Kalohet në parim ligji për mbikqyrjen e agjensive të inteligjencës

Redaksia Online February 20, 2013 11:18

Kalohet në parim ligji për mbikqyrjen e agjensive të inteligjencës

Komisioni i Ligjeve kalon në parim projektligjin për mbikëqyrjen parlamentare të agjencive të inteligjencës.

Në mbledhje ka raportuar edhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Leonard  Demi i cili ka theksuar se Komisioni ka për detyrë të vërë në dijeni për shkelje që mund të hasen gjatë mbikëqyrjes së institucioneve.

Ndërkohë miratimi i projektligjit u kundërshtua nga deputetët socialistë në komisionin e ligjeve të cilët edhe pse e cilësuan vetë ligjin si të mirë kërkuan që të ketë më shumë konsultime me grupet e interesit.

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se projektligji ka nevojë të rishikohet për të definuar disa koncepte .

Sipas tij duhet të sqarohen se cili do të jetë qëllimi dhe funksioni bazë i këtij komisioni dhe si do të kontrollohet ai.

Por kreu i komisionit të sigurisë Leonard Demi u shpreh se projektligji është bërë duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar, Avokatin e Popullit, Prokurorinë dhe Shërbimin Informativ Shqiptar, SHISH.

Redaksia Online February 20, 2013 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*