Kam miliona në bankë, por ja ç’kam kuptuar tani që jam 80 vjeç…

November 28, 2017 13:17

Kam miliona në bankë, por ja ç’kam kuptuar tani që jam 80 vjeç…

Morgan Freeman,është një aktor dhe regjisor filmi nga Shtetet e Bashkuara.

Sot 80 vjeç, i dergjur në shtrat dhe i sëmurë, ai ka dhënë një mesazh për të gjithë që të mos humbasin drejt lumturisë së gënjeshtërt të lekut por t’i përkushtohen një qëllimi tjetër…

*****

“Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme”.

“Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por nuk mund të blej dot shëndet për të shpëtuar jetën time. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por tani ndihem krejtësisht i vetëm.

Sepse unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty.

Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, kjo mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.

Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë?

E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë. E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd duke marrë në këmbim sukses financiar. E ligë është ta blesh lumturinë sërish dhe sërish dhe të mos ndalesh.

Nëse je i tillë, imagjino sikur t’i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të mbetet? Zgjidhja e vetme që njeh, është të kërkosh më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi. Nuk do të kesh më mundësi të blesh lumturi të rreme. Kështu që, kush je ti tani që humbe paratë? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga paratë?

Nëse je i tillë ti mund të humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu  dhe gjithë të tjerët rreth vetes. Pse? Falë arrogancës tënde. Pse? Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë. Kjo të devijon nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.

Unë nuk po them se nuk ke të drejtë të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, shumë më sipër se ai i të qenurit financiarisht i suksesshëm.

Pra ti mund të ndryshosh vetëm, nëse ndryshon konceptin që ke për suksesin. Kur ta kuptosh këtë, ti mund të ndryshosh marrëdhëniet e shkatërruara dhe të ndërtosh marrëdhënie të reja. Ti mund të falësh veten tënde dhe ata që të lënduan. Ti mund të ribalancosh prioritetet e tua në jetë. Ti mund të shërosh martesën tënde dhe të krijosh një dashuri të fortë që kurrë nuk e mendoje të mundshme. Ti mund të bëhesh prindi më fantastik i mundshëm në çdo moshë, edhe në moshën 80 vjeçare, por mos prit deri në atë moshë.

Ti gjithmonë do të kesh mundësi të bësh më shumë para, por nuk do të kesh kurrë mundësi të fitosh më shumë kohë. Një ditë ne të gjithë do të vdesim. Për çfarë do ti që të të kujtojnë? Cili ishte qëllimi yt më i madh në këtë botë?

Kur të përballesh me një botë ku ekziston dashuria e vërtetë, do të kuptosh se dashuria për ty ka qenë ajo dëshira jote e fortë për të pasur më shumë. Transformoje atë dashuri në një dashuri tjetër me ndjenja. Dhuro ndjenja përditë e më shumë nga vetja dhe pavarësisht se si do të venë gjërat, mos u pendo. Bota ka nevojë për ty më shumë se kurrë. Së bashku, dashuria, vullneti dhe mirësia do ta mundin të ligën. Një herë e përgjithmonë”.

November 28, 2017 13:17
Komento

22 Komente

  1. redaktor November 28, 14:22

    Duhet t jesh ne nje nivel X qe ta kuptosh ket qe thote ky.
    Problemi eshte i tille.
    Morgan ka arritur ne keto perfundime pasi ka arritur ta provoje si eshte te kesh miliona.
    Shume nuk arrijne dot te milionat keshtu qe nuk arrijne dot tek keto mendime.
    Cwshtje “stacionesh”.
    Fjale te bukura por ne veshet e njerezimit mberrijne shume pak sepse shumica nuk do ti kuptoje dot

    Reply to this comment
    • Vicidolsi November 28, 17:45

      Eshte komenti im i pare ketu dhe thjeshte dua te them jam 100% dakord me ty redaktor. Eshte me se e vertete. Gjithmone miliarderi do te n’a tregoje kuptimin e jetes.

      Reply to this comment
      • Ai tjetri November 29, 16:02

        I nderuari Vuçidols, gjëja më kryesore është që ky mesazh është plotësisht i rremë. Verifikova për 30′ në Net si me Google ashtu edhe me ToR dhe nuk rezulton aspak që ai të ketë shkruar këtë gjë. Ky është test për të vlerësuar se sa kollaj i hanë njerzit gënjeshtrat. Rezultatet e këtuyre testeve shfrytëzohen më vonë për gjëra të ndryshme (jo të mira). E rëndësishmja është të kuptojmë që kemi dy kërkesa kryesore: 1. të ekzistojmë dhe 2. të jemi të lumtur. Për të dyja këto na duhet shëndet i përsosur. Si përfundim: kush ruan shëndet të përsosur deri në fund të jetës është i ditur, i mënçur, i urtë, i pasur dhe i mirë. Kush është i sëmurë tregon që ato që thashë më lart nuk i ka. U futa pak në të thella, ëëëë… Përshëndetje të përzemërta për të gjithë lexuesit e këtyre rreshtave!

        Reply to this comment
    • Nausika November 30, 08:42

      Unë do thoja, se ka rëndësi, sesi i vë milionat..
      Po ti veshë duke ecur mbi kufoma shpirtërisht…ose duke ju thithur gjakun njerëzve që nuk i njeh, se punojnë dhe fitojnë vetëm sa të ushqehen, atëherë është e qartë….kështu pendohet njeriu në fund..
      Regjizorët, aktorët e sukseshem duket sikur ju bien paratë nga qielli….dhe bëhen prepotente të padurueshëm….
      Po shumica shqiptare e dëgjon këtë thirrje të huaj, se ata nuk kanë asgjë…

      Reply to this comment
  2. faro November 28, 14:36

    Zeri i sinqerte i nje shpirti te lire, i cili nuk.pranon te dhunohet dhe te prangos veten, per hire te pares.
    Edhe fytyra ia tregon dukshem shpirtin qe ka.

    Reply to this comment
  3. Nero November 28, 14:41

    Ta kuptosh kete kur realizon qe millionat nuk te nihmojne dot eshte fatkeqesi!
    Do te ishte mire qe keto miliona qe ka t’i perdore per bamiresi.
    Ka plot un SHBA qe nuk kane buke te hane dhe mezi e cojne diten.

    Te ndihmosh te tjeret edhe kur e ndjen qe jeta po te shuhet eshte me mire se te shkruash kete mesazh!

    Reply to this comment
  4. Krist November 28, 16:08

    Populli thote nje shprehje”Heret,qenke kujtuar!”,por ka edhe nje tjeter:”Kur te vijne,mendt,nuk i hane as qente!”

    Reply to this comment
    • Dielli November 29, 09:55

      Dashuria nuke fitohet, ajo lind bashke me te drejten per te jetuar si krijese njerezore. O Krist, kesaje thirrje i shkon per shtat vetem fjala e urte popullore;me mire vone, se kurre. C’do nisme nga nje mendje njerezore qe i sherben progresit njerezore duhet pershendetur dhe jo ironizuar, se tregon zili, apo padije e ligesi.

      Reply to this comment
  5. NjeQytetarOptimist November 28, 17:41

    Ka pasur me qindra njerez te mencur nga Greqia e Lashte koha e Romakeve, Revolucjoni Rus, Kinez qe I kane shkruajtur keto mijera vite para.. Pyetja qendron: Ato para do ja japesh te varferit?!?! Leri derdellimet…

    Reply to this comment
    • Sami Gjurzezi November 29, 06:19

      O qytetar Optimist,nuk jam dakort me ate “a do ja falesh te varferit”po cfare dreq te varfer ka ne Amerik,ja po ta them une nuk ka te varfer,po dembele,parazit qe nuk duan te punojne,qe jane mesuar te jetojne me ndimen e shtetit prej 500 dollaresh ne muaj!Kur erdha me familjen ne Amerik me nje valixhe me rroba,as gjuhe,as zanat apo cfare te te them,pa asnje lloj ndihme nga shteti se ashtu e kisha statusin.Por ne krye te shtate viteve bleva shtepine time,pagova kredite,dhe detyrimet.Punova mesatarishte,vetem nje pune me gjihe grua.Prandaj them keto para nese ka mend ti dhuroj tja japi spitalit per personat me kancer keto jane fatkejsi,por jo dembelet ameriakn,sepse mesohen keq.Thjesht te shkruajat mendimin tim,

      Reply to this comment
      • NjeQytetarOptimist November 30, 22:52

        E respektoj c’fare shkruan. Dhe kam po te njejten histori si te tenden kur erdha ne Amerik me $400 ne xhept me gjithe familjen. Morrem dhe jorganet me vete. Si perfundim jam biznesmen. Por kur flas per te varferit, them per grate shtatzena qe I kane braktisur “ne burrat”, invalideve te vertete qe jane te gjymturuar. S’jam dakort me ty t’ja japesh spitaleve. Vetem pagesat qe paguan ne muaj me inshurenca, shitjet e qetesuesve (biljona) keto spitale jane kthyer ne nje pazar mishi.. Te shkosh me dore a kembe te thyer kushton sa te punoj nje blu color per 3 vjet. Nje shtatezani kushton $40-$50 mije dollare dhe ky cmim eshte lindje natyrale mos te shkojme me operacjon. Amerikanet nuk jane dembela. Sistemi eshte I kalbur nga burokracia. Amerikanet kur duan bejne mrekullira. Sic ben ne vitet 50-60-70-80. Ne Amerike Sami ka te varfer. Ka pothuajse 4 miljon veta. Te llogaritur pa asistence qe quhen endacake.. Jam dakort me ty ne disa gjera por jo ne disa pikepamje..

        Reply to this comment
  6. Zzzzzz November 28, 18:00

    KY MORGANI PERFUNDIMISHT I FALI PER BAMIRESI PARAT QE KISH APO I LA TE TRASHEGUARA PER FAMILJEN …..?????!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. Niku November 28, 18:33

    Ha,ha! Eshte e veshtire tu mbushesh mendjen shqipshkruajtesve edhe kur keshillat jane gratis. Mesazhi kryesor qe jep Freeman eshte qe paraja nuk eshte e para, shendeti eshte i pari. Po nuk pate shendet, paraja nuk te duhet se nuk mund ti maresh ne boten tjeter. Pra shijojeni jeten pa rendur pas parase. Fatkeqsisht shqiptaret akoma nuk e kuptojne kete sepse jane vetem 27 vjecare pas rendjes se parase, kur bota ka me shekuj.

    Reply to this comment
  8. kapitali .... November 28, 19:22

    nuk eshte puna se ke miliona, por milionat, jane pasuri kombetare, ose planetare po te duash, quaje . dhe kur i kane pak njerez, quhet vjedhje, favorizuar nga ligje, te bera nga ligjvenes…hajdut .

    Reply to this comment
  9. Jimi November 28, 19:53

    E po nuk thone kote! Perendia nuk ti jep te dyja, o thesin, o mjellin. I pasur por jo i lumtur! I lumtur por jo i pasur! Kete cdo njeri e kupton vetem ne prag te vdekjes e jo me pare! Njerezit vetem pragvdekja i ndergjegjeson.

    Reply to this comment
  10. Arben November 29, 08:25

    PAK A SHUME, CFARE THUHET NE KURAN.

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 November 29, 08:26

    “Morgan Freeman,është një aktor dhe regjisor filmi nga Shtetet e Bashkuara.

    Sot 80 vjeç, i dergjur në shtrat dhe i sëmurë, ai ka dhënë një mesazh për të gjithë që të mos humbasin drejt lumturisë së gënjeshtërt të lekut por t’i përkushtohen një qëllimi tjetër…”
    si gjithnjë një publikim manipulator!
    ose i keqkuptuar nga predikuesi,që përpiqet të ketë sa më shumë pushtet,ndoshta jo “lek”,por pushtet mbi njerzit pa tru!!
    gazeta dita po hyn në këtë rrugën e propagandës fetare!me subvencione,shumë e mundur nga gjiri persik ose nga ngushtica e dardaneleve!!
    i gjithë shkrimi mund të përmblidhet në esencën e tij!!në atë që aktori i madh,jahshtë zakonisht i njohur dhe jo “një aktor dhe regjisor filmi nga Shtetet e Bashkuara.”,çfardo,ka dash të thotë e thotë në këto dy fjali!
    “Unë nuk po them se nuk ke të drejtë të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, shumë më sipër se ai i të qenurit financiarisht i suksesshëm.”
    nuk është paraja,nuk është besimi,nuk është koha e keq a çdo lloj arsyetimi që të bën njeri të ndyrë ose të pastër!!
    është KARRAKTERI,PERSONALITETI I NJERIUT,ai që vendos!!
    në gjëndjen e friman,pra në ditët e fundit dhe i vetëm, për shkak të karrakterit të tij,ka plot njerëz që nuk kanë asnjë kacidhe në xhep!!njerëz me karrakter të keq ka dhe ka për të pasur gjat gjithë egzistencës së njerzimit!!
    nëse një person me karrakter të keq,pa para mund të bëjë pak dëm!?
    një i tillë me shumë para,nuk bën gjë tjetër vetëm se shton rrezen e dëmit që mund të bëjë!!
    predikues si ky tipi që ka shkruar rreshtat e parë të hyrjes për këtë pendim të friman,ndoshta nuk kanë lekë,miliona(për këtë nuk e vë dorën në zjarr),por kanë dëshirën për të pasur një pushtet të pakufizuar!!kanë dëshirën për të pasur një tufë bagëtish që ti tërheqin për hunde!kanë dëshirën për tu bërë të gjithëpushtetshëm!!
    shkurt!
    kanë karrakterr të ndyrë!
    karakter muti!!
    kërkojnë vetëm të përdorin faktet për të çuar ujë në mullirin e tyre dhe jo për të çuar përpara njerzimin!!
    njerëz të tillë ëndërrojnë një mesjetë të re!!
    njerëz të tillë vetëm të mirën e njerzimit nuk duan!!

    Reply to this comment
  12. Liri November 30, 20:43

    Te gjithe i dijne keto, pavarsishte kush dhe kur i ka thene, por milionat secili (a) i dshiron qofte edhe pak para vdekjes !

    Reply to this comment
  13. Ada November 30, 23:22

    @ Ai Tjetri….sakt ..konciz….humor

    Reply to this comment
  14. Javer November 30, 23:42

    Cdo njeri kerkon ate i mungon.

    Reply to this comment
  15. Guri Naimit D December 1, 15:50

    Me pelqeu si shkrimi dhe mjaft komente vleresues .Une do perseris nje thenie te mencurish,
    Cedo Malle e edo Gjene..Kur sje njeri per te qene ! sa ;- Me mire te DISH se sa te KESH.
    Ndihem keq se jam pa libreze kursimi…
    Mos me pasoni !.
    Po mos harroni: Gjella me kripe po kripa me KARAR !
    jua thote keto nje 80 vjecar.

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*