Kaloi sitën e KPK-së, gjyqtarja Xhaxho rikonfirmohet në detyrë

May 14, 2018 09:38

Kaloi sitën e KPK-së, gjyqtarja Xhaxho rikonfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Manjola Xhaxho. ‘Konfirmohet në detyrë zonja Manjola Xhaxho, gjyqtare pranë gjykatës së Tiranës”- njoftoi sot zyrtarisht KPK.

Xhaxho është gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe u bë pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e vettingut.

Relatorja Pine në seancën dëgjimore ka thënë se mungon deklarata e pasurisë së gjyqtares për vitin 2006, vit në të cilin ajo pretendon se ka qenë me studime jashtë vendit.

“Gjyqtarja ka pretenduar se atë vit ka qenë jashtë vendit me studime pasuniversitare. Xhaxho banon në një apartament 2+1 në pronësi të prindërve. Apartamenti është blerë në vitin 2001 dhe u është dhuruar prindërve në vitin 2011, ndërkohë që nuk ka pasuri të paluajtshme në emër të gjyqtares”- tha relatorja Pine.

Gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figurës. “Për gjyqtaren ka vetëm dy ankesa, por ne asnjërën prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka asnjë mase disiplinore”.

o.j/dita

May 14, 2018 09:38
Komento

1 Koment

  1. Korcari nga Boboshtica May 14, 17:46

    C`fare ndryshimi,midis Z.Manjola Xhaxho dhe gjyqtares Altina Seit Xhoxhaj………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*