“Kamerat” janë kushtetuese, rrëzohet kërkesa e tregtarëve

July 18, 2017 14:22

“Kamerat” janë kushtetuese, rrëzohet kërkesa e tregtarëve

 

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të gjitha kërkesat për të shfuqizuar ligjin për kamerat e sigurisë.

Pas 16 muajsh që nga miratimi i tij, Kushtetuesja ka dhënë përgjigjen mesditën e sotme duke rrëzuar në mënyrë unanime, kërkesën e paraqitur nga Shoqata e Tregtarëve, e cila kërkonte shpalljen si anti-kushtetues të këtij ligj.

Tregtaret e quajtën antikushtetues detyrimin për të vendosur kamera sigurie me pamje video me cilësi të lartë dhe për të vendosur në dispozicion të drejtësisë në çdo rast pamjet.

Filmimi gjatë gjithë kohës në ambientet publike për tregtarët është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Por nuk ka qënë e këtij mendimi Gjykata Kushtetuese e cila e la në fuqi ligjin.

Ky ligj ishte kthyer për diskutim në Kuvend edhe nga presidenti Nishani dhe sërish ishte miratuar.

Propozuesi i ligjit ishte ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe në Kuvend projekti u plotësua me disa ndryshime.

Pas hyrjes në fuqi tani çdo biznes i parashikuar në ligj është i detyruar në instalimin e këtyre kamerave, në të kundërt gjobat variojnë nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë.

July 18, 2017 14:22
Komento

3 Komente

  1. demo July 18, 15:29

    Doni te beni llafe te ndyta prapa banakut ju or kodoshe tregtare.

    Reply to this comment
  2. Laura July 18, 16:23

    O shoqate fantazme. Po ju duhet ta mbeshtesni fuqimisht kete sipermarrje sepse eshte per sigurine tuaj ne rradhe te pare dhe te gjithe publikut. Nga filmimet e kamerave prane bizneseve Policia ne bote ka arritur te identifikoje keqberesit dhe ti vere para ligjit. C’eshte ky shpirt i kundershtimit edhe per ato pak nisma te mira ligjore qe ndermerren ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  3. Po.Po July 18, 18:00

    Tregetaret , nen ndikimin e politikes regresive vicidolase paraqiten me dy fytyra ; me njeren i kerkojne shtetit dhe policise qe t`u siguroje jeten , pronen e biznesin dhe me tjetren perpiqen ta pengojne ate , ne kruerjen e detyrave te tyre kushtetuese ! Lum ne per Partine Demofashiste qe kemi ! ! !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*