Kalo, një apel për mirënjohjen: Virtut i harruar në këto kohë kovidiane të lehjeve e shpifjeve. Për ne mjekët është ndjenjë prekëse dhe motivuese

November 2, 2020 08:16

Kalo, një apel për mirënjohjen: Virtut i harruar në këto kohë kovidiane të lehjeve e shpifjeve. Për ne mjekët është ndjenjë prekëse dhe motivuese

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e nis këtë të hënë nëntori me një mesazh të fortë referuar shifrave në rritje të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

Ai bën një apel për të mbështetur mjekët dhe merr si shembull rastin e Çlirim Hoxhës, një letër e të cilit për Covidin u botua dje nga DITA.

Shkruan Dr.Kalo:

“KOHË KOVIDIANE, 2.11.2020.

Në këto ditë të “lehjeve shpifërore” për Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë si Mantelbardhë, ka edhe mëndje të kthjellta që dinë të shprehin njerëzisht një virtut, disi shumë të harruar në këto 30 vite të zhagitjeve DEMON-KRATIKE, ndjenjën sublime humane të MIRËNJOHJES.

Është PREKËSE dhe shumë MOTIVUESE për misionin tonë fisnik jetëruajtës dhe jetëshpëtues, marja e mesazheve të tilla mirënjohëse. Ndjesia e Mirënjohjes është gjithmonë reciproke. Ju uroj Çlirim Hoxha, një shërim sa më të plotë nga kjo flamë mbarëbotërore e infeksionit prej Sars-Cov2/Covid-19.

QENËRIA le të vijojë të lehë dhe të shpifë, sepse janë vetëm e vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI ynë të kombinuara për çdo çast me MIRËBESIMIN reciprok, ato që do të prevalojnë në këtë përballje me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19.

Together forever!!!”

Letra e qytetarit Çlirim Hoxha botuar në Këndin e Kryeredaktorit në DITA mund të lexohet duke klikuar KËTU

o.j/dita

November 2, 2020 08:16

Njoftim

Njoftim

Njoftim