Edhe Kalifornia legalizon marijuanën, priten 7 miliardë $ fitime

January 2, 2018 22:00

Edhe Kalifornia legalizon marijuanën, priten 7 miliardë $ fitime

Kalifornia nisi shitjen e marijuanës në dyqane me fillimin e vitit të ri.

Me qindra njerëz mbajtën radhë në dyqanet e licensuara ende pa u hapur dyert e tyre, ndërsa pronarët thanë se kishin krijuar rezerva duke e ditur kërkesën e madhe.

Deri ditën e fundit të 2017, marijuana në Kaliforni mund t’i shitej vetëm atyre që e blinin për arsye mjekësore, por tashmë kushdo që ka mbushur 21 vjeç mund ta blejë lirisht.

Çdo kalifornian me moshën e duhur, mund të zotërojë deri në 28 gram marijuanë dhe të rrisë deri në 6 bimë në shtëpi që prej 1 janarit.

Kalifornia është shteti i 6 amerikan që lejon shitjen e marijuanës për publikun e gjerë dhe duke qenë se bëhet fjalë për shtetin më të populluar në vend, nuk ka dyshim se është një shtysë e madhe për këtë industri.

Autoritetet paralajmëron se marijuana është gjithsesi e jashtligjshme në nivel federal, pra s’mund të kalosh kufirin me të në një tjetër shtet, ta marrësh në avion apo ta dërgosh me postë.

Pritet që në pak vite, tregu kalifornian i kësaj bime të kalojë 7 miliard dollarë, më shumë se 6,6 miliadët që i gjithë tregu i ligjshëm i kanabisit gjeneroi në SHBA në 2016-n.

January 2, 2018 22:00
Komento

6 Komente

  1. XXXL January 2, 23:03

    He more Ed Droga , mos voto me kunder Amerikes, por shpejt zbato ne Shqiperi, programin Californian te legalizimit, kultivimit dhe tregetimit te MARIUANES. Monika Cizmja, Like Blloku Kokepalari, Lul Shalengjituri dhe Sali Serbi qetesohen nuk do te “shajne” me, do te bejne deklarata qe PD eshte flamurtare e droges e kete e ka pasur bindje qe me legalizimin dhe mbrojtjen nga shtet plehra Lazarat-Columbian.
    Njerezia qetesohen, kontrobande nuk ka, larje esapesh JO, burgjet boshatisen, pune PO, Mireqenie PO ja pra ky eshte Kamunizmi… ka per te tere.

    Reply to this comment
  2. NJE POPULL January 3, 11:07

    Se mos emarin vesh ata te SHQUPIT , se engriten cadren ne Amerike dhe mjer Trampi , ku do futet !

    Reply to this comment
  3. Qytetar January 3, 11:37

    Ed Droga nuk eshte budalla te ndjeke shembullin e Kalifornise dhe te legalizoje drogen. Se po u legalizua, nuk ka me fitim marramendes per qeverine e Rilindjes. Eshte si ligji i Prohibicionit te pijeve alkoolike ne vitet ’30 ne Amerike. Ishte mafia ajo qe u merzit fort kur ky ligj u shfuqizua. Se nuk fitonte dot me nga kontrabanda.

    Reply to this comment
  4. alfons January 3, 12:16

    LEJONI MARIUANEN NXIRNI NGA BURGU VIKTIMAT REZONI CMIMIN FUTNI TE ARDHURA NE BUXHET KETE TA BEJE GREQIA DHE ITALIA BOLL ME BUDALLALLEQE DUHANI DEMTON ME SHUM SE HASHISHI THIRINI MENDJES NUK JAN BUDALLENJ AMERIKANET

    Reply to this comment
  5. Padrino January 3, 14:49

    O shoku edvin, leri shqipot tè mbjellin, e tè shesin, hashash, se aeroplane, e benza, e cellularè, nuk bejme dot. Dhe mos kenaq, orekset gerqise, me varreza , me detin, me gerqishten, duke i dhene nenshtetsine, kolonelit tè asfalise, janullatos , dhe duke sgjedhur president, like defter tradhetarin. e pastaj thua, e ka fajin Shqup, salehu, dhe lul bashovici. Tani qeverine ke, 5vjet qe drejton ti edvin pardesy bardhi, leri mashtrimet. qe rugetimin per mbritur ne krye tè vendit, e nise nga korfuzi , dhe Parisi ..

    Reply to this comment
  6. q!sh kshtu mo! po lulu-ja i o turr shqipnise ? pse ! politika kontraverse .Ne shtepin e tij e kultiv on ne shqiperi e ndalon ! yyyt bote e ndyre hipokrite,mashtrues .mbylle ate sqep o kendez kinez January 3, 19:16

    se ka mor vesh lulu-ja ,
    se ka me i bo rezil ata kalifornistet .
    i o qep kinezi saimirit kom a koms
    e do me e bo kopeshtar canabis hahahah

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*