Paditet biznesmeni Hajdin Sejdia, akuzohet përsëri për mashtrim dhe pastrim parash

October 25, 2015 16:30

Paditet biznesmeni Hajdin Sejdia, akuzohet përsëri për mashtrim dhe pastrim parash

Biznesmeni kosovar Hajdin Sejdia është kallëzuar penalisht nga Policia e Shtetit.

Njësia Task Force pranë Ministrisë së Financave ka përgatitur një dosje voluminoze, ku hidhen dyshime për veprimtaritë e biznesmenit.

Dosja i është dërguar Policisë së Shtetit, e cila ka nisur hetimet për rastin, duke ngritur dy akuza për Sejdiun, atë të “mashtrimit” dhe të “pastrimit të parave”.

Policia i është drejtuar me një kërkesë bankave të nivelit të dytë për të dhënë sqarime në lidhje me llogaritë bankare të tij.

Sajdia ka pasur edhe më herët probleme me ligjin.

Hajdin Sejdia u arrestua herën e fundit më 15 prill 2013, nga policia e Shqipërisë, teksa hynte në territorin shqiptar nëpërmjet pikë-kalimit në Morinë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe e kërkonin me akuzën e mashtrimeve bankare.

Sejdia atë kohë bënte biznes në Shqipëri dhe kishte fituar edhe kontrata publike. Një kompani e tij ka fituar një tender të qeverisë në qershor të vitit 2012.

Albania – The End of an EraKompania “Sky Master Projekt Holding” sh.a ishte shpallur fituese për të marrë me koncesion një park industrial në Durrës, përkatësisht në zonën e Spitallës, shumë pranë Porto Romanos, e përfolur për rëndësinë që ka në fushën e hidrokarbureve.

Emri i tij figuron si aksioner edhe në pesë biznese të regjistruara në Kosovë – sipas medias kosovare.

Pas arrestimit në prillin e 2013, policia e Kukësit e shtroi Sejdinë në spital pasi ai nuk është ndier mirë – sipas raportimeve të asaj kohe. Gjykata dha vetëm 40 ditë masë sigurie më pas çështja kaloi në heshtje.

Sejdia njihet në Shqipëri që në vitin 1991, madje atë kohë ai ishte emëruar këshilltar ekonomik e komercial i kryeministrit të atëhershëm shqiptar, Fatos Nano.

Hajdin Sejdia ishte në krye të një kompanie të quajtur “Iliria Holding”, e cila në atë kohë nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare që i jepte kësaj kompanie të drejta në shumë fusha prej infrastrukturës, turizmit, minierave, hoteleri etj.

Përkundër faktit se Nano akuzohej për favorizimin e tij, një vit më pas, Hajdin Sejdia u bë këshilltar për ekonomi i presidentit Sali Berisha.

Biznesmeni nga Kosova do të përmendej edhe gjatë piramidave financiare që çuan në luftë civile në vitin 1997 në Shqipëri, kur thuhej se kishte nisur projektin për ndërtimin e një pallati afarist prej më shumë se 50 katesh.

Sejdia do të bëhej i njohur në Shqipëri për shkak se nuk arriti të ndërtonte pallatin, por vetëm gropëzoi vendin ku planifikonte ndërtimin.

Sipërfaqja e tokës që ndodhet pas Pallatit të Kulturës në Tiranë ende njihet me emrin “Gropa e Hajdin Sejdisë”. / Dita /

 

 

 

October 25, 2015 16:30
Komento

2 Komente

  1. Gropa simbol October 25, 23:00

    Hajdin Sejdia erdhi kur Ramiz Alia ndjehej ngushte. Dhe po kerkonte ta kthente pushtetin politik ne pushtet ekonomik.
    Per me shume, lexoni “Si te beheni milioniere” te Koci Kokerames…

    Reply to this comment
  2. tony October 26, 09:46

    Sejdia..????
    Akoma vazhdon me biznese ne Shqiperi….??????
    Hahahhahhhahhhhhhah…!!!!!!!
    Çfare shakaje e hidhur…..
    E pabesueshme , që ky mashtrues gjen akoma ” partnere biznesi ” qe i besojne ,dhe rrezikojne parate e tyre per te shpresen e pasurise …..
    Po si thite ajo shprehja :
    Sa te kete budallenj , i mençuri do bej qef….!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*