Kaloi natën në Kakavijë, testohet 19-vjeçarja shtatzënë pasi shfaqi simptomat e koronavirusit

April 13, 2020 12:28

Kaloi natën në Kakavijë, testohet 19-vjeçarja shtatzënë pasi shfaqi simptomat e koronavirusit

Një 19-vjeçare shtatzënë, e cila e kaloi natën në pikën kufitare të Kakavijës, pati probleme shëndetësore dhe shfaqi simptomat e infektimit me koronavirus.

Ajo ishte bashkë me bashkëshortin, ndërkohë që punonjësit e ikës kufitare lajmëruan Shëndetin Publik në Gjirokastër, që kreu testin sot në mëngjes.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër, informon se 19 vjeçarja ka pasur komplikacione të rënda shëndetësore, temperaturë, ethe dhe simptoma të tjera të ngjashme me Covid-19.

Kjo ka alarmuar stafin e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, të cilët menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën Kombëtare.

Kjo e fundit ja ka përcjellë shqetësimin Drejtorisë së Shëndetit Publik të Gjrokastrës, të cilët sot në mëngjes janë gjendur në pikën kufitare dhe kanë marrë tamponet përkatëse për 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj dhe janë dërguar në Tiranë.

Sipas mjekut të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër vajza mund të ketë të tjera simptoma, që nuk lidhen me Covid-19, për shkak të qëndrimit jashtë natën, raporton Ora News.

j.l./ dita

April 13, 2020 12:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim