Kamëz, eksploziv dhe breshëri armësh në banesën e një shtetasi

August 14, 2018 09:10

Kamëz, eksploziv dhe breshëri armësh në banesën e një shtetasi

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar rreth dy orë pas mesnate në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e njohur si “Bulevardi Blu”.

Policia ka bërë të ditur se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit SH.H.

Në komunikatën për mediet, ajo thekson se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit të përmendur.

Gjatë kontrolleve mbi këtë ngjarje, është gjetur një mjet tip fuoristradë në Fushë Krujë, në brendësi të të cilit janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, që dyshohen të jenë përdorur nga autorët e shpërthimit.

Shpërthimi i eksplozivit ka shkaktuar vetëm dëme materiale në dy automjete të parkuara në oborrin e banesës .

Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, i cili po punon për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

s.a/dita

 

 

August 14, 2018 09:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*