Kalendari ‘Pirelli’, nga Laetitia Casta tek Gigi Hadid, muzat e kalendarit 2019 janë…një “ëndërr”

December 6, 2018 11:44

Kalendari ‘Pirelli’, nga Laetitia Casta tek Gigi Hadid, muzat e kalendarit 2019 janë…një “ëndërr”

Ky është kalendari ‘Pirelli’ për vitin 2019, prezantuar në Milano dhe realizuar nga fotografi i modës skoceze Albert Watson. Janë katër muzat e fotografuara në 40 imazhe me ngjyra dhe bardh e zi, të realizuara mes Miami dhe New York.

Aktoret Laetitia Casta, Gigi Hadid, Julia Garner dhe  balerina Misty Copeland. Sipas fotografit Watson, janë katër “filma të vegjël”, treguar në kalendar, katër histori mes ëndrrës dhe realitetit.

Gigi jeton në Manhattan dhe është një zonjë e pasur që vuan nga mërzia dhe vetmia, Misty është një balerinë që kërkon suksesin, Laetitia është një piktore që jeton në një shtëpi-studio me partnerin e saj, Julia është një fotografe.

Në portretet që Watson bën për secilën nga ato, ka pak nga jeta e tyre e vërtetë.

Nisur nga tema “ëndrra si refleksion mbi atë që do jem dhe do bëjë nesër”, shpjegon Watson, “objektivi ishte të eksploronim vajzat dhe të krijonim një situatë që premton një vizion pozitiv.”

Në vitin e lëvizjes #metoo dhe pozicioni që gratë kanë marrë kundër dhunës, e bën këtë kalendar të veçantë dhe nuk mund të kishte temë tjetër veç kësaj.

“Ka një mesazh simbolik: gratë e ngrenë zërin. Tregojmë se jemi të rëndësishme dhe kemi gjëra të rëndësishme për të thënë”, nënvizon Misty Copeland, një nga modelet, “dhe kemi në krahë burra që na mbështesin në këtë gjë”.

Katër ‘modelet’ bëhen kështu interpretuese të ëndrrave dhe ambicieve dhe, ashtu si në përidtshmëri, kanë pranë tyre partnerë apo miq, të cilët mbështesin  impenjimin, zhgënjimet apo sfidat e tyre.

“Albert u përpoq të kapë diçka nga shpirtrat tanë, më shumë se nga trupat tanë”, përfundon Casta.

o.j/dita

December 6, 2018 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*