Kalaja e Lezhës, Forumi i Trashëgimisë Kulturore kritikon Kumbaron

July 23, 2016 14:52

Kalaja e Lezhës, Forumi i Trashëgimisë Kulturore kritikon Kumbaron

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar për gjyqin që u humb nga ministria e Kulturës për një ndërtim në Kalanë e Lezhës.

Në një postim në faqen e tyre në Facebook, FMTK thotë se ministrja Kumbaro ka reaguar sa për të larë gojën.

Ata thonë se ajo do të ikë nga posti pas disa javësh dhe fjala e saj nuk ka asnjë vlerë që të merret si garanci se në kala nuk do të ndërtohet.

Reagimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

“Kanë kaluar dy javë nga humbja e gjyqit për kalanë e Lezhës dhe ende asnjë njoftim zyrtar apo deklarate për shtyp nga Ministria e Kulturës për këtë skandal. 13710563_988625571254003_9189415578409446050_o

(Ne foto faqja e ministrisë ku publikohet çdo sukses i mundshëm i dikasterit).

Deri me sot kemi vetëm një postim për të larë duart në Facebook-un personal të ministres Kumbaro dhe “fjalën e saj të burrit” të dhënë me telefon për disa gazeta se asgjë nuk do të ndërtohet në kala.

Po në rast se ministrja do të largohet nga detyra në javët e ardhshme, a do të mjaftoje fjala e saj si garanci për kalanë e Lezhës ?!!!”

 

Shkrimi: Gjykata i jep të drejtë një kompanie të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës

July 23, 2016 14:52
Komento

8 Komente

  1. demo July 23, 15:02

    Vendimi cfuqizohet menjehere.Hyn ne fuqi reforma ne drejtesi .

    Reply to this comment
  2. Niku July 23, 18:48

    Cfare jane keto budallelleqe. Forumi per Mrojtjen e Trashegimise Kulturore qenka i pakenaqur me ministren. Nuk diskutoni qe ai palo gjyqtar po ja jep nje privati dhe shkatron gjurmet e historise, pra te humbur jemi te gjithe ne dhe brezat e ardheshem. Ne Shqiperi ka shume njerez qe jane “byk” dhe me e keqja eshte se u duket vetje tejet te zgjuar me nje fodullek te peshtire.

    Reply to this comment
  3. A.J July 23, 22:52

    Ku jane arkeologet Iris Pojani dhe Lorenc Bejko? Pse nuk flasin? Ja u ka mbyllur gojen dhe mbushur xhepat Kumbaro?

    Reply to this comment
  4. fteri July 24, 06:50

    *****Kalatë ,vendëbanimet dhe monomentet e vjetra duhen ruajtur si sytë e ballit ashtu siç janë të pa prekura qoftë edhe një gurë ose tull nuk duhet të ndryshohet e lëvizet nga vendi ,ato janë pasuri kombëtare kanë vlera të jashtëzakonshme për të identifikuar historinë e vendit tonë .
    Po mos të ishin kalatë ,veglat ilire ,monomentet e vjetra kjo e bënte popullin shqiptar pa atëdhe pa komëbë si ciganët rrugve :
    Bota do të pyeste !.. A ekziston popull shqiptar si kombë ? ..përgjigja do të jetë : Mua më duket se PO !.. , se aty ekzistojnë kala mesjetare në atë vendë ?
    Në rastë se kalatë nuk do të ekzistonin atëherë do të ishin fshirë provat e ekzistencës tonë si banues të hershëm të këtyre trojeve dhe bota do të thoshte se këtu nuk ka patur histori të banuar nga popullit shqiptar në këto troje.Dhe këta shqiptarët shohin ëndrrë me sy hapur.
    Kështu që kalatë janë guri filozofik i provës se vërtetës se shqiptarët janë banues shumë të hershëm në këto troje ,dhe se shqiptarët kanë qënë popull i barabart me europën perendimore në luftra ,në kulturë dhe me gjuhën e tyre .
    Por pushtimi osman 500 vjeçar shqiptarët i lanë në errësirë ,shumë mbrapa europës .Sotë po të ishin zhdukur kalatë do ishte zhdukur edhe historia e popullit shqiptarë.
    Ne jemi vetëm një brezë në zingjirin e jetës shqiptare dhe nuk kemi të drejtë të prishim dëshmitë arkologjike dhe kalatë si dëshmi historike edhe për brezat që do vijnë.
    Befasuese është që dalin 3 gjykatës me çekiç në dorë dhe ndëshkojnë historinë e në kombi ,kalanë e Lezhës të shekullit të lV-të për një grushtë parashë e pa besueshme ku kemi arritur kaq keq ..!?
    Ky është një vendim prej gjykatësish sharlatanësh të korruptuar që shërben si argumet që këta gjykatës të përjashtohen orgjentë nga sistmi i drejtësisë,dhe kurrë më të mosë kenë mundësi të kapin çekiçin me dorë më..
    Kombi shqiptar shpjegohet para botës përmes ekzistencës së kalave të vjetra që lidhet me lindjen e qytetet e para shqiptare ,me shpalljen e pamvarsisë e intelektit njerzor si popull shqiptar .
    Të gjithë të këqijat për dëmtimin e historisë kombit vijnë nga klasa politike duke dëmtuar kalatë e vjetra shqiptare që lejon kompani të futin duart në to , vijnë nga politika dritëshkurtër dhe korrupsioni i kësaj klase politike që ndërtoi këtë demokraci shkatërrusee .
    Këto janë regjime të këqija pasë 90 -tës që polli këtë gjyqësor të degjeneruar ku e keqja po mbytë të mirën ,e pa drejta të drejtën .*************

    Reply to this comment
  5. skifteri July 24, 11:18

    Z.KUMBARO ! ….e pasakan marrë kalanë nga brenda ,.kjo kompania me një çekiç ,kur atë kala nuk e morën asë hrdhitë osmane .vetëm tre gjykatës korruptuar për një grusht parash pushtoi Kalanë kështjell të Lezhës !!!!
    ???

    Reply to this comment
  6. xxx July 24, 12:38

    Kumbaro eshte pjse e humbjes se ketij gjyqi, kjo kuptohet fare lehte, jane mekanizma te sofistikuara jane trukeime gjyqesore .

    Reply to this comment
  7. Lili July 24, 18:37

    rhume thejshte: te grumbolohemi ne kalane qe punirez mos te kennen mundesi me u ba!
    problemi:sa dalim aty. Se mos réagimi qytetar iu lejon gjykateseve e politikaneve shkaterimin e ardhemerise tone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*