Shqipëria fiton në arbitrazh kundër Becchettit: Kërkon 158 milionë Euro

January 25, 2018 13:29

Shqipëria fiton në arbitrazh kundër Becchettit: Kërkon 158 milionë Euro

Shqipëria ka fituar përballjen në arbitrazh ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Republika e Shqipërisë u padit në Tetor 2014, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë nga shoqëria Hydro S.R.L., ku u kërkua zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej €137,235,090 si edhe e të gjithë kostove të Paditësit dhe procesit të arbitrazhit.

Republika Shqipëria paraqiti kundërpadi në këtë proces ku pretendoi se, pavarësisht nga mirëbesimi dhe vullneti i mirë që ka karakterizuar gjithmonë Shqipërinë në lidhje me zbatimin e këtij koncesioni, Paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej €158,000,000.

Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej €12,900,000 si edhe të kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit Francesco Becchetti, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamat-vonesave deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të pësuara nga i Padituri Francesco Becchetti, në një vlerë prej rreth €1,258,642.

Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do të duhet t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme.

January 25, 2018 13:29
Komento

4 Komente

  1. Arber Illiri January 25, 13:43

    I rendesishem sepse firma mafioze duk pas nje shtet koti me pare merrnin pare koti.Ky arbitrazh eshte pike kthese per mafiozet nderkombetare qe e kane pare shqiperine si burim paresh edhe me ane gjyqesh e arbitrazhezh

    Reply to this comment
  2. demo January 25, 14:44

    Sonila Meco-Jeta dhe vepra.Francesco Beccheti ne jeten time.Vol I-wikipedia

    Reply to this comment
  3. si tha rropsia shpelles para dy ditesh ; SA DO PAGUANI JU SHQIPTARET ! January 25, 15:53

    ku je salih rropsia ,
    Zoti e dha verdiktin ,s’fitojn zagart e Botes qe te shkerdhenin
    ty e cte permban kulla ty ,por Shqiperia
    fitoj .
    mbas italianit do ti vij radha edhe mikur serb te shtepise tate o rropsia e kombit .Faslliqit ne Gjyqe Nderkombetare se shpejti shpellar !

    Reply to this comment
  4. Dashamiresi January 25, 18:37

    Do na dale Soni i Mecos ne trotuar me duket te ndihmoje Bechettin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*