Kalon vettingun kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji
Nga Arkiva
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë sot këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji.
Trupa e KPK përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Papajorgji është njëherazi edhe kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Papajorgji iu nënshtrua Vettingut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.
Gjatë seancës dëgjimore javën e kaluar, sipas ILDKPKI-së këshilltarja ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka pasur mangësi në dokumentacion.
Megjithatë, sot vendimi i KPK për kandidaten për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese ka qenë pozitiv dhe Fiona Papajorgji kalon me sukses Vettingun.
l.h/ dita
C’jane keto maskarralleqe?Anetare e gjykates kushtetuese nje Grekose?A i ka ngelur me gje ne dore shqiptareve per te vendosur per fatin e tyre dhe te femijeve tane?Tani vendin duan ta shesin edhe DE JURO sepse DE FACTO ka vite qe eshte shitur nga politikanet tane antikombetare.Po vriten shqiptaret nga policia greke dhe qeveritaret tane nuk flasin.
O shqiptar, nga e kuptove ti që zonja është greke mo?