Kamera e fshehtë / Sa kushton heshtja për një dosje në Tatime

May 3, 2016 21:29

Kamera e fshehtë / Sa kushton heshtja për një dosje në Tatime

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar një rast korrupsioni që ndodh në administratën shtetërore.

Bëhet fjalë për Drejtorinë Rajonale Tatimore në Tiranë, vendi ku bëhet inspektimi dhe ku verifikohen dosjet e bizneseve në rast të shkeljeve.

Për më tepër ndiqni videon e transmetuar nga emisioni investigativ “Stop”.

Oficer i Policisë Gjyqësore: Kë më thuaj emrin e subjektit?

Qytetari: xxxxx

OPGJ: Ka njëri një xxxxx?

OPGJ: E ka Landa.

OPGJ: Ulu sa të vijë ajo.

OPGJ: Shoqe ka ardhur një përfaqësues i subjektit xxxx.

OPGj: Tani ashtu s’mund t’i them unë por po i them të presë në zyrë.

OPGj: Mirë.

OPGJ: Për 10 minuta do të vijë.

Qytetari: Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

OPGJ: Nga Drejtoria e Rriskut bëhet fjalë.

Qytetari: Çfarë do të thotë ajo?

OPGJ: Domethënë janë subjekte që importojnë dhe gjithmonë shfaqin tepricë kreditore.

OPGJ: Kanë ndaluar deklarimin.

OPGJ: Kanë konsumuar veprën penale të evazionit fiskal, të nenit 180 varet nga vlera pastaj.

OPGJ: Nuk është situatë e lehtë deri sa është bërë. Është një grup i madh subjektesh që janë të përfshira te kjo, se ai ka shit.

Qytetari: Me një fjalë është vepër penale kjo?

OPGJ: Po si e shet gjithë mallin dhe nuk paguan asnjë taksë në shtet, çfarë është ?

Qytetari: Në raste të tilla çfarë vendos Prokuroria?

OPGJ: Janë tre paragrafë.

OPGJ: Paragrafi i parë- të lehtat dënohet me gjomë mos gaboj, deri në 3 vite burg. Paragrafi i dytë është diçka më e rëndë dhe i treti me vlerat …. se nuk i kam parasysh si vlera tani, është akoma më i rëndë , deri në 15 vite burg.

Qytetari: Ka ndonjë mënyrë që mund të mbyllet brenda institucionit ose?

OPGJ: Kam frikë se jo. Kam frikë se mund të ngelet thjeshtë çështje administrative.

Landa OPGJ: E hapim dot diskun ne këtu një çikë?

Landa OPGJ: Niptin ja kanë dhënë dikujt tjetër, ke parasysh, ka bërë importe.

OPGJ: Tani problematikën shpjegoja me fjalë të thjeshta, se kështu si po ja sqaron…

Landa OPGJ: Çuni do të më lesh një  numër telefoni ti? Do të marr dhe do të them sapo të grumbulloj dokumentacionin.

Landa OPGJ:Në rregull?

Qytetari: Po.

Qytetari: unë këtu nuk kam asnjë lloji problemi?

Landa OPGJ: Të shoh dosjen, të shoh dokumentacionin dhe pastaj…

Landa OPGJ: Se nuk jam e qartë se ka dy muaj ky muhabet, kanë shkuar e kanë parë fotografi e të gjitha. Do të marr një ditë tjetër e do të them hajde, në rregull?

Landa OPGJ: Rri i qetë. Po të ketë gjë të them, çuni shife.

Më vonë

Landa OPGJ: Unë i verifikova letrat

Landa OPGJ: E gjejmë dot xxxx t’i marr një deklarim?

Qytetari: Nuk është problem kur të duash ti.

Landa OPGJ: Një deklarim se si me këtë tepricë kreditore si ka operu me niptin sepse këto subjekte …Ky ka pak mospërputhje, rreth 1 milion e katërqind lekë të vjetra TVSH, që ka deklaruar më pak se sa i kanë ardhur në doganë.

Landa OPGJ: Këtu është ushtruar kontroll, është gjetur i mbyllur,

Landa OPGJ:  E morëm në telefon thotë, pohon se në këtë adresë është shtruar aktivitet po për arsye shëndetësore e ka të mbyllur me 03/03.

Landa OPGJ: Detyrime ka 1.4 milionë, urdhëro.

Landa OPGJ: Tepricën kreditore e ka 3.7, e di ti që e ka 37 milionë lekë të vjetra të mbetura.

Landa OPGJ: Dëgjo tani. Nga importet, ky ka bërë importin e fundit në 8/2013 dhe nuk e ka deklaruar 25 000 lekë të reja TVSH.

Landa OPGJ: Ka një mospërputhje prej 131 000 lekësh.Duhet të kishte kaq, ka deklaruar kaq, ka 1 300 000.

Landa OPGJ: Pretendojnë xxx thotë xxx 2013 subjekti i ri që është hap ushtro aktivitet 38 m katror, kujdes!

Landa OPGJ: Ja fatura që ka.

Landa OPGJ: Thotë nuk ka bllok faturash ka të instaluar kasën fiskale.

Landa OPGJ: Se unë po shoh se ai po bën si me të vjetrën. Ai ka vënë niptin punojnë të tjerët.

Landa OPGJ: Duket llogjika se me 38 metër katror dhe ishte SHPK kësaj radhe nuk ishte biznes i vogël. Dhe ai thotë se është shkuar dhe kontrolluar dhe nuk i është gjetur bllok faturash. Hap sistemin unë shoh që bën importe.

Landa OPGJ: S’ka për ta fal njeri më, u arrestuan 7 vetë e dëgjove? Inspektorë tatimorë.

Landa OPGJ: Sa të paguajë lekë atje me dal.

Landa OPGJ: Po hyre atje do lekë.

Landa OPGJ: Mua më ka ardhur dhe firma xxx për ndjekje.

Landa OPGJ: Që edhe unë, këto janë tre subjekte për ndjekje penale, tre.

Landa OPGJ: Një do ta çoj.

Landa OPGJ: Shkova lart te drejtori kontroll dhe i thashë: Është planifikuar SXXX TAAA? Jo, tha.

Landa OPGJ: Unë do bëj tentativë dhe nuk e lëviz fare, do ta marr përgjigjen që ka, s’do bëj veprime.

Landa OPGJ: Kujt i ka le në zemër me më lën kaq. Kush nuk më ka lën gjë më ka pak mirnjohje.

Qytetari: Afërsisht si shkojnë gjërat?

Landa OPGJ: Shhhh nuk bëj shifra këtu.

Landa OPGJ: Dosjen e kam unë.

Landa OPGJ: Po ashtu mendoje edhe ti.

Landa OPGJ: Hajde për mua je i lirë.

Qytetari: Të enjten është e sigurtë që mbyllet?

Landa OPGJ: Unë do ta ndjek si çështje mo tani, tani çfarë të të them unë?

Landa OPGJ: Mendoje vetë…

Qytetari: E kuptova. Hajt shihemi!

Landa OPGJ: Hajt shihemi!

Takimi i tretë ku qytetari shkon për të bërë pagesën. 50 mijë lekë të vjetra dhe 150 euro.

Qytetari: Mirmëngjesi.

Landa OPGJ: Si të kam, si ja kalove ti?

Qytetari: Ku e pi kafen ti?

Landa OPGJ: E pijmë atje?

Qytetari: A ekziston mundësia që shefit të hetimit me iu tek të thotë: “ Çfarë u bë me këtë dosjen?”

Landa OPGJ: Nuk ka , por nëse ka të them unë. Dakord?

Landa OPGJ: Deri tani nuk ka lëviz.

Landa OPGJ: Ça do të thuash tani ti? Do të thuash që është shefi?

Landa OPGJ: Ne na e bëjnë pa problem fare.

Landa OPGJ: Në qoftë se të thotë hajde për kafe. Dakord?

Landa OPGJ: Do me e taku, si do?

Landa OPGJ: Do me e taku, për çfarë? Për çfarë respekti?

Qytetari: Vetëm për këtë çështje…

Landa OPGJ: Sa do me dhënë, më thuaj?

Landa OPGJ: Tani të ikim lart ta takojmë?

Landa OPGJ: Sa ti jap shefit unë?

Qytetari: Ke edhe 150 euro dhe 500 mijë lekë aty.

Landa OPGJ: Pse sa t’i jap unë shefit tani?

Qytetari: Ti e di. Në qoftë se do të vij edhe unë lart, apo s’ka nevojë?

Landa OPGJ: Do me u prezantu? Hajde.

Landa OPGJ: T’ia them atij unë këtë?

Landa OPGJ: Ku është shefi? Nga shkoi?

Landa OPGJ- Flet në telefon: E mbylli, mos është te drejtori?

Landa OPGJ: Ka ardhur drejtori?

Landa OPGJ: Të marr unë në telefon?

Qytetari: 500 mijë lekë.

Landa OPGJ: Po pra. 150 po ia jap atij në rregull?

Landa OPGJ: Mirupafshim. Gjithë të mirat. Numrin e ke.

Qytetari më pas drejtohet për të bërë një bisedë me shefin, Ledion Kolgjoka.

Landa OPGJ: Po erdha shefi.

Landa OPGJ: Shefi ky është nipi nuk është vetë personi.

Shefi: Nipi s’ka lidhje zonja Landa, nipi merret me AËSDERT, është një mga menaxherët më të fuqishëm.

Shefi: Landa “a ka peshk në Bubq?”

Landa OPGJ: Jo, mish ka atje, patjetër, në Bubq s’ka peshk.

Shefi: Na ka ftuar një i prokurorisë.

Landa OPGJ: Ndoshta mos ka ndonjë…

Shefi: Po mish, o mish…

Landa OPGJ: Prokurorisë së Tiranës apo Durrësit?

Shefi: Tiranës.

Shefi: Ti më dukesh shumë çun i mirë.

Shefi: Ju keni 2-3 vite, daja jot me…kështu që nuk është se është e lehtë.

Shefi: Lista, dëgjo një çikë, lista e subjekteve në bashkëpunim me doganat, administratorët e hetimit që ndiqen.

Shefi: Firma që ke ti, që ka daja, ka ardhur për hetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me doganat.

Qytetari: Mosrakordim i doganave me faturën e shitjeve?

Shefi: Po. Mosrakordimi i këtyre. Ja ku e ke xxxxx

Shefi: Aktualisht e kanë në ndjekje…

Qytetari: E di e di se ma ka shpjeguar Landa, shumat…

Shefi: Tani të të shpjegoj diçka…

Shefi: XXX që e ka ai tjetri e kemi çuar në Prokurori.

Shefi: XXX është skemë mashtrimi, po t’i them kot ë nga hetimi që kemi bërë. Në këtë listë është edhe daja jot. Është skemë mashtrimi.

Shefi: Të paktën dënimi është nga 4 deri në 10 vjet burg.

Shefi: Këtë punë kemi ne.

Shefi: Jo se po t’i them ty këto, merri referimet dhe shihi!

Shefi: XXX, në hetim, edhe kjo skemë mashtrimi ka dalë.

Shefi: XXXTrans me probleme. UXX me probleme, LXXX me probleme.

Shefi: Të gjitha këto që kanë sjellë ata janë me probleme.

Shefi: Kështu që unë nuk e kam të lehtë të shoh këtë dajën tënd me syrin pozitiv.

Shefi: Vetëm kupto këtë gjë, asgjë më tepër.

Qytetari: E kuptoj shumë qartë që ndoshta …

Shefi: E kupton apo jo?

Shefi: Nuk e kam të lehtë të të heq nga kjo lista këtu dhe të them: “Jo mo vlla, ky qenka në rregull”

Shefi: Më fal në 20 vetë këtu te Dogana Tatime që ta sollëm ty për hetim, a mos na di gjë për budallenj?

Shefi:  Ae kupton çfarë po të them?

Shefi: Meqenëse ti ke ardhur dhe qenke çun i mirë, qenke çun trendy, do ta shohim, se Landa më ka folur shumë pozitivisht.

Shefi: Ka dy tre ditë që më thotë dhe unë i thashë që do e shohim, sepse unë që të të heq nga kjo..

Shefi: Mua mi kanë sjellë këto  për ekzekutim.

Shefi: Dhe e di çfarë do të thotë për ekzekutim?

Shefi: Mbarojmë veprimet proceduriale dhe pastaj e çojmë në Prokurori.

Shefi: Do të thuash ti: Unë mund ta zgjidh në Prokurori dhe në Gjykatë , e zgjidh e zgjidh …po të gjithë e dimë se si funksionon Gjykata dhe Prokuroria sot dhe çfarë flitet atje.

Shefi: Gjithësesi sensi është pozitiv, meqenëse ti ke ardhur deri këtu..

Landa OPGJ: Ti e ke numrin tim, thuaj Landa ne po vijmë…

Shefi: Tani ça të them unë?

Shefi: Hajde kur të duash, zyra është e hapur.

Shefi: Sensi është pozitiv, nuk kemi qëllim që të godasim.

Shefi: Po me 3 nipte, daja na ka lujt një çikë në dogana, fatura etj etj…

Qytetari: Unë e pashë edhe diferencën.

Shefi: Nuk ka lidhje diferenca, jo.

Shefi: Kanë lidhje gjëra të tjera që përbëjnë direkt vepër penale. Kanë të gjithë në tatime.

Shefi: Askush s’ka që s’është debitor, që s’paguan lekët në shtet.

Shefi: Gjithësesi zyra është e hapur. Hajde.

May 3, 2016 21:29
Komento

3 Komente

  1. ??? May 3, 23:10

    Ku ka shans ne Angli te takohesh me tatimet ne person dhe te diskutosh ceshtjen! Te vjen letra, ke 30 dite per ta paguar dhe pas 30 ditesh te shqyejne deren ne mes te nates pa urdher gjykate fare. Vetem takimi privat i fut ne burg keta te tatimeve. Hajde rrumpalle hajde.

    Reply to this comment
  2. elio May 4, 09:24

    do bejme shtet , keshtu tha superpjeshka…

    Reply to this comment
  3. Agency May 4, 13:18

    Ja nje rast personal:
    -Me ka njeri borxh.Shkon permbarimi ne Tatime per t’i marre te dhena qe ta sekuestroje ata(tatimet e Tiranes ) i thone:
    -Ehuha!
    Kjo firma “SARA-AT”shpk,qe ka dhene dy pallate 5-6 kateshe me qera(me rreth 20-30 mije euro ne muaj) per BKT dhe ALB-TELECOM,ka disa vjet qe nuk paguan asnje takse dhe nuk dergon bilance tek ne,prandaj nuk kemi asnje te dhene!
    Po denoncim ne prokurori,pse NUK BEJNE KETA TATIMET per kete rast flagrant???
    I kam shkruar edhe Avokatit te Popullit per kete gje!
    Lum ne per kete shtet qe kemi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*