut i rruges se kombit dhe firmoses i Paktit Detar me Greqin. I zhytur deri ne mut. Kaq i ri dhe kaq kriminel. PD nuk e don, PD do shkaterohet me ikjen e berishe dhe vendosjen e bashes aty. Kujdes

      Reply to this comment
  6. kokpalari i 21 janarit July 3, 13:17

    Une them qe PD si me Berihen si pa Berishen esht nje parti qe duhet shkrir. Berisha me ndihmen e PD esht ai qe ka njollosur pergjithmone termin demokraci. Ky demokrat i shtirur, qe esht nje autoritar i hershem, ka copetuar ekonomin e ketij vendi. me politikat e tij demtuese, eshte pasuruar ne kurriz te cdo Shqipetari te ndershem e punetor, ne kurriz te cdo taksapaguesi, leket e te cileve nuk kane vajtur per investime por per vilat dhe milionat e Zenit dhe Gites. Esht armik i Shqiperis dhe njeh vetem etjen e tij te semur per pushtet asgje tjeter vec kesaj. AS INTERESIN KOMBETAR

    Reply to this comment
    • labi July 3, 13:18

      sali berisha jo vetem qe esht e keqja me e madhe por esht krimineli me i madh qe ka par shqiperia nder vite

      ka vrar dhjetra njerez ne vendlindjen e tij

      ka vrar remzi hoxhen, deputetin e ps fatmir xhindi kosta trebicka etj etj

      ka vrar 26 ne gerdec

      ka 4000 shqiptar ne 97 vetem per pushtetin e tij

      ka vrar 4 baballar ne ne 21 janar

      ka vrar unitetin kombetar

      Reply to this comment
  7. Fred July 3, 13:48

    Kam nje pyetje per keta kandidatet pse takohen me Berishen para se te deklarojne ambicien e tyre per kryetare ?

    Reply to this comment
  8. al July 3, 13:51

    sal ram drag berisha e ka zgjedhur me kohe pasardhesin ,lulin e vocerr qe sdo behet ndonjehere i madh se aq kapacitet ka .nejse zgjedhjet le ti bejne sa per show

    Reply to this comment
  9. Mark.uk July 3, 14:21

    Edhe po te vdes Berisha partis socialiste I kall tmerrin.

    Reply to this comment
  10. tradita July 3, 16:29

    Ne te djathtet nuk jemi si ju te majtet,nne i ruajme vlerat dhe traditat. ju si revolucionarw dhe perkrahes te revolucionit qe hane bijte e vete. jeni si edipi, atevrases.

    Reply to this comment
  11. era July 3, 17:34

    te djathtet(jo te gjithe) nuk kana as vlera,as karakter,jane si dhelpra qe se arriti dot rrushin dhe tha eshte i papjekur

    Reply to this comment
  12. Velecik Mali July 15, 20:51

    GRUSHTBASHKUAR RRETH PARTISE DHE DHOKUT SALI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim