Kaloi Vettingun, ONM këshillon ankimim për gjyqtarin Artur Malaj

August 10, 2018 11:11

Kaloi Vettingun, ONM këshillon ankimim për gjyqtarin Artur Malaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) vijon të mos jetë i bindur për vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), pasi sot ka dhënë rekomandimin pranë Komisionerëve Publikë, për të ankimuar një tjetër rast.

Bëhet fjalë për Artur Malajn, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë dhe njëkohësisht kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, i cili u konfirmua në detyrë më 3 gusht nga ana e KPK-së.

Edhe këtë herë Institucioni i Komisionerëve Publikë ka marrë rekomandimin dhe është në pritje që të marrë në dorëzim vendimin me shkrim të KPK-së, për ta analizuar dhe për të vendosur nëse do ta apelojë apo do ta lërë në fuqi.

Vendimi ndaj Artur Malajt është i gjashti për të cilin Ndërkombëtarët rekomandojnë apelim, pas atyre të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, gjyqtarit të Apelit Administrativ, Gentian Medja, gjyqtarit Edmond Islamaj dhe gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

o.j/dita

August 10, 2018 11:11
Komento

5 Komente

  1. aldo vlonjati August 10, 14:10

    Ngeci karkaleci….me e pakta esht ta heqin urgjentisht na gjykata.ka bere kerdin kur ish K.Gjykate ne Vlore

    Reply to this comment
  2. Hamza Hamzai August 10, 16:39

    Pershendetje! Une jam Hamza Hamzai,banor ne qytetin e Vlores. Une e di, se eshte e veshtire, jo vetem te fitosh, por edhe te besohesh, kur sot konflikti e ke me ata qe drejtojne shtetin dhe drjetesine, por nuk mund te terhiqem para karakterin dhe te drejtes time, se kushdo qofte dhe kudo qofte, karrigia e tyre pushtetore, nuk eshte me e fuqishme se e verteta dhe e drejta ligjore, qe ka brenda shpirtin, sakrificat, djersen, mundin, vendosmerine e brezave qe s’jane me, por edhe atyre qe do vijne, kur te mos jemi ne. Akuzoj z. Bujar Nishani Se ai qe me vodhi pronen eshte zyrtari i tij me i afert, eshte ai qe e ka marre pas vetes si hoqi ne te gjithe instituzionet ku ka drejtuar . Ai eshte Florian Astrit Nuri.. Cudritishte Kryetari te gjykates te Vlores, sote doli i pafajshem nga vetingu. Kryetari i qykates te Vlores Artur Malaj ne vitin 29\04\2008 i ka dhene te drejt Florian Astrit Nuri per prone time 78 vjecare. Kur Forian Astrit Nuri nuk ka asnje lloje dokumenti qe te vertetoj qe eshte pronare, por ka patur vetem karrigen. Ishte zegretar te Bujar Nishanit kur ishte minister drejtesie. I drejtohem Operazioni Nderkontare Monotorimit (ONM) se mua me ka vjellur Florian Astrit Nuri prone. Dhe te githa qjyqet per te vjellur kete prone i kane kryqtar te gjykatave Artur Malaj, Alma Licaj, Sashega Jonuzi dhe Saganjori ne gjykat te lart. Ka dhe shume gjygjetar qe po shkarkojne nga puna. Keta duhen te verifikohen pronat ne Vlore sepse kane vjellur te gjitha pronat.Keta gjygjetar jane gritur neper detyra per vielljet qe kane bere.

    Reply to this comment
    • Beratsi Autokton August 10, 17:50

      @Hamza Hamzai,
      Florian Astrit Nuri eshte i biri Astrit Nurit, gazetarit te ZP ne kohen e komunizmit. Floriani si paska lene gje babait si bythelepires I talentuar i cdo lloj rregjimi. Edhe Astriti sa ishte gjalle ja lepiu Enverit para dhe mbrapa. Pas 1990 na u konvertua ne PeDe-ist si Bahri Falliu. Per te vjedhur Nuret shesin edhe grate thuhet ne Berat. Kaq sa per ta ditur.

      Reply to this comment
  3. Vladimir Dushniku August 10, 16:40

    Per gjyqtarin e Gjykates Administrative te Shkalles se Pare ne Tirane,Gentian Medja,kam depozituar nje ankese me shkrim ne KPK,qe e mbeshteta me prova dhe fakte per pa aftesine e tij skandaloze si ne mos njohjen e legjislacionit por edhe ne interpretimin e tij antiligjor.
    Mjafton qe te lexonin vendimin e tij,ndaj meje mbushur plot shtremberime,pasaktesira,sikur ka bere copy paste formulime te ngjashme te rasteve te tjere dhe futjen ne dosjen gjyqesore te 4 Akt Ekspertizave ,te kerkuara prej tij njera pas tjetres pa i shtruar ne seancat gjyqesore ( sikur nuk i mjaftonte vetem nje prej tyre ), me ndryshime skandaloze te shifrave te demshperblimit tim,te llogaritura nga Akti i pare me shumen 4.5 milion leke,deri me shumen e Aktit te fundit qe vendosi edhe vendimin e tij prej…200 mije leke per nje periudhe prej 20 vjetesh!
    Aq i pa afte eshte ky gjyqtar sa nuk e di qe me VKM si per te gjithe pensionistet,qe prej vitit 1994 eshte dhene nje kompesim prej 500 leke ne muaj per dritat dhe buken,por ai thote se nuk ka VKM te tille per ushtaraket!
    Pa aftesine e tij e mbeshteten edhe 3 gjyqtaret e Apelit,qe e kane mbeshtetur arsyetimin e tyre qesharak,kryesisht duke marre copy paste vendimin e ketij gjyqtari,qe eshte nje turp i madh per drejtesine shqiptare!
    Per mua kjo KPK,qe ka vleresuar pozitivisht gjyqtarin G.Medja per arsyet qe ata i dine vete-,jane po aq te pa afte sa edhe ky gjyqtar apo edhe ata te Apelit qe mbeshteten ate!
    Keta gjyqtare duhet te largohen nga drejtesia shqiptare dhe mbeshtes plotesisht OMN qe ka kerkuar apelimin e vendimit te tyre te pa drejte!
    Nga gjyqtaret kemi vuajtur ne qytetaret,prandaj ne duhet te degjohemi me shume me fakte e prova,rreth pa aftesise se tyre e jo te behen prioritet,pasurite e deklaruara nga ata zyrtarisht,se ato edhe mund te fshihen,por padrejtesite ndaj nesh nuk mund te fshihen kurre!
    Fakti qe ky gjyqtar kerkoi njeri pas tjetrit 4 Akte Ekspertimi,ve ne dyshim,se mos ekspertet gjyqesore mund te perdoren edhe si seksere te gjyqtareve,ndryshe nuk mund te beje llogaritje te ndryshme me diferenca te medha po i njeti ekspert.
    Pas ankeses time te ” vogel ” mund te fshihet ndonje “lepur” i madh,prandaj kjo KPK nuk e meriton te vazhdoje punen atje kaq keq!
    Ata po i “vene minat” VETINGUT!

    Reply to this comment
    • 777 August 10, 23:21

      Sa shpejt e hoqi nga faqja on line kete shkrim gazeta,qe te mos u diskreditohej gjyqtari Malaj dhe ketej mbajne shkrime surrogato nper jave te tera!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*