“Kam puthur Erdoganin dhe Putinin, kjo nuk e lëndoi Europën”

November 5, 2019 15:34

“Kam puthur Erdoganin dhe Putinin, kjo nuk e lëndoi Europën”

Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka dhënë një intervistë për gjermane, “Der Spiegel” në të cilën ndër të tjera jep disa konsiderata për figura të njohura të politikës europiane.

I pyetur mbi faktin se përse nuk luftoi për të shmangur sa të mundej Brexit, Juncker thotë se ky ka qenë një gabim i madh.

“Kisha shumë ftesa, por Cameron bëri të qartë se nuk i duhesha për ndonjë gjë. Komisioni Europian është edhe më pak popullor në Britani sesa në kontinent. Vendosa të mos përfshihem. Duke parë sot, mendoj se ishte një gabim i madh. U thanë aq shumë gënjeshtra, përfshirë nga kryeministri i tanishëm, Boris Johnson dhe ato duheshin kundërshtuar” – shprehet Juncker.

Lidhur me marrëdhënien e veçantë të tij me presidentin amerikan, ai zbulon një marifet orgjinal.

Një nga truket e mia të vockla ishte se unë përdorja vetëm statistikat amerikane kur flisja me presidentin Trump. Kur ai thoshte, “nuk u besoj numrave të tu”, i përgjigjesha: “Këto janë numrat e tu”.

“Trump më tregoi për të gjithë njerëzit nga Europa që kishte takuar në Shtëpinë e Bardhë përpara meje – kancelaren, president, kryeministra. Dhe unë i thashë: Ata janë të gjithë të rëndësishëm, por keni folur me njerëzit e gauar. Komisioni Europian është përgjegjës për tregëtinë, jo vendet anëtare. Kjo gjë e impresionoi atë. Trump atëherë u përgjigj: Nuk dua një marrëveshje me BE-në, dua një marrëveshje me ty. Ia ktheva: Komisioni Europian ka përgjegjësi për çështjet tregtare. Një marrëveshje me mua është një marrëveshje me BE-në… Nuk jam dakord me shumë nga vendimet e Trump, por e respektoj. Njeri është edhe ai. Të flasësh me të pa respekt nuk i hap derën ndonjë marrëveshjeje të vlefshme” – thotë Juncker.

Lidhur me mendimin se kush nga politikanët kryesorë gjermane që ka njohur është më europiani, preisdenti në largim i KE-së thotë se sipas tij mbetet Helmut Kohl.

“Ai ishte historian. Ai mund të mendonte në kontekst historik dhe t’ua shpjegonte të tjerëve. Përveç kësaj, ai ishte dikush që ishte shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me vendet e vogla anëtare të BE-së. P.sh Kohl mund të riprodhonte emrat e luftëtarëve luksemburgas të rezistencës që ishin vrarë në kapmet gjermane të përqendrimit gjatë ditëve të fundit të luftës…Kohl e kishte në zemër Europën. Dhe kur vinte puna tek interesat gjermane ai papritur kishte Gjermaninë në kokë. Gerhard Schroder, të cilin e kam vlerësuar po ashtu shumë, nuk e kishte për zemër Europën. Ai e kishte atë në mendje. Për të procesi i unifikimit ishte logjik dhe racional dhe nuk kishte alternativë tjetër”.

Për sa i përket vërejtjeve për sjelljen në publik dhe pijen, Juncker nuk druhet dhe thotë se është ai që është. Diçka më konkrete thotë ai edhe për natyrën e hapur dhe kontaktin fizik me të tjerët, që është vënë shpesh në dukje.

“Më ka puthur Erdogan, kështu që edhe unë e putha. Kam puthur Putinin dhe ai më puthi. Në të dyja rastet kjo sigurisht që nuk e lëndoi Europën” – thotë ai.

Jeta pas politikës? Juncker ka një përgjigje: Kam 56 mijë libra. Dhe për herë të parë po dhuroj disa. Është e dhimbshme.

 

a.d. / dita

 

November 5, 2019 15:34
Komento

3 Komente

  1. intelektuali November 5, 15:49

    Ti ke puthur me pare shishen e rakise o pijaneci i pacipe Juncker qe kollofisje nga taksapaguesit evropiane 60 mije euro ne muaj per kurgje, deshtim pas deshtimi dhe Brexiti anglez eshte deshmia me ashiqare per qeverisjen idiote te BE Bashke me komunisten Mogherini me hajdutet Vllahutini nga pas,

    prandaj:

    SHBA dhe Presidenti Trump ju a kane hequr vizen me kohe dhe po yshtin shtetet antare qe te largohen per t’i hapur vendin Edvin Droges dhe Mbreterise se tij te krimit enverist

    Reply to this comment
  2. demo November 5, 16:33

    President karagjoz.O mesoi Edvin brekushja prej ketij,o mesoi ky nga poturet e Edvinit.

    Reply to this comment
  3. na mbyten injorantet turcelinj November 5, 17:15

    Po saliun me intelektbolen e ke puthur?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim