Kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano. Nën hetim edhe vëllai i Topallit

January 31, 2014 19:15

Kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano. Nën hetim edhe vëllai i Topallit

Ministria e Jashtme ka kallëzuar penalisht ish-konsullen në Milano, Nausika Spahia, për abuzime financiare.

Në padinë e ngritur nga Ministria e Jashtme, Spahia akuzohet për përfitime të paligjshme në kurriz të emigrantëve, ku sipas MPJ-së, emigrantët paguanin një shërbim të paligjshëm telefonik.

Mbi ish-konsullen Spahia tashmë rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e barazisë në tendera, ndërsa mësohet se pjesë e këtij hetimi është edhe Gjon Çoba, vëllai i ish-kryparlamentares Jozefina Topalli.

Nausika Spahia ishte në listën e konsujve të përgjithshëm të Shqipërisë në katër shtete, të cilët me propozim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, më 29 shtator 2013 u liruan nga detyra nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në një reagim, nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla tha se pushteti i djeshëm jo vetëm që i mbushi ambasadat dhe konsullatat me familjarë dhe militantë partie, por për vite me radhë u vodhën emigrantët me shërbime të paligjshme në pagesë.

“Konsullata e Milanos është një ndër shembujt tipike të korrupsionit nëpër konsullata. Grupi Parlamentar i PS mbështet reformën e nisur nga Ministri Bushati. Nga dokumentacioni, i cili gjendet i administruar në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe arkivin e MPJ-së rezulton që për lidhjen e kontratës me datë 02.03.2012, midis znj. Nausika Spahia në cilësinë e Konsulles së Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe  subjektit tregtar “Inter Call contact center sh.p.k”, ish- Konsullja e Përgjithshme në Milano nuk ka gëzuar asnjë tagër dhe nuk ka marrë asnjë autorizim nga organet kompetente. Ish- Konsullja e Përgjithshme duke tejkaluar çdo kompetencë që i njeh ligji vendos veton e saj dhe lidh një kontratë e cila përveçse është në kundërshtim të hapur me aktet ligjore dhe nënligjore, përveçse është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurave Administrative bie ndesh me të drejtën themelore të shtetasve shqiptarë atë që me Kushtetutë iu garantohet mbrojtja e interesave të tyre jashtë territorit të RSH-së”, thekson Balla.

Ish- Konsullja e Përgjithshme e RSH-së, Nausika Spahia, gjatë lidhjes dhe vijimësisë së zbatimit të kontratës objekt kallëzimi  ka konsumuar këto vepra penale:

1. Veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit penal të RSH-së.

2. Veprën penale të vjedhjes së pasurisë shtetërore, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal të RSH-së.

3. Veprën penale të fshehjes së të dhënave dhe gjurmëve të veprës penale, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal të RSH-së

4. Veprën penale të pabarazisë në tendera apo ankande publike parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal të RSH-së.

January 31, 2014 19:15
Komento

3 Komente

  1. Pëllumb zaimi January 31, 21:31

    Hajde moj nausika hajde? Konsull që përfaqëson shtetin si hajdute! Kur e përfaqëson si hajdute shteti quhet shtet i diplomatëve hajdutë! Nuk te them e korruptuar? Me duket emertim zbutës. Ti je hajdute ose hajne. Ta marri vesh tan shkodra. Shkodra e civilizume u turpnu nga ty. Pranajna ti duhesh mbyt n’bunë nausika. Ai lum gjithnje i ka hjek qelbsinat prej shkodret . I ka çue n’det. Edhe ty atje duhet té t’çojë. Qelbsinë!

    Reply to this comment
  2. TIFOZI January 31, 22:50

    KETO JANE KLONET E TOPALLIT

    Reply to this comment
  3. mira February 1, 17:41

    VIDH topallja e vidh vellai dhederri e shoqja kunati e kunata e nuk ka turp fare as nuk I plas per popullin ne nje vesh I hyjne e te tjetri I dalin te sharat I eshte regjur lekura I eshte bere sholle ,por ne ka ZOT,TE VIJE DITA TI VJELLIN TE GJITHA.NA DEL NA BEN DHE MORAL KJO NDRIKULL.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*