Kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano. Nën hetim edhe vëllai i Topallit
Ministria e Jashtme ka kallëzuar penalisht ish-konsullen në Milano, Nausika Spahia, për abuzime financiare.
Në padinë e ngritur nga Ministria e Jashtme, Spahia akuzohet për përfitime të paligjshme në kurriz të emigrantëve, ku sipas MPJ-së, emigrantët paguanin një shërbim të paligjshëm telefonik.
Mbi ish-konsullen Spahia tashmë rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e barazisë në tendera, ndërsa mësohet se pjesë e këtij hetimi është edhe Gjon Çoba, vëllai i ish-kryparlamentares Jozefina Topalli.
Nausika Spahia ishte në listën e konsujve të përgjithshëm të Shqipërisë në katër shtete, të cilët me propozim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, më 29 shtator 2013 u liruan nga detyra nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në një reagim, nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla tha se pushteti i djeshëm jo vetëm që i mbushi ambasadat dhe konsullatat me familjarë dhe militantë partie, por për vite me radhë u vodhën emigrantët me shërbime të paligjshme në pagesë.
“Konsullata e Milanos është një ndër shembujt tipike të korrupsionit nëpër konsullata. Grupi Parlamentar i PS mbështet reformën e nisur nga Ministri Bushati. Nga dokumentacioni, i cili gjendet i administruar në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe arkivin e MPJ-së rezulton që për lidhjen e kontratës me datë 02.03.2012, midis znj. Nausika Spahia në cilësinë e Konsulles së Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe subjektit tregtar “Inter Call contact center sh.p.k”, ish- Konsullja e Përgjithshme në Milano nuk ka gëzuar asnjë tagër dhe nuk ka marrë asnjë autorizim nga organet kompetente. Ish- Konsullja e Përgjithshme duke tejkaluar çdo kompetencë që i njeh ligji vendos veton e saj dhe lidh një kontratë e cila përveçse është në kundërshtim të hapur me aktet ligjore dhe nënligjore, përveçse është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurave Administrative bie ndesh me të drejtën themelore të shtetasve shqiptarë atë që me Kushtetutë iu garantohet mbrojtja e interesave të tyre jashtë territorit të RSH-së”, thekson Balla.
Ish- Konsullja e Përgjithshme e RSH-së, Nausika Spahia, gjatë lidhjes dhe vijimësisë së zbatimit të kontratës objekt kallëzimi ka konsumuar këto vepra penale:
1. Veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit penal të RSH-së.
2. Veprën penale të vjedhjes së pasurisë shtetërore, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal të RSH-së.
3. Veprën penale të fshehjes së të dhënave dhe gjurmëve të veprës penale, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal të RSH-së
4. Veprën penale të pabarazisë në tendera apo ankande publike parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal të RSH-së.
Hajde moj nausika hajde? Konsull që përfaqëson shtetin si hajdute! Kur e përfaqëson si hajdute shteti quhet shtet i diplomatëve hajdutë! Nuk te them e korruptuar? Me duket emertim zbutës. Ti je hajdute ose hajne. Ta marri vesh tan shkodra. Shkodra e civilizume u turpnu nga ty. Pranajna ti duhesh mbyt n’bunë nausika. Ai lum gjithnje i ka hjek qelbsinat prej shkodret . I ka çue n’det. Edhe ty atje duhet té t’çojë. Qelbsinë!
KETO JANE KLONET E TOPALLIT
VIDH topallja e vidh vellai dhederri e shoqja kunati e kunata e nuk ka turp fare as nuk I plas per popullin ne nje vesh I hyjne e te tjetri I dalin te sharat I eshte regjur lekura I eshte bere sholle ,por ne ka ZOT,TE VIJE DITA TI VJELLIN TE GJITHA.NA DEL NA BEN DHE MORAL KJO NDRIKULL.