Kalo u bën një apel qytetarëve dhe reagon ashpër ndaj “gjithollogëve”: Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë!

June 11, 2020 08:57

Kalo u bën një apel qytetarëve dhe reagon ashpër ndaj “gjithollogëve”: Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë!

Teksa prej tre ditësh në vendin tonë po shënohen raste rekord të infektuarish nga Covid-19, mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo, reagon ashpër ndaj atyre që i cilëson “gjithollogë”.

Gjithashtu ai tërheq vëmendjen e gjithë qytetarëve për shumë kujdes, distancë dhe evitim të grumbullimeve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tritan Kalo reagon pas postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, që flasin për mijëra të vdekur nga koronavirusi që janë fshehur për publikun. Ai i quan këto jo vetëm çmenduri, por edhe keqdashësi, injorancë e militantizëm të verbër.

Mesazhi i plotë i Tritan Kalos:

Në këto “kohë covidiane” ÇMËNDURIA në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, POR që të flitet për MIJRA të vdekur shkakatuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbrin kulmin e çmëndurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjedhës….HAPINI sytë e mëndjes ju o të paudhë!!…

NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sars-Cov2/Covid-19….EVITONI dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merini me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga Gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush….Kujdesuni edhe më shumë për të…SECILI prej jush është i domozdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…KURRË MOS hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19….

Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojëshme, lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domozdsihme për gjithësecilin prej nesh…ME SIGURI ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën Sars-Cov2/Covid-19!!!

 

j.l./ dita

June 11, 2020 08:57
Komento

17 Komente

  1. bujari June 11, 09:48

    Faleminderit dr. Kalo per mesazhin qe ju jpni per tu mbrojtur nga virusi vdekjeprures covid-19. Ne duhet ti perbuzim me neveri disa “medje ndritur” qe ju me te drejte i quani gjithollog qe nuk bejne gje tjeter vecse perhapin lloj,lloj mesazhe shpifjesh per interesa te tyre te ndyra dhe jo per interesa te popullit. Ju vazhdoni punen taj te nderuar ne sherbim te popullit se populli di te ndaje njerzit e punes nga matrapazet e shpifesit qe nuk mungojne ne kete vend’.

    Reply to this comment
  2. Genti June 11, 09:50

    Doktor, sinqerisht na vjen keq per personin tend.

    Je katandisur ne nje vegel mashtrimi. Kaq i rendesishem eshte perfitimi financiar dhe posti qe te garantojne, sa te harrosh qe je mjek me nje betim Hipokrati, jo hipokriti dhe mbi te gjitha njeri?

    Na vjen keq doktor, por nderkohe qe flet per te paudhe, vete keni marre rrugen e te paudhit. Zoti te meshirofte Doktor!

    Reply to this comment
    • turkalvane June 11, 12:46

      ik o koqe

      Reply to this comment
      • Nje korofillak , veshur dhjak prane kolonel Janulles June 11, 17:25

        Vetem kaq mjafton per te kuptuar se kush jane dhe sa dashamires jane ndaj shqiptareve rrjeti i spiunazhit , te njeriut qe ka shpirtin edhe me te zi sesa petku qe e mbulon , i k/peshkopit Janullaqis ! Edhe pse sillen kafsherisht ndaj shqiptareve , kane paturpesine te kerkojne prej nesh , qe t`i respektojme !

        Reply to this comment
    • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli June 11, 17:15

      Genti ,qe je njeri i ndyre , e kemi pare ne cdo koment tendin , por sot tregove qe je njeriu me llumi i asaj qe ne , ashtu kot , po kot fare ama , e quajme opozite ! Me gomare si ti , e moret me qafe opoziten ne Shqiperi dhe vete Shqiperine !
      Sa per doktor Kalon , respekt te vecante e falenderim !

      Reply to this comment
      • Genti June 11, 20:30

        Ju kur nuk kini argumenta, kaloni ne pozite-opozite. PS-PD. Mua as me rruhet fare per politiken. Ata nje parti jane qe thjesht jane ndare ne dy ngjyra per idiote si puna jote.

        Reply to this comment
  3. 555 June 11, 10:01

    Bravo Genti!
    Per mencurine qe ke me teprice e meriton te te fal nje samar nga te gomarit tim!

    Reply to this comment
    • Genti June 11, 10:51

      Mos u harxho vellai. Ka shume klente kohet e fundit, te cilet kerkojne ate qe ti ofron. Mbaji nuk i dihet. Ndoshta rritet cmimi ne te ardhmen dhe fiton me teper nga ata samaret e tu. Popullsia e katerthundrakeve parashikohet te rritet eksponencialisht deri andeji nga 2030-en.

      Reply to this comment
  4. Claus June 11, 10:40

    Ja dolen keta gogolet e infektivit duke pare qe po u plas perseri Covid-19.

    E mbyllen Shqiperine 4 muaj ne masa karantine si askund tjeter, na dolen me shume te sheruar se te semure, e mbyllen nje Spital Corone, cuan dhe ca bedela ne Itali per ndihme, qe me shume pine birra dhe tani po u bien perseri kambanave “lani duart dhe lani kembet”!

    Aty e kane patur, rastet e paidentifikuara aty kane qene, por jane bere testime me pikatore dhe tani u del Corona si urithi maje plehut.

    Kurba e tyre u ngrihet dhe i ulet ne nje kaos perfekt, po nuk ke c`thua kur aty jane manekine te qeverise qe manipulojne opinione dhe nje popull te tere.

    Na paska qene vendi qe ka marre masat me perfekte ne bote nga Ramastirlliu dhe Manastirllesha, me mire se cdo vend tjeter i rajonit dhe botes duke u rreshtuar ne krah te Kines dhe Rusise per ndihmen qe dhane dhe jashte kufijve te Atdheut te Rilindjes,

    Reply to this comment
  5. troja June 11, 10:45

    Emerin e paske te madh “Genti”,por trurin e ke sa te nje miu,o mjere ne qe kemi te tilla gjalesa ne lagjet tona.

    Reply to this comment
    • Genti June 11, 12:32

      Ca te bejme ne truminjte, perpiqemi qe te zgjojme gjigandet e pergjumur. Edhe ti ke emer te madh, por ke zgjedhur emrin e tradhetise dhe manipulimit. Rastesisht valle?

      Reply to this comment
  6. Dr.X June 11, 11:18

    Bravo Dr. Kalo
    Mesazh mesazh objektiv edhe shpresdhenes.
    Pikerisht ai qe duhet ne kohe Pandemie.
    Clauuuusi, nuk ben mire qe lexon lajme qe ne mengjes,se harron pastaj qe gelbazen ne vend ta hedhi ne halle,e heth ne koment.
    PS. E njejta gje vlen edhe per Gentin

    Reply to this comment
  7. mirel June 11, 15:32

    Kalo, ka mundesi te japesh informacione pa terma te tilla, si gjithologe e te paudhe?
    Fajin ta ka shteti qe mori masa nga me ekstremet dhe i mbylli njerezit si delet ne kasolle.
    Testimet nuk u bene masive, sic thote Claus, dhe tani qe po i rikthehen normalitetit po vijojne infektimet.
    Kur njerezit kishin nevoje te dilnin per ajer diell ju i kycet dhe i penalizuat rrugeve si kriminele.
    Kafsha Ramut sa e pa shembullin e nje kryetari Bashkie ne Itali, nxitoi ta kopjonte. Vetem keshtu bente buje, dhe i interesoi frika kolektive per qellimet e tij.
    Fasonerite nuk u mbyllen. Ka dhe fabrika te tera nuk u mbyllen. Asnjeri nuk e siguroi jeten e punetoreve.
    Kur ti e le infeksionin te perhapet ne vatra masive, si pretendon ta zhdukesh duke kycur ca e ca duke i cuar te punojne ne tufa, sic e thote gazeta, se nuk e di fjalen grup, apo grumbull..
    Vodhen leket e ndihmave, i bene rrush e kumbulla per tenderin e maskave, bleu dhe jaht ai firauni qe mori tenderin, dhe nuk testuan njerezit.
    Ja,. keto jane pasojat. Qeveri kriminele qe nuk ka fare ne plan te ruaje sigurine publike, ndersa ti merresh me gjithologet. Leri llogjet me gjitholog.
    Mjafton apeli publike per te ruajtur te njejten edukate kujdesi dhe te mos humbin vigjilencen, ndersa shtetit bej apel per testim masiv, dhe apel per denim te krimineleve qe vjedhin buxhetin dhe lene shqiptaret te patestuar.

    Reply to this comment
    • ! June 11, 17:32

      Paska ardhur puna qe kete problem kaq te veshtire ta analizoje dhe ta zgjidhe nje cope idjot qe eshte shume me i ndyre se vete Corona Virusi , plazma “mire” !

      Reply to this comment
  8. Shif e shkruj June 11, 23:12

    4 muaj karantine duke thirrur ujku,ujku,tash me sa duket ka ardh ujku.Une personalisht i besoj vetem sulltan brekushes,se ai ja ven vulen kto tjeret jane 5 me hic,

    Reply to this comment
  9. Genti June 12, 00:20

    Kjo puna vajti ngriva shkriva. Neqoftese dikush nuk e kupton qe eshte nje tallje, atehere ai ka problem me perceptimin normal te realitetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim