Kështu, në vend të shkojmë para, do kthehemi prapa

January 27, 2018 01:57

Kështu, në vend të shkojmë para, do kthehemi prapa

I nderuar  Adrian Thano

Një llotari më hodhi përtej oqeanit. Pas 10 vjetesh, pësova një aksident shumë te rende automobilistik. Kam mbi 3 vjet i paralizuar, gjendje shtrati në Nursing Home,  Gouverneur  Hospital 227 Medison  St. Manhattan, NY. TEMA  dhe DITA jane te vetmet qe me mjaftojne per te jetuar me  zhvillimet e atyshme.

Para viteve 90 kam punuar disa vjet shef i deges së stervitjes i Grupimit 6 OP. Tirane, me vone u mora me pergatitjen e kuadrove dhe punen ushtarako-shkencore ne Divizionin ‘’Skenderbej’’.

Kam qenë bashkepunëtor per disa vjet i revistes Mbrojtja, i dekoruar me Urdherin Naim Frasheri.

“Semundja e vjeter’’ me ngacmon, me ben te shkruaj. Kam përgatitur disa mendime te cilat jane bashkangjitur ketij emaili. Lutem te merrni mundimin e t’i shikoni:

 

****

Pas 1990-s ndihma e klerikëve fetarë të ardhur nga jashtë për ringritjen dhe ecurinë e besimeve fetare të ndaluara gjatë regjimit komunist ka qenë deri diku e nevojshme.

Në ato vite, e gjithë rinia deri 30 vjeç, s’kishte njohuri mbi besimet fetare dhe ishte e pa indoktrinuar prej tyre. Megjithatë, nga fundi viteve 80, tek të rinjtë sa vinte e po përhapej moda e vendosjes në qafë e kryqeve, e byzylykëve dhe tatuazheve në krah e gjoks me shenjën e kryqit. Po kështu, i gjithë brezi mbi 30 deri 60 vjeç, ishte gati tru-shpëlarë nga besimi fetar tradicional.

Mosha mbi 60 vjeç, gati kishte humbur ndjesinë tradicionale fetare, sidomos pjesa intelektuale. Pak a shumë një farë ndjeshmërie ishte ruajtur tek pjesa rurale, në veçanti e Shqipërisë se Mesme e besimit mysliman, ajo katolike në zonat veriore, ajo ortodokse në jug.

Në atë kohë, mbi 80 % e popullatës ëndërronte të shkojmë drejt Evropës. Me pak nxitje, kontroll e punë të kujdesshme, (larg agresivitetit shkatërrues, rrënues, mohues), jo vetëm rinia, shumica e popullatës do të ishin orientuar në mënyrë të lirë drejt besimit ortodoks dhe katolik dhe sot, Shqipëria do të ishte drejt kufijve të identitetit fetar të kahershëm dhe nuk do të trajtohej nga qarqet antishqiptare e shoviniste si një dele e zezë në mes të Evropës si Bosnja e Kosova, ku iu la dorë e lirë Millosheviçit.

Ja  pra, përse nuk duhet të kish ardhur në krye të KOASH një klerik grek ose serb, (nuk jam antigrek e serb, por e kërkonte e mira e punës, fryma që ishte futur deri atëherë).

Tani, mbas gati 3 dekadash, ku  ndjesitë nacional –shoviniste diku kanë ndryshuar, diku kamufluar, apo fshehur, në rrethanat aktuale vendimi i Presidentit Meta për dhënien e shtetësisë mund të duket i drejtë. Por, dëmi që ka shkaktuar kohë qëndrimi i gjatë i Janullatos në krye të KOASH është gati i pa riparueshëm. Duke i vënë në balancë, ai  duhej të ishte përcjellë me kohë. Ata që janë fshehur mbrapa këtij problemi, janë treguar djallëzorë, me një prapavijë të rrezikshme për zhvillime të nëndheshme ku duan të ecin qarqe të caktuara antishqiptare.

Qeveritë greke, klerikët grekë, para se të kërkonin lëshime nga Shqipëria, ose dhe tani para se të kërkojnë të marrin nderimet e shtetësisë duhet të kërkojnë falje:

1- Për krimet që janë bërë në Jug të Shqipërisë  gjatë fund-sundimit otoman e më vonë,  duke qenë shpesh nxitës e organizatorë të drejtpërdrejtë të tyre.

2 – Për vrasjet e patriotëve që kërkonin mësimin e gjuhës shqipe, mëvetësinë, shkëputjen nga perandoria otomane dhe ndikimit  sllavo-grek.

3- Për krimet, djegiet, shkatërrimet e pa para, gjate Luftës së Parë Botërore në krahinat në Jug të Shqipërisë,  (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Skrapar, Kolonjë e Korcë etj. në veçanti ato me besim bektashi).

4 – Për organizimin dhe nxitjen e andartëve, koshadheve, bandave kriminale për terror e diversion, të dërguara edhe gjatë regjimit komunist,  e deri në mes të viteve ‘90.

5-Për krimet dhe barbarinë ndaj popullatës çame, një pjesë e madhe pleq, gra e fëmijë, për grabitjet dhe tjetërsimin e pronave, mohimin e kthimit tyre tek eshtrat e të parëve.

Rasti i Papa Stathit nga Melani në kishën e Përmetit është shume domethënës. Ai tregon hapur dorën dhe qëndrimin anti-shqiptar të kishës greke (mbrapa saj qëndron pse jo edhe Janullatos). Ishte rasti më i mirë që klerikët grekë, të kishin treguar shenjën e ndjesitë, ndaj asaj figure fetare dhe patriote.

Kur kjo kisha e Përmetit, nuk i plotëson dëshirat e besimtareve, për të respektuar një figurë fetare e vrarë pabesisht, e varrosur në trojet e veta, në shtëpinë e vet (Përmet), çfarë pritet nesër nga këta lloj klerikësh.

Me çfarë kuraje, civile, qytetare, religjioze Greqia insiston që ushtarët e vrarë në luftë të varrosen jashtë trojeve të vendit ame, larg familjeve të tyre? Po qeveritarët shqiptarë pse lejojnë të “mbillet” jugu i Shqipërisë me varrezat e ushtarëve grekë, të vrarë gjatë një lufte në kalim në trojet shqiptare (jo më shumë se 1- 3 orë  larg vendlindjes dhe shtetit amë). Përse nuk shikojmë veprimet e ndërsjellta edhe për trojet, shtëpitë e varret e Çamërisë që janë tjetërsuar e zhdukur.

Drejtuesit e qeverisë shqiptare dhe ata lokale në Jug, nëse nuk janë akoma në rolin e “kalit të Trojës”,  nuk duhet të mendojnë për varrezat e ushtarëve grek. Vendi i tyre është në Greqi. Ç’do lëshim sot, nxit shovinizëm nesër. Varrezat sot, nesër, kthehen në vatra e objekte provokacioni e zjarri. Mund të kërkojë gjakun e brezave të ardhshëm.

Greqisë t’i kërkohet të fshijë nga librat e historisë dhe të muzeve të saj, çdo gjë që nxit urrejtjen, pretendimet shoviniste ndaj trojeve Shqiptare. Vendosja e varrezave në trojet shqiptare, do të kërkojë që pala shqiptare si kundërpeshë të ngrejë kudo në krah të tyre monumente dhe pllakate përkujtimore, ku të dëshmohen krimet, barbaritë e forcave ushtarake e të bandave kriminale greke në trojet shqiptare. E njëjta gjë, do të kërkohet të pasqyrohet edhe në  trojet e Çamërisë. Ato do të diktojnë rishikimin e arkivave dhe dokumenteve, pasurimin e stendave të muzeve në funksion të kësaj  propagande, etj. Kështu, në vend të shkojmë para, do kthehemi prapa. Veprime të tilla, nuk janë në interes të dy vendeve tona dhe të frymës që pretendojmë për të ardhmen. Nëse mendojmë seriozisht miqësimin e brezave varrezat duhet të jenë në Greqi.

Ndërsa për varrezat e ushtarëve grekë që janë bërë fakt në Grykën e Këlcyrës, shteti shqiptar, duke koordinuar punën me të bijën e Ali Bej Këlcyrës, Sarajet e bejlerëve të Këlcyrës le të shpallen “Monument Kulture” për periudhën feudale. Të restaurohen e kthehen në një objekt  historiko-turistik kompleks. Aty të pasqyrohet edhe historia e kultura e të gjithë bejlerëve të Jugut.

Me sa di, ato saraje janë djegur e shkatërruar nga ushtria greke gjatë Luftës së Parë Botërore. Pra u takon që të kthehen edhe në një muze për Luftën e Parë Botërore në atë zonë, ku të dëshmohet edhe mbi krimet dhe barbaritë greke në gjithë jugun e Shqipërisë. Ndërkohë,  një pavijon i posaçëm të pasqyrojë të gjithë luftën italo-greke  në trojet tona, betejën italo-greke në grykën e Këlcyrës, disfatën e regjimentit të famshëm “Lupo di Toskana” të Italisë fashiste.

Gjithashtu, një pavijon të jetë për aktivitetin luftarak të forcave shqiptare partizane e balliste kundër okupatorit nazi-fashist në atë zonë e më gjerë (p.sh beteja e Mezhgoranit, etj). Në këtë kuadër, mund të justifikohet aty edhe vendosja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Në këtë mënyrë, ia vlen që ato varreza të nderohen e respektohen edhe nga pala shqiptare, mbasi, Italia fashiste ka qenë pushtues dhe armik i përbashkët i të dy vendeve tona.

Kështu, edhe ligji i Luftës që ka Greqia ndaj Shqipërisë, ka qenë e mbetet ligj absurd dhe qesharak, i vendosur dhe përdorur për shantazh e presion ndaj qeverive shqiptare. Vetëm  kështu, mund të mendohet për varrezat greke në Shqipëri. Grekët duhet të mjaftohen vetëm me varrezat në Grykën e Këlcyrës, dhe asgjëkund tjetër.

Gryka e Këlcyrës duhet rishikuar që të kthehet në një  kompleks historiko-turistik. Por edhe një vend pushimi, argëtimi, alpinizmi, gjuetie, vozitje (kanotazhi) etj.

Në shpatin lindor të Trebeshinës, mbi Sarajet e Bejlerëve, në lartësinë rreth 1000 metra, ndodhen rrënojat e një kalaje ilire. Studiuesi Kujtim Mateli mendon se i përket periudhës me vendndodhje të “Dodonës”.   Restaurimi dhe pozicioni sundues mbi Grykën e Këlcyrës  mund ta kthejnë atë edhe në një pikë turistike  dhe çlodhëse.

Kompleksi i Grykës së Këlcyrës del më i plotë, nëse përshkohet tej e tej nga një Teleferik, me pikënisje  Sarajet e bejlerëve Këlcyrë – Kalaja Ilire – Tepelenë- Hormovë e më tej. Ndërsa, drejtimi tjetër të vijojë nga Tepelena, krahina e Labërisë deri në bregdet. Të projektohet e të lidhet me vendet historike siç është Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, pika e Ujit të Ftohtë pranë Urës së Leklit.

Pa lënë mënjanë pasqyrimin e  historisë  tragjike dhe të qëndresës heroike të fshatit Hormovë dhe të Rrëzës së Golikut,  në veçanti barbaritë e ushtrisë Greke 1914.  Gjithashtu, përgjatë Grykës Këlcyrës, në drejtim të përrenjve të ndërtohen mini – pishina dhe rezervuare e ujëmbledhës për peshkim e gjueti sezonale, e të tjera ide. Por, nëse këmbëngulet që sëmundja e “varrezomanisë” të përhapet, atëherë të kushtëzohet që edhe varrezat e Këlcyrës, grekët t’i zhvendosin në Greqi.

Ka shumë të ngjarë, që prej qarqeve  neofashiste e shoviniste, brenda e jashtë  Greqisë, të priten gradualisht akte të tjera përshkallëzuese. Pritet që pas shqiptarizimit të Janullatosit, të fillojë fushata e heshtur e ngritjes së kishave me orientim grek në “fshatrat e braktisura  në jug të Shqipërisë”, ku hirësia Janollatus, sipas një interviste të kohëve të fundit, për këtë çështje “ishte shumë i shqetësuar”. Prapa kësaj, priten shumë gjëra.

Vëreni me kujdes! Dhe, do të shikoni si do të zhvillohen (kombinohen) lojërat në të ardhmen jo shumë të largët. Se si do të “ndihmojë” kisha dhe qarqet e caktuara greke për “të zgjidhur” këto e të tjera “shqetësime” të nëndheshme (në inkubacion) që kanë  sidomos priftërinjtë për pjesën jugore të Shqipërisë.

Pavarësisht qeverisjeve  të mëparshme Fatos, Sali, qeverisja e Ramës të jetë edhe më e prerë, e në veprim. Të punojë frontalisht për të ngritur me lart zhvillimin ekonomik, forcimin e ligjit, rendit e të mbrojtjes së vendit.

Paralel me perspektivën optimiste të besimit reciprok, ecin edhe variante “ëndrrash të këqija dhe komplekse”. Të shpresojmë se  pjesa më e shëndetshme e studiuesve, intelektualëve, politikaneve të të dy vendeve e ka të qartë drejtimin e rrugës nga vijmë dhe ku duhet të arrijmë. Qofsha unë i gabuar. Dhe ëndrrat e këqija, i marrtë era.

Tomor  Voda – NY, USA

January 27, 2018 01:57
Komento

12 Komente

  1. Gjorku January 26, 17:10

    Atyre qè ju ka mbetur dhe e kanè nè zemèr Shqipèrinè nuk kanè se si ta mendojnè ndryshe nga atori i kètijè shkrimi. Eshtè e qartè se komunizmi vèrtetè i ndoqi kishat dhe xhamiat por nga ana tjetèr na dha mundèsinè e vetme qè tè ‘kultivohej’ mbi themelet e vjetra liria e besimit fetarè. Tè jemi realistè, pèr njè popull paganè e tè vogèl si ky i yni tre besime fetare janè tepèr. Po tè kishte me tè vèrtetè njè platformè kombètare qè ti jepte zhvillimin europian Shqipèrisè pas ’90 duhej qè shqipètarève nè njè farè mènyre tu jepej si mundèsi besimi, drejtimi nè fenè mè tè lashtè atè kristiane. Ishte kundèrsens qè rinia shqipètare dèshironte dhe èndèronte europèn e vèndi papritur u mbush me xhamia ?!? Ky ishte shèmbull i qartè qè dikujt nuk po i interesonte njè shqipèri europiane por pèrkundrazi njè shqipèri sa mè lindore, fondamentaliste e pa arsimuar e pa kulturuar etj. Kèto gjèra tè tmerrshme i kemi ” peshqesh ” nga klani Berisha e serbo- grekèrit si armiq tè pa ndreqshèm dhe tè prapè. Besoj se shqipètarèt tè kuptojnè shtegun e daljes nga kjo katrahurè qè po zgjat pa mbarim.

    Reply to this comment
  2. Strugani2 January 26, 17:17

    Në këtë koment apo opinion, është harruar pa u trajtuar edhe “vrapimi” drejt ndërrimit të besimit mysliman në ortodoks. Është një fushatë e gjërë dhe po thuaj e drejtëpërdrejtë që po shkruhet , flitet dhe deklarohet me zë të lartë, duke filluar edhe nga shkrimtarët, analistët, opinionistët se Shqipëria po humbet sepse ka “shënjë”, duke aluduar për besimin mysliman. Këto mendime dhe të tjera të përafërta me këtë thënie, di sa herë kandidat për Nobel, janë thirrje që të të kalohet në besimin ortodoks. Me këtë kalim besimi fetar, përfitohet edhe e drejta për të qenë “komb grek”. Atëhere si Hirësia e tij Janullatos dhe Hirësia e tij Jeromenos në Athinë, do dekorohen nga patriarkana e Stambollit me motivin e përhapjes së helenizimit në Ballkan. Sigurisht do të marrin trofetë e tyre edhe presidentët tanë si ai që e strehoi në Shqipëri dge ky që e bëri nënshtetas shqiptar. Së pari këta të dy presidentët, krahas trofeve të shumta do të pajisen edhe me shtetësinë greke. Kështu edhe Shqipëria do jetë ortodokse dhe si e tillë do hyjë në Europë dhe edhe më shumë se Europa. Kështu janë përpjekjet për të ardhmen.
    Struganë2

    Reply to this comment
    • Gjorku January 27, 01:54

      Strugan 2 kalimi nga ‘ muliri ‘ i myslimit nè atè tè ortodoksit do tè sillte mè shumè ujè ‘ mullinjve ‘ tè fqinjève se sa shqipèrisè… Besimi i lashtè i ilirève èshtè ai katolik aty duhet tè jetè dhe piksynimi ynè. Ndryshimi i fesè nè shqipèri èshtè bèrè mè shumè pèr interes dhe nga frika. se sa pèr bindje, kèshtu qè shqipètarève nuk ju mungon eksperienca nè kètè lèmè. Sot frika èshtè vrarè, bindjet tona janè qè shqipèria kurrè nuk duhet tè vdesè, kètu qèndron sot interesi * atyre qè sakrifikojnè pèr Shqipèrinè.

      Reply to this comment
  3. toni January 26, 18:31

    Janulatosi po qeveris me Shqiperine duam ne te pranojme ose jo.Kreret e partive me te medha politike ,kryeministri presidenti aktual dhe shume ministra jane ne klubin e Janullatosit dhe ne momentin e duhur kur jane kusht socio-opolitike te pershtatshme firmosin per interesat e Greqise.Populli eshte i zhytur ne mjerim dhe heshte…

    Reply to this comment
  4. betixho January 26, 19:16

    SA BUKUR EDHE ME Ç’FARË MPREFTËSIE,MERAKU DHE SHQETËSIMI I TRAJTON ZOTI VODA KETO PROBLEME.
    MEGJITHSE NJË ARTIKULL I SHKURTËR,NUK MUND TË MOS SHOHISH SE AI NË MËNYRË SHUMË TË PËRMBLEDHUR,POR SHUMË TË THELLUARA PËRFSHIN NJË GAMË TË GJËRË TË SITUATAVE QË MUND TË NDËRLIKOHEN,POR EDHE IDE SHUMË ORIGJINALE PËR TA PARAPRIRË TË KEQEN E MUNDËSHME ME NDËRHYRJE SHUMË ORIGJINALE DHE EFEKTBËRËSE PËR PËRMBYSJEN E PRITSHMËRIVE TË KËQIA DHE NDËRTIMIN NË VËND TË TYRE TË NJË OAZI PAQEJE MES DY POPUJVE DUKE STIMULUAR NËPËRMJET NDËRHYRJEVE TURISTIKE DHE GJALLËRIMIT TË ZONËS NGA MONUMENTET E KULTURËS QË TRASHËGOJMË NË ATË ZONË.
    DHE TË GJITHA KËTO ZOTI VODA I BEN PËR TË MOS U MBJELLË MË ARMIQËSIA E DIKURSHME POR PËR TË HAPUR NJË EPOKË TË RE E CILA I SHKON KOHËS QË JEMI DUKE ASPIRUAR.

    Reply to this comment
  5. DINGO January 27, 08:31

    Ik o Tomor se vjen era QEN TYRK .

    Reply to this comment
  6. demo January 27, 10:13

    Janullatosi do na coje ne Europe dhe sidomos ato varrezat greke me kryq.Po e pa kryqin grek Europa,i bien breket ne toke dhe menjehere i hap kufijte per shqiptaret.
    Po pse i prishen varrezat cifute te Selanikut ,,greket?,(te shqiptareve po se po).Cifutet nuk jane muslimane.Jane bashkekombas te Jezu Krishtit.Mos ishte gje grekJezusi?

    Reply to this comment
  7. MH January 27, 15:00

    I madhi i letrave shqipe Kadare kerkonte ne kohen,ne ndyshimin e stinve te sistemit nga monist ne sistem kapitalist(ekonomi tregut).I bante thirrje intiligjences dhe gjith popullit te kthehemi ne origjin,ne besimin kristian ati ma te hereshmit dhe i pari besim ne vendin tone katolicizmit.As ortodoks as myslian.Kjo nji e drejte e pa tundeshme ne vendosjen e vetem nji besimit fetar ku etniteti te percaktohej Shqiptare katolik.Harronte ky letrari i madh qe deklasonte besimin kristian ne veprat e tija duke i vendosur ne personazhe nga ma negativet si Marko Ruvina etj etj.Nuk kam as nuk due ti futem talentit te shkrimtarit te madh.Po ama te kritikoj hipokrizin e tije jam ne gjendje me besim te plot e te patundur qe Ky shkrymtare aq sa i talentuem ne pende asht dhe hipokrit ne karater.
    Autori i shkrimit z.Tomor Voda.
    I ngre porblemet me shume zgjuarsi dhe argumente te forta nacionaliteti.Kritika e Tije asht me vend e pa tolerushme.Nuk jep konstatime sic bajne shume vrojtues e atdhetare por konstatimeve i jep rruge zgjidhje.Une do kisha deshire qe shkrimin e z.Voda ta lexonte historiani Paskal Milo qe vlersonte pozitivisht leshimet e qeverise sot si per varrezat ne kete pikpamje te behen edhe rishikimi i detit etj etj.Ne kete leshim qeveria sot e Rames tregohet hipokrite.E miratuam me ligj lejimin,njohjen e varrezave te reneve grek nji vendim-marrveshje e qeverise Berisha e se shkuar.Pra shitet se nuk asht dakort me kete leshim po e bame nga imponimi i qeverise se shkuar Berisha.
    Me vjen keq se ajka e intiligjences shqiptare asht e semur ose frikacake ose debile qe nuk kupton ma keq se nji foshnje e trullosun qe nuk din se jeton e jo ma per cfare jeton apo duhet te jetoje.

    Reply to this comment
  8. ish-antienverist January 27, 15:05

    I nderuar Tomor Voda !
    .
    Fillimisht shprehim keqardhje per kete aksident tuajin dhe ju urojme sherim te shpejte.
    .
    Eshte e hera e dyte qe lexoj emrin tuaj ne kete “beteje” me neo-invadoret greke dhe me lejoni te bej disa plotesime.
    .
    Ne 23 janar 2018 ne kryeartikullin “Për një Muze të luftës italo- greke, në “Grykën e Këlcyrës” – Gazeta Tema” ju keni bere nje koment mbrese lenes te ekulibruar dhe atdhetar per te cilin kam bere nje koment per ju me “nick-un antienverist “per te cilen dhe me falenderuat me poshte.

    ***
    Ideja juaj per kete muze ne Grykën e Këlcyrës do te ishte nje ide brilante por duhet te ishte bere kohe me pare..para se te miratohej nga qeveria kuislinge e Berishit ngritja e varrezave egzakt sipas kufirit imagjinar te Vorio Epirit.

    ***
    Edhe nje njeri me intelekt mesatar e kupton se rihapja e kerkimit te ushtareve greke te vrare eshte rrjedhoje direkte e presionit te pales greke dhe e perkrahur fuqimisht nga lobet greke ne Washington & Bruksel ne kembim te dhenies pro te Greqise per pranimin e Shqiperise ne BE…..pra me nje fjale eshte nje “dirty job” jo vetem e Greqise por dhe zyrtareve amerikane & europjane qe merren me shqiperi qe ne fakt “e kane dhi punen “ me shqiptaret.

    ***
    Edhe ne kohen e sundimit te juntes nazi-berishiste ne raste te tilla jane bere krime kombetare:
    .
    -lejimi I janullatosit
    -futja e shqiperise ne organizaten islamike
    -shitja e cezit 1 miljard
    -falja e armatimit disa miljard ne kohen e Tom Ridges
    -futja e fazllicit ne kasafortat e sigurise kombetare
    -heqja e bustit te skenderbeut kur vinin shtetare turq
    -thenia berishes se kemi gjak turku
    -miratimi I nje xhamie gjigande myslymash ne tirane
    -kthimi I sumes se myslymeve ne sheshin skenderbej
    -furnizmi me nafte I millosheviqit
    -sabotimi I uck
    shitja parciale e detit jon
    varrosja e ceshtjes came
    –etj etj
    nderpritet saga kriminale e berishajve (qe vazhdon per inerci dhe Rama) dhe te gjitha keto jane jo vetem faji I serbeve..grekve dhe isamikeve por me shume I dhipllomate euro-eurpjane qe histrikisht qe nga kongresi Berlinit e deri me sot kane vepruar dhe veprojne ne dem te kombit shqiptar

    ******
    Dy fjale per greket:

    Besoj se merita me madhe e ketij neo-inazioni grek eshte te lobi greko-amerikan qe eshte aq I fuqishem sa metastazat e tij arrijne ne kupolen e larte te WDC …Mjafton te permendim Ish bossin e Cia-s Jorgo koken (alias George Tennet) per te cilein do tregoj nje detaj; Ne nje liber te tij ai thote shprehimisht qe ‘Prinderit tane kur nuk donin qe ne femijet ti kuptonim ata flisnin shqip
    .
    Eshte e cuditeshme qe ky zyrtar I larte kishte nje fobi dhe perbuzje per Shqiperine dhe kurr nuk foli per origjinen e tij shqiptare greke por vetem grek….E njejta gje dhe per Nick Geixh (niko gaxojani) qe eshte strumbullari I lobit grek ne amerike dhe antishqiptari me I madh I te gjitha kohrave I cili ka aq fuqi sa I ve ne rjesht; Nanoberishen-Meten-Bashen dhe se fundi ka nenshtruar (shkelur me kembe ) dhe Ramen…Pra kur keto 2 greko-amerikane te fuqishem me “culture”..dhe ADN 100% shqiptare sillen ne menyre poshtruese dhe perbuzese me Shqiperine si do te veprojne dhe ata “fshataret” greke qe jane me poshte dhe kane futur ne thes ca skllever ne Shqiperi ??.

    ******
    Ne fakt Lufta 200 vjecare Shqiperi-Greqi nuk eshte lufte shtetesh por nje beteje midis shqiptareve greqisht foles dhe shqiptarve shqipfoles qe me shume jane (turk-alvani)
    .
    Duke qene se e njoh me milimetra historine e pseudo shtetit te greqise pas 1821 ftoj zotin Tomor Voda ( dhe kush e mban veten shqiptar te shikoje keto materiale:

    A..Greqia shtet I formuar nga shqiptaret

    https://www.youtube.com/watch?v=aMh7YrLA8JQ

    .
    B..profesoresha e shqur Eftimiu;
    HERONJTE E 1821 FLISNIN SHQIPEN SI GJUHE TE PARE
    https://www.youtube.com/watch?v=6PwTFN5aXPE

    C

    Libri te madhit arvanitas Aristidh Kola “Gjuha e Perëndive” verteton shkencerisht keto dy dokumnetare:

    ********************

    Shenim; Per ato qe nuk I hapin dot keto ‘link-et’ me siper shkurtimisht:
    *
    Per videon A;
    Kryesorja qe thuhet nga profesore me reputacjon boteror eshte;
    .
    Greket e sotem nuk kane asnje lidhje me greket e lashte dhe shumica absolute tyre jane 100% shqiptare.
    .

    Per video B

    Nje document nga zonja Maria Eftimiu tregon se ne nje ishull prane Athines popullsia ishte 100% shqiptare.

    .rreth vitit 1850 shteti asaj kohe dergon nje mesues per te hapur nje shkolle..POR PER CUDI femijet flisnin shqip dhe mesuesi grek nuk kuptohej me ta……shkon te k/plaku fshatit dhe ai I thote;
    Qe te kesh sukses duhet qe ti te mesosh nje here shqip ….dhe mesuesi filloi te spjegonte shqip dhe pastaj kuptohet cfare ndodhi…
    .

    Ne mbyllje;

    zoti Tomor vetem nje verejte;

    .Ne rrjeshtin e dyte e ke perdorur gabim tog-fjaleshin “Regjim komunist” qe eshte nje emertim naziberishist & makartist..

    Do isha dakort ta perdorje nese kete kohen e sotme e quan ‘JUNTE DEMONKRATIKE…
    .
    Eshte junte e tipit Augusto Pinecetit sepse ka akoma fuqi te poshtroje Edi Ramen (salvador alenden)…
    -Djegia e shkodres 2 prill 1991
    .Rasti I arrestimit nanos ne 1993…
    .masakra hitleriane e 2 majit 1996..
    -shuarja e shtetit ne 1997.
    .djegja e institucjoneve ne 1998
    -dhe se fundi pushkatimi “live” 21 janarit 2011
    dhe organizmi I ‘AHENGUT” sot ne 27 janar flasin vete
    ,
    Nuk I ka bere kaq dem Shqiperise greku dhe serbi ne shekuj sa I ka bere Salisatanai atij vendi kete cerek-shekulli ku merita me madhe I takon dhe lobit grek ne Amerike sa qe eshte aq “powerfull” sa ti jape urdher Rames me breke te ulura te hape varre si nje
    Gjeneral I Ushtrise Vdekur…..
    gjoja per te shkuar ne Europe….
    .dhe gjendemi ne grope…

    Na fal per komentin e gjate

    Ju urojme edhe nje here sherim te shpejte
    .
    (Hope you’re out of the hospital soon)

    .

    Reply to this comment
  9. T. Voda January 29, 02:09

    I nderuar ” ish-antienverist”
    — U falneroj per urimin e vlersimin, Ju dhe te gjith ata qe ndajm te njejtat shqetsime e mendime .’
    — Per ”betejen ” qe ju thoni, ajo ka qene e humbur qe para se te filloja shkrimin .
    — Me gjith se populli ka shprehjen ; ATJE KU HANE E NUK FTOJNE, ATJE KU FLET E NUK TE DEGJOJNE MOS U FUT , perseri , meraku e respekti per vendin e te pareve te obligon,, te thuash ate qe mendo si me te miren , per ardhmerine e brezave. Historija eshte mesuese e jetes , drite e se vertetes, lajmeetare e lashtesis , le ta vertetoje dhe kete..
    — Me gjithe se jam rritur me histori tronditese , perseri, me minoritaret me kane lidhur nder vite puna, miqsija, krushqia ,.Per greqine dhe grekerit kam ndjesi e debulesese, ndersa ketu,[ NY] , vendi im me i preferuar ka qene Astoria,[ qe dominohet nga greker] . kafeneja ”Lefko pirgos” ku lija takimet me shok e miq, dhe ”Titani” ku beja shoping , ku gjeja cajin e maleve tona, byrekun, terhanan, bakllavane,bulmetin, gatimet, embelsirat. ullinjte e shume gjera te tradites perbashke.
    — POR,… e mira e te ardhmes kerkon SEJCILI NE OBORRIN DHE SHTEPINE E VET.
    — Me gjithe se i hidhur , do te parapelqeja te me shoqeronte si Epitaf ;; —
    TI QE PREHESH NE KTE VARR.,,
    S” HENGRE BAR, S’ISHE GOMAR…!!
    POR VDIQE , SE S’GJETE BAR..!!
    Detyra e sejcilit sot eshte te bej luften e mendimit ,.. Vendimet i kane ne dore te tjeret …….!!!

    pershendetje T. Voda -NY

    Reply to this comment
  10. Aleksander Thana January 29, 02:17

    Mosperzenia e Janullatosit gjate viteve te “perkohshmerise”, dhenia e shtetesise shqiptare, uzurpimi e kishes autoqefale, heshtja per ceshtjen came dhe marreveshjet e deritanishme pa asnjelloj reciprociteti, po ligjerojne okupacionin grek ne rruge “paqesore”. Tani per tani, bazuar ne “shif e shkruaj”, nuk shihet drite ne fund te tunelit.

    Reply to this comment
  11. Niko Shpiragu January 29, 07:44

    E para mendoj se keto propozime ju z. Tomor duhet tia beni qeverise dhe jo zotit Nano se ai nuk ka gje ne dore. Ju e paraqisni problemin sikur ne na mungon tani aprovimi i Thanas Nanos dhe gjithcka do te te rregullohet.
    E dyta ju mendoni se vendi yne ka shume fonde financiare dhe mundesi te medha qe ta beje nje nga mrekullite e botes.
    E treta dhe ajo me kryesorja eshte se ju e konceptoni jo drejt progresin e nje shoqerie dhe sidomos asaj shqiptare. Me konkretisht civilizimi i nje shoqerie shkon paralel me largimin nga religjioni dhe jo duke u kthyer prapa me vrap drejt tij. Ne e kritikojme regjimin e kaluar jo se ishte ateist, por se ai veproi me ashper se sa e kerkonte koha per eleminimin e tij. Me fjale te tjera regjimi duhet te bente propogande anti fetare, por crrenjosja e dogmave dhe mashtrimeve te fese duhet bere gradualisht qe te kuptohej me mire se sa ne menyre arbitrare sic u be ne vitet 60-te ku u be me aksion me goditje te perqendrruar. Europa ne mesjete ishte njelloj si bota e tere, por kur ajo pak nga pak filloi te shkepuetej nga feja, atehere ajo u zhvillua dhe te tjeret qe mabajten shtrenguar fene ngelen atje ku qene. Europa hapi shkollat laike dhe zhvilloi shkencen dhe sic e dime u zhvillua dhe ka qene e eshte lideri i zhvillimit dhe emancipimit te shoqerise. Ne themi ta bejme vendin si Europa dhe te behemi pjese e saj se ajo eshte ndryshe nga shume rajone te botes mbasi ajo parim te zhvillimit ka shkencen dhe jo fene si vendet islame dhe disa vende kristiane si Graqia ku feja ben ligjin dhe nuk lejon perparimin. Ju na thoni se tani ne duhet te perpilojme nje strartegji se si te rrisim ndikimin fetar ne popull. Nuk mendoni se ju po keshilloni regresin, ndersa ne na duhet progresi. Fakti qe disa trushplare ketu marrin zemer dhe gjejne rastin te bejne moral dhe propogande fetare per te na mbushur mendjen se ajo na duhet, nuk duhet tu kenaqin ju per shkrimin tuaj, por duhet tu shkundin se ju po mundoheni te na ktheni ne mesjete dhe jo ne Europen e shkences dhe te perparimit. Sic duket ju mendoni se tani shoqeria shqiptare eshte e permalluar per genjeshtrat dhe dogmat e fese dhe keto opinionet e tua do i sjellin nje kenaqesi te madhe. E verteta eshte se mjaft pune eshte bere ne venmdin tone nga institucionet dhe organizatat e ndryshme fetare per te te futur genjeshtrat absurde te fese ne mendjet e njerezve dhe ti armiqesoje ata njeri me tjetrin sidomos tek brezi i ri, por mos harro se pjesa me e madhe dhe me e ditur e shoqerise nuk beson dhe e ka mendjen tek progresi dhe jo injoranca e fese. Tani ti mendo dhe zgjidh: je me injorantet apo intelektualet, je me regresin apo progresin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*