Kam pasur shef Mehmet Shehun….

September 2, 2019 11:48

Kam pasur shef Mehmet Shehun….

Dr. Arqile Veshi

Bazuar në formimin teorik si student, pedagog dhe Shef Katedre në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”, si dhe në përvojën e punës 10-15 vjeçare në njësite e repartet e ushtrisë nga Tropoja në Veri dhe Gjirokastra në Jug, u pa e arsyeshme nga Këshilli i Ministrave e Ministria e Mbrojtjes dhe në Maj 1974 më emëroi Zëvendësdrejtor dhe Shef i Shtabit i Drejtorisë së Përgjithshme të Prapavijës të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo drejtori në atë kohë kishte në përbërje: Shtabin e Drejtorisë, Sekretarinë Sekrete, Drejtorinë e Prapavijës, të Shëndetësisë, të Financës, të Kontrollo-Revizionit, të Planit dhe të Furnizimit. Në përshtatje me këtë strukturë ishin edhe sektorët analogë në të gjitha njësitë e repartet e ushtrisë. Në vartësi të drejtpërdrejtë, drejtoria kishte edhe bazat e furnizimit të ushtrisë me qendër në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Tepelenë, Rrëshen si dhe ndërmarrjet e prodhimit e shërbimit si: Ndërmarrja e Veshmbathjes së Ushtrisë, Ndërmarrja e Ndërtimeve Ushtarake, Ndërmarrja e Riparim-Shërbimeve Komunale, Ndërmarrja e Ushqimit Social dhe shtëpitë e ushtarakë në rrethe si dhe shtëpitë e pushimeve të ushtarakëve në Durrës, Pogradec dhe Jal.

***

Duke qenë Zëvendësdrejtor e Shef Shtabi i Prapavijës, në mënyrë të drejtpërdrejtë mbuloja problemet operative dhe të stërvitjes si dhe Sekretarinë Sekrete. Gjithashtu, bëja koordinimin e bashkërendimit e punëve midis drejtorive në vartësi dhe me drejtoritë e komandant e aparatit të Ministrisë. Detyra kishte gamë të gjerë veprimi e si e tillë kërkonte horizont të gjerë njohurish e nivel të lartë profesional dhe aftësi komunikuese me kuadro të nivelit relativisht të lartë. Kuptimi i drejtë për vlerësimin që më bënë me ngarkimin e kësaj detyre kaq të rëndësishme dhe shumë të vështirë, por jo e papërballueshme, më bënë që t’i përvishesha punës për aftësimin teoriko-profesion sidomos në fushën ekonomiko-financiare duke shfletuar e konspektuar aktet ligjore e nënligjore të fushave që mbulonte drejtoria si dhe literaturën specifike sipas shërbimeve bazë, e në të njëjtën kohë vazhdoja të likuidoja provimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës, pa shkëputje nga puna të cilin e përfundova në vitin 1977. Kjo bëri që të ndryshonte dhe imazhi nga persona skeptik për emërimin në atë detyrë. Gjatë periudhës që kryeja këtë detyrë, në përbërje të një grupi pune të cilin e kryesonte ish zëvendësministri i Mbrojtjes Mendu Backa na u kërkua që pasi të verifikonim dokumentet me karakter “Tepër Sekret” të evidentonim dhe të raportonim se detyrimin e kishte shteti i Kinës ndaj ushtrisë shqiptare. Mbasi filluam punën intensivisht evidentuam se nga qeveria Kineze, ushtrisë shqiptare i kishte dhenë armatime, municione e pajisje të shumta si dhe disa uzina për prodhimin e pajisjeve për ushtrinë të cilat ishte vështirë se mund t’i ktheje në vlerë leku. Mirëpo nga ana jonë kërkohej që të nxirrnim se ç’na detyronte shteti kinez gjë e cila kërkonte të evidentohej se ç’vlerë kanë mallrat që ishin marrë dhe sasia e lekëve që i ishin paguar, gjë për të cilat nuk kishte asnjë dokument likuidimi. Por neve u detyruam të raportonim se Ministria e Mbrojtjes nuk vepron administrativisht me shtete të huaja e për pasojë nuk disponon dokumente. Ai si kuadër i përgatitur, i formuar politikisht e ideologjikisht mbasi na dëgjoi me vëmendje afërsisht na tha: “Mirë djema, mos u merrni më me këtë punë se do të bisedoj unë me kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes”. E përsëris që në atë kohë ishte Mehmet Shehu që i mbante këto poste.

Përsa i përket përgatitjes taktiko-operative, zotëroja njohuri më të plota pasi në këtë detyrë erdha nga Akademia Ushtarake ku kisha punuar si punonjës shkencor, detyrë e cila të jep njohuri të mira në fushën operative- strategjike e megjithatë unë herë pas here jepja mësim në shkollat ushtarake, sidomos për tema si: “organizimi i prapavijës për furnizimin materialo-teknik e shëndetësor veterinar të njësive taktiko-operative në veprimet mësymëse e kundërmësymëse”. Duke qenë se me detyrën e Shefit të Shtabit të Drejtorisë së Përgjithshme të Prapavijës, punoja dhe përgatisja në bashkëpunim me Drejtorinë Operative pjesën për prapavijën e planeve operative të Korpuseve e Brigadave dhe njësive autonome të ushtrisë. Kjo punë aq sa më lodhi aq edhe më ngriti profesionalisht e moralisht, pasi ishte një punë që la gjurmë dhe vlerësohej nga kuadrot drejtuese të asaj periudhe që drejtonin e Ministrinë e Mbrojtjes. Këtë mund t’ia ilustroj vetëm me një shembull: “të gjitha njësitë e repartet kishin urdhra dhe detyra luftarake, ndërsa bazat e furnizimit të ushtrisë nuk kishin detyra luftarake dhe dokument që t’ua konkretizonte atë sipas njësive që do furnizonin ashtu edhe rezervat që do të krijonin e skalionin sipas drejtimeve operativo-strategjike, prandaj mora iniciativën dhe përgatita një projekt urdhër për Bazën e furnizimit të ushtrisë në Tiranë me rreth 60 faqe të shtypur me shkallë sekreti: “Tepër Sekret”.”.

Këtë material, nëpërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, ia kaluam për mendim ish Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë, Mehmet Shehut, i cili pasi e kishte studiuar me shumë kujdes, ditën e nesërmen na thirri, na përgëzoi për punën e bërë dhe na vuri detyrë që të përgatitnim sa më shpejt urdhrat reale për çdo bazë furnizimi të cilat i firmosi. Në këtë mënyrë, Bazat e Furnizimit të ushtrisë u pajisën  me një dokument të rëndësishëm, mbi bazën e të cilit programuam punën për krijimin dhe skalionimin e të gjitha rezervave materiale si “shtylla” të qëndrueshmërisë të mbrojtjes së vendit.

Gjatë periudhës që kryeja detyrën e Shefit të Shtabit dhe zëvendës drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Prapavijës ushtrisë, u caktova me grupin e punës për hartimin e Aktit Ushtarak Popullor me Kryetar grupi Arjan Qirjako. Një detyrë shumë e rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë shtetërore por sidomos Arjani dhe unë që vinim nga bota akademike kishim përvojë për hartimin e materialeve të kësaj natyre. Për këtë organizuam punën për të studiuar sa më shumë materiale teorike dhe pas një pune të kujdesshme hartuam tezat dhe strukturën e materialit i cili pas u pa nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm Veli Llakaj dhe Ministri i Mbrojtjes Mehmet Shehu iu paraqit komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxha i cili e miratoi. Kjo për ne ishte eveniment i rëndësishëm por edhe vlerësim për punën e bërë. Duke na u miratuar struktura e materialit e kishim më të lehtë dhe punuam për përgatitjen e materialit teorik siç ishte Arti ushtarak Popullor. Gjatë përgatitjes dhe realizimit të kësaj detyre grupi i punës pati ndihmën e kualifikuar të Mehmet Shehut i cili kishte vizion strategjik, operativ dhe taktik për mbrojtjen e vendit.

***

Në Tetor 1982, gati një vit pas vdekjes së Mehmet Shehut, me vendim të Sekretariatit të KQ-së të Partisë, emërohem “Drejtori i Drejtorisë së Prapavijës së ushtrisë” në një kohë që Ministër i Mbrojtjes ishte  emëruar Prokop Murra dhe aparati i ministrisë gati i gjithë ishte freskuar. Detyra e ngarkuar ishte sa e rëndësishme aq dhe  e vështirë për ta kryer me sukses, por falë eksperiencës dhe ngritjes shkallë-shkallë në detyrë, vullnetit dhe vendosmërisë për të bërë punën dhe detyrën e ngarkuar, nivelit të kualifikimit arsimor e profesional si dhe aftësia komunikuese me eprorët, kolegët e sidomos me vartësit, pasi këta të fundit i kryenin ose jo detyrat, bënë që këtë detyrë ta kryeja për 10-12 vjet dhe me rezultate të qëndrueshme për kohën, pasi për atë periudhë nuk pati ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme në ushtri për mungesë të punës së prapavijës. U administrua pasuria në përdorim me profesionalizëm dhe ajo që vlen të theksohet se kuadrot dhe punonjësit e këtij sektori nuk u implikuan në afera korruptive që të ndëshkoheshin nga ligjet e kohës. Në këtë drejtim pati ndikim  pozitiv ardhja në krye të Ministrisë Mbrojtjes e Prokop Murrës i cili falë nivelit profesional, përvojës shumë vjeçare në drejtimin me efektivitet ekonomik të vendit vuri mbi baza të shëndosha ligjore planifikimin dhe administrimin e pasurisë në përdorim të ushtrisë. Kjo bëri që jo vetëm nevojat materiale të plotësoheshin normalisht por edhe të uleshin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për ushtrinë. Pra, në tërësi ishte drejtues i mirë politik e ekonomik por jo drejtues i mirëfilltë ushtarak. Gjithashtu si karakter ishte person që nuk merrte shumë përgjegjësi mbi vete edhe kur vetë pozicioni i detyrës e detyronte për të firmosur një gjë që gatishmëria ose nevoja e kërkonte. Këtë do të ilustroj me ndonjë shembull konkret pasi unë për shkak të funksionit që kisha kam shumë episode të marrëdhënieve me të. Si rezultati stërvitjeve e fluturimeve lindi nevoja që të nxirrnim nga rezerva e Paprekshme një motor avioni, për të cilin komandanti i Aviacionit dhe unë si drejtor që administroja rezervat e paprekshme të Ushtrisë përgatitëm urdhrin e cikluam atë sipas rregullit dhe ja paraqitëm ministrit Prokop Murra për firmë, i cili me shumë justifikime të pabazuara nuk e firmosi gjë e cila komandantin e Aviacionit Bardhyl Taçi e dëshpëroi shumë dhe u shpreh afërsisht kështu: “Ai nuk e kupton se aviatorët sa herë fluturojnë puthen se nuk dihet kthimi jo nga motori por qoftë edhe për një gominë” kjo situatë më detyroi mua që problemin ta shtroja me Shtabin e Përgjithshëm e që problem të merrte zgjidhje.

Gjithashtu një herë një grup ushtarësh në Cahan të Krumës dhe të disa reparteve Xheniere, më kërkuan t’u shtohej buka nga 800 në 1000 gram për të cilat unë kisha bindje se u takonte, por kompetencë për të firmosur ishte e Ministrit, prandaj sipas rregullave përgatita projekt urdhrin, relacionin përkatës dhe pasi e firmosa ku më takonte e paraqita për firmë tek ministri i cili jo vetëm nuk e firmosi por më thoshte që firmose vetë. Ndoshta jo shumë me etiketë –  i them se atje ku mua më takon e kam venë firmën, por nëse Partia do më kishte venë mua Ministër do ta firmosja.

Pra ai duke mos qenë në gjendje që të merrej me probleme të mëdha të ushtrisë nga pikëpamja operative-strategjike merrej më shumë me problemet ekonomiko-financiare.

***

Gjatë periudhës që kreva detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Prapavijës së ushtrisë për vetë rolin e detyrës që kisha u emërova edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, detyrë e lartë e me shumë përgjegjësi. Për hir e në funksion të kësaj detyre në fund të vitit 1983 doli vendimi i Këshillit të Mbrojtjes për krijimin e grupit të punës për kryerjen e studimit mbi riorganizimin e ushtrisë nga struktura organizative me korpuse në strukturë me Divizione. Në këtë grup pune përfshihesha edhe unë që do përfaqësoja të gjitha llojet e shërbimeve si armatim-municion, transport, shëndetësi, shërbimet e prapavijës për të cilat do të bëhej organika për të gjitha divizionet, do të përgatiteshin pjesët ekonomiko-financiare të urdhrave luftarake, do të përcaktoheshin se ku do të vendoseshin repartet dhe komandant për të marrë detyrën, do të emëroheshin kuadrot kryesorë për çdo njësi e repart, do të llogariteshin efektet ekonomiko-financiare të këtij studimi e plotë problem të tjera. Specifikë në realizimin e kësaj detyre ishte se do të punohej me shumë fshehtësi duke mos u konsultuar me asnjë njeri përveç anëtarëve të grupit të punës, prandaj bëri të domosdoshme që të punohej vetëm natën dhe në zyra të posaçme. Për realizimin e kësaj detyre vetëm mua m’u deshën të shkruaja rreth 600-800 faqe materiale të daktilografuara. Dua të theksoj se për kryerjen e kësaj detyre kaq të vështirë e me kaq përgjegjësi në fushën ushtarake patëm ndihmën e fuqishme të Kiço Mustaqit që kryente detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe që udhëhiqte e drejtonte këtë studim si dhe orientimet dhe përgatitjet e akteve ligjore e nënligjore për plotësimin e nevojave ekonomiko-financiare të Prokop Murrës që kryente detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.

Studimi u krye me të gjithë komponentët e nevojshme si nga pikëpamja ushtarake, dhe social- ekonomiko-financiare dhe pasi komandat morën detyrat me shkrim u kalua në zbatimin konkret për një kohë relativisht të shkurtër fryt i seriozitetit të komandave, mbështetjes së fuqishme të aparatit të ministrisë dhe bashkëpunimit si me aparatin e Këshillit të Ministrave dhe organet e pushtetit vendor nëpër të gjithë rrethet e vendit.

Për periudhën që punova në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes, kam mendimin se atje vinin kryesisht kuadro që kishin punuar për shumë vjet në njësi e reparte të ushtrisë, kishin patur rezultate në punë, sjellje të mirë shoqërore, nivel të lartë profesional e pjekurie, gjykimi në zgjidhjen e problemeve sipas radhës, rëndësisë dhe nevojave të njësive e reparteve. Këtë e lehtësonte edhe bashkëpunimi midis drejtorive e sektorëve për zgjidhjen sa më racionalisht e me efektivitet problemet që dilnin për çdo armë e shërbim, duke zbatuar rigorozisht kërkesat e akteve ligjore e nënligjore.

September 2, 2019 11:48
Komento

14 Komente

  1. BOHOTINA September 2, 14:35

    E kam njohur personalisht. Ishte i perkushtuar ne pune. I fliste zemra dhe jo buzet dhe xhepi.

    Reply to this comment
    • Peza September 4, 17:36

      Si ushtarak i vjeter me vjen turp qe ushtarake te tille prezantojne veten si idiote,mendjemedhenj te pa skrupullt duke treguar barsaleta per veten dhe jo per ushtrineKy na krekoset se paska patur njohurite e duhura per te dhene mendime per hartimin e Artit Ushtarak te Luftes Popullore,qe as emrin nuk ia di ekzaktesishtKy ka qene vetem nje oficer prapavije,qe merrej me fasulet etj e.
      Shembujt qe ai jep me siper vertetojne injorancen e tij ne fushen ushtarakeE kam patur “shef” M.Shehun thote humbamenua,sikur ta kishte patur shok lagjeje e jo se ishte kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes,qe as e ka njohur kete dallkauk mendjemadh te pa cipeShkrime te tilla perdhosin vlerat e verteta te ushtarakeve tane ne ate kohe duke nxjerre ne pah tipat “belul gjeraqinat”!

      Reply to this comment
  2. demo September 2, 16:02

    Ushtria shqiptare ishte ushtri deri ne 1974,kur u pushkatuan Beqir Balluju dhe Petrit Dumja.
    Deri kur Kina Popullore e furnizoi ushtrine me te gjitha llojet e armeve qe dispononte vete.Vetem bomben atomike nuk i dha Shqiperise.
    Faqeziu Mehmet Shehu ka pasur paturpesine te kerkonte edhe borxhet qe na ka Kina.
    Ky faqezi nuk e kishte per here te pare kete zanat.Kur shkoi ne Spanje,sheh Ismaili i kerkoi 200 napolona flori borxh mesuesit te Corrushit,Myrte Sejdinit,gjoja sikur do dergonte Mehmetin per studime ne Itali.Kaluan kohe,sheh Ismaili vdiq,Myrta kishte dale ne pension dhe i vete Mehmetit ne kryeministri i kerkon borxhin.
    Ky faqezi u terbua,i dilte shkume nga goja nga terbimi,desh e arrestoi,_Pate pa m`i dhe,therriste.
    Ky nuk pati kurajon t`i thoshte Enver Hoxhes,qe e gjithe ekonomia e vendit mbahet nga ndihmat falas te Kines.
    Me keta bukeshkale,jo socializmi e komunizmi,por as feudalizmi nuk ndertohet.
    Kur filluan kupolat dhe Qendrat e zjarrit ushtria shqiptare po hante veten e vet.Ushtria jasht kazerme dhe shkollat e lira ushtarake ishin shtepi kukullash per te lozur luftash.
    Eleminimi i Mehmet Shehut ishte vepra me e dobishme e Enver Hoxhes,sepse ishte karakter i paqendrueshem,
    i pabese dhe frenetik dhe mund te kishte hapur nje konflikt aventuresk me Jugosllavine,qe jo vetem ushtarakisht ishte mjaft e fuqishme,por kishte edhe perkrahjen e gjithe botes.

    Reply to this comment
  3. Sorrat fluturojnë lart... September 2, 19:53

    Që ke patur për shef Mehmet Shehun (dhe jo pshm. pasardhësin e tij), merret me mend, dhe në një farë mënyre ke të drejtë. Justifikimet e pabazuara të Prokop Murrës për të mos hedhur firmat për pajisje dhe maqineri të shtrenjta ushtarake, sic ishte pshm. motori i një avioni luftarak, duhet ta kenë patur një arësye të fortë, le të supozojmë interesa të ngushta financiare, të cilat u shfaqën dukshëm sidomos pas përfundimit të luftës së ftohtë pa armë dhe pa uniforma, me qëllim shkatërrimin e ushtrisë.Thua të ishte planifikuar qysh pas “vdekjes” së kryeministrit shkaterrimi i qëllimshëm dhe gradual i saj?

    Shkatërrimi i ushtrisë dhe mbrojtjes

    (Vargje të shkëputura nga Arben Duka)

    Neve do të mbijetonim,
    vetëm me fortifikim,
    sepse bomba dhe raketa,
    dot s’prodhonte vendi im!

    Teorikisht Luftë e Ftohtë,
    tani quhet e mbaruar,
    por ata që kishin bombat,
    nuk i kanë shkatërruar!

    Ne në fakt i vumë minat,
    gjithë fortifikimit,
    të mëdhenjtë vazhdojnë në heshtje,
    sot garën e armatimit!

    Me armatën që ne kishim,
    dot nuk bënte kush shaka,
    ndaj është shkatërrim’ i mbrojtjes,
    një nga krimet e mëdha!

    E kam fare të pamundur,
    që urrejtjen ta bëj zap,
    për plehrat që tanke-topa,
    i shitën për turp-për skrap!

    Reply to this comment
  4. Muco September 2, 20:04

    Demo, shto per karakterin e ti miskin, te pabes, frenetik, gjakatar, servilizmin e pakufi dhe pabesine si karakter kryesor.
    Filloi me servilizem poshterues ndaj Dushan Mugoshes gjate lufte.Masakroi shqiptar te pafajshem, rob lufte italian, nder ta dhe shokun e akademise, ku kishte henger buk ne shtepine e ti. Vazhdoi me spiunim dhe denoncim ndaj E Hoxhes ne ambasaden sovjetike ne Tirane.As vet ruset nuk e besonin servilitetin dhe frenetizmin e ti. Nuk e besoi as kryegjelati E.Hoxha me gjithe sherbimet tradhetore qe Mehmeti beri ndaj te gjithe shokeve te vet.
    Fundi erdhe me turp ashtu si edhe filloi jeten ky kriminel

    Reply to this comment
  5. Adih September 3, 01:18

    E kam njohur personalisht ,natyrisht privatisht Prokop Murrren .Njeri i thjeshte ,jo hipokrit e tj .Tre raste po ju tregoj .Kur ishte minister mbrojtje ne kohen kur jetonte Enveri ,e pinte cigaren me kafe ne ballkon ,nuk pinte brenda ne shtepi .I thonte cunit te tij Gjergjit me ri pak roje ta pi kete cigare rehat dhe po ta shikosh nga larg Enverin me thuaj ,Kur kalonte dulla u fuste brenda nga frika Kopi i shkrete .Kur u be Minister mbrojtjes ,vjen tek vellai i tij Prokopi dhe vellai e kapi fort pre xhakete ,Ushtarak ne ate kohe ,e i tha ,pse more karjerist u bere min mbrojtje .mire qe ishje sekretar i pare ne shkoder ,pastaj min i industrise minierave dhe deri sekretar i pre i partise per tiranen nuk u ngope ,une nuk kam hall per ty e per femijte e tu ,por kam hall cfare fai kane femijte e mi neser ,po te vije radha ty si Beqirit dhe si Mehmetit .Pergjigja e Kop Murres qe ,me kane vene jashte deshires time ,bile shtoi Prokopi ,kur kam shkuar per datelindje ne shtepine e Enver Hoxhes , ,isha pothuajse i fundit qe hyra brenda Enveri ky ujk plak e i djallezuar i tha te gjitheve anetareve te byrose politike ,cohuni ne kembe te gjithe te nderojme Prokop Murren ,dhe ta dini , se si as edhe nje here tjeter ushtriae jone shqiptare nuk ka qene ne dore me te sigurte si sot .Por une nuk e hngra golin ,fliste me te vellane prokopi ..Prandaj o vella shtoi Prokopi me te vellane , hiqi duart se me mbyte dhe besoj se me kuptove .Tmerr ,ceshte diktatura ..Kam dhe nje rast tjeter me Prokopin , qe ne i thonim xhaxhi Kopi .Ishim ne nje tavoline private ku po hanim buke .Nje njeri qe spo e them emrin ,servil dhe hipokrit se bashku diskutonte mbi supen ,dhe te mirat qe ka stomaku dhe ne shqiptaret nuk e dime e nuk e perdorim supen ,.E degjoi Kopi ,pra ministri i mbrojtjes ne ate kohe dhe me neveri i tha :Na lere rehat ta hame kete te shkrete buke .E mos na beje politike neve ketu .Populli shqiptar vazhdoi Prokopi di te haje ,e njeh shume mire jeten ,por eshte shume fukara Prandaj leri keto hipokrizi ketu ne kete tavoline .U habita ,ishte e frikeshme te diskutoje ne kete menyre sidomos kur je antar byroje dhe minister mbrojtje .Ishte burre i mire ,nuk ishte karjerist dhe i ndershem ,prandaj mos ardhte me ajo kohe e diktatures..I lutem kesaj gazete te nderuar Dita te mos jape keto shkrime se nuk i hyn ne pune cfare ka bere ky oficer ne ate kohe ,nuk ndihmoni as edhe nje gje . Tme fali Zoteria .

    Reply to this comment
  6. Krist September 3, 02:12

    Demo,fol vetem per problemet qe njeh.Per te tjerat ,mos ja fut kot.Kina,megjithese ty dhe ndonje tjetri,mund t’u duket e pabesueshme,na ka patur vertete borxhe.Ndihma e Kines na eshte dhene ne kohen e duhur,por nepermjet tregtise se jashtme,qe me Kinen behej ne tre forma : 1.Export-importi me Klering. 2.Importi me riexport (qe don te thote se ato mallra qe Kina,nuk i prodhonte,ose prodhimi i saj,nuk i mjaftonte as vehtes,ajo i blinte ne vendet e tjera-kryesisht ne prendim dhe na i sillte neve faturat e pregatitura prej vete Kines,ne dollare amerikane,ku cmimet ishin shume me te larta -ne disa raste edhe me disa here,se sa po t’o blinim vete,ne perendim-por ne nuk kishim valute,prandaj ja paguanim Kines,me mallrat e exportit tone. 3.Kredia Kineze-qe shlyhej nga ne,po me mallra exporti.Por duhet te dini se cmimet e exporteve tona ne Kine,bile edhe ne vendet e tjera te kleringut,ishin badiava,ne krahasim me cmimet,ne se ai mall do te shitej ne perendim.P.sh. ne nje kohe,kur kromi ne perendim shitej me 120 dollare,Kines ja jepnim me deri 36 rubla/toni.Por per aresye te atyre ndihmave qe na nevoiteshin,detyroheshim qe sasine me te madhe te kromit,t’ja jepnim Kines,dhe restin vendeve te kleringut.ajo qe mbetej,-shume pak-shitej ne perendim.Keto diferenca,ne cmimet e exporteve tona ne Kine,me cmimet e tregut,krijojne vertete,ate borxh,qe Mehmeti permend per Kinen.Pyet Lirine,ose Sotiraqin,me te shoqen,qe kane punuar edhe ne Ambasaden tone ne Pekin.

    Reply to this comment
  7. Vasili September 3, 15:55

    Vazhdon te stimulohet,ne kete gazeta,nostalgjia,se si funksiononte regjimi kanibal i hoxhes,ku veglat qorre te tij,vazhdojne te derdhin lote,kur kujtojne,se si i sherbyen gjithe devocion asaj makinerie qe gryente deri ne themel shpirtra dhe trupa njerzish te vertete.
    Me se paku nje peshtyme,per kete vemje malinje,qe vazhdon te frymoje.

    Reply to this comment
  8. demo September 3, 17:51

    Po kur u cliruat nga Kina,pse nuk bete prokopi me ate kromin tuaj qe u shiste 120 dollare toni,o Krist?

    Reply to this comment
  9. Krist September 3, 18:33

    Demo,nuk me passke kuptuar fare.Kina nuk na kish zaptuar ne,dhe prandaj nuk konsiderohet as clirim,sepse mardheniet me Kinen vijuan edhe mbas vitit 1978 kur doli hapur,carja mes shteteve tona.Ishim te detyruar te vijonim me Kinen,sepse shumica e komplekseve industriale,e sidomos ato ushtaraket,qe ishin ndertuar prej tyre,kerkonte edhe lenden e pare dhe paisjet,prej tyre.Nderprerja e ndihmave kineze (jo tregtise)krijoi shume pengesa qe ulen tej parashikimeve prodhimin ne vendin tone,e sidomos ne industrise nxjerrese,pra te exporteve,nder to edhe te kromit.Problemin mos e shiko bardhe e zi,por duke mos ditur profesionin tend,nuk po te paragjykoj.Por ekonomist nuk mendoj se je dhe prandaj,ke aresye te mos me kuptosh.Pershendetje Demo.

    Reply to this comment
  10. Dhimbia e madhe POPULL-. September 4, 02:06

    Faleminderi Komentuesit “Sorrat Fluturojne lart,” mbi te gjitha, Poezine e te mirit atdhetar Arben Duka; “Shkaterrimi i ushterise dhe mbrojties,” sjelle c’duhet.
    C’te them,.. ai thene fundoren…Mjere populli yne cpo perjeton.Faleminderit; biri ATDHEUT.
    Dhimbia e madhe Popull D.

    Reply to this comment
  11. demo September 4, 09:19

    Qe nuk na zaptoi Kina,une kete e di qekur punoja me kinezet,E kunderta eshte e vertete:E zaptuam ne, Kinen.
    Ju shitem teorine marxiste-leniniste,luften kunder revizionizmit modern,,na sollen vaporra me te gjitha te mirat,,nga avionet dhe raketat deri tek oret Shanghai.

    Reply to this comment
  12. kazani mediatik September 5, 13:10

    Doni me per Belulin ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*