Kalashët, si jeton fisi “shqiptar” i Pakistanit

August 7, 2016 10:05

Kalashët, si jeton fisi “shqiptar” i Pakistanit

Në shtypin shqiptar është përmendur disa herë fisi Kalash i Pakistanit, me hipotezën se ai ka prejardhje shqiptare shumë të hershme. Natyrisht kjo u përket shkencëtarëve ta provojnë por kjo kronikë na njeh me gjendjen e tyre ekonomike.

Shumë vite presioni ekonomik dhe konvertime të detyruara në fenë islame, vazhdojnë të përbëjnë kërcënim ekzistence për këtë pakicë, paganët e vetëm në këtë republikë islamike.

Dikur një komunitet i madh që për shumë shekuj sundoi distriktin Chitral në veri të Pakistanit dhe zonat që ndajnë kufirin me Afganistanin, fisi Kalash është tkurrur në gati 4 mijë njerëz. Ata janë tani të përqëndruar në tre lugina të vogla, në malet Hindu Kush.

Por kjo nuk ka ndikuar në atmosferën festive dhe gjallërinë në festivalin e përvitshëm pranveror, ku burrat dhe gratë me veshje shumëngjyrëshe tradicionale kërcyen dhe interpretuan si zakonisht për të argëtuar turistët.

Gratë Kalasha mund të takohen me meshkuj të tjerë dhe janë të lira të bien në dashuri jashtë fisit nëse bashkëshorti është i gatshëm të paguajë çmimin sipas zakoneve. Një akt i tillë dënohet si kundër nderit të familjes në pjesë të tjera të Pakistanit, ku shumë i përmbahen një kodi strikt kulturor dhe fetar.

Turizmi është tani i vetmi burim të ardhurash për familjet e varfëra të fisit Kalash pas përmbytjeve shkatërruese dhe tërmeteve të viteve të fundit që kanë shkatërruar rëndë fermat bujqësore dhe bagëtinë, mënyra e jetesës së këtij fisi për shekuj me rradhë.

“Problemi i madh me të cilin përballemi është se nuk ka rrugë të përshtatshme dhe qeveria nuk i ka ndërtuar megjithë kërkesat tona të përsëritura. Papunësia është një tjetër çështje madhore dhe arsyeja përse disa njerëz konvertohen çdo vit në myslimanë,” thotë banori Mohammad Ali.

Kritikët theksojnë se pakica Kalash po rrethohet nga popullësia myslimane në rritje. Gjatë viteve komuniteti pagan ka humbur kontrollin e një pjese të madhe të tokës së tyre ndaj myslimanëve përmes shitjeve ose hipotekimit në këmbim të kredive të vogla.

Zyrtarët pakistanezë që punojnë për të promovuar dhe rritur ndërgjegjen rreth kulturës së rrezikuar pranojnë se është bërë pak për ta mbrojtur atë.

Udhëheqës të komunitetit thonë se fisi Kalash beson në një Zot të vetëm por jo në librat dhe të dërguarit hyjnorë. Ata thonë se ky besim i ka bërë ata të pafe në sytë e fqinjëve myslimanë duke nxitur fushatën e konvertimeve të bashkërenduara.

Fisi Kalash i ndërpret të gjitha lidhjet me ata që konvertohen në myslimanë dhe nuk i pranon më në shoqëri. Ata nuk përdorin mënyra të dhunshme për të dekurajuar konvertimet. Megjithëse braktisja e Islamit në favor të feve të tjera në Pakistan mund të bëhet shkak për një sulm fatal./Zeri Amerikes

August 7, 2016 10:05
Komento

4 Komente

  1. Sali Berisha August 7, 15:49

    I bej thirrje qeverise Rama qe ti ndihmoje vellezerit tane Kalash.Ne duhet ti tregojme Pakistanit se Kalashet jane pjese e jona,sigurisht edhe toka,dhe do ta ndajme ate toke,e do ta bejme fshat turistik.

    Reply to this comment
  2. Akili August 7, 15:51

    Mos ndoshta kemi ardhe ne nga anej,dhe kane ngel vetem keto atje,prandaj duhet me i marre ne Albanistan.

    Reply to this comment
    • TLN August 7, 20:32

      Mendohet qe keta jane pasardhes te ushtareve te Aleksandrit te Madh. Nuk ben ndonje ndryshim nqs i sjellim ne Albanistan apo Greecistan.

      Reply to this comment
    • DASHAMIRESI August 7, 20:53

      Akil , do te ta qethim mjekren prifterore me gersheren
      qe qethim bagetine ! Mos te vije zor, se edhe ti bageti je.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*