PËRGJIMI: Oficeri i policisë ofron 200 gr kokainë në vend të borxhit

January 15, 2018 20:32

PËRGJIMI: Oficeri i policisë ofron 200 gr kokainë në vend të borxhit

Një oficer i Policisë së Shtetit është filmuar nga emisioni Fiks Fare teksa bën pazare për të trafikuar 200 gramë kokainë.

Filmimet e fshehura janë bërë pas një denoncimi nga një 40-vjeçar nga Poliçani, i cili kishte probleme pronësie me oficerin e policisë, Julian Balliu, shef sektori për sigurinë rrugore në Shkodër dhe i komanduar në Tiranë.

Denoncuesi i ka paguar 30 mijë euro familjes së oficerit për një truall dhe nxjerrjen e lejes për ndërtimin e një karburanti në fshatin Mbrakull. Leja rezultoi se kishte probleme dhe nga viti 2013 deri në 2018, oficeri nuk i kishte kthyer lekët mbrapsht. Ai i thotë denoncuesit se nuk i ka lekët dhe në këmbim i ofron 200 gramë kokainë, të cilën do e merrte në Itali.

Denoncuesi dhe oficeri i policisë Julian Balliu u takuan në zonën e quajtur Qafa e Kasharit në Tiranë, në një lokal.

Më poshtë, pjesë nga videopërgjimi:

Denoncuesi- Po janë pak lekë o Juli, unë kam derdhur gjithë ato lekë për atë vend o burrë.
Oficeri i policisë– Unë të thashë, mos kërko më lekë, se jam ku thërret qameti. S’ka ku të vejë më keq. E kupton a jo. Ik merr ato, nxirr lekët

(…)

Denoncuesi- Po qysh të pranoj unë atë? Ajo që do më japësh ti, sa lekë kushton ajo?
Oficeri i policisë- O zotëri, po të them dhe njëherë…
Denoncuesi- Ajo s’vete as 10 milionë lekë.
Oficeri i policisë- Qysh s’vete…
Denoncuesi— Po s’vete, nuk vete. 300 gramë që ke ti, ça do bëj unë.
Oficeri i policisë- Eeee e pastër.
Denoncuesi- E o e pastër, me sa?
Oficeri i policisë- Llogarit.
Denoncuesi– Ti the me 45, sa i venë?
Oficeri i policisë- Eeee…
Denoncuesi- 13 milionë lekë.
Oficeri i policisë- Po 13 milionë o, ça të bëj unë tani. Unë kam humb vetë me atë, e kupton apo jo?
Denoncuesi– Bëji 400 (gramë) të paktën o burrë…
Oficeri i policisë- Nuk e bëj dot fare po të them dhe njëherë. Ore ty nuk të mbushet mëndja. Po të shikosh mesazhet, thotë unë të jap 200 (gramë) o vëlla. E kupton apo jo, se i thashë do të jap 10 milionë lekë.
Denoncuesi- 200? Pse me 50 e shet ai? Unë se dje isha këtu në Tiranë. Pyeta botin, me 38, 39 (mije lekë grami). Nëqoftëse ke lekët në dorë, thotë ai.
Oficeri i policisë- Shiko muhabetet që kam bërë unë, mbrëmë në darkë…
Denoncuesi– Tani probleme, probleme o burrë. Po ta blej me 30 mijë euro (tokën), ta shes me 10 milionë lekë, kjo i bie q… motrën.
Oficeri i policisë- Unë tani t’i nxirrja ato letrat e ikja, se i nxjerr ato lekë. Tani ik tani të keqen vëllai se nuk kam ça të bëj më.

(…)

Denoncuesi – Po mirë o që të vete të firmos unë të paktën, të bëj 15 milionë lekë o burrë.
Oficeri i policisë – O ti tani do vesh të marrësh punën atje, ça të të them unë, më presin njerëzit, nuk i ka lekët I…, 5 milionë lekë të jap, ça të të them, ti merr vesh apo jo? Unë të them kam bërë debate dje… Ke 15 mijë më thotë mua (lexon mesazhet). Të gjitha 200 (gramë). Vetëm më thuaj thotë ai se nesër niset rruga. Janë siç janë andej, nuk ka lidhje fare më thotë mua, që i fusin qindçen, nuk ka lidhje me mallin që vjen poshtë që i fusin një ashtu (përzierës) dhe ja u zbresin. E ka rrugën nesër që niset. Merr një pikë kontakti që mos ta ketë njeri se aman, thotë ai, me merr në qafë mua. Puna është e pastër fare, thotë ai, është e lehtë. S’është prekur fare. Nuk i është futur gjë (përzierës) fare…
Denoncuesi- E kur realizohet kjo? Niset nesër, pasnesër?
Oficeri i policisë- O zotëri, niset nesër-pasnesër ajo, llogarite 2 ditë rrugë. Ku do ta shkarkojë ai të vetën, ai zotëria tjetër. Ku ka gjetur ai rob për ta hedhur. A e kupton se ai po thoshte edhe këtë. Ore mos kërko, se kështu se njerëzit që e shesin këtu i fusin një 100-çe, 150-ce (përzierës) këtu. I hapin, e gatuajnë mirë. Me këtë, nuk do prekin këtë. Nuk ta jap dot kështu. Ndaj thotë për 200. Unë kam që kam, po deshe. Unë nuk kam ça të bëj. Të tjerat që të mbetem, do t’i jap.

(…)

January 15, 2018 20:32
Komento

2 Komente

  1. info analitike January 16, 04:44

    Policia e rilindur e Tahorrit. Keta paskan qene tamam te zgjedhur me konkurs.

    Reply to this comment
  2. Lili January 16, 07:57

    Me konkurs hej, se duhet me dite sa kushton e paster,e ky po e dika, si perzihet, edhesa shitet…
    Po nuk ka faj,vetem shembullin e shefave, qe bejne pazar te njete po me ndertesa,hotele ,qytete rruge etj,po e kopion ky.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*