Kalon vettingun, KPK konfirmon në detyrë Prokurorin Arben Dollapaj

August 6, 2018 09:40

Kalon vettingun, KPK konfirmon në detyrë Prokurorin Arben Dollapaj

Komisioni i Pavarur i Aplikimit, ka rikonfirmuar në detyrë prokurorin Arben Dollapaj, i cili aktualisht është prokuror i Apelit në Shkodër.

Dollapi i është nënshtruar të tria kritereve të përcaktuara në ligj për Vettingun. Ai është i pranishëm vetëm në seancë, pa avokat. Trupa gjykuese drejtohet nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici relator dhe Brunilda Bekteshi.

Kujtojmë që prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje.

o.j/dita

August 6, 2018 09:40
Komento

1 Koment

  1. Nike Sokoli August 6, 15:56

    ARBEN DOLLAPAJ SIMBOL I DREJTESISE DHE LIGJIT

    Arben Dollapaj eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Lushnjes, duke e vene ne fije te perit edhe jeten e vet ne sherbim te ligjit dhe drejtesise, ne sherbim te shtetit ligjor !
    Ai nuk u dorezua ss para miliona dollareve te ofruar nga sekseret e nje kryemafiozi kur ishte kryeprokuror i Durresit.
    Ishte Arben Dollapaj qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje, por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur sekseret e Mafias politike e biologjike te Gerdecit i ofruan “Cek te Bardhe”, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    U hoq menjehere nga grupi i hetimit nga qeveria regjizore dhe Mafia politike e biologjike krejt jashte kontrollit e Gerdecit bashke me tre prokurore te tjere te pakorruptueshem !
    Ishte Arben Dollapaj qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, te pranishem ne Konferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapajt te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata prokurori te tredhur qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapajt !
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perballe krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush ishin ( jane ) protektoret e tij qe edhe pas vendimit te Gjykates Administrative qe u fitua nga Arben Dollapaj nuk zbatuan vendimin e saj, duke shkelur hapur ligjin dhe Kushtetuten e Shqiperise dhe Karten Universale te te Drejtave dhe Lirive te Njeriut !
    A nuk deshmon edhe ky fakt per ndershmerine dhe personalitetin e paperlyer te Arben Dollapajt si simbol i drejtesise, ligjit dhe ndershmerise se sprovuar te tij perballe korrupsionit dhe degjenerimit total te drejtesise dhe ligjzbatimit shqiptar.
    A nuk po e verteteton kete Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu me faktet tronditese per Mafian me toga te zeza dhe Mafian politike e biologjike shqiptare qe kishte dale krejt jashte kontrollit !
    Ja si u shpreh nje koleg i tij dy jave para Vetingut per Arben Dollpajn, pastertine e figures se tij, per ndershmerine dhe dinjitetin e tij:
    – Nese Arben Dollapaj nuk e kalon Vetingun, atehere nuk bie Arbeni. Bie vete Vetingu !
    Cdo koment eshte i tepert ! Nuk rane as njeri as tjetri….
    Krejt e kunderta: U lartuan edhe njeri edhe tjetri !
    Kjo eshte dhe mbetet jo vetem aresyeja, por edhe qellimi me i larte i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi !
    Mbaresi deri ne fund !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*