“Kam prova të reja”, Tahiri sot në Prokurori
Nga Arkiva
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e sotme në orën 12:30.
Vetë Tahiri konfirmoi për ‘Ballkanweb’ se do të paraqesë prova të reja.
Tahiri do të shoqërohet nga avokati i tij Maks Haxhia.
Ende nuk dihet se për çfarë çështje do të jenë provat që ish-ministri do paraqesë në Prokurori.
Të premten Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë për shtyp, por të cilën e anuloi.
Kujtojmë se Krimet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe ‘fati’ i tij, lidhur me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës me bandën “Habilaj”.
l.h/ dita
realisht, nuk ka fakte qe e denojne ish-ministrin e Brendshem te Shqiperise, pervec shpifjeve te demonit te cmendur te demokracise shqiptare, ish-komunistit ekstremist, djegesit dhe shkaterruesit te shtetit dhe tokes se Shqiperise, Sali Berisha. Afati nuk duhej te shtyhej me!.
cfare kuptojme me “perfshirje” …apo presim ta kishte emrin ne listen e personave te grupit Habilaj.. ?????
Vaj vatani mjer mileti , Shqiperi e gjore seç te gjeti !!!!!!!!